E hene, 29.04.2024, 08:43 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Epërsia intelektuale ndaj injorancës së patriotizmit folklorik

E merkure, 11.05.2011, 08:56 PM


EPERSIA INTELEKTUALE NDAJ INJORANCËS SË PATRIOTIZMIT FOLKLORIK

(Si dhe pak koment mbi shkrimin "DONATI dhe DEBATI" të Blerim Rrecajt botue në saidin zemrashqiptare.net të datës 26.04.2011)

 

Nga Selim M. Hasanaj

 

Isha i impresionuem nga programi AKTUALITET që transmetoi RTK-ja para dy ditëve, me autor Donat Syla, ku debatuesë ishin Migjen Kelmendi, Enver Robelli, Baton Haxhiu dhe Rexhep Selimi, me temë e debati BASHKIMI KOMBTAR SHQIPTAR.

 

Asht ba tashma e njohun për opinionin deklarata e ish presidentit të Republikës së Shqipnisë Alfred Mojsiu: "Kosova asht provincë e Shqipnisë"... sikurse edhe ajo e kryediplomatit shqiptar Edmond Haxhinasto, që asht e kundërta e sa thotë ishpresidenti Mojsiu.

 

Mirëpo nuk janë vetëm këto dy raste shkak pse u shtrue  publikisht çashtja e Bashkimit Kombtar Shqiptar. Ka vite që Bashkimin Kombtar e ka kërkue levizje me në krye Albin Kurtin, VETVENDOSJA, që mbasi u regjistrue si subjekt politik, në zgjedhjet e fundit edhe ata u futën në Parlamentin e Dardanisë dhe janë parti mjaft solide opozitare.

 

Unë percolla si rrallëherë debatin që u zhvillue mes këtyne “panelistëve”, si po u thonë tash, e pothuej si kurrnjiherë ma parë jam impresionue nga ato që i dëgjova aty nga Migjen Kelmendi e Enver Robelli. I njoh fare pak, si njenin, ashtu edhe tjetrin, kryesisht nëpërmejt shkrimeve që kanë botue. Ndërsa u impresionova me këta të dy, poaq, e për të saten herë, u binda në injorancën e patriotit folklorik Rexhep Selimi, sidhe në perfiditetin dhelpnak të Baton Haxhiut.

Nuk kam ndërmend të baj ndonjë analizë për ato që thanë “panelistët”, por i nxitun edhe nga një shkrim tendencioz dhe qellimkeq i Blerim Rrecaj me titull "DONATI dhe DEBATI" botue në saidin zemrashqiptare.net sot me 26.04.2011, po shtjelloj idenë time.

 

Kur vendosa të baj shkrimin m’u kujtue ajo që disa herë përsëriti Migjen Kelmendi gjatë debatit; "...po qe se e shtrojmë këtë temë, do të ndahet kombi në ata që janë për bashkim kombtar (PATRIOTË) dhe në ata që mendojnë se nuk asht mirë të shtrohet kjo temë për arsye të situates në të cilën ndodhen shtetet shqiptare dhe rrjedhave ndërkombtare e qendrimeve për rajonin e Gadishullit Ilirik (Ballkanit). Pra këta të dytët do të jenë automatikisht kundër bashkimit, do t’i thërrasim tradhëtarë ".

 

Sa shtroj Migjen Kelmendi, vërtetohen qysh me shkrimin e ngutshëm të Blerim Rrecaj, që ceka ma nalt. Kështu, ndër të parët që morën etiketën e kundershtarit të Bashkimit Kombtar, simbas Blerim Rrecajt, janë Migjen Kelmendi dhe Enver Robelli. Bile Rrecaj shkon aq larg sa shprehet se Migjen Kelmendi asht i njohun edhe ma heret me idenë e tij për kombin kosovar, ndërsa Robelli, gjithmonë simbas Rrecajt, asht person i panjohun, pa ndonji peshë.

 

Nuk i mohoj Rrecajt të drejtën të ketë mendimin e vetë për debatin, por nuk kam si i njoh të drejtën me përçmue dhe ofendue dy nga analistët, gazetarët, studiuesit ma të mirë që ka sot bota intelektuale shqiptare në të dy shtetet tona, ashtu edhe në pjesët tjera të pushtueme ende ku jetojnë shqiptarë. Ka kohë që me vemendje lexoj shkrimet dhe analizat e mirfillta të Enver Robellit dhe mendoj se asht një nga intelektualët që qysh tash ka hy në radhën e intelektualëve atdhetarë ndër ma të shquemit, të së djeshmes e të sotmes. Enver Robelli shkruen si intelektual i nivelit të naltë dhe po ashtu edhe u shpreh në programin e cituem ma nalt. Gjatë programit ai tregoi edhe kulturën e tij dhe eduakten e mirëfilltë qytetare në debat me të tjerët. Atëherë shtroj pyetjen: Çfarë ka dëgjue Rrecaj, apo i ka pasë të errësueme mendjen e të shurdhët veshët?!

 

Migjen Kelmendi u tregue aq superior ndaj injorancës dhe patriotizmit folklorik të Rexhep Selimi dhe dhelpnisë së Baton Haxhiu, qoftë në argumentimin e e temës, ashtu edhe pa iu shmangë ironisë së paevitueshme ndaj “kundërshtarëve” me mendje të bunkerizueme. Migjen Klemendi, me aftësinë e tij të rrallë, me qendrimin e tij të palëkundshëm, më dha shpresë edhe një herë se kombit tonë nuk i mungojnë e nuk do t’i mungojnë kurrë njerëz të aftë për t’i ndriçue rrugën popullit.

 

Mendoj se Blerim Rrecajt, heret a vonë, do t’i vijë turp për ato që ka shkrue kundër Migjen Kelmendit.

 

Më erdhi shumë keq pse Blerim Rrecaj nuk kishte thanë asnjë fjalë për dy panelistët tjerë, Haxhiu dhe Selimi. Si nuk i kishte ra në sy qendrimi si i sorrës, që ishte mundue me hipë në dy hunjë, i Baton Haxhiut!?

Apo ishte betue se do të përkrahte z. Rexhep Selimi e nuk do ta linte vetëm përballë Kelmendit e Robellit? Mirëpo, për të përkrahë Selimin, duhej të bije në nivelin e tij, pra në nivelin e patriotit folklorik. E Baton Haxhiu, që hiqet si koka e gazetarëve analistë të Dardanisë, nuk mund të binte krejt në atë nivel. Kështu, i doli shumë punë të mbronte mikun  e tij Rexhep Selimi, por edhe të ruente krenarinë e tij megalomane e narcisoide.

 

Më erdhi keq se si Blerim Rrecaj nuk kishte thanë asnjë fjalë për debatin në mes Rexhep Selimit e Migjen Kelmendit. Po e citoj. Selimi: “Ju folët për Flamurin, zoti Kelmendi, ku asht ai Flamur sot?!”

 

Meqenëse ndërhyni moderatori Donat Syla, Kelmendi nuk mundi t’i përgjigjej. Më erdhi keq, se dëshroja të ndëgjoja përgjigjen e tij. Si nuk iu kujtue Blerim Rrecajt e t’i thonte Rexhep Selimit, këtij ish "komandanti" të "famshëm" të UÇK-së, se Flamurin për shtetin e Dardanisë, stemen, himnin dhe valuten e shtetit Dardan i ka pasë ba gati i pavdekshmi Ibrahim Rugova, por atë flamur, atë himn e atë stemë ish " komandantët" dhe ish "gjeneralët" e UÇK-së i dogjën me 28 Nandor të vitit 2005 në qendër të Prishtines dhe të Pejës. Pra nuk i kemi sepse i dogjen "patriotët". Tash, po këta "patriotë", kërkojnë përmes ishoficerëve bunkeristë të Enver Hoxhës, tashma në pension, Bashkimin Kombtar apo bashkimin e Dardansië me Shqipninë, për të djegë edhe shtetin e Dardanisë, ashtu si dogjën Flamurin e saj më 2005, ashtu si dogjën pronat e qytetarëve dhe objektet fetare të minoriteteve për të rikthye në gjendjen ZERO Dardaninë e për të detyrue bashkësinë ndërkombtare të hartojë planin e Ahtisarit, që vërtetë na ka cungue shumçka dhe asht jo i drejtë për ne, mirëpo kush na ka faj? Na, me patriotizma folklorikë, kemi ba luftën me pushkë e me sharkija tue këndue Zhujë Selmanin, me patriotizma folklorikë po duem me ba tash edhe bashkimin e Shqipnisë dhe Dardanisë.

Jo, Blerim Rrecaj, jo Rexhep Selimi, Baton Haxhiu, Albin Kurti, Adem Demaçi e mbi të gjithë Rexhep Qosja, nuk arrihet asgja me folklorizëm. Këte e dini edhe ju, por atyne që përmenda këtu, e shumë të tjerëve që nuk i përmenda, u them se kërkesat tueja janë fatale; ato, po u shpallen edhe zyrtarisht, ta dini se do të humbë Dardania shtetësinë, e veç kësaj, do të humbim përgjithmonë trojet tona në "Maqedoni": në Preshevë, Bujanovc e Medvegje, në Mal të Zi dhe besa do e rrezikojmë edhe Shqipninë, sovranitetin dhe integritetin e saj. Pikrisht këte dëshrojnë kojshitë tanë, Serbosllavet ashtu edhe Greqia.

 

Po e perfundoj tue lutë Zotin që të kenë pa njerëzit atë program; të kenë pa se cila asht e ardhmja e jonë, që na e treguen me thjeshtësi dhe qartësi Enver Robelli e Migjen Kelmendi. Poashtu lus ZOTIN të kenë kuptue se patriotizmat folklorike deri tash vetëm dam na kanë sjellë. Tii kthehemi punës e të ndërtojmë shtetin e Dardanisë, t’i bajmë realitet institucionet e saj ku të  ketë ligj dhe drejtësi, jo korrupsion e krim, sepse për bashkim etnik nuk asht koha as me mendue, aq ma pak me folë.

 

Sarpsborg-Norvegji: 6.05.2011



(Vota: 10 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora