E hene, 29.04.2024, 07:09 PM (GMT+1)

Mendime

Lavdrim Lita: Furgoni i bardhë i PS-së, si ambulanca e spitalit numër 5

E premte, 13.05.2011, 07:58 PM


Furgoni i bardhë i PS-së, si ambulanca e spitalit numër 5

 

Nga Lavdrim Lita

 

Ajo çfarë pritej ndodhi: sindroma e rrethimit socialist në Tiranë po merr përmasa qesharake. Dje, në një konferencë për shtyp njeriu i vogël për shkak të forcës rëndesës, Erjon Brace tha se “një furgon i bardhë” i Partisë Demokratike po vërtitet nëpër Tiranë në kërkim të një vend-shkarkimi. Të gjithë ne dëgjuan fjalët: “Ne dimë gjithçka, ne jemi kudo, dhe pas furgonit të bardhë, me dhjetë kuti brenda që po vjen vërdallë prej mëngjesit nëpër Tiranë, pa gjetur mundësinë më të vogël për të shkarkuar manipulimin”.

Natyrisht jemi shumë dakord që deputeti socialist i Beratit, në qoftë se është në zotërim të një informacioni kaq të hollësishëm dhe komprometues për një çështje kaq të debatuar, si “krimi elektoral” ndalesa e parë duhet bërë në Prokurorinë e drejtuar nga Ina Rama.

Megjithëse mesazhet e kriptuara të deputetit Brace i zbardhëm në letër askush nuk ishte në gjendje të deshifrojë çfarë ishte ky “furgon i bardhë”, i cili na gjezdiska nëpër Tiranë sikur të ishte një fantazmë i mbuluar me një çarçaf të bardhë.

Sigurisht ky furgoni i bardhë që vozit nëpër rrugët e kryeqytet është aneks i një fantazie të shthurur komplotiste, që libretisti i PS-së ngre për të pasur gati, në rast humbje, një parafabrikati alibie manipulative.

Sakaq të gjithë, ne, kemi kuptuar se në çdo konferencë për shtyp Edi Rama na jep për median një mesazh dy kuptimesh. Së pari që Partia Socialiste po fiton bashkitë e mëdha. Dhe së dyti po humbëm Tiranën fajin e ka Saliu, që vozit nëpër Tiranë një “furgon të bardhë” të mbushur plot me fletë votimi. Gjithsesi është një fyerje intelektuale vetëm po ta mendosh si skemë manipulative një gjë të tillë. Padyshim një lider politik që përdor kësisoj metodash dezinformimi, që do të kish zili sigurimi, është i padenjë për të qenë interpretues i interesave publikë. Me sa mend ai nxjerr deputetë të republikës për t’i dhënë besueshmëri një sajese, edhe pse taktike shërben si shtysë parake kompaktësimin e rreshtimin përpara numërimit të kutisë.

Frika e humbjes po prek sistemin emocional të Partisë Socialiste, që sa më shumë duartroket në konferenca, aq më shumë thellohet rezultati pro ndryshimit. Është një frikë që përjetohet si dramë kolektive. Në qendër të fokusit është padyshim Tirana, që vendos gjithnjë fatet politike të vendit, ngase ka pjesën më të madhe të popullsisë.

Si do që të jetë puna e furgonit të bardhë, një gjë është e padiskutueshme pas zgjedhjeve vendore 8 majit. Pavarësisht se kusht fiton, Shqipëria me këto zgjedhje konfirmoi për të gjithë mohuesit se ne jemi një demokraci funksionale dhe jo një regjim gedafian, kemi  të gjithë ingredientët e demokracisë që i duhen një vendi dhe kjo gjë padyshim sjell si rrjedhojë edhe përparimin e mëtejshëm, tashmë me hapa të shpejtë të Shqipërisë drejt integrimit europian që ngërçi politik i stisur si krizë nga opozita po ngadalësonte procesin. Një vend normal demokratike, me institucione dhe kulturë politike që po konsolidohen dita-ditës. Ndoshta në pamje të parë duket se rezultati është pozitiv për Partinë Socialiste si numër njësish vendore, por kemi një refuzim domethënës të Ramës nga kryeqendra e Shqipërisë, c’ka hedh poshtë të gjithë fabulën me ujk të opozitës në këto zgjedhje. Kështu që, refuzimi i fabulës së Ramës për një votim politik vjen arsyeshëm sepse metropoli më i madh i vendit do të kishte votuar kundra Partisë Demokratike.

Mirëpo ne po kuptojmë nga numërimi i çdo kutie votimi në Tiranë, që rezultati midis dy kandidatëve të dy partive kryesore është i aq i ngushtë, sa që në mëngjes kemi në avantazh njërin dhe pasdite kemi tjetrin. Rezultati jo fitimtar i kandidatëve të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” në bashkitë e Elbasanit, të Lushnjës, të Pogradecit, ku duhej të fitonte sipas llogarive para zgjedhore, vjen për shkak jo se koalicioni nuk ka funksionuar si duhet apo është përzgjedhja e keqe e kandidatëve, por është se kultura politike në këto qytete është e papërgatitur moralisht për të kapërcyer këto pengesa. Sepse është e pamundur të kuptohet ndryshe kur kemi raste në bashki të ndryshme, ku PD-ja si forcë politike ka marrë më shumë vota se PS-ja, ndërsa kandidati i PS-së është fitues. Një arsye tjetër është se Partia Demokratike duke treguar një pjekuri politike në këto zgjedhje vendore, me një fushatë shumë qytetare dhe alternativash, ndërsa PS-ja në një fushate të ashpër negative, me akuza të rënda e shpifje të ulta. Kjo fushatë e PS-së edhe pse konfirmoi votat në Vlorë dhe Korcë, nuk funksionoi në Tiranë dhe në Durrës, si qytete ku janë të koncentruara kulturë, informacion dhe reflektim qytetar më shumë se në çdo qytet tjetër.  Në fund duhet përmendur në fakt që Edi Rama ndodhet në rrezik pasi sipas gjasave Basha është drejt fitores në Tirane dhe për shkak të ngjyrës që vetë Rama i dha këtyre zgjedhjeve dhe rëndësisë që ka Tirana, nuk e di se si do ta justifikojë këtë disfatë. Fitorja e Shijakut dhe Kavajës, si Haxhi Qamili në kohë, nuk besoj që do të jetë një ngushëllim i mjaftueshëm nëse Rama humbet Tiranën.



(Vota: 21 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora