Mendime
Ymer Halimi: A mos është ky dështimi i radhës...?!
E hene, 06.06.2011, 06:32 PM
A mos është ky dështimi i radhës...?!
Nga Ymer Halimi
Një mik ime me solli një libër në hyrjen e të cilës ishte shkruar mendimi i Sokrtatit: “Sa për veten time, unë asnjëherë nuk kam vajtur për te votuar. E pse te shkoja? Qe te zgjedhja me dorën time se cili prej kusarëve do te me rripte lëkuren”. Mjerisht, kjo sintagmë për ne shqiptaret, për shumë çka është mase e vërtetë. Por, megjithatë ne nuk vepruam si Sokrati, vajtëm për te votuar, se synuam ndryshimet në jetën tonë edhe përkundër asaj se këta “demokrat” po na e rjepin lëkurën, dhe për shumë çka po e mbyllin rrugëtimin e kombit, në kahun e rrjedhjes së kohës. Kjo është tepër shqetësuese, se veç njëzet vite po ecim në procese demokratike me shpejtësinë e ecjes se kërmillit. Kjo fazë tranzicioni, te ne, po zgjatë me shumë se te kushdo tjetër në Ballkan, edhe me çmim shumë te lartë, me jetë te mija njerëzve. Në këtë rrugëtim, na kaluan edhe ato shtete që kanë problem me identitet, shteti e kombi. Por, kështu si ne ndodhë te kombet që nuk kanë një bosht të fuqishëm të politikës kombëtare, që nuk kanë një bosht shpirtëror te pa thyeshëm në qëllimin e tyre politik. Diçka e tillë mund të ndodhë,vetëm tek kombet me ngecje ekonomike, me zhvillim jo të mjaftueshëm socio-kulturor, ku veprojnë politikat provincialiste; ku morali i individit dhe grupit e tejkalojnë racionalen. Këta bartës “politike” arrijnë që nëpërmes te motivit idealist te lirisë, të së ardhmes, figuracionit te shtetit, të vënë në lojë masën e njerëzve, për te vetmin qellim, që ata ta mbajnë pushtetin me çdo kusht e me çdo çmim. Kjo u pa në të gjitha zgjedhjet që u mbajtën, në Shqipëri e Kosovë. Po edhe sot me rezultatin zgjedhor në Tiranë. Por, neve sot, thjesht po na mungon liria e vërtetë në dimensionin e saj të plotë. Po na shtypet perspektiva.
Të arriturat e kombit, në Shqipëri nga vitet nëntëdhjeta, e në Kosovë nga viti dymijë, nuk mund t’i përshkruhen asnjë individi e asnjë partie në mënyrë të veçantë, përveç energjisë së lirë të kombit tonë, që proceset i ka shty në kahun e duhur, edhe “dhunshëm” përkundër vullnetit të politikaneve.
***
Zgjedhjet kanë rregullsi të thjesht. Kjo thjeshtësi po shihet te të gjithë popujt që e kanë përqafuar demokracinë në mënyrën e duhur. Zgjedhjet kanë normë të shkruar. Norma e shkruar e eliminon normën morale, e cila nuk e përfaqësohet në rregullat e shkruara. Ajo mund të fuqizohet me normim të shkruar ose me marrëveshjen e palëve (gjithëve). Por kur këto mungojnë, ato mbetën jashtë veprimi për kohë të një rregulle plotësuese ligjore. Gabimi sa do i thjesht, është gabim. Gabimi sanksionohet pa marrë parasysh përmbajtjen, a porosinë morale që edhe mund ta ketë. Prandaj, te votimi në Tiranë për Kryetarin e Bashkisë, po edhe gjetiu ne mënyrën e ngjashme, votat e hedhura jo në kutinë që përcaktohet me rregull të shkruar, pa fije dyshimi, janë vota gabim. Por, edhe të pacaktuar në mënyrën e duhur me ligj. E para votuesit me gabimin e vetë e kanë dënuar vullnetin e vetë. Diçka e njëjtë, siç huqet penalltinë; veprojnë kundër vullnetit të vetë, ku edhe ekipi mund të humb.
Prandaj, përpjekja për t’i ‘ridizajnuar’ votat jashtë kutie të përcaktuar për votimin e Kryetarit të Bashkisë, është përpjekjeje morale, do them demokratike. Por, për t’i dhënë veprim përcaktues, nën petkun e morales, mund të bëhet vetëm me ujdinë e palëve. Ndryshe, kjo sjellë veprim të dyfisht për një çështje të vetme. Sepse, në praktikat ligjore zbatohet një rregullsi e shkruar, por jo edhe një vendim moral i pashkruar, se ai do krijoj kaos (kushtimisht) në proces.
***
Tani veç diç shihet, me të dhënat që janë, Basha është fitues, fitues moral, por jo ligjor. Nga ana tjetër, po ashtu, Rama është fitues, fitues ligjor por një humbës i thelle moral, si kryebashkiak i Tiranës po edhe si Kryeopozitar.
Tirana, në mënyrën e vetë, tregoi se shqiptarët janë në kërkim të ndryshimeve. Kjo është fitore e zgjedhëseve, kjo është një vërejtje serioze për politikanet që nuk kapin kohën e ndryshimeve. Është një fije shprese, se kemi filluar të ndjemë ndryshimet, shijen e tyre, për të cilat ka shume nevojë kombi i ynë. Këtu shihet fillimi e një fundi të populistit Berishë, i cili kurrë njëherë nuk e kapi në mënyrën e duhur politiken; përkundrazi në ca raste, e dëmtoi çështjen e kombit. Po ashtu i shihet fillimi i fundit edhe i Ramës, i cili nuk arriti dot ta heq nga mendja luftën personale me kundërshtarin politik, dhe ta mbajë unike të majtën shqiptare. I cili nuk e kuptoj konceptin e te majtës Evropiane; shkak i edukatës se hershme (ndoshta). Po ashtu nuk arrit ta kuptoi se Tirana po tregon shenja te kapshme të ngopjes me politikën që u bë nga personaliteti i tij. Jo vetëm kaç, por edhe me personalitetin e tij shumë kontraverz. Këta të dy, Berishë e Ramë, tani le të shihen si politikan të së djeshmes. Dhe këtu është lajmëtarja e fitores politike e elektoratit shqiptar.
Një fitore e dyte e elektoratit shqiptar, shume e madhe, është së Shqipëria, më politikisht, nuk mund te ndahet me një vije te vetme, ne dy ngjyra. Ajo sot është politikisht, lëkure leopardi. Kjo është fitorja me e madhe e elektoratit shqiptar.
***
Të arriturat e kombit tonë, nuk mund t’i përshkruhen asnjë individi e asnjë partie në mënyrë të veçantë, përveç energjisë së lirë të kombit, që proceset i ka shty në kahun e duhur, edhe “dhunshëm” përkundër vullnetit të politikaneve.
Por megjithatë, zgjedhja e Kryebashkiakut të Tiranës mund te jetë çmim shumë i lartë në politiken e kombit tonë. Mos është edhe një dështim i radhës te politika shqiptare!?
Prishtinë, 30.05.2011.