Mendime
Halit Bogaj: Bisedimet e sërishme me Kosovën
E diele, 29.05.2011, 04:56 PM
Bisedimet e sërishme me Kosovën
Artikulli është shkruar disa vjet më parë
Nga HALIT BOGAJ
Zërat e çmendur nga Beogradi vazhdonin isonë e vjetër millosheviqiane.Kishte të tillë që kërcënonin se Serbia do të tërhiqej nga negociatat, thuajse bota brengoset për një kërcënim të tillë i cili na e kujtonte’’lavdinë’’ serbe disa muaj para Rambujesë kur delegacioni i tyre në Gjermani e kishte lëshuar një mbledhje për Kosovën , me ç’ rast njëfarë mjekrroshi- Lubisha Ristiq, rrahte gjoks për një veprim të tillë , kurse Klaus Kinkel u kishte thënë atëherë’’se është shumë lehtë të lëshohet mbledhja nga kjo sallë por është shumë vështirë të hyhet prapë në të’’.Pra serbët që nuk duan të marrin pjesë në negociata për Kosovës e dinë fare mirë se ç’ do të thotë veprimi i tyre, ngase Perëndimi shkallë shkallë e di se si ‘’t’ua shpërblejë’’ mosdëgjueshmërinë arrogante dhe kryeneçe me të cilën janë të pajisur si popull.Serbët e dinë fare mirë se çka i kishin thënë amerikanët Drashkoviqit në Uashington, kur ia kishin përkujtuar : se’’ si nuk u vjen turp që po i fshehin kriminelët më të mëdhenj/Karaxhiqin dhe Mlladiqin/ në Serbi.Drashkoviqi i mjerë dridhej nga sikleti kur tregonte se çka i ka ndodhur atje dhe se si nuk e kishin lënë fare të fliste për Kosovën.
Koshtunica i frustruar, por pa fuqi, me të kuptuar porosinë e Xhon Sojersit, i thërret serbët që t’ ua shkruajnë një letër Kombeve të Bashkuara, demek,’’për t’i mbushur mendt ato’’ se janë duke vepruar kundër sovranitetit të shteteve!!!Edhe kjo na e kujton budallallëkun serb të Millosheviqit i cili pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë i kishte tubuar disa karriga të zbrazëta për t’i dënuar nga gjykata serbe burrështetasit më të mëdhenj botërorë, siç ishin:Klintoni, Bleri, Shrëderi, Ollbrajti e të tjerë që e kishin bombarduar Serbinë e tij të dashur.Edhe në atë rast e kemi parë se deri ku mund të shkonte çmendia serbe e një shkalle aq të lartë- për t’i dënuar në Serbi ata që vranin e kthjellnin në mbarë botën.Por dënimi u pa, vërtet ai u lidh me pranga brenda në Serbi dhe u dërgua në Hagë, në vendbanimin e tij të përhershëm.
E dje, pas kumtesës së Xhon Sojersit, foli edhe njëfarë Sandra Iviq/kinse koordinatore për Kosovën/, e cila tha:Anglia le t’ua falë tjetërkujt Irlandën dhe Skotlandëën e mos të përzihet në Kosovë!Ja pra marria tjetër e politikës aktuale serbe thuajse ata/serbët/ janë në gjendje që ta detyrojnë Anglinë se ç’ duhet bërë ajo, ose siç thotë populli serbët janë bërë si’’ Dhia coftë e bishti ngordhtë’’. Të mjerët vazhdimisht harrojnë se si i kanë punët dhe në çfarë gjendje janë katandisur.
P.S.
Si duket tani u është harxhuar edhe baroti diplomatik dhe janë dorëzuar plotësisht saqë në një fare mënyre kanë filluar të belbëzojnë edhe se si duhet ta pranojnë edhe Pavarësinë e Kosovës.