E hene, 29.04.2024, 09:26 PM (GMT+1)

Mendime

Agron Shabani: Letër pa adresë!

E merkure, 11.05.2011, 08:57 PM


Nga Agron Shabani

 

"Trill mërgimi "apo:

 

Letër pa adresë !

 

I dashur njeri,

 

E di ! Po, po...! E di se.. pas një dite të gjatë stresi dhe pune të mundimshme për ta siguruar ekzistencën dhe kafshatën e gojës(bukës) për vetëvetën dhe familjen ndofta atje dikund largë të ka zënë nata...Ku duke pandehur, medituar dhe reflektuar një trohë në lezetët dhe gëzimët e ndryshme të jetës.Gjegjësisht, ,  në rininë , lumturinë, bukurinë, dashurinë dhe begatitë e ndryshme jetësore që i kishe apo  shpresove dhe besove aq shumë se i kishe ose i pate dikur:Kë zënë të soditë dhe mediton dendur mbi "Jorikun e përjetshëm" në ato ëndërralla të "bukura" vegimtare ose vezullimtare tek "Hamleti" i Shekspirit ... Në  "rininë e përhershme" dhe"eliksirin " e njohur të asaj "jete të pasosur" përtejj "anës tjetër" të vdekjës. Mendon dhe reflekton ndofta edhe në "Sizifin mitik" të Homerit me atë guri të rëndë mbi supe fund e krye asaj "kodre të madhe" të Golgotës gjatë asaj rruge të mundimshme për në Had. Të kujtohen ndofta madje edhe "skllevërit" e ndryshëm egjiptian dhe të tjerë në kohën e sundimit të Faraonëve..Arenat e ndryshme të "gladiatorëve" në Romën e lashtë -Antike dhe të "cmendurit e detyruar" në sheshin e njohur "Aeropag" të Athinës...Me c´rast,  vetja të duket ndofta si "fremde" ose një "pacient i rastit" i një "klinike të hapur neuropsikiatrike" ku të të gjithë janë të sëmurë njësoj. Edhe pacientët,  por edhe personeli mjekësor ose neuropsikiatrik i klinikës.Soditë dhe mediton ndofta i thelluar dhe gjithë impresion edhe mbi Kartagjenën dhe Romën e lashtë-Antike se si digjen dhe kallen flakë në ata sy të zjarrtë të mbretëreshës së bukur Kleopatra në Egjipt. Madje,  ndofta edhe në "pellgun e thellë" të asaj vetmie dhe "shkretëtire të madhe" të zemrës dhe atij shpirti të dashuruar që e paten mbërthyer dhe katandisur aq keq "akteren" dhe "protagonisten kryesore" të asaj "dashurie tragjike" dikur në Antikë.Të kujtohen ndofta Jul Cezari,  Mark Antoni, Neroni, Konstantini i Madh, Salustie,  Jul Nepoti, Oktaviani, Diokleciani...Nga lodhja, stresi, munidimet e ndryshme, mërzia, malli, nostalgjia e thellë në shpirtë dhe emocionet ose impresionet e castit ndofta të janë errur sytë dhe të janë rrudhur(tkurrur) e stërkequr paksa historia dhe gjeografia e munguar e popullit(kombit) dhe atdheut tonë të përbashkët në sy?! E di! Po, po...E di?! Ndofta?...Dhe...Sa për t´iu bërëe(kryer) një trohë inkarnim dhe ataraksion rasti mendjes dhe shpirtit tënd gjithë prush dhe zjarmi: për pak caste ndofta ke zënë të shpalos ose shfleton dicka nepër faqet e ndryshme të historisë, gjeografisë,  antropologjisë etj.Gjithnjë me pretëndime dhe një tendencë të sinqertë për të parë dhe reflektuar një trohë me thellë në të kaluaren dhe historinë e përgjithshme të kulturës dhe civilizimit botëror.Dhe...Shih ti! Si pa paritur dhe kujtuar as vet hartat,  shënimet, deftesat, mitët, eposët dhe legjendat e shumëta mbi Aleksandrin(Lekën) tonë të Madh,  mbi mbretin Agron dhe mbretëreshen Teutë...Gencin,  Bardhylin dhe të tjerët në Ilirinë e lashtë-Antike ose në Dardani. Ato mbi Gjergj Kastriot-Skendërbeun,  Doniken, Shpatajt, Topiajt, Dukagjinët dhe të tjerët në kohën e artë të Mbretërisë së Kastriotëve në Vendin e Shqiponjave.Në Shqipëri pra! Mrekulli e rastit! Mburrje e lartë dhe Profeci.Po, po...! Profeci.  Me c´rast,  nën përshtypjet dhe impresionin e pashmangshëm të shpalosjeve, shfletimëve, shtetitjeve dhe reflektimëve të ndryshme ekskursive dhe diskursive nepër hartat e njohura etnike, historike dhe gjeografike të popullit(kombit) dhe atdheut tonë të lashtë iliro-shqiptar.Hipur në "kalin e hingulluar" të Trojës së lashtë-Antike. dikur me vonë ndofta të ka zërë gjumi duke e pritur me padurim shfaqjen e madhërishme të asaj ´ëndërreje të bukur´-legjendare dhe profetike të Aleksandrit(Lekës) të Madh, Gjergj Kastriot-Skendërbeut, Ismajl Qemal Vlorës, Isë Boletinit, Azem Bejtës, Shotë Galicës, Shaban Polluzhës, Adem Jasharit, Zahir Pajazit ,  Luan Haradinajt,  Fehmi Lladrocit, Xhevës etj...Ku Djemtë dhe Vashat me të bukura të Kombit dhe Atdheut tonë të përbashkët lindin dhe rritën( për të mos vdekur kurrë) bashkë me lisat, malët e ndryshhme dhe bjeshkë kryelarta  e kryengritëse në Tokën dhe Ato Troje të panënshtruara të Shqiponjave dhe Kastriotit.Aty ku trimat dhe burrat e dheut për komb dhe atdhe edhe zeusëve të ndryshëm ose perëndive u marrin gjak mbi vetulla.Aty ku edhe kodrat, bjeshkët dhe ato kreshta të thepisura  kanë sy e vesh. Vrasin dhe leëshojnë kushtrim e amanet .Aty pra ku edhe toka e qielli pucën dhe bëhën bashkë në luftë kundër armikut.Në tokën tonë Arbërore...Në Kosovë,  Shqipëri...Në Dardaninë dhe Ilirinë e Lashtë-Antike-vëlla! Aty ku detërat e kaltërt(blu) të Jonit dhe Adriatikut i marrin në prehër dhe në përqafim të thellë rrezet e shëndetshme të diellit së bashku me ata sy të dashuruar vashash(gocash) të bukura shqiptare që edhe në ëndërrat me të thella madje ta gicilojnë trupin dhe ta lazdrojnë shpirtin. Njerëzit, kohërat dhe mentalitetët e ndryshme shtetërore ose politike ikin dhe ndryshojnë me ritmin e njohur të akrepave të orës.Por,  populli(kombi) dhe atdheu mbesin të përhershëm dhe aktual përgjithmonë.Madje edhe në ato raste ose situata të ndryshme stresi, tensioni ose depresioni kur ke përshtypjen se të vrasin, të përbuzin, përqeshin ose injorojnë.

Për fund: Jetojmë në shekullin ose "epokën" e njohur të edukatës, kulturës, etikës, estetikës , humanizmit dhe disiplinës së përgjithshme shkencore, intelektuale, profesionale dhe akademike.Në këtë frymë  revolucionare dhe evolutive :socioantropologu i famshëm botëror,  Claude Levi Straus i njohur përndryshe si "arkitekti" ose themeluesi kryesor i Antropologjisë moderne ose bashkohore në kuader të mendimit  të njohur strukturalist ose struktural-gjenetik mbi zhvillimin dhe përsosjen e gjithëmbarshme evolutive dhe organike të racës njerëzore :është i mendimit se pjesa me e madhe(dërmuese) e burimëve, deshmive, studimëve dhe analizave të ndryshme që kanë të bëjnë me zhvillimin, përsosjen  dhe evolucionin(evolucionizmin) e gjithëmbarshëm njerëzor ose qytetar në radhë të parë janë në funksion të konceptit ,  konstruktit(formulimit), formimit,  enkodimit dhe definimit  të mendimit të njohur shkencor dhe humanist mbi të kaluarën , zhvillimët , fenomenët dhe procesët e lartëpërmendura evolutive dhe organike në këtë drejtim.Në bazë të të cilave "unë edhe ti" ose " ne të dy" mund të flasim, reflektojmë dhe konstatojmë pa frikë mbi "pemën" dhe strukturën tonë familjare, nacionale ose gjenealogjike.Shih për këtë:për dallim të ciklizmit, periodizmit, difuzionizmit , singularizimëve dhe relativizimëve të ndryshme sociokulturore,  sociohistorike dhe të tjera në kontekstin e njohur të antropologjisë së përgjithshme post-moderne ose klasike të shekujve 18 dhe 19:Pjesa dërmuese e studiuesve dhe sociontropologëve të sotëm sociokulturor dhe sociohistorik:Në fokusin dhe agjendën kryesore të studimëve, hulumtimëve dhe analizave të tyre sociokulturore dhe antropologjike do i kanë pikërisht etnografinë, etnologjinë, etnopsikologjinë, etnohistorinë dhe disiplinat tjera shkencore ose humaniste në këtë sfond.Ndonëse,  pa i harruar këtu edhe faktorët e njohur etnogjeografik dhe etnobiologjik  si klima, reliefi, konfiguracioni, gjërësia, gjatësia , madhësia ose hapësira e njohur etnike dhe gjeografike(Antropogjeografia, Gjeografia Politike, Gjeografia Tokësore,  Nacionale ose Etnike  etj.).Përkatësisht, zhvillimin ,  evolucionin(evolucionizmin) , strukturalizmin dhe funksionalizmin e njohur organik dhe biogjenetik e kështu me radhë.Duke i nënkuptuar këtu variantt e njohura evolutive dhe organike të Carlls Darvinit, August Komtit, A.Gobinosë, A.Rozenbergut, S.Cembërllenit, T.R.Maltusit etj.Aty i kemi edhe faktorët  tjerë observativë dhe participant( "Participant Observation") si shteti, familja,  shoqëria e gjërë njerëzore ose qytetare, gjegjësisht,  raportët e njohura në relacionin prindërit-femijët,   burri-gruaja,  shteti-individi dhe kështu me radhë që i përkasin antropologjisë së njohur sociale ose societale.Sidoqoftë,  vdekjët,  fatëkeqësitë(tragjeditë)dhe ndarjet ose divorcët e ndryshme brëndanjerëzore, brëndafamiljare ose brëndashoqërore për mendimet e përgjithshme shkencore dhe humanist janë ngjarjët me të vrazhda ose me groteske në kuptimin e gjithëmbrshëm njerëzor ose qytetar.Sidomos "ndarjet e dhëmbshme" të njeriut me njeriun,  atdheun dhe popullin(kombin) e tij.Apo?!...I dashur njeri!



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora