E hene, 29.04.2024, 08:36 PM (GMT+1)

Mendime

Albert Shabanaj: Politikat dhe beteja për Kosovën!

E merkure, 11.05.2011, 08:59 PM


POLITIKAT  DHE BETEJA  PER KOSOVEN!

 

Nga Albert Shabanaj

 

Nuk duhet të kemi kurrfarë iluzioni se politika zyrtare serbe  heq dorë nga Kosova ashtu lehtë siç ka ëndërruar politika shqiptare e Kosovës! Suita politike e Kosovës duke besuar ne ëndrrat e gomarit,vazhduan vite te tera te mos vrasin kokën për realitet ekzistuese ne mes te Kosovës dhe Serbisë. Kosova vazhdoi vite te tera dhe deri sot te kafshohet hapur dhe sigurt nga Serbia.. për derisa politik(ku)ajt tanë te zemëruar mes veti nga apetitet e pasurimit marramendës te tyre, kishin ngelur duke u lutur dikush ne Zot, e dikush tjetër ne Allah,bile deri ke “vëllai“ i Stambollit dhe xhamia e Sulltan m… Muratit, për shpëtimin e lëkurës dhe kolltukëve te tyre, meçe popullit nuk ja varin fare. Këta njerëz te politikes Kosovare,qe dihen me emra dhe mbiemra, me poshtërsitë e tyre arritën qe bashkësia ndërkombëtare, nuk do te  kërkoj dhe nuk do te detyroj Serbinë, për te ndryshuar politiken e tyre agresive ndaj Kosovës. Këtë realitet duhet ta  kuptojmë dhe pranojmë të gjithë, përpos  politik(ku)ajve tanë në pushtet, të cilët, si duket ende vazhdojnë te vrapojnë prapa marrëzive interesash personale dhe klanore,duke vazhduar me iluzione dhe ëndrrat e gomarit, te cilin e kishte ngrenur ujku, deri mbi kurriz,e ai nuk e prishte “rehatin” dhe lutjen e përgjumtë ke Zoti qe e tera te jete ëndërr... Sipas mendimit time dhe  të gjithë ata qe njohin historinë dhe mentalitetin e popullit serb, e dinë  se ne Serbi, për dallim me kombin Shqiptar, nuk ka politika klanore te interesave partiake para atyre kombëtare, me zero strategji kombëtare dhe shitje interesave nacionale. Por ka një politike te krehur mire nga strategjit e vërteta  afatgjate politike dhe e ruajtur me xhelozi nga diga e tyre e padukshme mbrojtëse prapa mureve të interesave kombëtare serbe. Ne shqim te pare, metodat e veprimit te tyre dhe mënyrat e kontrollit autoritar të politikave qeveritare, si institucione publike duken edhe te pa varura por ato dihet se mbahen te kontrolluara nga  Akademia e Arteve dhe e Shkencave te Serbisë dhe Kishës  Serbe. Dhe nëse dikush  mendon se politika oficiale e cila zhvillohet në Serbi është e pavarur, atëherë mashtrohet rëndë. Sepse, shikuar edhe historikisht, të gjitha kahjet e gjertanishme të strategjive dhe politikberjes të këtij shteti, janë mbështetur dhe mbështeten në platformat programore të përcaktuar më parë nga Akademia e Arteve dhe Shkencave te Serbisë si dhe Kisha e Serbisë e ndihmuar fuqishëm nga Kishat Ruse,Bullgare,Greke, mire te koordinuara por edhe te shtypura nga to, Kisha Maqedone,Malaziase dhe Kisha Ortodokse Shqiptare. Disa prej këtyre programeve si dhe kokave kreatore të tyre, tanimë veç ju janë të njohur opinionit tonë akademik dhe publik shqiptar, ndonëse, jo edhe të gjitha. Sepse si duket ato, sipas rrethanave dhe kërkesave hapësinore dhe kohore,janë në vazhdimësi ne realizim e sipër te planimetrive te tyre kombëtare. Gjithnjë duke arritur te krijojnë fakte ne teren apo pretekste legale patriotike dhe në emër të ruajtjes me çdo kusht interesat nacionale, këto bashkëveprime te tyre mire te koordinuara dhe mire te realizuara,kane arritur te  instalojnë  si mentalitet mbarëkombëtar vetëdije te larte nacionale,e cila vetedije gjithmonë ka funksionuar në mënyrë të përsosur nga Bujku deri ke Profesori, si relacion i pandashëm  veprues përballë sfidave shtetërore. Dhe... Sipas mendimit time,pohimet e politik(ku)ajve Shqiptare dhe lojërat e emisarëve te caktuar ndërkombëtar se, luftërat e shkaktuara ne Ballkan janë te shkaktuara vetëm nga Millosheviqi është një poshtërim i realitetit dhe deformim i te vërtetave historike. Sepse ato luftëra u shkaktuan pikërisht nga elita serbe-Kisha serbe-Akademia serbe-Politika serbe.

 

Populli i Kosovës nga mos vetëdija KOMBËTARE dhe imponimet e nomenklaturave politike vazhdojnë te hane edhe bukën me poshtërsi KOMBËTARE!

 

Pse mendoj kështu? Sepse ne Kosove mbi 80% te produkteve elementare dhe industriale importohen nga Serbia dhe shefat e këtyre dukurive matrapaziteti dhe poshtërsive janë vete qeveritaret e Kosovës. Populli i shume vuajtur shqiptar i Kosovës vazhdon ne çdo aspekt te fyhet dhe 24 Ore te poshtërohet nga nga nderkombetaret ( EULEX-I) me Leot e tyre dhe vendoret ne mungesë te mundësive por edhe me teper ne mungesë te vetëdijes KOMBËTARE! Sepse pushtetet e paranojave paraprake dhe aktuale ne Kosove,forcat e vërteta nacionale shqiptare i anatemon dhe pushkaton si armiq te demokracive,pengesa për proceset integruese te globalizimit etj. Deri ne absurd. Dukuri kjo e pa pare ke popujt tjerë, ose ta marrim popullin serb meçe e kemi armike te përbetuar..politika serbe përkundrazi ata i inkuadrojnë te gjitha forcat për veprim, ata vlerësojnë larte forcat nacionaliste te tyre,për efekte te nevojshme t’i kundërvihet nderkombetarve për presione te nevojshme për balle interesave te tyre nacionale.

 

Ne Kosove çdo gjë qe flet për te mirën e popullit dënohet,qofshin edhe protestat paqësore te cilat vazhdojnë te mos përkrahen,te dënohen,te burgosen dhe deri ne vrasje fizike! Për derisa ne serbi asgjë nuk ndodhe rastësisht. Atje çdo gjë është mire e koordinuar,qofshin protesta masive,qofshin protesta te dhunshme,qofshin dhe me moto fashiste etj... Dhe te gjitha subjektet politike ne serbi,pa dallim nga orientimet e tyre ideologjike dhe programore-partiake,janë te gjithë te njëjtë përballë interesave nacionale dhe pa marre parasysh se,cila force vjen ne pushtet ata te gjithë njëjtë me devotshmëri duhet ta zbatojnë politiken e brazve nacionaliste e lëvruar dhe definuar nga mendja dhe shpirti i kombit serb,Akademia-Kisha e tyre.

Ndonëse,ne Kosove por gjithë andej popullit shqiptar,Akademitë tona nuk bëhen fare te gjalla nga interesat e mbijetesës se tyre,duke bere sehir ideologjive globaliste... kjo ne njërën ane dhe anës tjetër populli ynë shume i vuajtur dhe historikisht shume i manipuluar ende ka ngelur pa prijës shpirtërorë, ku ne vende te tyre po ndërtohen dhe nderohen Xhami te lloj sulltanëve te cilët historikisht kane qene demon te popullit tone,ku aq shume vuajti dhe vazhdon te vuan populli nga ato bastardime dhe fundërrina kulturo-fetare...

NDONËSE;NE VAZHDIM NUK NA DUHET NDONJË KOMENT I VECANTE NE KETË DREJTIM SEPSE GJERAT JANË TE PARASHIKUESHME!?

Vallë a thua,edhe ne një te ardhme tjetër relativisht te gjate apo te shkurtër,opinioni shqiptar do të bombardohet me kështu dilema të njohura si sot “Te jemi apo mos te jemi”  apo cili është shpirti ynë? A dot jen Sulltanat e Turqisë,apo Pavlet e Serbisë apo dot arrijmë te bëhemi vetja jone Evropiane??? Ose shtruar ndryshe: Kush dot jemi ne, një te ardhme tjetër? A do te jemi pas ardhës vërtete PELLAZGO-ILIR apo do te mbesim si tani GJON TURQI ( TURQ TE RI) apo pas ardhës te sllaveve?!  Këtu unë besoj se,nëse vazhdojmë në stilin: “T’i lëshosh, apo mos t’i lëshosh fre te keqes?!”, mendoj se bëjmë një gabim te pa riparueshëm kombëtar,sepse e keqja e fundërrinave islamike, po na vërshon me te madhe dhe kanë kërkuar leje-nuk kanë kërkuar leje nga institucionet e Kosovës, këto fenomene te errëta ne Kosove, nuk qon peshe ?!, peshe qon e vërteta se,nëse lejohen bastardimet islamike, kështu lehte te manipulon popullin tone, atëherë ne  një te ardhme tjetër nuk duhet te befasohemi nëse ne i shërbejmë Pavles se Serbisë, meçe për nga karakteri historik nuk kane dallim Turku,Serbi dhe Greku për shtypjen dhe katrahurën e popullit tone.

Dhe krejt për fund,derisa ne në mes veti do të merremi me këso hamendje dhe akuza, ashtu sikur bënin çdo vjet, serbët e ardhur në tokat tona,dhe ata te farës se zeze te xhihadit,talibanve,vahabeve,alkaidave etj do te vazhdojnë me ndërtimin e Kishave sllave dhe Xhamive Arabe,ogurzeza dhe  ne kremtet e tyre, përmes fjalimeve dhe parullave të tyre  nacionaliste dhe provokuese do te vazhdojnë te na fyejnë dhe pështyjnë mbi ATDHEUN TONE,mu ashtu siç bën edhe sulltanët anadollak ne te kaluarën  por edhe te sotmen,e ne te marrte do te mallkohem nga hyji i  te pareve tanë qe aq shume e dashen ATDHEUN E TYRE,qe “pasardhësit” vazhdojnë t’i falin fqinjëve tokat dhe afro-Azisë shpirtin(...) edhe këtë 09 Mai të këtij viti, do t’i “nderojmë” paraardhësit tanë për dite te Evropës, me parulla të shumta “nacionaliste dhe pro Evropiane” si vrime e zeze siç kemi ngelur ne Evrope, nga antishqiptaret,te cilët sot i bëjnë vizitë Turqisë – VELLAUT ERDOGAN,mu për ketë dite te veçante te Evropës!? Dhe me pas kur te na shkon treni, ne atëherë ne mëshirën e mjegullave te reja historike vazhdojmë  qe posaçërisht aty tek Evropa, te “gjendet fajtori” ku do të jetë dominante apo si slogan  ajo reprezentativja shumë mirë e njohur për ne: “OJ EVROPE HE KURVA VJETER !”

E unë dot ndryshoj ketë utopi me një te vërtete te madhe: O SHQIPTAR HE HYZMEQAR TURKU,SI NUK MESUAT KURRË ÇKA ËSHTË TURPI,

MEDET PËR MEND E JUAJA TE SHKRETA SA TE JU ZGJAT JETA!

 



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora