E hene, 29.04.2024, 08:59 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Mërgimtarët pyesin, ku është Ministria e Mërgatës?!

E merkure, 11.05.2011, 08:58 PM


PO OFROHET  KOHA E  PUSHIMEVE, MËRGIMTARËT  PYESIN  KU  ËSHTË MINISTRIA E MËRGATËS ? !  

 

ÇKA  KANË  BËRË  KUVENDET  KOMUNALE  PËR  PRITJEN  E  MËRGIMTARËVETANË  NGA  DIASPORA , PRITET    SHOHIM ?

 

Nga Ramiz DËRMAKU

 

Po kalojnë mbi 3 - vite të Pavarësisë së Kosovës, e një pjesë e madhe e mërgimtarëve tanë me dashje apo pa dashje akoma po bartin pasaportat e shtetit të Serbisë ? !  Është kërkesë e shumë mërgimtarëve tanë që sa më shpejtë të paisen me pasaportën e Republikës së Kosovës. Kërkohet që sa më parë t’i hekim pasaportat e Serbisë, dhe të paisemi me pasaporta të Republikës së Kosovës. Shumë shpeshë gjatë bisedave disa.., mërgimtarë tanë po thonë; Unë nuk e ndërroj pasaportën e Serbisë ! ; …, se me te mund të hyjë çdo shtetë pa vizë, ndersa me pasportat e Republikës së Kosovës duhet të posedosh vizë për të hyrë në shumë shtete. Kjo dukuri e shëmtuar na paraqitet tek ata mërgimtarë të cilët janë lojal dhe para interesave kombëtare kanë vënë ato personale. Çdo dy javë Parrlamenti i Republikës së Kosovës mban seanca të rregullta, aprovon ligje, etj, kjo është një detyrë e cila duhet të kryhet sa më parë. Mirëpo na habit fakti se si asnjëri nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, e as përgjegjësi i Ministrisë së Mërgatës, nuk kërkuan që temë diskutimi në Kuvendë, të jetë diaspora jonë dhe problemet me të cilat po ndeshet ajo. Po ofrohet koha e pushimeve, koha kur mërgimtarët tanë shkojnë në vendlindje për ta shuar mallin, mërzin që i ka kapluar ndaj familjes, vendlindjes e Atdheut. Pjesa dërmuese e mërgimtarëve tanë gjatë kohës së pushimeve kanë për të kryer shumë punë; nxjerrjen e certifikatave të lindjes, regjistrimin, kompletimin e dokumenteve për marrjen e letërnjoftimit, pasaportës,  dëshmisë se kanë kryer tatimin mbi pronën, dëshmin se ku kanë qëndruar gjatë pushimit në Kosovë – adresën (këtë po e kërkojnë organet serbe në kufi), marrjen e nënshtetësisë, etj, etj. Për tu paisur me një dokumentë – certifikatë lindje, në Kosovë nevoitën 2 deri 3 ditë . Kjo dikujt ndoshta i duket qesharake..,(sepse në shtete e Perendimit nuk pret kurrë) mirëpo ky është realiteti që po zhvillohet në Kosovën tonë. Do të ishte  mirë që  përgjegjësi i diasporës të kërkojë nga organet kompetente pra Kuvendet Komunale, të marrin vendime që gjatë muajit, korrik, gusht, në zyret e  Ofiqarisë, gjendjes civile për certifikata e dokumente tjera, zyrja për regjistrim, zyrja për letërnjoftime, ajo për dhënjen e pasaportave, etj, gjatë këtyre dy muajve të punojnë me orar të zgjatur por nëse ka nevojë  të marrin nga një punëtor ndihmës, ne mënyrë që mërgimtarët tanë mos të bredhin rrugëve e zyreve të lartpërmendura për marrjen e një dokumenti. Mërgimtarët tanë mbi 90 % e kanë dëshmuar vetën për kontributin që dhanë para lufte, ndihma materiale popullit të Kosovës, përgatitjen e UÇK-es, financimin e saj, (para dhe gjatë lufte), si dhe ndertimin e institucioneve tona. Ja se çka na thotë mërgimtari, Baki Shala, nga  qyteza Weingarten. Ne kërkojmë që organet kompetente të shtetit të Kosovës, të dala nga vota e popullit, më tepër të angazhohen për plotësimin e kërkesave të  mërgimtarëve tanë. Kur ne shkojmë në vendlindje - Kosovë, kërkojmë të nxjerrim ndonji dokumentë …, ata na thonë pa fije turpi, sot e kamë vajzën e sëmurë.., apo.., ja nuk ka korent, apo pranojnë palë pa e respektuar rendin dhe rregullat demokratike e ligjore, pra thënë shkurtë punohet me të njofshëm. Kur ne i themi se jemi nga diaspora, ne na kaloi pushimi duke kërkuar një certifikat lindjeje, përsëri thonë; po këtu nuk është Gjermani, ose fjalët irituese.., ju shumë po dini.., etj. Është detyrë urgjente e përgjegjësit të Ministrisë së Mërgatës, sa më parë t‘i fillon bisedimet me organet kompetente të Kroacisë, kuptohet në nivel shtetëror, që mërgimtarëve  nga Kosova mos t‘u kërkohen viza hyrëse nepër Kroaci thotë, Sami Shala, Weingarten. Duhet ti thuhet hapur organeve shtetërore të Kroacisë, se për çlirimin e Kroacisë, punuan, ndihmuan, luftuan dhe flijuan jetën shumë shqiptarë. Kuvendet komunale kërkohet të mbajnë tubime me mërgimtarë gjatë kohës së pushimeve e ti informojnë mërgimtarët  me sukëseset, sfidat dhe punët që kanë bërë dhe ato që duhët bërë. Ne të njejtën kohë t‘i dëgjojnë mërgimtarët tanë, për vërejtjet, sygjerimet, propozimet, po edhe sfidat nepër të cilat po kalojmë ne në mërgim. T‘i informojnë mërgimtarët me kushtet dhe mundësitë për hapjen e ndonjë, firme,  organizate, ndertimtari, bujqësi, shpeztari, etj, etj. Mërgimtarët kanë ankesa ndaj tatimit që po paguajnë, për vetura me rastin e hyrjes në Kosovë. Ne të gjithë që punojmë e veprojmë në Gjermani, Zvicer, Austri, etj, veturat i kemi të siguruara ne të gjitha shtetet e Europës e më gjërë.., e pse të paguajmë edhe një herë sigurimin e Kosovës. Mendoj se detyrë  urgjente e organeve të shtetit të Kosovës, është që sa më parë t’i fillojë bisedimet me organet kompetente për sigurimin dhe njohjen sa më e shpejtë të  sigurimeve tona nga organet kompetente të Kosovës. Nëse ka nevojë Kosova për ndihmën tonë ne do ta ndihmojmë shtetin tonë. Kuvendet komunale (organet e lartëpërmendura) i ftojë që të angazhohen maksimalishtë  ne mënyrë që mërgimtarët tanë të pushojnë të qetë, njiherit mërgimtarët tanë të fitojnë bindjen se edhe institucionet e Republikës së Kosovës, punojnë me zellë e përkushtim siq punohet në shtetet e Perendimit. Ndersa nuk mbetën pa u kritikuar edhe policia e Kosovës-sidomos ajo e komunikacionit për sjellje jo korrekte ndaj mërgimtarëve tanë gjatë kohës së pushimit. Në anën tjetër të medales këta mërgimtarë kërkuan që të gjobiten të gjithë ata timonier që nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit. Ka ndodhur që polcia e Kosovës, gjatë kryerjes së detyrës, ne mërgimtarëve na ka ndalur e legjitimuar ,ndersa vetura me tabela të Kosovës që ka zhvilluar të njejtën shpejtësi  para nesh nuk është ndaluar ?. Është koha e fundit që tu ndërpritet “loja“, edhe shumë kompanive ajrore të cilat i ngrisin çmimet e fluturimit sipas tekeve. Pra, kjo është një detyrë e Ministrisë së Mërgatës, e cila edhe zyrtarishtë është përgjegjëse e jona. Mbesim në shpresë se ky shkrim i yni do të zgjojë ndërgjegjën e organeve kompetente të shtetit të Kosovës. 

       

Weingarten-Gjermani

8.05.2011 



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora