E enjte, 01.05.2025, 12:15 PM (GMT+1)

Mendime

Selatin Kaçaniku: 1 Qershori - Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

E premte, 03.06.2011, 07:55 PM


1 QERSHORI - DITA NDËRKOMBËTARE E FËMIJËVE.

 

A prezantojnë datat e shënuara vetëm një frymëzim momental dhe obligim protokolar sa për ta “ larë “ ndërgjegjen ?

Është gjë e keqe nëse kjo i “ ndodhë “ atyre të cilët janë të obliguar, të autorizuar, kompetent…dhe të paguar për kujdes permanent ndaj fëmijëve ndërsa  datat i  shënojnë sa për shfaqje mediale ?!

 

Këtë 1 Qershor po e fokusoj nga këndi i konsumatorit fëmijë. Edhe Shteti ynë Kosova është fëmiu më i vockël në familjen e madhe Botërore, bile akoma “ nuk ka hyrë në bylyk “ ( në OKB ). Është vështirë dhe e pathënë që femiu të përkujdeset për fëmiun por jemi ne, një dyzinë patriotësh, që duhet t i përkrahim fëmijët dhe t i ndihmojmë Shtetit për arritjen e performansave të duhura. Konventa na obligon që : “ Të bëjmë më të mirën e mundur për fëmijët “ ! Anise mundësitë i kemi të kufizuara mendoj se, megjithate, nuk jemi duke e “ bërë më të mirën të mundur për fëmijët “ ?!

Nisur nga kjo nuk e kuptoj se ku e gjejnë gjithë atë “ moral e të drejtë “ disa  të obliguar, të autorizuar, kompetent…dhe të paguar për kujdes permanent ndaj fëmijëvë që para ardhëmërsië sonë të dalin me gjithë ato “ rezultate “ dhe me gjithë ato premtime -  si në fushata elektorale ?!

Fëmijët i mbajnë në mend të gjithat dhe e dine se të gjitha këto janë lajthitje e manipulime ?!

- Fëmijët e dine se 54 % të tyre janë të varfër;

- E dine se në çerdhe fëmijësh nuk ka vend për të gjithë, se në disa shkolla mësojnë nga 40 nxënës në një klasë dhe se në disa vise rurale ( prej nga e kanë edhe përfaqësuesin politik ) nuk ka fare kushte të dinjitetshme për arsim;

- Këta fëmijë e dine se në vend të punësimit ( kur të rriten ) do të detyrohen të regjistrohen në fakultet e kur t i mbarojnë studimet do të detyrohen të kërkojnë punë në Berzën e Europës ose të Botës sepse berzat e këtushme mbahen e organizohen sa për “ show medial “;

- E dinë se puna iu ndalohet fëmijëve por as prindërve të tyre nuk iu mundësohet të punojnë ?!

- E dine se shëndetësia është në gjendje të atillë që ( në rast nevoje) shërim duhet të kërkojnë jasht ( e me para të majme );

- E dine se xhaxhi politikan, partia politike dhe institucionet e Shtetit ( moshatarit të tyre ) premtojnë shume e bëjnë shumë pak ?!

- E dine se 1.QERSHORI - DITA NDËRKOMBËTARE E FËMIJËVE është vetëm një ditë që shënohet medialisht e me një tryezë të rrumbullakët ( si çdo date tjetër e shënuar që shënohet nga individët, fizik e juridik, të paemancipuar si e sa duhet ) e më pas, 364 ditët tjera të vitit “ i Madhi Zot ta boftë çarën “ ?!

 

Duke i falenderuar mediumeve të informimit dhe gazetarëve edhe ky 1 QERSHORI - DITA NDËRKOMBËTARE E FËMIJËVE arrinë disi deri te fëmiu.

Përndryshe do të ishte manifestim i mbyllur dhe i paditur sepse festa e fëmijëve pak gjë i kushton ose ia dedikon femijëve ?!

Fëmiu konsuamator: Pacient, nxënës, shijues e prdorues i ujit, ajrit, i sipërfaqes së ndotur të tokës…nuk mjaftohet me shëntmin deklarativ

të DITËS NDËRKOMBËTARE TË FËMIJËVE., me show, glamure e premtime mediale. Fëmiu ka të drejtë ndaj kërkon dhe meriton vepra të dukshme,

të matshme…kontribute konkrete për një jetë të shëndetshme, të sigurtë e të lumtur…Jetë me perspektivë të ndritur, më të sigurtë, e më

optimiste – për fëmijët

Fëmiu konsuamator e kupton se në këtë Botë të padrejtë  ( ku ligjet veprojnë në masë 30 – 40 % ) çdo gjë thyhet mbi supet e njoma të tyre por ata nuk kanë force të bëjnë ndryshime. Fëmiu e di se favorizimi i cilësdo pale diskriminon palën  tjetër, e në të shumtën e rasteve ajo pala tjetër është fëmiu ?! Të gjithë këta “ XHAXHALLARËT E FORTË “ ,

shumë të zotët për mitomani, tenderomani, korruptomani…harrojnë se dëmin më të madh ua shkaktojnë femijëve. Këta “ XHAXHALLARËT E FORTË “ ishin ndonjëherë fëmije, a kanë ata fëmijë, a do të kenë femijë ? A i kanë harruar të gjitha ëndrrat, të gjitha lojrat, të gjitha vjershat fëmijërore ?

 

Selatin Kaçaniku, dhe

KONSUMATORI i vockël i madh,

Prishtinë, Kosovë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx