Mendime
Bekim Rexhepi: Lajme të pritura
E hene, 09.05.2011, 07:57 PM
Lajme të pritura
Lulëzim Basha një figurë e ndritur e të ardhmes shqiptare, një vlerë perëndimor për kulturën shqiptare, e cila po kapërcen kohë të ngrysura mes një ndarje nga influenca e brendshme e lindjes dhe nga prioriteti i interesi nacional kah perëndimi.
Nga Bekim Rexhepi
Lajmi 1.
Të gjithë u gëzuam kur e dëgjuam se nga një aksion i justifikuar i elitës amerikane u vra kryekrimineli i botës Osama Bin Laden. Ky lajm u mirëprit, por duhet të pranojmë edhe një skepticizëm momental se ne fakt ky lajmë mund të jetë edhe një përpjekje e cila ofron drejtë gjetjes përfundimtare të kryekriminelit të botës së lirë. Aksioni ishte i shpejtë dhe u zhvillua me një zgjuarsi goxha si ne skenarët e përpikta të Holiwud-it , një vrasje e lehtë dhe me një mbrojtje të turpshme të kriminelit i cili ne momentin e vrasjes u fsheh pas kuleve të një gruaje ku i ndodhej pranë. U krijua ideja se vrasja e kryekriminelit Osama, mund të jetë një kamuflim amerikan, por për ata qe njohin amerikanët ky ishte një heroizëm i vërtetë. Ky heroizëm i pashoq i amerikanëve është një shembull i madh për sigurinë e botës së lirë. Ky heroizëm i pashoq i amerikanëve përbën krenarin e një populli qe rrallë e dëshmon dhe më shumë se amerikanet nuk mund të ndjehemi kontribuues të kësaj lirie qe ka bota e sotme.
Një mungesë e kësaj bote të lirë mund të ndjehet, kur shihet mungesa e një solidariteti ndërkombëtar me rastin e vrasjes së kryekriminelit mysliman dhe mungesa e një faleminderimi për heroizmin e elitës amerikane në fushëbetejën e Pakistanit. Edhe pse ky aksion u zhvillua pa pyetur zyrtaret e shtetit Pakistanezë, tregon se amerikanet më shumë se recidivët kryejnë punë dhe pastaj gjykojnë precedentin. E rëndësishme është dhe mbetet se kryekrimineli u vra ndërsa precedentin mund të gjykohet dhe të komentohet me vonesë. Unë falënderoj gjithë rolin e Amerikës për lirin dhe sigurinë e botës, më këtë aksion të mrekullueshëm Amerika tregon përkushtimin e saj ndaj vlerave të njëzimit- Faleminderit Amerikë ky lajm vërtetë është lajmë i mirë edhe për ne shqiptaret.
Lajmi 2.
Tirana, kryeqendra e shqiptarëve dhe kryeqyteti i Shqipërisë duket se të udhëhiqet më në fund nga PD-ja dhe kandidati më eminent Lulëzim Basha. Një figurë e ndritur e të ardhmes shqiptare, një vlerë perëndimor për kulturën shqiptare, e cila po kapërcen kohë të ngrysura mes një ndarje nga influenca e brendshme e lindjes dhe nga prioriteti i interesi nacional kah perëndimi. Evropa i ka hapur më shumë shanse dhe gjasa se një Afrikë e pa prospektivë për Shqipërinë dhe shqiptaret. Një hap më shumë drejt Evropës e ka Luli sesa Rama, sepse luli së pari ne këto zgjedhje vërtetë ja ka lulu si duhet. Rama mbete i demoduar për një Tiranë ndryshe dhe për interesin e qytetarit qe tashme janë stisur me gafet dhe përdaljen monstruoze të panterit rozë pran selisë dhe çadrave.
Lulëzim Basha me qytetarin të parinë i ka dhënë vlerë këtyre zgjedhjeve si zgjidhje, ndërsa lajmi i dytë i mirë për shqiptaret do të ishte fitorja ndaj reliktit Rama...