Mendime
Agim Vuniqi: Kur ke nge, shti rruza në pe
E enjte, 19.05.2011, 07:55 PM
Kur ke nge, shti rruza në pe
Nga Agim Vuniqi
Kërkesa e Stefanoviqt për takim zyrtar me institucionalistët kosovarë u pranua me dashamirësi nga Qeveria e Kosovës. Ky nuk ishte një takim i paraparë më heret shumë kurioz dhe në harmoni me agjendën e bisedimeve dy palëshe të sponzoruara nga Be-ja, të ashtuquajturat bisedime teknike. Beogradi zyrtar nuk i kushtojë ndonjë rëndësi këtij takimi të pakuptimte, (punë e madhe, edhe po t’a merrnin më me seriozitet…). derisa qeveritarët e Kosovës duke u zbavitur me flamujt e ekspozuar…, larg nga syte e qytetareve (kujdes tash Wikileaks zbulon fshehtësitë!), po mundoheshin në vazhdimësi të mashtrojnë opinionin se takimi me “çatën” serb ishte i sukseshëm, dhe se ky qenka një hap drejt pranimit të pavaresisë së Kosovës, nga ana e Serbisë. Kanë mbetur shumë gjera të pasqaruara: Ata ose janë të shurdhër dhe nuk dëgjojnë mirë se çka thone qeveritarët serbe, të cilët kërkojnë publikisht coptimin e Kosovës (a nuk është kjo ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punët e brendshëme të Kosovës), ose ata nuk kuptojne as shqip, as serbisht, njëra është!”
Çështja e ekspozimit të publik të flamujve, jasht rregullave protokalare ndërshtetërore nuk ka edhe ndonjë rëndesi te veçantë, sipas tyre, ,ngase flamuri i shqiptarëve valonte shqip edhe në kohën e diktaturës komuniste në ndërtesat e qeverisë kosovare kur Kosova kishte autonominë, biles haptas, pa ndonje censurim fotografish, Flamuri i kuqrremtë me shkabën dykrenare, ngjyrzezë,,si simbol i shqiptareve, por edhe i Autonomise se Kosoves dhe, flamuri i Serbisë njiheshin edhe më heret,publikisht njëri me tjetrin, që në kohën e Titos dhe,.ky fakt nuk ishte domethënës, ashtu siç po mundohen ta “bindin” ata opinionin.
Vet vizita ishte mjaft mirë e koordinuar nga Beogradi, mu në ditën e mbajtjes së mbledhjes së KS të OKB-së, për të hyrë edhe një herë çeshtja e Kosovës në agjenden e KS, me inciativen e Jeremiqit. Serbia i bëri edhe një goditje interesave kosovare, duke spustuar problemin e të pagjeturëve dhe atë të varrezave masive me atë të inskenimit të tregëtisë me organe të brendshëme, dmth çështja e shfarosjes masive kundër shqiptarëve, e orkestruar nga shteti serb, po bastardhohej tërsisht duke krijuar si presedan politik akuzën politike kundër kryeministrit Thaçi, për të zbehur edhe më shume shtetesine e Kosoves.
Paralajmërimet e mëhershme të Thaçit se do të padisë Dickun për akuza të pabaza si duket ishin vetem fjalë për marketing të brendshëm,,aq më keq që ky premtim nuk u percoll me ndonjë akcion juridik, ngase edhe mediat zvicerane filluan të bëjnë trysni në qeverinë zvicerane duke publikuar të dhëna të reja nga storia e treguar nga Carlla Del Ponte më heret dhe Dick Marty, tash së fundi..
Qeveria edhe pse e dinte më heret reagimin e qytetarëve, ashtu si struci futi kokën në rërë, dhe nuk qau kokën për paralajmërimet e thëna haptazi nga opozitarët e Vetëvendosjes, as nuk ia prishi rehatinë serbit Stefanoviq, edhe poqese paqa në Kosovë do të lëkundej. Këtë fakt e kanë ditur edhe policët në uniformë, prandaj ata detyrimisht duhet të përgatiteshin më mirë për raste të tlla. Eshtë plotësisht normal eskalimi I situatës kur në demonstrim marrin pjesë me qindra pjesëmarrës, ngase motivet e tyre janë të ndryshme, ndër ta ka pasur njërëz familiarët e të cilëve kanë pësuar rëndë nga lufta; e po mirë u mbajt takimi u bënë llogaritë e thyerjes së xhamave, u lënduan më tepër se 30 veta dhe cili ishte përfitimi politik i Kosovës a i kishin parasysh këto fakte Qeveria e Kosovës dhe aparati i saj (kreu politik) policia e Kosovës.