E enjte, 01.05.2025, 05:39 PM (GMT+1)

Mendime

Krist Gjinaj: Kur është ditlindja e Muhamedit?

E merkure, 25.05.2011, 07:58 PM


Kur është ditlindja e Muhamedit?

 

Nga Krist Gjinaj

 

Deri me sot, janë dhenë shumë mendime, shkrime e falsifikime rrethë ditlindjes së Muhamedit, e muslimanet , festojnë ditet e ndryshme dhe datat e ndryshme.Në boten arabe, ditlindja e Muhamedit njifet me emrat si Milad, Milad an-Nabi, Mevlid Serif, Mawlid ar-Rasul, Yawm an-Nabi ose  Milad-un-Nabi.

Është e ditur se ai lindi ne vitin 570 në bazë të kalendarit Gregorian , mirpo data nuk dihet.Nga vitet në vitë ndryshojnë datat, shembullë ne vitin 2002 ditlindja e Muhamedit  u festua me daten 25 Maj , ne vitin 2002 me daten 4 Qershor, ne vitin 1999 me daten 26 Qershorë.Cuditërishtë se ne Malajzi ditlindja e tij festohet  me 12 Shkurt ndersa ne Dubai me 30 Mars.

Ndersa, shqiptaret e besimit musliman  festojnë ditlindjen e tij me 12 Prill (këtë vitë 2011) 

Udheheqesat e Kosoves por edhe të Shqiperis , shkojnë ne ditlindjen e Muhamedit , sikur të ishin duke shkuar atje që të marrin pjesë ne ndonjë  banket dhe nuk e dijnë se perse shkojnë, cka të thonë dhe si të festojnë.

Por cfarë qellimi ka festa e ditlindjes , ketë pergjegjje nuk është askush ne gjendje që të e sqaron.

Cila është data e saktë e ditlindjes  dhe perse luan aq shumë data nga dita në ditë.. ??!!

Udheheqesia e Kosoves dhe ajo e Shqiperis  ishin të pranishem ne festen e ditlindjes së Muhamedit sikur budallenjë të cilet se dinin se as pse kan shkuar.Nese festohet kjo ditlindje , atehere kjo duhet të jetë ndoj festë fetare islame dhe do të quhej ndoshta me një emerë e jo si emrat e cekur me lartë.Une shpesh kam kërkuar pergjegjje por kërkoj edhe sot se pse festat quhen Bajram , kush ishte Bajrami dhe cka ka lidhje kjo me islamin , por përgjegjje nuk kam marrurë askund deri me sot, edhe pse, ky është vetem një muaj por edhe ky muaj luan nga data në datë ashtu siq luan edhe festa e Bajramit te madhë ose të vogel.Numrimi i mujave islame llogaritet nga levizja e hënes, mirpo edhe nese i referohemi kësaj , atehere levizja e hënes nuk përputhet aspak me data e festave islame.

E kemi të kjartë se muaj i Ramadanit (Ramazanit ) është edhe ky një muaj i cili nenshtron muslimanet ne agjerim , mirpo , kjo nuk ka aspak të bejë me zbritjen e Kuranit në tokë nga ana e Zotit , sepse edhe kjo luan nga muaj ne muaj e jo vetem nga data ne datë.Të mbeshteturë në fakte dhe të dhena , ne kemi aq shumë fakte të cilat e hudhin poshtë zbritjen e Kuranit nga qielli ose qe Kurani të jetë fjalë e Zotit, kur e dijmë mirë se Kuranin e kan shkruar njerzit(judenjet) dhe e kan mbledhurë si liber 120 vite pas vdekjes se Muhamedit dhese , gjuha e Kuranit kurrë s´ka qenë gjuhë arabe sepse Kurani duhej të lexohej ne dialektin e Kurrejshve  (fisit të Muhamedit ) dhe për ketë shkak, kishte shumë grindje dhe probleme rrethë leximit dhe kendimit të Kuranit sepse nuk ishte e shkruar ne  arabishten totale arabe.Disa pretendonin se Kurani duhet të lexohet vetem ne dialektin e Kurejshve e vite me vonë u vendos që Kurani të kendohet e lexohet në gjuhen arabe dhe jo në gjuhet tjera.Aq sa është i pavertet shkrimi i Kurani , aq të paverteta janë edhe shkrimet në hadithe dhe data e lindjes së Muhamedit.

Poashtu,janë të pakta suret të cilat janë të shkruar ne kohen kur ai ishte vete Muhamedi gjallë dhe këto ishin shkruar me shumë nga judenjet e nxanun rob sesa nga Kurejshet ose ata që i rrinin Muhamedit afer.

"Surja me e vjeter që njifet deri me sot është ajo  që duhet  Sura Rasul Allah dhe është e shkruar nga Ibn Ishaq në vitin 767.Shumë mendojnë dhe besojnë se  ajo është shkruar 118 vjet pas vdekjes së Muhamedit  dhe kjo sure faktikishtë ishte  e humburë por ne vitin 833 u gjetë dhe u përserit  prapë  permes Ibn Hisham dhe në vitin 923 al:Tabari."  (The Life of Muhammad, A. Guillaume)

Êshtë shumë e rendesishme të ceket dhe të vihet ne dituri se Ibn Ishaq nuk e ka takuarë kurrë Muhamedin.

Dihet se Hadithet janë një pershkrim  i jetes së Muhamedit se cka beri ai , cka tha dhe si veproj.Ato hadithe që  tek muslimanet vlersohen si autentike dhe të besushme janë të Bukharit ku muslimanet bazohen në to dhe mbeshteten,mirpo bazamenti i tyre nuk është aq i sakte sepse dihet se Bukhari lindi ne vitin  199 pas hixhretit ( vitit 815 pas Krishtit) dhe lindi në qytetin Bukhara ne Uzbekistan e kjo verteton  se as ky personalishtë kurrë nuk e ka njohur e as takuarë Muhamedin sepse është interesante se  Bukhari lindi  përafersishtë 200 vjet pas vdekjes së Muhamedit  dhe hadithet  e tij nuk ka mundësi të quhen si të verteta dhe burim i vertetë , por muslimanet mbeshteten në këto hadithe duke i cituar vetem ato që u pelqejnë ndersa ato që flasin për masakrat dhe të bemet keq të Muhamedit  ato nuk i citojnë.Në përgjithesi Bukhari kishte 300.000 hadithe  e nga këto  2602 hadithe u vlersuan si autentike dhe të besuara  dhe 9082 me perseritje nga më të hershmet.Edhe pse mbedhja e haditheve është një gojdhenë ku muslimanet nuk mund të mbesnin pa ato sepse do të rrezikohej krejt egzistenca e Muhamedit , por si hadithet ashtu edhe shkrimi i Kuranit janë shumë largë nga  e verteta sepse janë shkruar pas vdekjes së tij dhe sot në besimin islam ato mundohen të e kompletojn njëra-tjeteren (Kuran dhe Hadithe ) që në ketë menyrë të formojnë një " fe " të vertet,sepse nese Kuyrani do të ishte i përkryer dhe fjale e Zotit , atehere nuk do të duheshin fare Hadithet, mirpo, këto janë shkruar duke menduarë të forcojnë më shumë personalitetin e Muhamedit por në fakt që të dyjat bijnë në kundershtim edhe me njera-tjetren aq sa shija dhe sunni bijnë në kundershtim me hadithet se cilat mund të jenë të verteta e cilat jo.

Teokracia islame fillon me emigrimin e Muhamedit në Medinë dhe kjo e benë Muhamedin më shumë si një udheheqes politik e luftarak sesa një profet ,e këto referime i marrim duke u bazuarë në Kuran ku lexojmë:

3:161. Asnjë pejgamberi nuk i takoi të bëjë hile dhe kush bën hile (në ndarjen e plaçkës së luftës), ai në ditën e kijametit vjen i ngarkuar me atë që ka bërë, pastaj secilit njeri i jepet ajo që e ka fituar, duke mos iu bërë e padrejtë. 

Nga ky ajet, besimtaret jomusliman duhet të jenë të sigurtë se asnjë profet para Muhamedit nuk është marrur me ndarjen e plaqkave.Jesu Krishti nuk është një udheheqes politik , as një strateg i luftes por është një i dërguar i Zotit dhe vetë fjala e Zotit.Ai nuk ndanë placka e as nuk kërkon të mbledhë placka.

8:1. Të pyesin ty (Muhammed) për plaçkën (e fituar në luftë), thuaju: Plaçka, (mënyra e ndarjes së saj) është çështje e All-llahut dhe të dërguarit, prandaj kini frikë All-llahun, përmirësoni gjendjen e unitetit tuaj dhe nëse jeni besimtarë, respektone All-llahun dhe të dërguarin e Tij. 

Cdo plackë e luftes fitohet duke sulmuar dhe duke grabitur,duke vrarë dhe masakruarë,  cka do të ishte e logjikshme që " dijetaret " islam të na tregonin se për cilat placka behet fjalë këtu nese nuk janë ato placka që janë fituar dhe marrur nga poplli i pambrojtur jomusliman.Zoti nuk ndanë placka të luftes dhe nuk porosit që dikush të perfiton dhe të pasurohet nga plackat.Por e tëra , nuk përfundon vetem tek plackat , quditerishtë , Zoti edhe porosit Muhamedin që të vrasë sa më shumë dhe të nesnhtron popujt e tjerë të cilet nuk i binden ideologjis së tij.

9:73. O Pejgamber, lufto jobesimtarët dhe hipokritët dhe sillu rreptë ndaj tyre - vendi i tyre është Xhehennemi që është përfundimi më i keq.

Muhamedi ishte i bindur se ai ka të drejtë , mirpo përshkrimet  dhe thenjet ne Kuran dhe Hadithe nuk e vertetojnë ketë por , sidoqoftë , Muhamedi dhe ushtria e tij ndaluan cdo kend që të i kunderpergjigjet atij dhe fjales dhe urdherit të tij , e ata që kunderpergjigjeshin , ata ose ato vdriteshin dhe masakroheshin me pa meshirë.

9: 5. E kur të kalojnë muajtë e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që tí gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vinju pritë në çdo shteg. Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtet All-llahu falë është mëshrues.

Por,mbytja , vrasje e gurezimi lejohen por jo për të u tepruarë, porosit Muhamedi !!!

17: 33. Dhe mos mbytni njerin që All-llahu ka ndaluar (mbytjen e tij), përveç me drejtësi (që e kërkon sheriati). E kush mbytet pa të drejtë (pa faj), kujdestarit të tij Ne i kemi dhënë të drejtë (të kërkojë drejtësinë), e ai të mos kalojë kufirin në mbytje derisa ai është i ndihmuar (prej Zotit).

Njeriu mbytet dhe vdesë-është i mbytur , atehere , le të na tregojnë " dijetaret " musliman se kur po u teprojka në mbytje ,ku dhe cili është kufiri i mbytjes.??!!

Premtimet e quditeshme i dërgojnë mendjet njerzore që të shpresojnë se me të vertet është dicka e vlefshme të vdesesh ne emrin e Zoti , por , për atë që ka koken e shendoshë, premtimet boshe janë edhe qesharake por edhe të pamundeshme.

Profeti tha, "Shume shpejt, ju Arabet do te pushtoni shume vende dhe qytete. Qazvin, do te jete njeni nga keto vende. Ai person qe merr pjese ne beteje per 40 nete ose 40 dite, atij do ti jepet nje shtylle e arte ne parajse e mbuluar me xhevahire. Ai do te jetoje ne nje pallat, i cili do te kete 70 mije porta, dhe secila porte do te kete nje hurie (virgjereshe te bukur) si grua te tij."(Ibn-E-Majah, Vol. 2, faqe. 169)

 

Muhamedi edhe pas vdekjes së tij e gjenë mënyren që të deshmon se rruga për në parajsë shkon vetem permes Jeruzalemit , por me e quditeshmja është ajo se si ka mundesi që të ketë aq shumë porta në parajsë dhe që atje të e presin hyrijat një luftetarë , por sa do të ishte numri i portave sikur të kishim 10.000 luftetarë që u premtohen hyrijat dhe 70.000 porta, do të thotë se aty gjinden 700.0000,000 porta për ketë numer luftetaresh.Ku është shtylla e artë me xhevahirë??

 

Por , me këtë , do të dehiroja të i pysja politikanet shqiptarë që marrin pjesë neper ditlindje të Muhamedit  si dhe ata pasuesit e tjerë  se cfarë fjalimi do të mbanin në rastin e ditlindjes së Muhamedit ??!!

Nese e thonë të verteten , ajo duhet thenë ashtu si është per jeten dhe vepren e Muhamedit,sepse duhet fol me fakte.

Pra duhet thenë se ishte luftatarë, ndares i plackes, ndeshkues i atyre që nuk i bindeshin etj etj.

A ishte me të vertet data e saktë e kremtimit të ditlindjes ku moren pjesë politikanet e hoxhallaret  shqiptarë.

 

Të verteten  nuk guxojnë të e thonë se hidherohet imami , ndersa të paverteten po se po, si në fe ashtu edhe ne politikë.Kështu është kur shkojnë e s´din se pse kan shku , per kënd kan shku dhe cka me thanë kur të shkojnë.Ndoshta edhe udheheqesat Hashim e Salih do të kenë dicka në atë botë , pse jo , hyrija , shtyllë ari edhe 70.000 porta .

 

Thotë një fjalë e vjeter :

Shkoj  delja me i lyp  brinat  e i humbi edhe veshet.



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx