Mendime
Fazli Maloku: Eulex , Kthehu Në Shtëpi!
E hene, 09.05.2011, 07:58 PM
Eulex , Kthehu Në Shtëpi!
Nga Fazli Maloku- Prishtinë
Duke lexuar reagimin dhe kërkesën e Këshillit Drejtues të OVL të UÇK-së drejtuar veteranëve të luftës të UÇK-së, që në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë të mos e njohin Eulex-in dhe të mos i përgjigjen eventualisht ftesave qoftë si dëshmitarë apo edhe të akuzuar për siq thuhet zakonisht nga prokurorët dhe gjykatësit e Eulex-it për "krime të luftës", e mbështes fuqimisht edhe pse është një reagim shumë i vonuar! Tani kur nga veprimet plotësisht destruktive dhe kryekëput antishqiptare të Elekx-it, të mbështetura tërësisht në dosjet e përgatitura nga Beogradi ndaj shqiptarëve, e dihet tani botërisht se për Beogradin dhe zyrtarët e tij, të gjithë shqiptarët janë "kriminelë", përjashto bashkëpunëtorët dhe spiunët shqiptarë, të cilët ishin dje në sherbim të organeve të caktuara e sidomos në sherbimet sekrete të UDB-ës Serbiane, janë edhe sot dhe falë Eulekx-it kalërojnë lirshëm në gjithë teritorin e Kosovës duke e bërë lojen e tyre, kuptohet në bashkëpunim të plotë me strukturat e Beogradit në Kosovë, ka filluar të na prek të gjithëve nga pak, kanë filluar edhe të rritën zërat e atyre që nuk e dëshirojnë Eulekx-in më tutje në Kosovë. Këto zëra, mendoj unë janë të mekura dhe për ti thënë stop Eulekx-it duhet vetëm një zë i fuqishëm i dalë nga:
--Presidenca e Kosovës,
--Qeveria e Kosovës,
--Kuvendi i Kosovës,
--Të gjitha Partitë Politike qofshin pozitë apo opozitë,
--Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, (të cilat për fat të keq deri më tani kanë qenë nën ombrellën e disa liderëve politikë, ish eprorë të lartë të UÇK-së)
--Shoqata e Ish Të Burgosurëve Politik, (e cila nuk dihet nëse është e gjsllë apo..)
--Shoqatat Jo Qeveritare që veprojnë në gjithë teritorin e Kosovës,
--Akademia e Shkencës dhe Arteve të Kosovës,
--Instituti Albanologjik i Kosovës dhe ai i Historisë,
--Univerziteti i Prishtinës,
--Kolektivet e Shkollave të Mesme dhe atyre Fillore,
--Strukturat e Eulekx-it dhe individët të gjitha me radhë të injorohen plotësisht dhe të përbuzën nga të gjithë qytetarët e Kosovës e në veqanti nga ata shqiptarë të cilët punojnë në strukturat e tij.
--Menjëherë dhe pa humbur kohë, të niset për në Bruksel, në Parlamentin e Evropës , një grup gjithëpërfshirës parlamentarësh nga Kuvendi i Kosovës, për t'ua bërë me die se Eulekx-i është i padëshiruar në shtetin e Kosovës, duke e argumentuar me fakte konkrete për të gjitha të zezat që na i solli Eulekx-i, e duke mos e përmbushur as njërën nga detyrat dhe obligimet që ia parashtroi po ky Parlament i Evropës!!
Paralelisht për këtë nismë, të njoftohen me kohë, të gjitha Qeveritë e Shteteve Demokratike të Europës e botës e në veçanti, Qeveritë mike të Kosovës. Vetëm në këtë mënyrë, ne mund ti bindim të tjerët, se vërtetë shqiptarët dëshirojnë, kanë forca të mjaftueshme intelektuale e njerëzore, por edhe kanë vullnetin dhe vendosmërinë që ta marrin mbi supe fatin e Kosovës dhe popullit të Kosovës, duke marrë njëherit obligim, për kryerjen e të gjitha obligimeve për strukturimin dhe integrimin e Kosovës në strukturat Euroatlantike, duke mos e mohuar për asnjë çast rolin këshillëdhënës, që do të na ofrohet nga strukturat të caktuara të Këshillit të Evropës apo Qeveritë Demokratike të shteteve mike në krye me Qeverinë mike tashmë të dëshmuar katërcipërisht në praktikë, karrshi interesave vitale të kombit shqiptar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në të kundërtën, Eulekx-i e ka mbështjellur trupin e Kosovës sikur kërrpnaja kur e mbështjell trupin e lisit dhe ngulfatja për të gjitha organet shtetërore të Kosovës si dhe për çdo qytetarë të saj, do të shtohet për çdo ditë që do të kalojë.
Dalja publike dhe reagimi i para disa ditësh i z. Bajram Rexhepit, Ministër i Ministrisë së Brendshme të Kosovës, duke ua treguar shqiptarëve me pak fjalë, por mjaftë domëthënse dhe guzimshëm, fytyrën e vërtetë se kush është Eulekx-i, është për çdo lavdatë dhe kjo duhet të jetë shembull edhe për ata që për momentin siç thot populli: " I kanë shti veshët në lesh" dhe vetëm i lutën zotit a dreqit " ishalla mua nuk më kap grepi i Eulekx-it"!! Për fat të keq, deklarata publike e z. Rexhepi, jo vetëm që nuk e pati mbështetjen e nevojshme si nga Institucionet, si nga Partitë Politike, Organizatat jo Qeveritare, Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, Shoqata e Ish Të Burgosurve Politk, akademikë, intelektualë, bile për fatin tonë të keq, në vend të kësaj, pati zëra edhe për dorëheqjen e tij!! Veprimet e "policisë speciale" në sallën e sporteve në Mitrovicë ishin për çdo kritikë, por mos të harrojmë se Këto veprime për mendimin tim, ishin të dirigjuara nga vet strukturat e policisë së Eulekx-it kuptohet në bashkëveprim të plotë me strukturat sekrete të shtetit serb që veprojnë lirshëm në Kosovë, me qëllim të destabilizimit të Kosovës si dhe futjen e mollës së sherrit mes Policisë së Kosovës dhe qytetarëve shqiptarë. Ç'është e drejta, çdo polic shqiptar, nuk do të duhej ti zbatonte urdhërat e Eulekx-it kundër qytetarëve shqiptarë. Çdo polic i Kosovës, duhet ta ketë gadishmërinë, që në çdo çast të jetë i gatshëm për sakrificë sublime kur prekët nderi, interesi dhe jeta e qytetarit të Kosovës. Nëse Policia e Kosovës nuk e fiton besimin tek qytetarët e Kosovës dhe nuk e gjen mbështetjen e veprimeve të saja tek ta,
ashtu siq bashkëpunojnë policia dhe qytetarët në Shtetet Demokratike të Evropës dhe në Amerikë, atëherë vaj halli për ta!
Dihet botërisht se deri më tani Eulekx-in nuk e ka pranuar për të mos thënë e ka refuzuar ende pa ardhur vetëm Lëvizja Vetëvendosje duke paralajmëruar për rreziqet dhe dëmin që do t'ua shkaktojë Institucioneve dhe vetë qytetarëve të Kosovës dhe në kohët e fundit edhe Shoqata Për Mbrojtje dhe Liri të Njeriut, përmes z. Behgjet Shala që është për admirim.
Shpresoj se në këtë drejtim, gjërat do të lëvizin në kohën e duhur dhe në mëmentin e duhur!