E hene, 29.04.2024, 10:37 PM (GMT+1)

Mendime

Sejdi Peka: Zemërimi i përkohshëm i bastioneve

E premte, 13.05.2011, 07:58 PM


Zemërimi i përkohshëm i bastioneve

 

Nga Sejdi Peka

 

Në zgjedhjet e 8 Majit u vu re një dukuri e pazakontë në shpërndarjen e hartës së fitores dhe njëkohësisht të humbjeve të Partisë Demokratike. Në këtë kontekst, mendoj se këto zgjedhje ishin njëkohësisht edhe një mësim shumë i vlefshëm për këtë forcë politike që i ka dhënë tonin jetës politike në Shqipërinë pluraliste postkomuniste. Ky mësim i vlefshëm do t’i shërbejë jashtëzakonisht shumë PD në përgatitjen për zgjedhjet politike parlamentare të vitit 2013 që pothuajse janë në prag. Në këto zgjedhje u konfigurua mbështetja totale e shumicës dërrmuese të popullit shqiptar për qeverinë “Berisha”, por në të njëjtën kohë u mësua se elektorati demokrat nuk mundet të pranojë vendime nepotike të personave të veçantë, qofshin këta edhe deputetë, në përzgjedhjen e kandidaturave për kryetarë të organeve të qeverisjes vendore të komunave dhe bashkive.

Tani me të vërtetë ishte një befasi që Partia Demokratike kishte humbje në bastionet e saj tradicionale si në Kavajë, Shijak, Laç, Krumë, Mamurras, Fushë-Krujë apo gjetkë. Është mjaft për t’u çuditur se edhe në Bashkinë e Durrësit, Burrelit, Rrëshenit apo në ndonjë tjetër, populli votoi me shumicën dërrmuese Partinë Demokratike, ndërkohë që nuk votoi kandidatët e saj për kryetarë të qeverisjes vendore. Në këto bashki, shumicën dërmuese në këshillat e bashkive do ta kenë demokratët. Ishte mjaft për t’u çuditur dhe befasuese deklarata e një Kryetari Komune në Kukës që kishte fituar nën siglën e “kandidatit të pavarur”, por që menjëherë pas shpalljes së rezultatit që e nxirrte atë fitues, deklaroi se “me atë kishte fituar Partia Demokratike dhe Sali Berisha”. Është një shënjestër që Partia Demokratike duhet ta korrigjojë menjëherë dhe pa vonesë. Është një marrëzi politike dhe përgjegjësi njëkohësisht, që strukturat e kësaj force politike dhe sidomos deputetët e saj që mbulojnë zonat e caktuara të mos orientohen drejt dhe saktë se cilët janë ata njerëz që kanë reputacionin e nevojshëm dhe respektin e popullit. Ka ardhur koha që vetë elektorati i djathtë, që përfaqësohet nga Partia Demokratike, sigurisht me pjesëmarrjen e gjerë edhe të strukturave të saj, me një konsensus të pranueshëm të bëjë përzgjedhjen e kandidaturave. Ishte me të vërtetë një vendim i gabuar që në disa prej shumicës së këtyre bastioneve të kandidonin persona që ishin zgjedhur disa herë radhazi në krye të këtyre organeve. Duke qenë tejet të konsumuar, ata me manovrat aspak të pranueshme kanë arritur të komprometojnë struktura të veçanta të Partisë Demokratike në dëshirën e tyre për pushtet të pamerituar. Duhet të shmanget mendimi që për shkak të mbajtjes së një mirëkuptimi në strukturat e Partisë Demokratike, disa individë të caktuar të spekulojnë me rezultatin e zgjedhjeve dhe të mos mbajnë asnjë përgjegjësi sikur asgjë nuk paska ndodhur. Personi që merr përsipër kandidimin në emër të Partisë Demokratike, nuk i përket më vetëm vetvetes, por u përket të gjithë militantëve, votuesve dhe anëtarëve të kësaj force politike. Është me të vërtetë për të ardhur keq, se sa keq u ndjenë qytetarët e Kavajës me humbjen e kandidatit të Partisë Demokratike në qytetin e tyre simbol të rezistencës antikomuniste. Kjo votë në përgjithësi duhet të lexohet mirë dhe qartë, se është një zemërim i dukshëm i elektoratit të Partisë Demokratike për të rregulluar disa gjëra në kohën e duhur dhe në vendin e duhur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Edi Rama dhe as langojt e tjerë të Bllokut, nuk duhet të gëzohen për ata po përpiqen ta quajnë si “rënia e bastioneve”. E kundërta po ndodh. Populli shqiptar me votë popullore u bëri me dije pinjojve të kastës së kuqe enveriste se shumica dërrmuese e popullit është kundër tyre dhe përkrah pa rezerva Partinë Demokratike dhe Sali Berishën. Mjafton të përmendim faktin se për 8 vjet të qeverisjes së mbrapshtë të socialistëve nuk ndryshoi asgjë për mirë këtu në Shqipëri. Mjafton të përmendim se vetëm në mandatin e parë të saj, qeveria “Berisha” ndërtoi Rrugën e Kombit, një vepër monumentale që do të mbetet në histori. Dhe tani në mandatin e dytë të saj, do të ndërtojë rrugën që lidh Elbasanin me Tiranën me një tunel madhështor dhe gjigant. Nuk do të përmend këtu qindra dhe mijëra rrugë të asfaltuara anekënd Shqipërisë. Ngërdheshja e improvizuar e Edi Ramës dhe kërcënimi i liliputit Braçe me thirrje antikushtetuese për të destabilizuar Shqipërinë në momentin më të rëndësishëm për vendin do të dështojnë ashtu si gjithnjë përpara uraganit të demokratëve. Iluzioni i tyre i mbrapshtë dhe antikombëtar për një ndarje veri-jug, duke u fokusuar në luftën personale kundër Sali Berishës, është një veprim i turpshëm, që do të mbetet në histori si manovra e pashpresë i një skizofreni si Edi Rama. Le të kujtojmë vargjet e poetit tonë kombëtar: -“kjoftë mallkue kush qet ngatrrime, dër këta vllazën shoq me shoqkush i ndan me fjalë e shkrimeçka natyra vet përpoq''. 



(Vota: 9 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora