E enjte, 24.07.2025, 10:27 PM (GMT+1)

Mendime

Astrit Lulushi: Sfond i përparimit

E merkure, 18.05.2011, 12:16 AM


Sfond i përparimit

 

Nga Astrit Lulushi

 

Luftë deri në shkatërrim; këtë kah marrin përpjekjet kur mungon besimi. Por nuk ka qenë gjithmonë e tillë. As nuk filloi kështu. Edhe mes Rilindasve që kërkonin përparim, tensionet ekzistonin, por jo pa besimin në idenë për luftë deri në përsosmëri.

Optimistët, mes shqiptarëve të viteve 1990, besonin se një ditë të gjithë mund të bënin një jetë të denjë e të lirë, pa kërkuar troje të huaja për të gëzuar ato që klika u kishte mohuar në vendin i tyre. Si Adami, ata u pushtuan nga idea se jetën mund t’a bënin më të mirë duke u shkëputur nga tutela dhe shpërfillur cdo arsye të diktuar. Ishte nga kjo ide, që shumë prej tyre të pësonin fatin biblik, duke ikur si të dëbuar nga "kopshti i lulëzuar."

Disa mendonin se Shqipëria mund të bëhej "Zvicër e dytë" a vend i bollëkut, kusht për jetë të qete e në harmoni. Edhe ata që i kishin shërbyer me zell diktaturës ose fatin a mirëqenien e tyre e kishin lidhur me 'të, filluan të besonin se të lirë nga vetja mund të

përmirësoheshin. Të tjerë mendonin se edhe nëse nuk donin, shqiptarët me detyrim duhej të cliroheshin. Disa besonin në ideologji, të tjerë në komb e gjuhë të pastër. Disa mendonin se ishtë arsimi i lirë, shkenca e teknika, të tjerë thonin se pasuritë natyrore, mbi tokë e nëntokë, do t'a shpëtonin vendin. Disa besonin në ligje të urta, të tjerë në liri pa kusht, anarki. Cështja ishte jo nëse duhej, por në ç’mënyrë të ndodhte ndryshimi për më mirë.

Idea e përparimit përbën sfondin e një shoqërie, ashtu si mbas cdo veprimi qëndron mendimi. Cdo zhvillim, veprim a hap, pa një farë përparimi, është si fitorja e njerës palë në dëm të palës tjetër dhe jo për të mirën e përgjithëshme. Nëse sjellja njerëzore mbetet e

pareformueshme ose nuk përmirësohet, atëherë politikat shoqërore, ndryshimi i qeverive a sistemeve bëhen vetëm për të sunduar.

Idetë nuk kanë kufi. Si rrjedhim, prej tyre, të paktën në parim, duhet të përfitojë gjithë shoqëria. Në rast të kundërt, idetë janë thjesht mashtruese. Kur fjalës "përparim" njëri krah i vë thonjëza ironike dhe shprehja "përparimtar" shpërdorohet nga krahu tjetër, diçka

shqetësuese duket se ka ndodhur; njerëzit kanë humbur besimin në idenë e përparimit, pa të cilën shoqëria nuk është në gjendje të ndryshojë a përmirësohet si një e tërë, prandaj ia vlen të mendohet për rikthimin e tij.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx