Mendime
Haxhi Dulla: Nga 1 Qershori, Polonia kryesuese e Bashkësisë Europiane
E hene, 09.05.2011, 07:58 PM
Nga 1 Qershori, Polonia kryesuese e Bashkësisë Europiane
Nga Haxhi Dulla – Varshavë
Kryesimi i Bashkësisë Europiane në gjashtëmujorin e dytë të 2011, do jetë një përforcim i pozitës së Polonisë në Europë, 7 vite pas pranimit të saj në BE
Polonia është anëtare e rregullt e Bashkësisë Europiane që nga 1 maj 2004, dhe njëra ndër shtete më të mëdha dhe me popullatë të dendur në BE , ku zë vendin e 6 ndër shtetet anëtare të saj.
Polonia ka marëdhënje të mira me shtetet që kanë ndikim të madh politik dhe ekonomik jo vetëm në Europë : Gjermaninë, Francën , Britaninë e Madhe, Rusinë por dhe SHBA qka tregojn haptas , vizitat e kryetarit të saj Bronis?aw Komorowski nga fundi i vitit 2010 në SHBA, dhe Gjermani si dhe vizita e kryetarit Rus Medvediev në fillim të vitit 2011 në Poloni. Ndërkaq në pjesën e dytë të muajit maj ,prezidenti i SHBA , Barak Obama në vizitë dy ditëshe do të qëndroj në Poloni .
Statusi i ri i Polonisë, është edhe një përvojë e radhës për këtë vend, e cila për nga numri i banorëve( rreth 40 milion) në Parlamentin Europian përfaqësohet me një numër të madh eurodeputetësh. Duhet shtuar këtu se edhe kryetari i Parlamentit Europian është polaku Jerzy Buzek , ish kryeministër i sukseshëm i këtij vendi në vitet e transformimit më të madh të Polonisë ( 1997-2002)
Varshava do të shfrytezoj ndikimin e saj në ndërtimin e koalicionit të shteteve perëndimore dhe lindore të kontinentit. Më i rëndësishme është Partneriteti Lindor, ripërtrirja e bashkëpunimit pas ngjarjeve të fundit lidhur me raportet ndërshtetërore me Rusinë.
Nepër teritorinë e Polonisë kalon rrjeti transit i gazit nga lindja në perëndim, i rëndësishëm për shtetet anëtare të BE
Varshava e gatshme për pranimin e delegacioneve të shumta të shteteve anëtare të BE
Gjatë kryesimit të saj të BE , Polonia do të angazhohet që të përshpejtoj pregaditjen e shteteve Ballkanike kandidate për pranim në BE. Në kuader të këtyre pregaditje, është edhe vizitat e fundit e kryeministrit Donald Tusk në disa shtete të ish Jugosllavisë ( Kroacia si kandidate potenciale për pranim në BE si dhe Mali i Zi )
Gjate gjitha viteve te 90-ta, Polonia si shtet postkomuniste kishte apirata qe sa me shpejt per hyrje ne NATO dhe BE, porse ne ate kohe nuk kisjhte ambcie reale per te luajtur rolin e kryesuesit
Pas fitores se binjakeve Kaczynski, shteti polak fitoi reputimin e nje shteti me te ardhme te mire
Gjatë qeverisjes së partisë ne fuqi, Platforma Obywatelska PO (shq. Platforma Qytetare) të kryeministrit Donald Tusk, Polonia jo vetëm se u bë një anëtare e besuar e BE, porse edhe ndërtoi marëdhenjët e gjëra me dy shtete që deri vonë ishin armiqë të parë, me Rusinë dhe Gjermaninë.
Kjo qeveri e cila u angazhua për ripërtrirjen e marëdhenjeve me Moskën, pas marëdhënjeve të ftohta që kishte qeveria e mëparshme( PiS ) e cila në vitin 2006 kundërshtoi ashpër bisedimet e BE me Rusinë, lidhur me krijimin e bashkëpunimit afatgjat.
Marëdhenjet poloni - rusi filluan të përmirësohen në vitin 2009, porse karastrofa e aeroplanit qeveritar polak në prill të vitit 2010 , në qytetin Smolensk të Rusisë ku humbën jetën tragjikisht 96 udhëtarë me në krye prezydentin Lech Kaczynski, i keqësuan ato edhe me tepër ,duke marr parasysh se Jaros?aw Kaczy?ski lider i partisë opozitare PiS, vëllau binjak i prezidentit të ndjerë edhe më tutje ,një vit pas ngjarjes tragjike e akuzon qeverinë ruse si shkaktar të katastrofës ajrore.
Lideri opozitar Jaros?aw Kaczy?ski , i cili dështoi në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe prezidentare, është kundërshtari i parë i qeverise polake , në rrugën per zgjerimin e bashkëpunimit te Bashkesisë Europiane( gjatë kadencës së Kryesimit të Polonisë qershor - dhjetor 2011 në BE) me Rusinë.