E enjte, 01.05.2025, 01:55 PM (GMT+1)

Mendime

Bardhyl Mahmuti: KF Shkëndija – Krenari kombëtare e shqiptarëve në Maqedoni

E diele, 29.05.2011, 04:47 PM


KF Shkëndija – Krenari kombëtare e shqiptarëve në Maqedoni

 

Si  simpatizant i KF. Shkëndija  që nga themelimi i saj u uroj të gjithë shqiptarëve këtë fitore të madhe të sportistëve dhe stafit udhëheqës të tyre dhe i falemnderoj përzemërsisht që na ofruan këtë kënaqësi aq shumë të pritur.

Duke qenë në një kontekst  të fushatës parazgjedhore unë do të ndaj gëzimin me ju jo nga vendet publike me të vetmin qëllim që të evitoj perceptimin eventual nga dikush si prezencë për marketing politik.

Edhepse jam i angazhuar në politik unë jam kategorikisht kundër instrumentalizimit partiak të manifestimeve të kësaj natyre.

I falemnderoj përzemërsisht ata që më sollën ftesën që të jem pjesë e këtij  manifestimi por unë kam vendosur që këtë gëzim të madh që na ofruan fudbollistët e Klubit Shkëndija ta ndaj me të gjithë shqiptarët jashtë çdo konteksti  të fushatës parazgjedhore.

Përkundër përçarjeve partiake dhe dështimit të unifikimit të faktorëve politik Klubi Shkëndija arriti të bëj atë që të gjitha forcat politike nuk mundën ta bëjnë së bashku. Bashkuan tërë popullin shqiptar rreth këtij emocioni ngadhnjimtar dhe u shndërruan në krenarinë tonë kombëtare.

  

Me respekt ,

Bardhyl Mahmuti



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx