Mendime
Kastriot Myftaraj: Aleanca e Shqiponjës së Bardhë dhe Shqiponjës së Zezë... (II)
E marte, 31.05.2011, 07:57 PM
Aleanca e Shqiponjës së Bardhë dhe Shqiponjës së Zezë që nis me flijimin e mullenjës: Serbia, Shqipëria dhe ndarja e Kosovës (2)
Nga Kastriot MYFTARAJ
Zbatimi i planit serb për ndarjen e Kosovës do të lehtësohet ose vështirësohet varësisht konceptit që ka
Në rastin serbo-shqiptar, nuk bëhet fjalë që dy nacionalizmat të pajtohen për sundimin e Ballkanit, madje as të atij perëndimor, por për interesin e përbashkët për mbrojtjen përballë Turqisë neo-otomane, e cila ka shpallur ambicjet e saj për finlandizimin e Ballkanit. Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Turqisë neo-otomane sot në dukje janë shumë të mira, aq sa mund të thuhet se marrëdhëniet serbo-turke nuk kanë qenë kurrherë kaq të mira që prej vitit 1435 kur Sulltan Murati II u martua me princeshën serbe Mara, vajzën e despotit të Serbisë, Gjuragj Brankoviç, me ç’ rast u arrit deri tek aleanca serbo-otomane. Por pushtimi i Serbisë nga Imperia Otomane erdhi në 1459, do të thotë 24 vite pas kësaj martese politike. Kjo të josh që të bësh një parashikim historik sipas shembullit të Princit Bismarck. Dy vjet pasi Perandori gjerman Wilhem II e pati larguar Bismarck-un nga pushteti, në takimin e fundit që patën këta të dy, ish-kancelari i hekurt e paralajmëroi sundimtarin se:
“
Nëse liderët e sotëm dhe të ardhshëm serbë e kuptojnë këtë gjë, atëherë do të arrihet deri tek aleanca e nacionalizmit serb dhe nacionalizmit shqiptar, përballë rrezikut të përbashkët neo-otoman.
Këto fjalë nuk i ka shkruar një njeri i çfardoshëm, por ai që një vit pas botimit të librit të tij, në 2002, u bë këshilltari për politikë të jashtme i kryeministrit turk, dhe që pas shtatë vitesh në këtë post u bë ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë, post të cilin e mban dhe sot. Sipas këtij shtetari turk, institucionet religjioze, ato që quhen Bashkësitë Islame në Bosnjë-Herzegovinë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, me xhamitë e tyre, me muslimanët praktikues në këto vende, përbëjnë një aset strategjik neo-otoman. Kjo do të thotë se çdo musliman praktikues boshnjak dhe shqiptar është një ujk neo-otoman (ujku i Anadollit ka qenë për të krishterët simbol i otomanit). Përderisa doktrina neo-otomane nuk filloi me Davutoglu, i cili ishte vetëm elaborues i saj, por filloi me Presidentin “laik”, Ozal, duhet pritur që ajo të mos marrë fund me largimin nga pushteti të Davutoglu dhe Erdogan, por libri i Davutoglu të mbetet një manual për shtetarët turq në shekullin XXI. Në këto rrethana, urtësia gjeopolitike dhe gjeostrategjike këshillon një luftë preventive kundër bastioneve neo-otomane në Ballkanin Perëndimor.
Nacionalizmi serb duhet ta kuptojë se në shekullin XXI aleanca me nacionalizmin shqiptar është e domosdoshme për të. Kjo aleancë është e nevojshme që
Nacionalizmi serb mund të ndërmjetësojë edhe për pajtimin mes nacionalizmit shqiptar dhe nacionalizmit grek. Greqia, e cila është vendi që më së shumti i është ekspozuar rrezikut neo-otoman, duhet të zgjedhë, nëse do pak më tepër tokë në Shqipërinë e Jugut, çka nuk duket që të jetë e nevojshme për një vend që ka 132 000 km² dhe një popullsi të plakur prej 11 milion banorësh, apo dëshiron një aleat të rëndësishëm në luftën kundër rrezikut neo-otoman. Do të jetë një ironi e madhe historike nëse Greqia arrin që ta marrë atë pjesë të Shqipërisë së Jugut që e quan “Vorio-Epir”, për të rënë pastaj Greqia nën sundimin neo-otoman! Nacionalizmi shqiptar është i kënaqur me një shtet shqiptar me rreth 50 000 km² të përbërë nga Shqipëria e sotme, Kosova dhe Maqedonia perëndimore. Ky shtet shqiptar do të bëhet avanposti i luftës preventive kundër neo-otomanizmit, me mbështetjen e vendeve fqinje dhe të Europës së vetëdijësuar për rrezikun islamik.
