E enjte, 01.05.2025, 01:50 PM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: ''...La Situacioine Politika- non e buona...'' dhe kënga e A. Celentano

E premte, 27.05.2011, 07:59 PM


''...La Situacioine Politika- non e buona...'' dhe kënga e A. Celentano

 

Nga Pirro Prifti, Analist

priftipirro@hotmail.com

 

Me këtë këngë të mrekullueshme të Adriano Celentnos po i vendos titullin shkrimit tim për të karakterizuar gjenden politike në vendin tim.

A. Celentano nuk e di se c`po ndodh në Shqipëri por kënga e tij “La situacione di mia sorrela non e buona” e nxjerrë në youtube me dt. 26-28 nëntor 2007, na bën të ndjejmë se kjo këngë e njohur sikur është bërë enkas për Shqipërinë edhe sot 4 vite më pas.

Katër vargjet e para por dhe vargjet e tjera tregojnë se që nga situata politike, situata ekonomike, situata e këlyshve të qenit, situata ndërkombëtare, e deri tek situata shëndetësore e motrës së tij perifrazohet me shprehjen “...non e buona”- nuk është e mirë.

Përse ky problem i vazhdueshëm prej 20 vitesh të shqetësojë Shqipërinëë

Vazhdimi i problemeve me zgjedhjet qofshin ato të përgjithshme, qofshin ato lokale kundërshtimi i rezultateve të zgjedhjeve ka vështirësuar përherë afrimin e Shqipërisë të integrohet në BE. E Aspektet e kontestimeve të zgjedhjeve janë nga më të ndryshmet por kryesisht lindin nga koalicioni humbës që në përgjithësi del se është koalicioni opozitar, vetëm njëherë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri nuk është kontestuar- në vitin 2005 kur koalicioni i majtë qeverisës në atë kohë humbi zgjedhjet dhe i fitoi opozita, kurse Kryeministri i koalicionit të majtë me qytetari dha dorëheqjen nga Kryetari i Partisë duke bërë për herë të parë dhe të fundit gjatë viteve të demokracis një dorëheqje nga drejtimi politik i një partie të madhe- duke treguar në fund të fundit se duhesh dorëhequr nëse humbet.

Pikërisht një nga shkaqet e kundërshtive për rezultatin e zgjedhjeve nuk janë vetëm parregullsitë e vëna re me aq kujdes sidomos në zgjedhjet e 8 majit 2011: ato të numërimit të votave dhe mos respektimi i ligjeve. Udhëzimeve dhe vendimeve të marra për të respektur deri në fund një proces zgjedhor të rregullt.

Sipas vendimit të KQZ-së, kanë rezultuar 870 vota më shumë se sa votues në Tiranë, teksa mosrakordime vërehen edhe sa u përket votave të pavlefshme me rreth 238 vota. Kjo situatë është skandaloze dhe e papranueshme. Askush nuk mund të lujaë e të drejtojë me manipulim votën. Kush janë këta guximtarë që luajnë me votën e sovranitë

U bënë 20 vitë që përsëritet ky problem i pështirë, me bekimin e politikës së mbrapshtë shqiptare e cila ditën kërkon të integrohet ne BE, dhe natën bën çmos që të mos hyjë: sepse integrimi në BE- për politikanët shqiptarë do të thotë- humbje e pushtetit, e privilegjeve, e riciklimit të fytyrës së tyre, etj, etj.

Një nga shkaqet e fshehura por nga më të rëndësishmet e kontestimit të zgjedhjeve është frika se pranimi i humbjes detyrimisht e largon drejtuesin politik të Partisë nga drejtimi. Por a e dini c`do të thotë për një kryetar partie që të largohet nga drejtimi i partisë në Shqipërië Do të thotë: lamtumirë pushtet, lamtumirë para, lamtumirë miq dhe privilegje, etj, etj. Praktikisht në Shqipëri ka një mori mangësish dhe problemesh të pazgjishura të cilat BE, ODHIR, SHBA po përpiqen sidomos në këto 4 vitet e fundit (dhe pikërisht pas futjes në NATO) për të orientuar dhe këshilluar klasën politike shqiptare e cila dihet është një klasë e dalë nga, dhe me mentalitetin e PPSH- për të korrigjuar gabimet. E them këtë që BE, ODHIR, SHBA i quan gabime, sepse ende ata nuk e dinë me kë klasë politike kanë të bëjnë, sepse nëse do ta dinin ato nuk do të quheshin më gabime, por faje për të cilat në çdo vend të zhvilluar kapitalist do të dënoheshe në bazë të ligjit.

Ajo që po ndodh sot në Shqipëri e cila është një vazhdë e së kaluarës 20 vjeçare i përket dëshirës këmbëngulëse të klasës politike shqiptare të ardhur në drejtimin e vendit pa asnjë farë merite e jo me votën e saktë të popullit (por që në fillim me urdhrin e R.Alisë e të PPSH), është mbajtja me çdo kusht e pushtetit, privilegjeve, fitimit të parave, nëpërmjet mekanizmit të votës në të cilën politika e sotme shqiptare zbaton fshehurazi por me këmbëngulje parimin namëkeq të Stalinit ``populli voton, ne numurojmë` të miratuar heshturazi nga PK e BRSS që pas vdekjes së Leninit kur Stalini fitoi me votim kundër Trockit më 1924.

Duke qënë kështu, edhe nëse votimet u bënë nga populli me qetësi dhe qytetari deri diku, edhe në këtë fazë ka patur animime nga opozita se në tre minibashki nga muaji mars e deri para zgjedhjeve janë rregjistruar si banorë të Tiranës disa mijra vetë. Nuk e di nëse është e saktë por e dëgjova dhe u habita shumë kur mora vesh se edhe Baton Haxhiu-kosovari kishte votuar ne Tiranë dhe kur e paskan pyetur ai ka thënë: `..jam shqiptar prandaj votoj` (ë!) Unë personalisht nuk e kam patur simpati për Edi Ramën se e njoh qysh kur luante basketboll dhe nuk do të desha të fitonte edhe për shkak të 10 viteve të konsumuar në krye të Bashkisë së Tiranës, dhe po të bëj një analizë të shkurtër mendoj seai ka punuar dhe ka treguar aftësi drejtuese ekzekutive të mira 6 vitet e para, por vitet kur kishte dy funksione në dorë ai nuk e drejtoi mirë Bashkinë. Megjithatë mendoj se ka nj dallim të madh që të mos duash një individ sepse ka të meta dhe mund të bëhet pengues në të ardhmen me atë të shlejes së ligjit, për ta detyruar të humbasë.

Kjo është dicka e fëlliqur dhe që bie erë padrejtësi. Merreni me mënd kur personat e veshur me pushtet, shkelin ligjin si pa të keq dhe nuk u hyn gjemb në këmbë, atëhere vendi, shoqëria, ekonomia, shëndetësia arsimi merren nëpër këmbë; gjithashtu shkelja e ligjit, mos dënimi dhe shkejlaj e ligjit pikërisht nga individët që janë vendosur ta zbatojnë atë tregon se vendi lëngon nga një sëmundje e rëndë që quhet korrupsion, padrejtësi, mungesë lirie individi dhe të drejtsh qytetare, sepse populli- sovran ka vetëm një armë ligjore në sistemin demokratik: votën.

N+ëese nuk e do një individ drejtues sovrani e ndëshkon me dhënien e votës kundër, nëse ky njëri është i korruptuar sovrani e ndëshkon me dhënien e votës kundër, nëse politikani nuk ka program dhe nuk jep shpresa për të ardhmen- sovrani e ndëshkon me dhënien e votës kundër.

Cpo ndodh në Shqipërië Individi që unë nuk e kam qejf pikërisht se nuk po bën aq shumë- sa ai ka mundësi të bëjë për Tiranën vendin tim të lindjes dhe ku jetoj, u ndëshkua me numërim jo të rregullt. Jo unë personalisht do të desha që Edi Rama të humbte sepse ashtu do të deshtë populli i Tiranës. Nëse ai humb për arye të manipulimit të shifrave në tavolinë, pra duke mos respektuar ligjin, në këtë gjë nuk e dëshëroj, Nëse sovrani e kërkon që ai të drejtojë Tiranën le të rrijë e të drejtojë dhe ti vërë gishtin kokës: të merret o me Partinë , o me Bashkinë.

Aspektet vështirsisë në numërimin e votave, aspekte këto të krijuara nga vetë presioni i politikës për të nxjerrë me çdo kusht njërin apo tjetrin kandidat, - po shkatërron shoqërinë shqiptare, ekonominë shqiptare, financat shqiptare, arsimin dhe shëndetësinë shqiptare, të drejtat dhe liritë e njeriut, të drejtën e numërimit korrekt të votës së sovranit.

Çdo gjë në funksion të votës se kështu duan politikanët shqiptarë dhe politika.

Në këtë mënyrë po i vemi kazmën çdo aspekti pozitiv të shoqërisë shqiptare: duke filluar që nga vendet e punës të cilat po zaptohen nga militantët dh amatorët duke mos përfillur konkurrimet e rregullta për vend pune, duke vazhduar me shkeljen e ligjit dhe mos zbatimin e tij dhe vënien e ligjit në funksion të korrupsionit dhe të presionit politik, duke vazhduar me riciklimin e politikanëve të njollosur dhe të inkriminuar gjatë drejtimit politik dhe ekzekutiv të tyre të vendit, e duke përfunduar me shkeljen e të drejtave dhe të lirive të njeriut të cilat sigurisht cenohen kur nuk zbatohet ligji, kur nuk merret paga e duhur, kur, nuk gjendet puna dhe personat emigrojnë, kur bëhen ligje dhe vendime të cilat kanë zbatim fare afat-shkurtër vetëm për një person apo një grup personash të caktuar të cilat janë të vetmit që përfitojnë nga zbatimi i atij ligji i atij neni apo i atij vendimi.

Rezultatië Rezultati A. Celentanos me këngën e tij e cila si me magji dhe pa e ditur tregon realitetin shqiptar:

La situazione politica non è buona

la situazione economica non è buona

........

La situazione internazionale non è buona

la situazione di mia sorella non è buona

la situazione dei piçoli cani non è buona

la situazione, la mia situazione non è buona

 

Po integrimi në BEë Po shpresa për tu përmirësuar e për të ecur përpara, për të votuar dhe numëruar votën ashtu si duhet lexuarë Po e drejta për të gjetur vënde punë këtu në Shqipërië Po e drejta dhe detyra për tu sjellë si qytetarë korrektë: për tu vizituar, mjekuar, kujdesur për njerëzit, për të mos dhënë rryshfet të detyruar nga sistemi I korruptuarë Po e drejta për të patur një sistem gjyqësor të pavarur e për të patur vendime gjyqësore të pa-anshme e të drejtaë Po e drejta për të mos votuar politikanë të korruptuar e për të mos ricikluar individë të inkriminuarë Po e drejta për të patur një pension dinjitozë Po e drejta për të patur media jo-politikeë

Të shohim se… La situacione politika –non e buona…



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx