E enjte, 01.05.2025, 05:20 PM (GMT+1)

Mendime

Çlirim Uça: Rrota fatkeqe

E hene, 30.05.2011, 07:59 PM


RROTA FATKEQE

 

,, Mbeturinat janë ana me e dukëshme e kombit tonë” - Çlirim Uça

 

Nga Çlirim Uça

 

Rrotës historike shqiptare i ka mbetë vetëm edhe një rrotullim për të shënue të 100-tin e saj.

 

Rruga e mundimëshme që ka ba, tue ecë nëpër kalldrame kokash të krisuna, të kujton fatin e asaj rrotës fatkeqe të qerres së Ismail Qemalin (Filmi “Nëntori i dytë”), që theu qafën në atë rrugën e s’tër mundimëshme, rreth e rrotull, për të arrijtë nga Durrësi deri në Vlorë.

Duhet të jemi kokëshkretë, pse jo, edhe tmerrësisht të dëshpruem, që të përfundojmë se fati i asaj rrote edhe ky i rrotës së historisë tonë 100-vjeçare, duhet të kenë ndokund një lidhje të përbashkët, tek një mallkim paudhësie që ia patën lëshue Ismail Qemailit e bashkëluftëtarëve të tij, anmiqtë shekullorë, me hanë e me kryq. Por jo, fati ynë nuk ka asnjë lidhje me ndonjë mallkim të jashtëm, pse na jemi vetë mallkuesit e vetvetes, nga nadja deri në mbramje, e mbase edhe në gjumë andërrojmë mallkimin.

Përderisa ajo karroca e Ismail Qemailit, nëpër atë rrugë tepër kërcënuese, mbarte një andërr të madhe, andrrën e nje brezi që kishte ba ma të mirën e mundëshme për të ardhmen e kombit të vet, kjo rrota fatkeqe e hapave të përvitshëm, po mbartë mbi boshtin e saj marrëzitë e sa e sa brezave të paketueme nëpër senduqet e mbretnisë, tiranisë, autokracisë, çmendunisë, kusarisë, amoralitetit, pabesisë, tradhtisë etj, etj.

 

Nuk do të kishte asnjë vlerë ecja e kësaj rrote fatkeqe, e mbase ajo do te bahej legjendë e kotësisë, nëse ndokund në një skaj apo në mesin e atij llomi të paketuem për faqe të zezë, nuk do të ishte e fshehun edhe një pjesë e asaj andërrës se madhe të paraardhësve tanë: arsimimi i popullit shqiptar. Vetëm mbartja e kësaj andërre i ka dhanë kuptim lëvizjes së asaj rrote dhe asgja tjetër. Kjo asht prumja e vetme në thesarin e civilizimit për 100 vjet rrotullim. Madje aq e vrullshme , sa gati edhe e pa krahasueshme me popujt tjerë: Për tre çerek shekulli u bamë ndër popujt ma të arsimuem të rruzullit.

 

Suksese te tjera nuk ka pasë. Madje as që duken kund në horizont. Për fat të keq, prej 20 vitesh asht hedhë si e pa vlerë edhe ajo pakoja me andërrën e çmueshme, për t’i ba vend një llomi të ri: pse jo edhe plehnave të Europës. Kjo nuk duket të jetë ba rastësisht, se dija nuk asht si bimët: të bashkëjetojnë me plehnat. Jo, ka konflikt në mes tyne. Për të kuptue se asht anakronizëm, nuk na duhen as ato mëndt që s’i kemi. Bota Shqiptare s`ka nevojë për plehra të askujt: ajo ka plehnat e vet me bollëk dhe nga ma të ndryshmit, deri edhe me cilësi tërbuese, si jashtëqitje të shumë kombeve, si: greke, sllave, turke, arabe, gjitheuropiane dhe gjithëbotënore. Populli shqiptar (asht pikëpyetje nëse ekziston ma) asht tërbue fare nga gaznat e këqija të qelbësinave të shumta, sa ka humbë i tani orientimin. Kush asht tue vdekë ashtu në të gjitha mundësitë që të ofrojnë rreziqet e plehrave dhe kush si rrugë shpëtimi ka zgjedhë ikjen nga Atdheu i tij : deponi e plehnave të mbrendëshme dhe atyne ndërkombëtare. Kjo deponi plehrash asht sot vendi ma i urryem në Europë nga vet viktimat e saj. Aty ku shumica (tue më përfshi edhe mue) nuk do të dëshironte të jetonte, pa pasë mundësi së pari të bahet brejtës, që nisë me brejtë plehna institucionale të: Sali Berishes, Fatos Nanos Ilir Metes, Edvin Rames Hashim Thaqit, Isa Mustafes, dhe të të gjithë udhëheqësve, zyrtareve dhe shërbtorëve të tyne dhe të atyne të 20 vjetëve të shkueme

 

Eh, medet, po ç`na u desht gjaku, mundi, vuejtja, persekutimi, andërrat, kur të gjitha ua falëm plehnave tonë.

 

Bota shqiptare e ka pësue randë! Ajo gjithë herë e para nga fundi! Dhe nuk asht aspak çudi, për derisa plehun e ka në krye. Vështire të ishte ma keq, sikur edhe të ishte nën Perandorinë Osmane? E të mos flasim për të tjerat?!

 

Ky mendim i imi, i thanë në vija të trasha, mund t`i tendosë nervat ndonjë lexuesi, sa edhe të më shajë. Pse jo, nëse ai ka çfarë të numërojë si arritje të këtij populli në një shekull. E plehnave ua fali shamjen edhe pa numrue asgja.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx