Mendime
Xhevat Rexhaj: Istogu i natyrës dhe njerëzve të urtë
E diele, 22.05.2011, 07:58 PM
ISTOGU I NATYRËS DHE NJERËZVE TË URTË
Nga Xhevat Rexhaj
Shumë miqë dhe shokë e gjithashtu edhe familjarë të mi shpesh më pyesin kur gjindem në Istog se pse more burr po vie aq shpesh nga Zvicrra, duke shtuar se tani më nuk ka votime dhe zgjedhje e besa këtu nuk e ke as nënën e as baban gjallë? Une me shpejtësi u përgjigjem, pa as një fije patriotizmi por me sinqeritetin tim; o miq une po vij për Istogun dhe për miqët, familjarët dhe shokët e mi nga Istogu e më gjerë.
Kosova e jonë e pavarur është shumë e vogël, ama shumë e mirë, Istogu është i vogël në Kosovën e vogël por është parajsa e së mirës, në të jetojnë njerëz të urtë, të qetë dhe punëtor, njerëz që e duan vetë Istogun por ama edhe e duan Kosovën. Ky Istogu i ynë njihet shumë për erën e fortë, që nga njëher përmbledh ajrin me shumë kilometra në orë, nganjëhere bënë edhe dëme materiale, mirëpo istogasit janë mësuar me dallga të ndryshme jetësore andaj edhe këtë fenomen natyror e marrin me ftohtësi dhe me relaks ngase kjo së paku u vjneë nga natyra. Në istog shpesh kapërthuren veriu dhe jugu, kur fryen veriu nuk ka shi por ama kur fryen jugu vjen bereqeti, dhe ua shton bereqetin istogasve, të cilët punojnë pa pra në fusha dhe në ara për të siguruar ekzistencën e jo të jetojnë nga ndihmat socilae.
Pse të mos shkoi në Istogun tim të dashur, aty ku kalova jetën 30 e më shumë vite, aty ku kam varret e prindërve dhe familjarëve të mij, aty ku ka shumë varre të njerëzve të mëdhenj dhe të urtë istogas, aty ku dikur ishte lugu i famshëm fatkeq i shkive, aty ku ne istogasit pa zhurmë e bujë luftonim kundër makinerisë së tyre rrahëse e vrasëse, aty ku ne shkollarët mësonim se durimi dhe dija e përbijnë dhe e largojnë të keqen, aty në Istog ku uji i ftohtë i burimit largon të këqijat dhe ajri i pastër ofron të mirën, ofron relaks dhe qetësi e dashuri në mes njerëzve, ah Istogu që sjell tërë Kosovën në mrekullin ekonomike të quajtur TROFTA, ku shërbejnë djem dhe vajza të reja me pamje të bukur me mijëra mysafirë, aty ku nuk ka sharje dhe përleshje bandash, aty ku familjet kosovare në qetësi perëndimore ushqehen, bisedojnë dhe frymohen për javën në vijim.
Istogu i vogël i njerëzve të mëdhenj, i qytetarëve paqësor në mes veti, Istogu me begati të shumta natyrore, me tokë shumë pjellore e me firma private që punësojnë me qindra e mijëra të rinjë që ushqejnë familjet e tyre, Istogu i rregulluar për bukuri, Istogu me gjelbërim, me pastrim rrugësh dhe me një kulturë e edukatë të mirë familjare, Istogu buzë Bjeshkëve të Nemura, mrekulli dhe pasuri e rrallë.
Po si të mos jetë kështu kur edhe vetë i pari i komunës është njeri i punës, njeri i qytetarëve, njeri që gjen kohën për hallet e tyre, njeri që lirishtë edhe në kohën e lirë rrinë ulur me të gjithë ata që duan dhe dëshirojnë, të tillë janë istogasit, njerëz të rrafshit dhe të bisedës, të jo mendjemadhësisë dhe kapriciozitetit, por thjeshtë qytetarë të qytetarëve të vetë. Këtë që e them e vërteton edhe vetë realiteti, një ditë të bukur me diel, kryetari i im dhe i gjithë Istogut, pas orait të punës më thotë se do shkojmë në Bjeshkët e Istogut gjerë te Livadhet e Buta dhe Maja e Re, për të parë për së afërmi ndërtimin e rrugës bjeshkore që bashkon atë me rrugën tjetër të Gurrat e Bardha. Ishte mrekulli të ngjiteshe në ato Bjeshkë,në atë bukuri që na e ka falë natyra, por shumë interesant edhe për mua ishte se i pari i komunës Z. Haki Rugova dinte dhe njihte çdo maje dhe çdo luginë e kodër të Bjeshkëve tona të Nemura, u mahnita nga dituria e tij për Bjeshkët tona, por nuk u çudita duke njohur dhe ditur intelektin dhe diturinë e tij, atje gjetem edhe shumë bjeshkatarë me kopetë e tyre, të gjithë ishin të kënaqur që rruga bashkonte dy anët bjeshkore istogase, ashtu siq jemi të bashkuar ne istogasit në mendjet dhe qëndrimet tona.
Mbrëmjet në Istog tubojnë njerëz dhe familje nepër kafe dhe restaurante të ndryshme, ndersa mëngjeset janë të kthjellta me freski, kurse frymëzimin për një ditë të mirë ta bënë Radio
Istogas kudo që jeni, të krenohumi me komunën dhe qytetarët e komunës sonë, kemi arsye për këtë.