Mendime
Indrit Vokshi: Leter per "Ummetin Musliman"
E merkure, 01.06.2011, 08:03 PM
Leter per "Ummetin Musliman".
Nga Indrit Vokshi
Kushdo qe ndjek zhvillimet ne hapsiren shqiptare, ka vene ore se cdo dite e me shume ne folene e grenzave te "Ummetit" shtohen pickimet ndaj figurave shqiptare. Se fundmi "Ummeti" juaj kundershtoi ngritjen e shtatores se Nene Terezes dhe arriti deri aty sa te quante Nene Terezen vllehe.Ne interrnet qarkullon edhe nji video tjeter ku demonizohet Nene Tereza me arsyetimin se me veprimtarine e saj ka kthyer shume muslimane ne katolicizem, demonizohet Skenderbegu me arsyen se ka derdhe gjakun e muslimaneve, dhe ofendohet Pjeter Bogdani,sepse qenka shprehe ne menyre jo te hijshme per Muhamedin.Simbas jush ,vendosja e shtatores se nji katolikeje shqiptare ne Peje, perben fyerje per muslimanet e ketij qyteti, dhe ky qendrim na jep neve te kuptojme,se ndergjegjja juaj edhe thjeshte muslimane,qe do te thote,se nese ne Peje do te ngrihej shtatorja e ndonji muslimani nga Siria apo Jemeni,juve do e duartrokosnit sepse eshte shtatore muslimane. Pra juve ju ofendon vendosja e nji njeriu me gjak shqiptar, ju ofendon gjaku shqiptar,por nuk ju ofendon gjaku sirian e jemenas,sepse ata jane muslimane. Ju akuzoni Skenderbegun si nji njeri qe ka derdhe gjakun e muslimaneve por njikohesisht, ju do te pershendesnit me emocion te vecante vendosjen e shtatores se ndoonji pashe turk, qe ka derdhe gjakun e shqiptareve.Keto jane disa prej arsyeve se perse per te emertuar folene tuaj duhet perdore emertimi "Ummeti Musliman" dhe jo emertimi i zakonshem "Muslimanet Shqiptare".Tash 10 vite, eshte ndeze nji zjarr ne vatrat tuaja qe kerkon te djege para muslimaneve figurat me te shenjueme te Kombit Shqiptar, dhe furnizuesit me dru te ketij zjarri jane tashme te njohur,sepse ata jane vetshpalle,e kjo veteshpallje ju ka shpalle edhe juve si zgjatime te tyre.Juve jeni shkaktare dhe promotore te nji ndarjeje shoqerore te vecante,te papame ndonjihere ne mesin e shoqerise shqiptare. Kjo mund te vertetohet vetem po te permendim se jeni ju ata qe filluat hedhjen e baltes ne figurat e Skenderbegut,Nene Terezes,Pjeter Bogdanit etj. Kjo lloje veprimtarie e juaja ndez nji konflikt shoqeror dhe ju ve juve ne pozitat e armikut te Kombit Shqiptar,sepse Skenderbegu eshte nji figure mitike e shqiptareve,Nene Tereza po ashtu eshte e vendosur ne hyrje te Presidences se Republikes se Shqiperise,dhe figura e Pjeter Bogdanit eshte e stampuar ne kartmonedhen 1000 lekeshe te Republikes se Shqiperise.Pra me veprimtarine tuaj juve godisni simbolet e Republikes se Shqiperise,dhe merni te njejtat trajta dhe ngjyra si nacionalistet greke apo serbe, qe djegin flamuj e ofendojne simbolet e Republikes sone dhe njikohesisht ndizni ne zemrat e shqiptareve deshiren per tju luftuar si armiq me sherbim te nevojes per tu mbrojte. Juve jeni shkepute nga trungu e brumi shqiptar dhe jeni bashkuar me trupen e quajtur "Ummeti Musliman" dhe ne sherbim te qellimeve te ketij "Ummeti" jeni gati te luftoni me kedo,qofshin ata edhe shqiptare sepse juve thjeshte nuk jeni me pjese e Kombit Shqiptar.Duhet kuptuar nga cdokush se kjo nuk eshte nji perpjekje e shqiptareve ndermjet vedi,por nji perpjekje e Kombit Shqiptar dhe "Ummetit" apo "Miletit" musliman.Dhe per cdo gje qe mund te ndodhe ne vazhdim juve do jeni te vetmit pergjegjes,sepse juve e filluat kete udhetim.Ne,Kombi Shqiptar,kemi te gjithe te drejten e Zotit,te mos e pelqejme zgjerimin turk dhe ambicjet neo-otomane,sepse kjo hapsire eshte mbajte e pushtuar per 5 shekuj nga otomanet.Eshte normale qe nji popull te kete mllef per pushtuesin e tij 5 shekullor,por eshte jo-normale deshira juaj, per ti quajtur pushtuesit vellezer.Eshte jo-normale e pame me syte e Kombit Shqiptar,sepse e pame me syte e "Kombit Otoman" a' "Miletit Musliman" eshte detyre mbi detyrat dhe qendrim i shenjte. Per juve periudha otomane nuk eshte pushtim sepse juve duke qene pjese e trupes se "Ummetit Musliman" nuk keni qene te pushtuarit por keni qene ne rolin e pushtuesve, e edhe sot vazhdoni te sherbeni si asete per forcimin politik te Turqise, sic ju ka quajtur ministri i jashtem turk Ahmet Davutoglu.Republika e Shqiperise ekziston si shtet fale disa rrethanave te kohes kur eshte krijuar,dhe eshte programuar te funksionoje si nji shtet kunder-otoman sic ka funksionuar dhe vazhdon te funksionoje, dhe sic e dime arsyeja e lenies jashte kufinjve te disa krahinave te saj,pavaresisht se buronte nga interesa te tjera u justifikua publikisht edhe me tezen se rrezikohej te krjohej nji "Turqi e Vogel". Juve sot ne kohen e Kosoves pa serbe dhe velimit te deshires per Bashkim Kombetar, deshironi dhe po rrezikoni nji ndarje te nji lloji te vecante midis shqiptareve,sepse pavaresisht se nuk jeni perfaqesues te shoqerise shqiptare te Kosoves dhe nuk jeni pjese e Kombit Shqiptar, mosreagimi i shqiptareve te Kosoves kunder veprimtarise suaj,ndoshta edhe per shkak se deshirojne te ruajne paqen sociale, rrezikon te vendose njolla te zeza dhe te pamerituara mbi shqiptaret e Kosoves. Republika e Shqiperise dhe qytetaret e saj pranojne dhe deshirojne te bashkohen me shqiptaret e Kosoves,si vellezer shqiptar, por asnjiehere nuk do pranonin te bashkoheshin ne nji pjese te "Miletit Otoman" sepse do ishte njilloj si ti hapej dheplres dera e kotecit, dhe gjithashtu te zotit te shtepise do i lindte nevoja urgjente per te vrare dheplren qe demton. Pra rrjedhimisht bashkimi me nji pjese te "Kombit Otoman" do i sillte ne dere Republikes sone sfida te reja ne formen e dukurive kercenuese per sigurine kombetare. Por juve nuk u intereson Bashkimi Kombetar per arsyen e siperpermendur se nuk jeni pjese e Kombit Shqiptar. Dhenia e pergjigjjes per juve i takon shqiptareve vetem per shkak se juve shpreheni ne gjuhen shqipe.