Mendime
Hilmi Saraçi: Etika e të shkruarit dhe të krijuarit
E shtune, 21.05.2011, 07:58 PM
Etika e të shkruarit dhe të krijuarit
Nga Prof. Hilmi Saraçi
Në kohet e fundit sikur kanë vërshuar të botohen libra të llojeve të ndryshme. Kjo është me rëndësi të veçantë: të krijojmë dhe të botojmë sa më shumë libra (vepra) për letërsinë , gjuhën, shkencën ,historinë tonë kombëtare, për t’u njohtuar sa më mirë dhe për t’i hapur rrugë më të qartë të ardhshmës tonë.. Por gjatë këtyre botimeve të librave (veprave), sikur mungon një shikim dhe vlerësim i duhur për botimin e tyre, prandaj për këtë arsye po shkruhen dhe po botohen libra (vepra) pa kritere të nevojshme letrare (artistike), gjuhësore ,historike dhe shkencore. Libri i shkruar ( i hartuar) botohet me gabime lëndore , gjuhësore, përmbajtësore , artistike e të tjera .Kjo lakmi për të shkruar pa njohuri (profesionale) është mjaft e pranishme dhe sikur çdokush po vrapon të shkruaj (të shkarravisë) diçka dhe të tregohet se është krijues i veprave letrare , shkencore , historike e të tjera Kjo nuk është në rregull dhe nuk përmbushë etikën për të shkruar dhe për të krijuar. Për këto nuk brengoset autori. mandje edhe të tjerët që shohin këto poblikime të qoroditura. Përkundrazi vepra vlerësohet lartë si në fushën artistike- letrare ashtu edhe shkencore nga redaktori dhe recensenti i veprës. Këta vlerësues: redaktori , recensenti , redaktori gjuhësor e te tjerë sikur nuk e lexojnë me kujdas (ndoshta edhe fare nuk e lexojnë) veprën dhe pa ndonjë përgjegjësi japin mendime të favorshme për botimin e veprës . Kështu kemi shumë libra (vepra) që janë botuar pa kritere të duhura letrare, gjuhësorë , shkencore , historike dhe artistike . Në këto libra (vepra ) të botuara hasim , përveç këtyre mangësive (dobsive) edhe plagiate të llojeve të ndryshme të cilat pa u turpëruar përvehtësohen nga autori i veprës, pa venë thonjëza dhe pa fusnota ..Për këto, për habinë tonë nuk ka reagime serioze.nga të tjerët që merren me skrime publicistike , letrare, historike dhe shkencore…
Nuk egziston kriteri obligues për vlerësimin e veprave
Sipas rregullave dhe parimeve letrare dhe shkëncore këto libra (vepra) është dashur të vlerësohen dhe të korrigjohen me vëmendje dhe pastaj të lëshohen për botim, më në fund edhe të promovohen. Mirëpo rregullat demokratike sikur nuk brengosen për të ndërmarë diç të tillë dhe për të ndërhyrë në këtë fushë. Sikur çdo njëri mund të shkruaj gjithçka. Veprat që përgatiten për botim sipas rendit duhet afruar për marrjen e CIP-it pranë Bibliotekës Universitare (në Prishtinë). Mirëpo kjo është një “formalitet” i dorës së veçantë sepse çdo vepër që afrohet në këtë institucion univerzitar pa kurfarë pengese e merr këtë shenjë që tregon botimin e saj në mënyrë të drejt dhe parimor. Këtu nuk egziston kurfarë kriteri obligues për vlerësim të veprës, prandaj nuk di çfarë misioni kryen kjo administratë kulturore (arsimore) univerzitare në këtë fushë. Është mekat të shohesh dhe të lexosh disa vepra që kanë shenjën e Cip-it nga Biblioteka Univerzitare e Priahtinës. Ato (veprat ) janë të dobta , pa ndonjë përmbajtje , pa ndonjë ndërtim artistik, pa ndonjë ide që kishte për të tërhequr lexuesin. Kjo dihet se nuk është në punën e tyre për të vlerësuar veprat që botohen . Mirëpo kjo ka rëndësi të madhe për autorin dhe librin e tij që botohet…Në këtë fushë duhet të ndryshojë dhe të ndërmirret diçka në të ardhshmen me qellim të përmirësimit dhe të afirmimit të veprës që përgatitet për botim…
Tradita e vjetruar promovuese e veprave
Është bërë gjithashtu traditë që veprat (librat) që botohen të promovohen. Kështu autori i librit do të prezentohet para lexuesit me punën e bërë si krijues i veprës letrare , shkëncore e të tjera . Mirëpo si bëhet dhe si organizohet promovimi i librit në disa mese tona dhe çfarë efekti sjellë ky promovim. Shpeshherë efekte të pakëndëshme dhe të papranueshme për lexuesin. E gjithë kjo varet nga organizatori , respektivisht nga përkrahësit (simpatizantët) e autorit , sidomos nga institucionet tona kulturo-arsimore që janë përkrahës, organizatorë për promovimin e librit, përkundër vepres që është mjaft e dobët. Këto institucione (organizata) zponzorojnë edhe botimin e tyre, pa menduar se këto vepra nuk meritojnë të sponzorizohen. Këtu qendron edhe përpjekja për ta parashtruar këtë problem para opinionit të gjerë lexues…
Vushtrria vend i njohur për shkrime dhe promovime
Si në shumë vende të tjera edhe në Vushtrri janë promovuar dhe rregullisht promovohen veprat e autorëve vushtrrias, por edhe të tjerëve. Kjo është për t’u lavdëruar.kur interesimi për të marr pjesë nuk mungon. Mirëpo ç’rëndësi ka ky promovin , nese për veprën flitet vetëm për anët pozitive (që shpeshherë mungojnë), e sidomos kur flitet më tepër për autorin , punën e tij , biografinë dhe të kaluarën dhe të tashmen e tij, me lavdata dhe merita të mdha të cilat nuk i ka pasur dhe as tani nuk i ka . Asnjëri nuk flet dhe nuk analizon veprën si terësi me vlerat por edhe të metat që ka , sepse nuk është praktikuar që të flitet për të metat dhe mangësitë e vepres. Kjo sikur është e tepërtë në këto raste.. Kështu kryhet promovimi me vlerësime të nivelit të lartë artistik, letrar dhe shkenor si nga redaktori, si nga recensenti si dhe nga të tjerët që dëshirojnë të tregohen se janë njohës të veprës .
Më tepër flitet për autorin se sa për vepren që promovohet
Ata fare pak japin vlerësime për veprën,më tepër lavderojnë autorin për “punën e madhe që ka bërë”.. Kohë ma parë kjo dukuri ishte e pranishme me rastin e promovimit të librit të Fahri Buçincës në Vushtrri. Salla e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” ishte e mbushur. Shumë dashamirë të librit dhe tëartit kishin ardhur të shohin se ç’përfshihet në librin e Buçincës që kishte të bëjë për zhvillimin e kulturës fizike në Vushtrri gjatë disa periudhave kohore. Mirëpo vepra fare pak u analizua , pa ndonjë verejtje dhe dobësi për librin. Përkundrazi u vlerësuar lartë nga redaktori, recensenti e disa të tjerë..Vlerësimi ishte se kjo vepër është mjaft e rëndësishmë (që edhe unë pajtohem) por kurkush nuk paraqiti mangësitë dhe dobësitë e pranishme në këtë vepër që sipas mendimit tim nuk ishin të padukshme në aspektin gjuhësor, lëndor, shkencor dhe artistik Gati e terë atmasfera promovuese kaloi rreth biografisë së autorit dhe bashkëshortës së tij, Naxhit.. Kjo ishte e tepërt dhe mjaft e mërzitshme për të pranishmit.. Gjatë këtij prezentimi autori i librit doli si një studius i zellshëm në fushën e krijimtarisë dhe të zhvillimit të artit në përgjithësi, sidomos në fushën e kulturës fizike, jo vetëm në rrethin e Vushtrrisë nga është autori., por edhe më gjerë . Këtu nuk ka kurgju të keqe të lavdërodet dhe të afirmohet autori siq është z. Buçinca , për të cilin kam respekt dhe konsideratë për punën e tij si publicist, krijues dhe veprimtar, por kjo sikur ishte e tepërt. Në këtë fushë mungon përkrahja ndaj disa krijuesve që kanë merita në fushën e krijimtarisë publicistike, letrare , shkencore e të tjera…
Promovim i përgatitur me mangësi të vogla
Pas një intervali të shkurtër kohor u bë promovimi tjetër, kësaj radhe i librit të Avdylkadër Galicës , gjithashtu nga Vushtrria . Vepra kishte të bëjë me aktivitetet kulturore dhe shoqërore në qytetin e Vushtrrise , që nga viti 1916. Organizimi ishte në nivelin e duhur, në krahasim me të tjerat (promovime), me shumë pjesëmarës (artdashës) që gjithashtu kishin mbushur sallën.e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri. Vepra u vlerësua lart “si një përpjekje e sukseshme e autorit”…. Mirëpo edhe gjatë këtij promovimi nuk pati asnjë që do të fliste për dobësit e veprës, që gjithashtu ishin të pranishme dhe mjaft të dukshme. Pra, u folë vetem për vlerat e veprës si terësi dhe nuk u preken mangësit Mirëpo kjo dallonte nga promovimet e mëhershme , sepse pak u folë për biografinë e autorit duke munguar lavdatat ndaj tij, më tepër ishte e pranishme analiza dhe rëndësia e veprës. Kjo edhe u prit mirë nga të pranishmit. Shemsi Mehmeti (redaktor) dhe Vehap Shita (recensent) me fjalën e tyre mjaft përmbajtësore arsyetuan mangësit e veprës dhe përkundër asaj që nuk folën për këto mangësi të pranishmit ishin të knaqur me promovimin e librit të Avdylkadër Galicës…