E premte, 02.05.2025, 08:16 AM (GMT+1)

Mendime

Blerim Çoçaj: Debatet e (pa)kontestueshme

E shtune, 21.05.2011, 07:57 PM


Debatet  e (pa)kontestueshme

 

E drejta për të debatuar  është  një nga  të drejtat elementare    mbrojtura  me rregulla ligjore. Ajo përmban  të drejtën demokratike  të një shoqërie  pluralë dhe civilizuese për të diskutuar, polemizuar, konstatuar, vlerësuar pozitivisht  apo negativisht, proceset politike  sociale kulturore  brenda një shoqërie  me interesa të shumta  klanore.

 

Nga BLERIM ÇOÇAJ

 

DEBAT-I.  Ky term latin në shoqërinë tonë ende është në fazën e gjetjes së një kuptimi. Pesha dhe rëndësia i këtij termi, tek ne çdo ditë po bëhet më shumë e kontestueshme, për dallim nga  shoqëritë e tjera demokratike,  apo ato shoqëri që kanë  pretendime  për zhvillimin e demokracisë njerëzore. E drejta për të debatuar  është  një nga  të drejtat elementare    mbrojtura  me rregulla ligjore. Ajo përmban  të drejtën demokratike  të një shoqërie  pluralë dhe civilizuese për të diskutuar, polemizuar, konstatuar, vlerësuar pozitivisht  apo negativisht, proceset politike  sociale kulturore  brenda një shoqërie  me interesa të shumta  klanore. Në vendet të cilat pretendojnë zhvillimin e demokracisë,debati përmban  antagonizmin  dhe  kritikën e interesave  të ngjyrave të shumta. Në Kosovë, ndërkaq ky term që e ka  prejardhjen nga latinishtja “përkthehet” më shumë në aspektin negativ se sa ashtu siç shpjegohet në fjalorin e gjuhës shqipe. Nuk kemi diskutime  të gjëra  dhe të hapur. Debatet e ndryshme të cilat organizohen sot në Kosovë, nga shoqëritë civile dhe mediat elektronike, për përfaqësuesit politik, më shumë shërbejnë për të hedhur ‘spica’ ndaj njëri-tjetrit se sa për të marrë ide nga  ekspertët,intelektualët  dhe qytetarët  për çështje të caktuara.  Kushtetuta e  Kosovës është njëri nga shumë rastet e veçanta, që tregon se sa të  kontestueshme kanë qenë debatet e organizuara. Pak kohë  para      hyjë në fuqi, Kushtetuta e Kosovës,tre vite më parë,u dërgua tek qytetarët  nëpërmjet  debateve publik. Qëllimi i këtyre debateve  ishte marrja e mendimeve lidhur lëshimet dhe plotësimin eventual me ndonjë element shtesë të Kushtetutës  së Kosovës. Të gjithëve na kujtohen reagimet  e shumta të shoqërisë civile,mediave,analistëve,intelektualëve dhe të qytetarëve që kishin rreth mangësive të  Kushtetutës. Reagimet e  tyre  në këto  debate  ishin nga më të ndryshmet. Ata nuk kërkonin asgjë më shumë se sa heqjen e disa neneve dhe disa elementeve të tjera të Kushtetutës, të cilat sot po kërkohen nga vet përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike. Tre vjet pas, politikanëve tanë po ju dalin sugjerimet e ekspertëve, analistëve,dhe qytetarëve  se  Kushtetuta e Kosovës nuk ka qenë  në mesin e kushtetutave më moderne në botë. Ajo që në ‘start’ paska pas  nevojë për ndryshime. Por, për  ta kuptuar  se Kushtetuta nuk është në mesin e kushtetutave më moderne në botë, u deshtë të rrëzohen “për tokë’,dy presidentë të cilët fort ishin lidhur ngushtë me atë pozitë. Anëtarët e komisionit të Kushtetutës,kësaj radhe bashkë me ndryshimin, do të duhej të ndryshojnë edhe qëndrimin rreth diskutimeve, politizimeve dhe kritikave që vijnë nga ekspertët, analistët  dhe qytetarët. Nuk do të ishte mirë që sugjerimet e kësaj shoqërie t’i hedhin poshtë ashtu sikur para tra vitesh. Debati, edhe për shoqërinë tonë e cila pretendon të jetë demokratike do duhej të jetë i pakontestueshëm, jo vetëm me rastin e ndryshimit të Kushtetutës,por edhe të ndryshimeve të ligjeve zgjedhore... E drejta e debatit  në çdo shtet demokratik nënkupton  edhe angazhimin  e qytetarëve  në debate që mund të jenë të natyrës  së ndryshme. Ata duhet të kenë të drejtë  të barabartë  kushtetuese  dhe ligjore, për të shprehur  mendimin  e vet. Një e drejt e tillë është e mbrojtur edhe me konventat ndërkombëtare. Debatet për çështje të rëndësishme, do të duhej të jenë të hapura në të cilat mund të marrin pjesë edhe qytetarët e intelektualët e pavarur, e  jo i mbyllur për opinionin ku marrin pjesë vetëm politikanët. Në rastin e ndryshimit  të Kushtetutës, por edhe të ndryshimeve të ligjeve në të ardhmen, duhet të njihet e drejta e debatit pa marrë parasysh tipin e debatit dhe të replikës. Ai duhet të jetë pakontestueshëm e jo sikur deri më tash siç është praktikuar që të  kundërshtohet dhe të kontestohet.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx