E enjte, 24.07.2025, 10:46 PM (GMT+1)

Mendime

Rezart Palluqi: Revolucionin e kemi ngrënë në besë

E premte, 27.05.2011, 07:58 PM


Revolucionin e kemi ngrënë në besë

 

Nga Rezart Palluqi, Holandë

 

Ne Shqiptarët krenohemi për disa prej vetive, elementeve të kulturës tonë.

Një ndër to është mikpritja, dashuria dhe përkushtimi hyjnor ndaj mysafirëve tanë. 

Miku në sofrën e shqiptarit jo vetëm është i shenjtë, por qëndron edhe mbi cdo ligj të egër njerëzor.

 

Cuditërisht ( e kam shprehur edhe herë tjetër këtë) kjo vlerë e artë e kulturës tonë

bie si mollë e kalbur, kur bëhet fjalë për mysafirin: Revolucion. Shumë kush prej nesh në kohët tona, i trembet fjalës revolucion,sepse ai të con ndër mend në radhë të parë një trazirë të madhe shoqërore, kaos, ekonomik dhe shpirtëror.

 

Në realitet, revolucioni s’është aq mysafir i tmerrshëm. Revolucion do të thotë në fjalë të thjeshta: ndryshim, ose përmiresim të një situate, ndreqje ose përkufizim të problemeve shoqërore. Unë jam pro revolucionit të ngadaltë, të pjekur dhe jo revolucionit të tipit adoleshent, të dhunshëm, spontan, të verbër.

 

Është për të ardhur shumë keq, kur mendon se Revolucioni shqiptar mbetet, ende jashtë derës së shtëpisë së tij. Aq më tepër, që tani po fryjnë cdo ditë e më shumë erëra revolucionare, po fryn pranvera arabe, sic e ka etiketuar edhe shtypi perëndimor.

 

Besoj, se Shqiptarët, duke më përfshirë edhe mua, e kanë ngrënë në besë, mikun e vyer, revolucionin, kanë ngrënë në besë farën e ndryshimit.

 

Revolucionet karakterizohen prej idealesh të larta, që qëndrojnë mbi interesat personale apo partiake. Një popull nuk mund të ngrijë kurrë kokën, nëse të paktën cdo shekull, nuk bën një revolucion të tillë.

 

Sot, edhe pse kanë kaluar 20 vite, ne ende s’kemi mësuar se si të votojmë dhe ta mbrojmë votën tonë.

Kutitë e votimit ne i ruajmë si arkë kursimi personale dhe jo si arka e të ardhmes shqiptare.

 

 Fakti që gati gjysma e kryeqetasve votuan për zotin Lulzim Basha, i cili është përgjegjës për vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm në 21 janar të këtij viti, tregon edhe një herë tjetër sa të papjekur jemi ne ( sëbashku me mua) ndaj mysafirit Revolucion, mikut të vyer të sistemit demokratik.

 

E keqja duhet luftuar në rrënjë. Dhe rrënjët e këqija duhet t’i shkulë i zoti i ferrës dhe jo komshiu, i cili ankohet për ferrën e egër mbi trëndafilat e tij.

Kështu, simpatizantët e së djathës ( dhe jo vetëm ato të majtës) duhet t’ishin ngritur në këmbë dhe kërkonin zotit Berisha, p.sh, të zgjidhte tjetër kandidat për kryeqytetin e tyre, dhe jo zotin Basha, pasi vrasja e 4 qytetarëve në 21 janar, është dashje pa dashje, një teatër vrasës që u luajt nën hundën e tij.

Po të kishte ndodhur kjo, s’do të kishte rrëshqitur karroceria e demokracisë në mocalin aktual.

 

Le të shkojmë pak më larg. Simpatizantët e së djathtës, nuk duhet të kishin rivotuar për zotin Berisha në vitin 2005. Ngjarjet e vitit 1997 treguan më së miri fytyrën e vërtetë të tij.

Këtë s’e bëmë. Dhe ja rezultatet.

 

 Ka edhe dhjetëra fakte të tjera, të krahasueshëm me faktin e mësipërm, të cilët s’kam ndër mend t’i përmend. Ato i dimë të gjithë. Atë që të gjithë s’dimë ose s’duam ta ndërgjegjësojmë sa të nevojshme e ka një popull, një ndryshim mbarëkombëtar.

 

Revolucioni, miku i shtrenjtë i Demokracisë, vazhdon të trokasë ne derë tonë.

Por ne Shqiptarët, vazhdojmë ose ta refuzojmë atë, ose ta pranojmë nga dera e mbrapme.

 

Revolucioni i vërtetë mirëpritet nga dera kryesore, si një mik i shtrenjtë.

 

Një eksperiencë të tillë ne si popull e kemi ndaj mysafirëve tanë.

Po mysafirin e ndryshimeve përse e hame gjithnjë në besë ?

Deri kur do të tregohemi kaq të pabesë ndaj mysafirit Revolucion ?

 

Rrënjët e ferrës duhet t’i shkulë i zoti, dhe jo fqinji.

Ferra bëhet atëherë e shenjtë, dhe trëndafilat, fara e revolucionit, mollë sherri, vetvrasëse !!!!!

 

Protestat e njëanshme të së majtës, dhe gjumi hipokrit i përkrahësve të së djathtës e dëshmojnë më së miri këtë.

 

Revolucioni i vërtetë hyn nga dera kryesore dhe jo dritaret e majta ose të djathta…

 



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx