E enjte, 01.05.2025, 07:18 PM (GMT+1)

Mendime

Hysni Bytyçi: Replike me Kadri Manin

E marte, 24.05.2011, 05:57 PM


Lepurit mund t’ia fshehish veshtë, por pash nuk bëhet

 

Nga Dr. Hysni Bytyçi

 

Hiq i nderuar dhe i respektuar, Kadri [Os(Mani)  Laramani]. Jo që vetëm e ke humbë rrugën në oborr por po tregohësh se je i hunbur dhe vet..

 

Ti ke te drejt të mos pëlqen me mëndimet e mia, kjo është gjë normale, por nuk ke të drejt të mi imputon ato që nuk egzistojnë, nuk ke te drejt të më kualifikon në taborrin antikombëtar, të më shpallish avokat i Rramës i Qoses e tjera e tjera rrena që  i shpifë si të tekët  

 

Para  dy tre mujave unë i vura pikën korespodencës mes neve. Mëndova se një herë e përjet u lirova nga një laraman si që është Kadri Osmani, por dot, ti nuk merrë vesh se je matuf. Unë nuk jam avokat as i Ramës, as i Qoses dhe as i djallit. Kam qënë dhe mbetem avokat i atyre që trokitin në derën time dhe kërkonjë ndihmë juridike. Ti ke fillue të më kritikon vetëm për atë se unë mendoj me kokën time dhe nuk jam bashkëmendimtar i atyre që krijonë “engjej”, e iu bashkangjitë n si pulla postale. Ti Kadri Osmani e bën këtë se nuk ke aftësi me i darë gjërat sipas vlerës që e kan, por mendimi i “enngjillit” të juaj është alfa dhe omega tërë jetën. 

 

Kadri Mani, është një fjaël popullore cila thotë: “Lepurit mund t’ia fshehish veshtë, ta veshish me petka festive, por ai mbetem prap se prap lepër.” Pra ti Kadri [Os(Mani)] edhe pse gjat jetës satë bëre disa eskivazha, ndryshove mbiemrin, ndryshove besimin fetar, mbetish aty ku ishe dhe ma parë, një Kadri Osmani sharllatan që vrapon si Muqa pas Dajive.

 

Viteve 60-ta ishe një veprimtar i grupëve majtiste, tani je rreshtue në të djathtën më ekstreme. Në feminijë dhe rini e more një edukat në familje që predikonte besimin islame, tani po nënshkruhesh si Kadri Mani-protestant. Kësaj, Kadri Osmani shkurt ship i thojnë laramane.   

 

Ëshë e vërtet se njeriu ndryshon gjat jetës. Ndryshon mëndimit, përkatësin politike e fetare, kjo është fryt i demokracisë dhe sa i përket këtyre ndryshimeve unë kam respekt të posaqëm, por kjo edhe na tregon se kemi të bëjm me njeri që edhe pse i ka kaluar të shtatdhjetat akoma nuk e ka gjetë vetën. Mëndimin tënd e respektoj por jo edhe rrenat tua që tenton ti plason si të verteta. Disa here deri tani më ke thënë, dhe prap më quan antikombëtar, por kurr nuk e ke dhënë asnjë provë për antikombëtarizmin tim?!?!? E kam krituku dhe prap e kritikoj “Stalinin” e Ballkanit, Salih Berishën, dhe gjethëherë kam dhënë dëshmi. Ti për kritikat e dëshmuara më quan antikombëtar. Ti Salihin mund kesh edhe zot të cilit dhe ndosha i bënë namaz, por kjo ëshhtë dobësi e jote. 

 

Disa herë të kam shkrue, se Salih Berisha ishte furnizusi kryesor i derivatëve të naftës për pushtetin e Milosheviqit, kur OKB i kishte vuar embargo. Millosheviqi na digjte dhe piqte neve në Kosovë, me naftën që i jepte Salih Berisha. Salih Berisha ishte në krye të shtetit në vitin 1997, kur ai u shkatërrue tërësisht, Salih Berisha, tani i fali Greqis 300 km katror ujëra deti, e tjera e tjera marrinat e shumta të tia, por të vërbët si Kadri Osmani nuk i shohin gjërat në botën reale.

 

Ti Kadri [Os]Mani thue Pra, rryma kombëtare është ajo e orientimit kombëtar të dy burrave të mëdhenj: Dr. Rugova-Dr. Berisha, dhe rryma antkombëtare-tradhtare ajo e dy burrecave intrigantë Rama-Qosja, si dhe e lakejve të tyre të neveritshëm; kopila këta të cilët e dogjen Shqiprinë më 1997 dhe tash aktualisht u çartën dhe u tërbuan për ta marrë pushtetin me dhunë!! Po a ke sy more laraman me e shikue të vërtetën. 

 

A keni dijeni, kush ishte kryetar i shtetit shqiptar në 1997? Pse lejoi Salihi më u djeg shteti? Pse nuk e përdori ushtrin, policinë, gardën? Pse, Kadri Osmani pse, nuk ndermori masa ligjore? ato edhe ishin obligim. Salihi, zoti i yt, kishte dhënë betimin para Kushtetues se shtetin do ta mrojë në çdo mënyrë!!!

 

A ma në rrezik ishte shteti në vitin 1997, kur u shkatërrue deri në thëmel, apo më 21 janar kur “engjelli” i juaj )Berisha dhe Basha) dhanë urdhër me shti në demostrues duer thatë? A të kujtohet Kadri Osmani viti 1998, kur u vra Azem Hajdari? A të kujtohët, kur Sala i juaj deshti ta shfrytëzon situatën dhe të bën grusht shtet. Ai hyri me një grup demonstrues në kabinetin e Fatos Nanos, kryeministrit, cili kishte hik me kohë. Sala dola para masës me fotelën e kryeministri duke thënë masës të tubuar se, kryeministri hiku!!! Ishte nxjerr dhe një tank nga kazerma në rrugët e Tiranës... ? A të kujtohen këto ngjarje? Por atë botë asnjë demonstrues nuk u vra! Nuk u vra sepse në pushtet ishin socialistët, ishin në pushtet njerëz të pjekur politikisht dhe nuk shtinë në popull të vetë.  

 

Ti Kadri Osmani thue se socijalista janë hajdut! Ndoshta edhe mund të ketë në mesin e tyre dhe hajdut, por sa iu përket votave, deri tani kjo nuk është dëshmuar. Hajduti ma i madhë gjethëherë po deshmohet “pejngameri” i juaj, Salih Berisha.

 

Socijalistat e kan një mëkat të madhë që kurr nuk u falët. Mëkati i tyre është ai që në vitin 1997, pasi që u shkatërrue shteti në tërsi, ata nuk e nxorrën Salih Berishën para gjyit dhe më i dhanë denimin e miratuar

 

Po i japi fund, se si që thotë një fjal popullore, tupani rreh për atë që ka veshë, a sa të përket tyë Kadri Os-Mani, vëshët e sytë të kanë lënë qysh moti.



(Vota: 19 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx