E enjte, 01.05.2025, 05:07 PM (GMT+1)

Mendime

Albert Shabanaj: Qeveria e cila mendon serbisht dhe flet shqip

E marte, 24.05.2011, 07:59 PM


QEVERIA E CILA MENDON SERBISHT E FLET SHQIP

 

Mendoj se kemi arritur ne piken e rrezikshme,ku njerëzit pajtohen edhe me anën me te mbrapsht te mundshme te zhvillimeve qe po ndodhin ne shoqerin tone. Është ky një qëndrim alarmant dhe vetëvrasës  për një shoqëri, nga e cila ne vazhdimësi po improvizohen udhëheqje shume te rrezikshme për ardhmërinë e vendit tone.

 

Nga Albert Shabanaj

 

Vetëvendosja e idealeve te Adem Jasharit,po përballet me mercenar komunist te Serbisë, te tipit Ali shukria&CO, te se kaluarës tone te hidhur...!

Ashtu si ne te kaluarën e skëterrave bolshevike ne Kosove,shqiptaret po përballen me mbeturinat e shoqërisë te tipit Shukria&CO atëherë dhe Thaciane sot(...) Te cilët ne enklavat e vetë miratuara serbe nuk guxojnë te bëhen fare te gjallë!... Edhe atë bot,fatkeqësisht sikurse edhe sot, kur Kosovën, e vizitonin Serbo-sllavet, çdo here kishte rrahje dhe burgosje te ndërgjegjes kombëtare! Edhe sot si dikur kundër aktivisteve te ndërgjegjes kombëtare, dhuna policore zotëron mbi vullnetin e popullit, ne mbrojtje te emisarëve te një shteti armik i përbetuar i cili na terrorizoj mbi 100 vjet,kjo sipas mendimit time, shënon pasqyrimin e fundit te një qeverie shitëse te interesave kombëtare,vasale,perfide dhe e rrezikshme për te ardhmen e vendit tone.

Nga këto rrjedha te fundit dhe rrjedhat tjera te kësaj qeverie Thaçi 2,qe po ju afrohen 100 ditshin  qeverisës,është lehte për t’u kuptuar se,për pos dështimeve ne qeverisje për çdo lëmi jetësore,mundemi te konstatojmë se edhe negociatat me Serbinë, janë  ogurzeza për te ardhmen e vendit tone,meçe  janë afër koncesioneve te reja ndaj Serbisë. Sipas mendimit time,kjo është edhe arsyeja e despoteve qeveritar për te përdoruar dhunën kundër protestuesve te ndërgjegjes kombëtare,kjo ne njërën ane dhe anën tjetër ishte edhe paralajmërim violent ndaj atyre qytetareve te cilët eventualisht nuk pajtohen me shitjet qe po  bëhen ne dem te Kosovës dhe qytetareve te saj;ne ketë sfond vërejmë se për nga karakteri dhe mentaliteti,qeveria e sodit nuk dallon me ato qeveri te kaluara te karakterit bolshevik, te Ali Shukris,Rrahman Morinës &CO. Ndonëse edhe sot vazhdohet me metoda te njëjta terrori për te bindur dhe gjunjëzuar popullin shqiptar. Le ta marrim me mend se, ne vend qe t’i mos lejohet hyrja ne Kosove,shkuat Stefanovic,nga se ai përfaqëson shtetin i cili 100 vjet,ka vrare,dhunuar,djegur,zhdukur mijëra shqiptar, duke shkatërruar tere infrastrukturën shoqërore e urbane ne mbare vendin tone,nga ana tjetër,ai shtet, vazhdon edhe sot e tere ditën duke mos lëne guri pa lëvizur për te keqen e vendit tone dhe pos shume e shume te këqijave ata vazhdojnë ende te financojnë dhe fryjnë strukturat e paligjshme te tyre(Serbisë) qe e mbajnë vendin tone, nder ethe nga tamponzonat e ngritura nga ata. Dhe një dite para se te viziton Kosovën,Shkau Stefanovic, ne një interviste për një te përditshme tonën,i pyetur nëse Serbia do ta ndalonte pengimin e funksionimit te institucioneve te Kosovës ne vendbanimet e serbeve, ai thotë edhe ketë: Nëse me pyesni për veriun e Kosovës,atëherë ne pyetjen e juaj, fshihet implikimi se ekziston një paralelizëm ne veri. Por ne veri e dini ju fare mire se, nuk ekzistojnë institucione paralele serbe ne veri te Kosovës,por ka intence për krijimin e institucioneve paralele nga institucionet tuaja,te cilat nuk funksionojnë fare. Pra edhe këtu si çdo here vërejmë se,serbet me planimetrit e tyre nuk pushojnë se punuari për ripushtim te Kosovës,se pakut te një pjese te saje. Ndonëse,Shkau Stefanovic,posa arriti ne Prishtine, ju kujtoj mercenarëve qeveritar se,këtu kame ardhur për te sjellë-mbrojtur kushtetutën e Serbisë,gjë qe provokuan reagimin e duhur ne vend te duhur te ndërgjegjes  kombëtare te Vetëvendosjes,qe fatkeqësisht kjo lëvizje vizionare dhe vërtete CLIRIMTARE,nuk po përkrahet sa duhet nga populli i vetemashtruar nga mashtruesit te vetë shpallur Çlirimtare...!

Populli ende nuk po arrin te ndërgjegjësohet për te vërejtur demonët qeveritar,qe po shfrytëzojnë aparatin shtetëror-policinë, meçe ushtri nuk ka për t’i mbrojtur shitjet e bëra dhe qe vazhdojnë te bëhen ndaj fqinjëve e ne veçanti Serbisë fashiste...

Asaj dite u keqpërdorua policia e Kosovës,duke te kujtuar policin e serbosllavise se dikurshme, kur vërsuleshin uniformat e policisë te kombinuara serbo-sllavo-shqiptare mbi protestues te ndërgjegjes kombëtare shqiptare, ne njërën ane dhe anën tjetër nuk shpëtonin protestuesit as nga agjentet civil te UDB-se pa u grushtuar dhe fyer deri ne alivanosje,mu ashtu si ditën e enjte 12.05.2011 qe ndodhi ne Prishtine, por ndoshta jo nga UDB-ja por nga  SHIK-u?!

 

MAI, DHE 100 DITESHI I QEVERISJES THACI 2 !

 

Sipas mendimit tim,asgjë tjetër nuk mund ta frymëzoi kaq shumë keq kryeministrin tone,sesa vetëdijesimi për gjendjen e tij te pashpresë...

 

Edhe Javët dhe ditët e muajit Mai ishin ashtu te errëta si vitet e tera te kaluara,qe mbahen mend si te krizave te shume llojshme dhe dështimeve ane e mbanë vendit,përplot kujtime te trishta(...)

Java e dyte e muajit Mai,filloi me absurdin e vizitës se kryeministrit Thaçi,ne Istamboll, ke vëllai i tij Erdogan,i cili njihet si një neootoman i përbetuar,i cili gjate një interviste për te përjavshmen politike Gjermane “DER SPIEGEL” nuk nguroi te shfaqe pretendimet e tija,për një ndikim ne tere territoret e ish sundimit Osman... Ne nenpyetjen tjetër te asaj te përjavshme Gjermane se,a mund ta kuptojmë si një  invazion turk? Ai përgjigjet: Jo klasik por te paktën invazion ekonomik dhe kulturor. Dhe... këtu si duket kryeministri i Kosovës, i është betuar Erdoganit si aleat i doktrinave turke neootomane,me ndërtimin e ndonjë xhamie tjetër ne Kosove,për te shpëtuar lëkuren e tij dhe radhës tjetër, nuk do te vëllazërohen meçe tani janë te vëllazëruar por Thaçi, dot e shpalle Erdoganin si baba te tij, e te “narodit te Bllacës dhe miletit te Kosovës”... Thaçi vizitën e tij ne Stamboll e arsyetoj me tezen e tij se, ishte mjaft e ngjeshur dhe me interes te veçantë për pjesëmarrjen ne konferencën e vendeve te me pak te zhvilluara e qe ne fakt janë vende tepër te prapambetura ne tersin e kuptimit te fjalës,dhe paramendoni nga ato vende na paska kërkuar kryeministri, investime dhe kjo lëvizje e tij sa është qesharake është edhe injorante dhe na sjelle sintezën e tezes se kryeministrit se ai, e sheh Kosovën me dioptrinë e shteteve si Zimbabve,Somalia,Haiti,Etiopia etj... Këtu besoj se nuk done shume komente strategjia e kryeministrit për zhvillimin e Kosovës,për deri sa kërkon investime nga ato shtete te shkallmuara te me larte cekura.

Ne vend se te shkonte ne Bruksel,për te festuar me Evropën me një strategji te ngjeshur për festen e ditës se tyre,ku vërtete është shpëtimi dhe prosperiteti i popullit tone,ne te gjitha fushat e mundshme qofshin politike,ekonomike,sociale,kulturore etj. Evropën qe shqiptarët e kane ëndërr te kamotshme qe një dite te jetojmë se bashku,qe një dite mos te vdesim dhjetëra besa edhe qindra njerëz duke kaluar ilegalisht kufij te ndryshëm për te arritur ne Evrope. Te bisedohet,te punohet dhe te arrihen marrëveshje me Evropën, qe mos te vazhdojmë te jetojmë si tani... si te vetmit te izoluar,qe për një vize te presim me jave dhe muaj te tere,qe mos te kemi nevojë te e ndërrojmë edhe identitetin-shtetesin,duke paguar hiq me pak se 5000 € policeve dhe matrapazëve serb,vetëm sa për te mundur me u futur ne Evrope. Kryeministri dhe te gjithë ne, duhet te  kuptojmë se Evropa, nuk është fajtore pse ne jemi kështu cfare jemi... Evropa nuk është fajtore se, qeveritë e Kosovës,shkatërruan ne total ekonomin dhe shiten e stërshitën te gjitha asetet me gjithë pasurin shoqërore për te mbushur xhepat e qeveritareve e hiq me shume. Evropa nuk është fajtore se, ne nuk po arrijmë  për dallim me te tjerët te bëhemi fare te gjalle dhe Evropa,nuk është fajtore e shume e shume poshtërsive qe e kane identifikuar dhe vazhdon si e tille te identifikohet Kosova  nga qeveritë kuislingë te saj...!

Janë mbushur 12 vjet qe kur nuk dihet asgjë për fatin e profesor Ukshin Hoti,për fatin e TRUNIT TE KOMBIT SHQIPTAR. Institucionet e Kosovës nuk kane bere asgjë për zbardhjen e te vërtetës se tij! Ketë te vërtete e pohojnë edhe familjaret e tij. Nuk besoj se kjo poshtërsi e institucioneve te Kosovës,mund te ketë ndodhur edhe diku tjetër ne mbare boten. Qe një personalitet vigan i qeshtjes kombëtare te shkon ne harresë si te ishte një hiq!!! Përderisa shkijet dhe shkinat e institucioneve te tyre vazhdojnë te i kërkojnë edhe kriminelet,terroristet e tyre me çdo kusht. Mua nuk me habit kjo pa skrupulli e institucioneve tona,sepse ata nuk janë te afte dhe jo te interesuar qe te i mbrojnë ata çlirimtaret e mbijetuar te Kosovës,te cilët çdo dite 24 Ore moralisht dhunohen, te cilët janë një numër i madhe qe jetojnë ne kushte jo njerëzore,invalid te luftës pa kulm mbi koke,pa medikacione te nevojshme etj. Përderisa qeveritaret vazhdojnë te jetojnë ne lukse dhe pasurim te tyre enorm nga shpërdorimet kriminale.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx