Mendime
Indrit Vokshi: Ministri Hajredin Kuçi kërcënon Serbinë?
E diele, 05.06.2011, 06:59 PM
Ministri Hajredin Kuçi kërcënon Serbinë?
Nga Indrit Vokshi
Mbas dekleratave te zv.Kryeministrit serb Ivica Dacic dhe Presidentit Boris Tadic, mbi ndarjen e Kosoves midis Shqiperise dhe Serbise, eshte kunderpergjigje Ministri i Drejtesise se Republikes se Kosoves,z.Hajredin Kuci. Ministri Kuci eshte shprehe duke thene se serbet duhet te kene kujdes ne temat qe hapin, se perndryshe edhe Kosova do te hape temen e genocidit serb mbi shqiptaret qe do te beje me turp jo vetem brezin e sotem por edhe brezat e ardhshem ne Serbi. Nga deklerata e ministrit Kuci, mund te kuptojme se drejtuesit e Prishtines zyretare, temen e genocidit serb e konsiderojne si nji arme te forte ne duart e tyre kunder Serbise, sa qe kercenojne se do ta perdorin nese serbet do vazhdojne te flasin per nji ndarje te Kosoves.Por mund te kuptojme gjithashtu se kemi nji pajtim te heshtur nga ana e Prishtines,per ta lene temen e genocidit te pergjumur e te paprekur. Ministri Kuci leshoi nji deklerate kardinale per nga rendesia,deklerate e cila, ne vemendjen dhe ne ndergjegjjen e cdo shqiptari qe mendon, u cele deren do pyetjeve te thjesha por themelore. Shqiptaret pasi kane degjuar dekleraten e z.Kuci mund te pyesin veten se perse tema e genocidit, nuk perdoret si arme per ta detyruar Serbine te heqe dore nga cenimi i territorit te Kosoves e te shkime dritat e strukturave paralele ne veri?Perse tema e genocidit nuk celet per ta detyruar Serbine te bashkepunoje per te zbardhe fatin e personave te zhdukur ?Cila eshte arsyeja qe Kosova nuk e ngre si teme genocidin e ushtruar nga serbet, dhe a ia ka fale qeveria e Kosoves Serbise fajin per genocidin?Perse Prishtina qendron pasive ne nji kohe kur Beogradi sulmon ne cdo menyre te mundshme dhe me cdo arme qe i vjen per dore?Genocidi serb kunder shqiptareve nuk eshte nji teme "me zgjedhje" qe varet nga deshira e qeverise per ta ngrite ne bisedime,sepse ai genocid nuk eshte ushtruar ndaj qeverise por ndaj popullit te Kosoves por eshte nji teme paresore qe duhet ngrite ne bisedime e me te cilen duhet te kerkuar shpagim dhe e cila duhet perdore si mburoje ndaj sulmeve te Serbise. Ngritja e ceshtjes se genocidit eshte detyrim qe qeveria e Kosoves ka ndaj popullit shqiptar te Kosoves.Qasja e Serbise dhe Kosoves ndaj njera-tjetres eshte kontroversale, sepse Serbia eshte ne rolin e kaloresit gjakatar qe risulmon viktimen e vet,kur duhet te ishte ne rolin e te penduarit, ndersa Kosova eshte ne rolin e viktimes, qe perseri qendron e ndrojtur dhe e frikesuar perballe kaloresit serb, kur do duhej qe te ngrihej e ti kerkonte shpagimin per demet e shkaktuara. Politikanet e Kosoves jane sjelle dhe po sillen si amatore te vertete qe akoma nuk e kane kuptuar parimin qe "po nuk sulmove do te t'sulmojne" dhe duke mos e sulmuar Serbine per ceshtjen e genocidit, i kane dhene mundesine kesaj te fundit qe nepermjet ndikimit te saj te godase figurat e Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Qeveria e Kosoves nuk ka ngrite dhe nuk po ngre institucione te vecanta me ane te te cilave te dokumentoje dhunen e genocidin serb, per ta paraqite me pas perballe opinionit europian e boteror, ndersa Serbia po punon fort per ta lyer faktorin shqiptar me ngjyrat e xhelatit ne sherbim te krijimit te pershtypjes ne opinionin europian e boteror se NATO nuk nderhyri per te ndale dhunen e genocidin serb kunder shqiptareve,por nderhyri ne nji lufte ku te dyja palet ushtronin dhunes e genocid ndaj njera-tjetres apo qe Serbia nuk ka ushtruar genocid, dhe ne kete rast Serbia eshte e demtuara sepse i eshte cenuar territori. Keto jane disa ceshtje rendesine e te cilave politikanet e Kosove nuk kane arrite ta nuhasin,dhe aq me pak ti perdorin.Per ta bere kete politikenet e Prishtines duhet te ishin "zaragre rrace" per te nuhate aq larg,veti te cilat ata po deshmojne se nuk i kane.Politikes se Prishtines nuk do i duhej shume per te bere,thjeshte duhej te merrte shembull nga Izraeli.Por edhe tash nuk eshte vone per te filluar.