Pajtimi i nacionalizmit serb me nacionalizmin shqiptar do të zgjidhte dhe problemin e serbëve dhe shqiptarëve të Malit të Zi. Në Mal të Zi sot 30% e popullsisë janë deklaruar si serbë etnikë, por kjo shifër është definitivisht më e lartë, se shumë punonjës të administratës, policisë, ushtrisë janë detyruar që ata dhe familjet e tyre të deklarohen si malazezë që të mos humbin vendin e punës. Aleanca e serbëve dhe shqiptarëve në Malin e Zi do t’ i jepte fund iluzionit të ekzistencës së Malit të Zi si një shtet shumëetnik, që është bërë në dëm të serbëve dhe të shqiptarëve.
William Blake ka thënë: “The eagle never lost so much time, as when he submitted to lern of the crow”. Nuk është e nevojshme që për aleancën e nacionalizmit shqiptar dhe nacionalizmit serb të binden masivisht serbët dhe shqiptarët, mjaft që të binden ata që mund t’ i venë gjërat në lëvizje, në mënyrë vendimtare. Në Serbi njerëzit natyrisht se egërsohen kur dëgjojnë fjalën “nacionalizëm shqiptar”, por çka është sot nacionalizmi shqiptar, ai është kusht i domosdoshëm për mbijetesën e Serbisë në shekullin XXI! Pajtimi është një sfidë për shqiponjat, zogjtë vetmitarë, të cilët nuk durojnë madje as njëri-tjetrin. Pajtimi serbo-shqiptar, i cili para së gjithash do të jetë një pajtim i dy nacionalizmave, ka si parakusht pajtimin e intelektualëve nacionalistë. Do të ishte e dëshirueshme që një zë autoritar në Beograd, p.sh. Dobrica Cosic, i njohur si Ati i Nacionit Serb, t’ u bënte jehonë ideve të tilla. Pse të mos ndodhë kështu? Unë personalisht dëgjoj më me kënaqësi këngët e reperëve serbë për betejat e serbëve kundër terroristëve islamikë në Bosnjë-Herzegovinë, se kinse kënga atdhetare “Kënga Jonë” e grupit “Jericho” nga Prishtina, e mbushur me turqizma. Natyrisht se unë pres që shumëkush do të më thotë se Dobrica Cosic ka thënë këtë dhe atë për shqiptarët. Unë e di se çka ka thënë Cosic për shqiptarët. Por unë e di se shqiponjat guxojnë të kapin majat, dhe pajtimi serbo-shqiptar është një majë e historisë, e denjë për shqiponjat që të guxojnë. Eagle dare, siç thotë fjala. Cosic më mirë se cilido serb e ka të qartë se pajtimi serbo-shqiptar, pajtimi mes nacionalizmit serb dhe atij shqiptar, do të jetë një pajtim mes Serbisë së Shenjtë dhe Shqipërisë së Shenjtë- Cosic e di mirë se çka duan të thonë këto dy fjalë.
“Nacionalizëm” sot është një fjalë e keqe në fjalorin zyrtar politik ndërkombëtar. Por ekzistenca e Neo-Otomanizmit bën legjitimë ekzistencën e nacionalizmit serb dhe nacionalizmit shqiptar, madje edhe aleancën mes tyre. Nacionalizmat ballkanase, serb, grek, shqiptar nuk mund të mos jenë legjitimë në sytë e Perëndimit kur përpjekjet e tyre janë të drejtuara për t’ u mbrojtur nga rreziku neo-otoman. Historia na mëson se parrardhësit e serbëve, grekëve, shqiptarëve bënë gabime fatale kur nënvlerësuan fillimisht rrezikun otoman dhe madje menduan se mund t’ i përdornin otomanët kundër njëri-tjetrit. A mos ndoshta historia ka rezervuar një kapitull të ngjashëm që pret të shkruhet për serbët, grekët dhe shqiptarët e shekullit XXI? Rreziku ekzistencial për tre nacionet ballkanase është aq i lartë saqë ata nuk mund t’ i lejojnë vetes që të presin se ç’ kahje do të marrë historia. Kështu, në 2089, serbë dhe shqiptarë mund të festojnë së bashku në 700 vjetorin e Betejës së Fushë-Kosovës, krenarë se fituan atje ku paraardhësit e tyre humbën, krenarë se arritën që të mësojnë nga humbja e paraardhësve të tyre.
Në shekullin XV Kruja ra në duart e otomanëve në 1479, 20 vjet pas kryeqytetit serb Smederevo (1459). Në shekullin XXI mund të ndodhë e kundërta, Tirana të bjerë nën kontrollin neo-otoman 20 vjet para Beogradit. A do të ketë shumë rëndësi kjo e parë në retrospektivë nga shekulli XXII. Nacionalistët serbë dhe shqiptarë kanë mundësi që të bashkohen para katastrofës, ose pas saj, si emigrantë në kryeqytetet e Europës, ashtu si Vuk Karaxhic takohej shqiptarët në kafeteritë e Vienës në fund të shekullit XVIII.