E hene, 29.04.2024, 08:12 PM (GMT+1)

Mendime

Bardhyl Mahmuti: Apel për bojkot të zgjedhjeve në ''diasporë''

E enjte, 12.05.2011, 07:55 PM


APEL PËR BOJKOT TË ZGJEDHJEVE NË « DIASPORË »

 

Të dashur kurbetqarë shqiptar,

Duke qenë mirënjohës për kontributet e mëdha që keni dhënë në tri luftërat e fundit çlirimtare të popullit shqiptar dhe faktin se pasojat e varfërisë së skajshme që ka kapluar popullin shqiptar në Maqedoni rëndojnë mbi ju dhe familjarët tuaj, Bashkimi Demokratik Shqiptar, përmes Komunikatës së 4 majit 2011, dënoi strategjinë antishqiptare të shtetit maqedonas që synon të përçajë emigracionin shqiptar mbi baza partiake.

Duke mos dashur të bëhemi pjesë e politikës përçarëse dhe duke qenë thellësisht të bindur se ju e doni BASHKIMIN e forcave politike dhe shoqërore shqiptare ne nuk dolëm me asnjë kandidat për diasporë.

Publikimi i të dhënave nga Këshilli Shtetëror Zgjedhor se nga numri i përgjithshëm i votuesve për zgjedhjen e “tre deputetëve nga diaspora ” në njësinë zgjedhore nr 7 (që përfshin emigracionin në Evropë, Azi dhe Afrikë) vetëm 810 shqiptarë janë regjistruar për votim  nga 3649 votues, në njësinë zgjedhore nr 8 ( Kanada dhe SHBA) vetëm 295 shqiptarë nga 1818 votues dhe në njësinë zgjedhore nr 9 (Australi, Kinë, Indi dhe Katar) vetëm 2 shqiptarë nga 767 votues nxorri në shesh vertetësinë e qëndrimeve tona.

Bashkimit Demokratik Shqiptar fton të gjithë atdhetarët tanë që të bojkotojnë zgjedhjet në diasporë dhe t’i thuan një JO të madhe strategjisë antishqiptare të shtetit maqedonas!

Bashkimit Demokratik Shqiptar fton të gjitha partitë politike shqiptare që të heqin kandidatët e tyre nga zgjedhjet në diasporë dhe të mos bëhen pjesmarrës në këtë lojë të fëlliqur, nga e cila ne nuk fitojmë asgjë pos përçarrjes!

 

Bashkimi Demokratik Shqiptar

Bardhyl Mahmuti

Tetovë,

11 maj, 2011



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora