E diele, 28.04.2024, 04:09 PM (GMT+1)

Mendime

Agron Shabani: Dicka mbi njerëzit e "popullit të askujt" dhe " egot" ose "antiegot" e ndrysihme individuale ose kolektive...

E diele, 08.05.2011, 07:58 PM


Nga Agron Shabani

 

Në vend të reagimit:

 

Dicka mbi njerëzit e "popullit të askujt" dhe " egot" ose "antiegot" e ndrysihme individuale ose kolektive...

 

-Roli dhe ndikimi i medieve në edukatën dhe kulturën e njohur( globale ose universale) të grupit ose individit:

 

Sikur jemi mësuar me gjuhën e vrazhdë-rixhide dhe infantile- patologjike të artikullshkruesve(skribomanëve) dhe "komentatorëve" të ndryshëm klandestin, subkulturor dhe obskurantivië kundër Figurave dhe Personalitetëve të ndryshme të popullit(kombit) dhe atdheut tonë të përbashkët. Sikur jemi mësuar ose adaptuar dhe akomoduar aq shumë me "lehtësinë e padurueshme" të lirisë(së keqpërdorur) të fjalës dhe opinionit të lirë publik. Me "inflacionin" dhe "koncertin e madh" të britmave dhe ulurimave të ndryshme "pro & contra" të "stlit" dhe manirit të njohur "Bellum Omnium,  Contra Omnes"(lëxo:Të Gjithë kundër të gjithëve"!!!) të shqiptarëve kundër shqiptarëve.Sikur jemi mësuar(dhe pajtuar besa madje???!!!)edhe me shpifjet, akuzat, ofendimet, denigrimet, denoncimet dhe spekulimet e përditshme dhe të cfarëdollojshme"senzacionale" dhe  "bombastike" të "komentatorëve" dhe "analistëve" të ndryshëm partiak, forumian ose kabinetik-herë kundër "njërit krah" dhe herë kundër "krahut tjetër"!Kunder luftëtarëve të lirisë dhe komandantëve të ndryshëm(me në zë) të UCK-së sidomos. Absurd dhe paradoks i madh apo ?!!!. Sikur jemi mësuar dhe "imunizuar" aq shumë  ndaj  "egove" ose "anti-egove" të sëmuara- iracionale, infatile dhe patologjike të ""mbretërve" dhe "perandorëve" të ndryshëm medial ose propagandistik që vazhdojnë të flasin(shpifin) ,  shkruajnë dhe trumpetojnë aq"fuqishëm" kundër të tjerëve në emër të atij "popullit" dhe "shtetit të askujt" atje dikund largë në Babiloninë e lashtë-antike.Duke i përhapur dhe propaganduar në këtë vorbull të "vërtetën" dhe "lavdinë e madhe" të Sargonëve, Hamurabëve ose Nebukardenazotëve të tyre si  dhe  të atyre"mbretërive" të njohura të sumerëve,  urukëve ose semitëve në një kohë( të pakohë) kur në "kullën" e njohur të Babilonisë i ashtuquajturi "krahu i djathtë" i saj nuk diti si të thuash kurrë së cka(cfare) bënte ose mendonte i majti ose anasjelltas. Sidoqoftë,  " Në Babiloni atëbotë megjithatë , dikush vuante dhe lëngonte aq shumë nga hipokrizia,  hipofiza ose hipotalamusi i crregulluar dhe asimetrik.Dikush nga gjaku i pezmatuar,  palca dhe limfa. Dikush nga fobia, paranoja, profilaksia dhe pragjykimet e ndryshme imagjinare dhe fiktive...Dikush nga urrjetja, smira, xhelozia, snobiizmi, mizantropizmi, frika, ankthi i thellë, stresi,  depresioni, fataliteti...Dikush tjetër nga crregullimet e ndryshme mentale ose psikofizike .Dhe..dikush tjetër nga thyerjet(frakturat),  lëndimet , plazmimet dhe crregullimet e ndryshme skeletore dhe biogjenetik në "pemën" e njohur familjare ose gjenealogjike.Gjegjësisht,  në "strukturën" e njohur kompozicionale dhe organike ... Ndërkohë që mbretëreshës së bukur Mariem  pos pigmentëve të stisura dhe tjetërsuara.Sikur i mungonin madje edhe shija,  oreksi dhe lezetët e ndryshme për të shijuar dhe reflektuar një trohë me shumë në bukuritë dhe atraksionet e njohura në vendin e saj " Kush e di?!...Nga "egot" ose "atiegot" e sëmuara(violente) dhe infantile-patologjike të personave ose individëve të ndryshëm që nga antika e hershme dhe deri në ditët tona u nxitën dhe u shkaktuan luftërat, konfliktet, dramat , tragjeditë dhe fatëkeqësitë e ndryshme njerëzore ose qytetare.Se këndejmi,  mungesa e edukatës dhe kulturës së njohur personale(individuale), integrale ose universale: pos tjerash i nënkupton edhe luftërat, konfliktet, antagonizmat , divergjencat dhe diskrepancat e ndryshme shtetërore,  politike, nacionale, historike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera.Kjo donë të thotë se e drejta dhe liria e fjalës dhe mendimit(opinionit) të lirë publik për t´i kundërshtuar Hashim Thacin, Ramush Haradinajn,  Azem Sylën ose dikënd tjetër.Nuk i arësyeton dhe justifikon të drejtën dhe lirinë e menjëhershmë ose automatike të personave ose individëve tëndryshëm  për ti sharë, ofenduar dhe denoncuar  këta të fundit(apo, mbase edhe të tjerët) më një gjuhë të vrazhdë-rixhide dhe infantile-patologjike në bazë të epshëve, egove, antiegove ose "libidove" të mbushura me "energji" të ndryshme iracionale ose negative.Në të kundërten,  sipas pikëpamjeve dhe formulimëve të njohura shkencore dhe metodologjike të Zigmund Frojdit, Gabriel Tardit, Karl Gustav Jungut dhe të shumë psiko-analistëve të tjerë:Të gjitha zhvillimet,  procesët, fenomenët, dukuritë, paradokset, anomalitë, turbulencat dhe patologjitë e ndryshme( individuale ose kolektive) të shoqërive të ndryshme njerëzore ose qytetare kudo nepër botë  në radhë të parë janë produkte dhe rezultate të pashmangshme( eksterne dhe eksplikative) të natyrës dhe karakterit të njohur shpirtëror(emocional) dhe mental ose psikologjik të një personi ose indiividi. Përkatësisht, pasoja dhe rezultate të njohura të "egos",  "libidos" dhe instiktit  ( të brëndshëm apo të jashtëm) të një personi ose individi të mbushur dhe stërngarkuar me "forcë" ose "enërgji të madhe" iracionale ose negative.Shih për këtë:spjegimin dhe përgjegjën konkrete ndaj pyetjeve dhe kërkesave të mesipërme sociale dhe psikologjike:Përvec në ntelegjencën e brëndshme shpirtërore dhe emocionale  të personi ose individit.Mund t´i hasim dhe takojmë dendur edhe   në"Ligjët shoqërore" të Gabriel Tardit , madje në "Shoqëirinë e Natyrshme" ose Natyrale të Maks Veberit, në strukturalizmin ,  funksionalizmin dhe aksionalizmin e njohur reflektivë dhe individualist të Boris Malinovskit dhe kështu me radhë. Aty i kemi edhe fenë(besimin) ose religjionin e formuar,  integral, intrinznik, ekstrinznik, funksional, refleksivë dhe pozitivistë së bashku me ontologjinë , metafizikën e moralit,  epistemologjinë e përgjithshme, antropologjinë, etikën, estetikën, psikologjinë dhe kështu me radhë...Që na ndihmojnë "mua dhe ty" për t´i njohur dhe kuptuar një trohë me thellë ´botën e brëndshme´shpirtërore-emocionale dhe transcendentale-psikologjike të një personi ose individi  së bashku me nevojat dhe kërkesat e ndryshme objektive dhe subjektive, gjegjësisht,  intrinznike dhe ekstrinznike në këtë sfond.Ndërkaq, për "Robinson Krusot",  "Zoon- politikonët",  "Homo-politikusët", "Homo-ekonomikusët" ose "par-exelencat" tjera  shoqërore, intelektuale ose politike është shkruar edhe më herët.Për me tepër ndërkaq, sipas ideve, teorive dhe formulimëve të njohura funksionale dhe strukturaliste:Pothuajse të të gjitha zhvillimet, procesët, fenomenët, ligjët, kërkesat ose parashtresat e e ndryshme shoqërore ose qytetare në radhë të parë janë rezultate ose produkte të njohura të një " kohezioni, universaliteti dhe polariteti " të tyre  "global, paralel,  struktural dhe funksional"  në kuptimin e asaj që u cek dhe trajtua me sipër..Në anën tjetër dërkaq, elementët ose instrumentët e njohura(funksionale, refleksive dhe pozitiviste) të strukturave ose superstrukturave të njohura shoqërore ose qytetare:pos peshës, rëndësisë dhe funksionit të tyre standard , esencial dhe tepër permanent në funksionin e njohur të integritetit, identitetit dhe sovranitetit të gjithëmbarshëm shtetëror, shoqërore ose qytetar.I kanë edhe solucionet, simbolet dhe alternimet e njohura shkencore dhe metodologjike mbi determinizmin e njohur kulturorë dhe biogjenetik  sic janë drejtimet ose orijentimet e njohura politike, sociale, societale, evolutive, organike etj.Gjegjësisht,  drejtimet ose orjentimet e njohura nacionale, kulturore, biologjike, gjeografike, gjeopolitike, antropogjeografike, antropohistorike etj.Për të cilat është thënë dhe shkruar shpesh nepër analet e ndryshme shkencore ose akademike që janë  të specializuara dhe përkatëse në fusha dhe drejtime të caktuara të defektologjisë, antropologjisë dhe sociopsikologjisë së përgjithshme kulturore dhe qytetare.

Sidoqoftë,   jetojmë në "epokën"ose botën e njohur të internetit dhe komunikimëve të tjera digjitale ose elektronike.Dhe, mbase në një  "botë të sofistikuar" ose ´ultramoderne´të lajmëve , informacionëve dhe integrimëv të njohura (globale ose universale) në nivel botëror ose planetar.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu( ndonëse,  me një theks të posacëm)

urbanizmin modern ose bashkohor së bashku me robotizmin(kompjutorizmin) e njohur digjital dhe elektronik si dhe të të gjitha zhvillimet,  procesët dhe ´lëvizjet ´tjera të "sofistikuara"(robotizuara) ose automatike në kohën dhe botën tonë moderne ose bashkohore.Shih për këtë në kushtet dhe rrethanat e lartëpërmendura të urbanizmit, automatizmit dhe një kompjutorizmi(robotizmi) të gjithëmbarshëm global ose universal :Sa vjen e rritet(shtohet) roli dhe ndikimi i njohur eklskluzivë,  evolutiv, historik, organik, simbolik dhe paradigmatik i medieve të shkruara dhe elektronike në jetën dhe botën e përgjithshme inviduale dhe kolektive të shtetëve dhe shoqërive të sotme moderne ose bashkohore.Në jetën dhe "botën e brëndshme" shpirtërore,  emocionale,  mentale ose psikologjike të grupit ose individit-sidomos.Kjo sidomos atëherë kur në jetën e përditshme apo në natyrën dhe "botën e brëndshme" shpirtërore-emocionale dhe mentale-psikologjike të personave ose individëve të ndryshem me të meta ose aftësi të kufizuara mentale, psikologjike, fizike, sociale, societale,  intelektuale, profesionale dhe të tjera:gjithmonë ose vazhdimisht  sikur vazhdon të ndodhët(ekzistoi) një "dikush tjetër" si kundërshtar,  si armik, si rival, oponent , aspirant ose pretendent i mundshëm i "egos"  dhe "libidos" së tij të stërmbushur dhe të stërngarkuar me "forcë" dhe një "enërgji" të tepruar iracionale dhe negative.Gjegjësisht, instiktive, imagjinare dhe fiktive.Duke menduar këtu në urrejtjen, frikën, dyshimin, paranojen, fobinë, smirën, xhelozinë, stresin, ankthin, depresionin, mosdurimin , paragjykimet e ndryshme fiktive dhe simptomatike së bashku me sindromet(elementët) tjera iracionale, infantile dhe patologjike të personave ose individëve të ndryshëm  në fjale ndaj një personi ose individi tjetër.Për të mos thënë këtu ndaj grupit ose mjedisit të gjërë shoqërorë ose qytetar.Të cilat në instancë të fundit janëe simptome dhe elemente(instrumente) të pashmangshme dhe refleksive të një reaksioni të brëndshëm(emocional dhe psikologjik) të një personi ose individi të caktuar me të meta ose aftësi të përkufizuara mentale ose psikofizike.Dhe,  që i nevojiten ose shërbejnë këtij të fundit per t´u mbrojtur dhe për të reaguar ndaj problemëve,  vështirësive ose kanosjeve(rreziqëve) të ndryshme akute ose kronike që në forma dhe menyra të ndryshme permanente ose imanente e mbështjellin dhe përthekojnë vazhdimisht " kosmosin" ose "universin" e tij imagjinar dhe fiktivë.  Përkatësisht,  iracional dhe tepër destruktivë.Dhe,  kjo pavarësisht asaj  se në kontekstin(domenin) e njohur të filozofisë dhe sociopsikologjisë së përgjithshme refleksive, funksionale dhe pozitiviste: mund të ndodhët ose ekzistoi megjithatë edhe një "dikush tjetër" si mik,  si partner, idol, udhërrefyes, sinonim ose si aleat i cmuar dhe tepër besnik në rrugën e qëllimëve, interesave dhe aspiratave të tij objektive dhe subjektive.Se këndejmi,  sipas konceptëve, vizionëve dhe formulimëve të njohura shkencore dhe metodologjike të antropologjisë kulturore dhe sociopsikologjisë së përgjithshme refleksive, aksionale, funksionale dhe pozitiviste të gjithë njerëzit ose qytetarët e mundshëm të një vendi apo të një shteti(duke filluar këtu që nga presidenti i vendit ose kryeministri dhe gjer tek qytetari i rendomtë)në instancë të fundit  janë miq, partener, klinent, anticipant dhe aleat të mirëfillët dhe konstruktivë në të mirën  e përgjithshme dhe të përbashkët të shtetit dhe shoqërisë së tyre përkatëse ose respektive.Në këtë frymë të mesipërme shkencore dhe humaniste:Antropologjia e njohur kulturore së bashku me Socilogjinë dhe Psikologjinë e sipërpërmendur refleksive, funksionale dhe pozitiviste në fokusin dhe agjendën e tyre kryesore i kanë pikërisht lirinë, të drejtat dhe barazinë e njohur shoqërore dhe qytetare, sovranitetin, spontanitetin, identitetin, individualitetin, subjektivitetin, reflektimet, integritetin, idealet, vizionet, mirqenjën dhe lumturinë e gjithëmbarshme (globale ose universale , gjegjësisht, objektive dhe subjektive) të personit ose individit në sfondin e njohur të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të njohur shtetëror,  nacional dhe politik të shtetëve dhe shoqërive të përparuara qytetare dhe demokratike të Perëndimit..Ku roli dhe ndikimi i sipërpërmendur i mas-medieve në rangun ose nivelin e njohur të një "fuqie të katërt" me rëndësi.Gjegjësisht,  "mjetëve të transportit" masivë dhe një industrie(teknologjie)  profitabile dhe tepër respektive në domenin e njohur të përhapjes dhe një afirmimi të vazhdueshëm të vlerave dhe resursëve të njohura (globale ose universale)  të shtetëve dhe shoqërive të tyre përkatëse ose respektive në nivelin e njohur botëror ose planetar .I tejkalojnë si të thuash kufijtë, limitët ose barierat e ndryshme lokale ose individuale të grupit ose individit.Në këtë frymë të lartëpërmendur globale(universale), evolutive, afirmative, revolutive, impulsive, reflektive etj..Mjetët e komunikimit masivë(mas-mediet pra!) në radhë të parë janë mekanizma(institucione)  të rëndësishme(relevante),  variabile dhe tepër të fuqishme dhe konvertibile në drejtimin e ngritjes, krijimit, përhapjes, zhvillimit dhe afirmimit të vazhdueshëm ose sistematik të edukatës, kulturës dhe vetëdijes së njohur individuale dhe kolektive.Respektivisht, shoqërore(qytetare),  shtetformuese dhe politike në vendët e tyre përkatëse ose respektive.Madje, të përhapjes(përcuarjes), emetimit, transemitimit dhe afirmimimit të vazhdueshem dhe permanent të vlerave dhe resursëve tënjohura(individuale ose kolektive) të shtetit dhe shoqërisë së tyre në nivel global ose universal dhe kështu me radhë. E thënë dhe deshifruar në kontekstin e lartëshënuar të vlerave të përgjithshme globale ose universale:Gazetat e ndryshme, radio, televizioni dhe Agjensitë e ndryshme të Lajmëve (qofshin ato të pavarura, nacionale ose publike)janë në funksion të ngjarjeve, zhvillimëve dhe procesëve të njohura esenciale, simbolike, alternative, evolutive dhe paradigmatike të shtetëve dhe shoqërive të sotme moderne ose bashkohore.Të atyrë shtetëve dhe shoqërive të ndryshme në konsolidim e sipër dhe në tranzicion(cfarë janë pikërisht shteti dhe shoqëria e sotme shqiptare ose kosovare) sidomos.Në këtë menyrë pra:mas-mediat e mirëfillëta(profesionale) dhe ekselente në stilin dhe manirin e njohur të "fuqisë së katërt",  gjegjësisht, të "referëve" ose "montorëvë global" të vlerave dhe resursëve të përgjithshme(globale ose universale) të shtetëve dhe shoqërive të tyre në fjalë . E krijojnë dhe afirmojnë mendimin e njohur shtetëror dhe politik së bashku me vetëdijen e lartëpërmendur shtetërore dhe nacionalee  tek personi ose individi- në të mirën e gjithëmbarshme të edukatës, kulturës, dialogut, tolerancës, kompromisit, konsenzusit, paqes dhe harmonisë së preferuar shoqëore ose qytetare në shtetin dhe shoqërinë e tyre përkatëse ose respektive.I ndihmojnë grupët ose individët e ndryshëm në sanimin dhe tejjkalimin e krizave (kanosjeve), poblemëve dhe vështirësive të ndryshme akute ose kronike përmes raportëve, reportazhëve, intervalëve, komentëve, vështrimëve, studimëve dhe analizave të ndryshme reflektive, aksionale,  funksionale dhe strukturaliste.Japin ide,  krijojnë mendime(opinione) ,  vizione dhe mesazhe të qarta dhe tepër koherente, produktive dhe afirmative në të mirën e shtetit dhe shoqërisë së tyre .



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Përparim Kapllani: Nga shiu në breshër! Sylë Arifi: EULEX-i, pengesë për fuqizimin e Shtetit të Kosovës Selim Hasanaj: Për babën tim, Mustafën, bujkun e vorfën që mendonte vetëm shqiptarisht dhe kultivonte ide përendimore dhe për vendlindjen time Lubozhdën Krist Gjinaj: Feja e vertet dhe fjala e Zotit! Ardian Ramadani: Franca promotore e interesave të saja kombëtare dhe europianizmit Henri Çili: Pse Lulzim Basha duhet votuar ditën e diel Kastriot Myftaraj: Çfarë tregoi sondazhi amerikan në Tetovë për qëndrimin e shqiptarëve ndaj vdekjes së Bin Laden Arian Çani: Kjo bandë e ndyrë që ka kapur PS-në Ramiz Dërmaku: Majtistë nuk zgjedhin mjete për të arritur në pushtet Fritz Radovani: Njeriu i etun për ujë... pin edhe...! Halit Bogaj: Pa titull Fritz Radovani: Kush ka hakërri për Enverin... të shkojë në...! Imi Egriu: Ju flet radio “Zëri i Kosovës” Faik Krasniqi: Basha apo Rama?! Agim Hamiti: Letër e Hapur drejtuar: Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës dhe Ambasadorit amerikan Zejdush Kastrati: Fol Presidente, mos bën si Kryeministri! Qosja: E vërteta e naftës së Berishës për Millosheviçin Intervistë me Mr.Vjollca Hajdarin intelektuale dhe veprimtare e shquar në botën gjermane Ardian Ramadani: UEJL- Projekti i madh kombëtar i shqiptarëve në Maqedoni, rezultat i politikës së mençur të Arbër Xhaferit dhe të ndjerit Max van der Stoel Fritz Radovani: ‘’Grusht çeliku rreth partisës sime…!’’

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora