E marte, 07.05.2024, 08:26 PM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Çfarë është kombi?

E merkure, 18.05.2011, 07:48 PM


Çfarë është kombi?

 

Nga Faik Krasniqi

 

Deri më sot kemi dy teori të dy shkollave rreth konceptit komb, asaj gjermane dhe franceze. Sipas asaj gjermane, që të jesh gjerman duhet të kesh lindur i tillë. Pra përkatësia përcaktohet në vijë gjaku. Ndërsa për shkollën franceze, që të jesh francez, duhet të sillesh si francez, të mbartësh gjuhën dhe kulturën franceze dhe të jesh qytetar francez. Shkolla e parë frymëzoi më vonë idetë raciste dhe shoviniste të karakterit nacionalist ndërsa shkolla e dytë i përkon realitetit pasi kombi i pastër dhe homogjen është thjesht një mit dhe ka ekzistuar vetëm në mendjet e sëmura. "Janë njerëzit që bëjnë qytetin dhe jo muret apo anijet pa njerëz"- thoshte strategu Nicia në 413 para Kohës sonë të re. Kombi pa njerëz është entitet abstrakt, ashtu si çdo komunitet. Në fillim ekziston individi dhe qeliza themelore e shoqërisë, familja. Është individi që degëzohet në pluri identitarizmin e tij, ku hyn edhe identiteti kombëtar që është themeli i ekzistencës së një kombi. Për formësimin e këtij identiteti hyjnë në lojë një sërë faktorësh ku origjina e individit nuk luan ndonjë peshë relevante. P.sh - Pjesa dërrmuese e popullatës së Malit të Zi pretendohet se janë shqiptarë të sllavizuar. Mbretëria që u ngrit mbi rrënojat e Zetës mesjetare do gllabëronte tokat shqiptare deri në shekullin 20 dhe do ishte krahu i djathtë i ideologjisë shoviniste serbe. Ku qëndron e përbashkëta mes një shqiptari dhe një shqiptari të sllavizuar meqë i përkasin të dy të njëjtës 'kombësi''? Ndoshta shqiptari i sllavizuar pushton më butë se një sllav i lindur?

Ideja edhe për rastin e një fëmijë polak që do adoptohej nga një çift suedez që në lindje. Vetëdijesimi i tij do synonte identitetin suedez dhe jo atë polak meqë e 'lidh'' gjaku.

 

(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora