E premte, 15.11.2024, 01:25 AM (GMT)

Mendime

Intervistë e Driton Kajtazit me Prof. Fehmi Kelmendi

E merkure, 08.06.2011, 06:59 PM


Driton Kajtazi
DIPLOMACIA SERBE KUNDËR PAVARËSISË SË KOSOVËS

 

(Intervistë e Driton Kajtazit me Prof. Fehmi Kelmendi)

 

Pas “çlirimit”, faktikisht okupimit, brigadat serbomalazezomaqedonase brenda tre-katër muajve të vitit 1944 vetëm në Kosovë vranë e prenë rreth 50.000 shqiptarë civilë, pa përmendur masakrën e Tivarit e masakrat të tjera si dhe gjenocidin e paparë në viset të tjera shqiptare. Populli luftarak dhe i panënshtruar shqiptar, me dinjitet të paepur mbronte identitetin e tij të rrezikuar kombëtar.

 

Nga Driton Kajtazi

 

D. K.: Profesor, ju jeni historian me profesion, por njëherësh edhe pjesë e rjedhave historike. Si mund ta gërshetoni me pak fjalë përvojën tuaj profesionale në formimin dhe edukimin patriotik?

 

F. K.: Po, unë kam njohuri të mjaftueshme rreth ngjarjeve historike të së kaluarës së hidhur për popullin shqiptar dhe jam dëshmitar i disave prej tyre duke filluar që nga shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore e këtej e që këto të fundit ngërthehen me përvojën time profesionale, në formimin e personalitetit dhe në edukimin patriotik. Atë që e përjetoi populli shqiptar nën sundimin e pushtuesve të huaj, posaçërisht nën okupimin e shtetit artificial jugosllav, ku dominonte politika hegjemone serbomadhe, la mbresa të pashlyeshme në ndërgjegjën time, që në moshën e njomë. Pozita skllevëruese e shqiptarëve të robëruar tek mua ndikoi jashtëzakonisht në zgjimin emocional dhe arrita të formohem si njeri i pjekur në pikëpamje ideopolitike. Kohë pas kohe u aftësova që të dalloja pozitën shoqërore të pushtuesit me atë të shtypësit. Ushtrimi i dhunës së egër mbi popullin tim liridashës gjatë periudhës së okupimin naziofashist, sidomos të atij serbosllav, i pa shembull në historinë e Ballkanit, vështirë mund të përshkruhet. Ideja e qartë, më parë e shfaqur, pastaj e rrënjosur thellë në botëkuptimin tim revolucionar, shkaktoi që të më kaplonte forca e emocioneve patriotike.

 

Prof. Fehmi Kelmendi
Prof. Fehmi Kelmendi
Pas “çlirimit”, brigadat serbomalazezomaqedonase brenda tre-katër muajve të vitit 1944 vetëm në Kosovë vranë e prenë rreth 50.000 shqiptarë civilë, pa përmendur masakrën e Tivarit e masakrat të tjera si dhe gjenocidin e paparë në viset të tjera shqiptare. Ky nuk ishte çlirim, por okupim. Në harkun kohor mes viteve 1953-1966 pushteti okupues serbosllav i dëboi me dhunë nga trevat e tyre stërgjyshore në Turqi rreth gjysmë milijoni shqiptarë. Kjo ndodhi para syve të botës e cila bënte sehir.Tolerimi i politikës shkombëtarizuese serbomadhe ndaj popullatës vendëse shqiptare me asgjë nuk mund të arsyetohet.Për çudi,askush,pos Shqipërisë nuk reagonte. Ndërkaq, shtypja politike, eksploatimi ekonomik, maltretimet, burgosjet e vrasjet, gjenda e rëndë sociale, shpifjet me motive politike, duke i vërë në përdorim mjetet, metodat dhe fromat më perfide, ndaj shqiptarëve të robëruar, por kurrë të nënshtruar,që e rëndonin situatën edhe më tepër, për pushtuesin ishin dukuri të rëndomta. Torturat çnjerëzore të ushtruara pa kontrollë ndaj shqiptarëve nga ana e pushtuesit barbar, duke shkelur ligjin e shtetit përkatës dhe Konventat e ratifikuara ndërkombëtare, në emër të vëllazërim-bashkimit dhe të barazisë kombëtare është dashur të trondisnin ndërgjegjën e botës demokratike. Mjerisht, atëbotë, askush nuk ndërmori masa adekuate për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie antinjerëzore. Shenjat e lëvizjes humane nuk u shfaqën gjëkundi. Ndonëse me Kushtetutën jugosllave garantohej e drejta e barabartë e të gjithë kombeve dhe kombësive, por kur ishin në pyetje shqiptarët, ajo nuk respektohej fare. Tek njerëzit humanë, parimorë dhe me orientim demokratik duhej të ngritej zëri i ndërgjegjës. Shpirti i trazuar,tek patriotët shqiptarë ndizej flakë.As unë nuk mund të qëndroja i qetë. Kuptohet për shkak të tronditjeve permanente. Në ciklin e krimeve monstruoze serbosllave bënë pjesë edhe aksioni rrënqethës i mbledhjes së armëve në Kosovë më 1955-1956 me synim të  dëbimit të shqiptarëve me dhunë jashtë atdheut.

 

Qëndrimi armiqësor sistematik ndaj shqiptarëve autoktonë shkaktoi urrejtje kundër pushtuesit, e cila urrejtje nga dita në ditë vinte duke u smadhuar. Mendohej sesi mund të dilej nga situata e tillë tejet e rendë. Kërkohej shpëtim ngase gjendja kësisoj ishte bërë e padurueshme. E vetmja shtegdalje për shpëtimin kombëtar ishte kundërshtimi në forma të ndryshme, përfshirë edhe luftën e armatosur. Duke i marrë parasysh kushtet dhe rrethanet e kohës, metoda më e përshtatshme paraprake ishte të fillohej me protesta e demonstrata paqësore. Poqese në këtë mënyrë nuk do të arrihej qëllimi, atëherë revolta e akomulluar do të shndërrohej në luftë të armatosur. Pushtuesi mashtrohej se mund të nënshtronte popullin e pamposhtër shqiptar. Asgjëmangut, ëndrra e tillë atij nuk i doli zhgëndërr. I bindur se fitorja ishte e pashmangshme, se robëria do të zëvendesohej me lirinë dhe se në tokat shqiptare do te valonte flamuri kombëtar shqiptar optimizmi tek populli shqiptar sa vinte rritej duke marrë hov gjithnjë më të madh.Gjithashtu njësoj edhe tek unë.

 

Populli luftarak dhe i panënshtruar shqiptar, me dinjitet të paepur mbronte identitetin e tij të rrezikuar kombëtar. Serbët dëshirojnë të jetojnë pa mund, pa djersë e pa nder, ndaj lakmojnë pas tokave të huaja për të jetuar si parazitë në kurriz të tjerëve. Shembull eklatant është slogani i tyre: ‘’Volim rad volim trud, neka radi ko je lud’’ (Dua punën, dua mundin, le të punojë kush është i çmendur). Përndryshe, serbët janë të njohur historikisht si agresorë, pushtuse, ekspansionistë, dominues mbi të tjerët, kriminelë ordinerë dhe si faktorë destabilzues në rajon. Ndaj shqiptarëve, ata kanë qëndrim armiqsor te veçantë, për dallim ndaj popujt të tjerë të okupuar prej tyre, sepse i motivizon urrejtja patologjike që të veprojnë në këtë mënyrë. Më duhet të pranoj, për hirë të realitetit, se edhe unë nuk kam mendim pozitiv ndaj serbëve, jo për atë pse janë serbë, po pse janë pushtues e të njohur si kriminelë të tmerrshëm. Sikur të përmirësoheshin, gjë që nuk ka gjasa, do të ndryshoja mendimin ndaj tyre. Teoria e gabuar sërbomadhe, me prapavi,edhe ndaj kroatëve, boshnjakëve muslimanë dhe malazezve, se kinse ata dikur pas kanë qenë serbë, është avantureske.Vërtet, me degëzimin e sllavëve të Jugut, si pasë zhvillimit të kushteve dhe rrethanave specifike kohore janë krijuar veçoritë e tyre etnike, gjuhësore e fetare.

 

Edhe maqedonasit një periudhë u trajtuan si serbë. Maqedonia deri në vitin 1941 është quajtur: ’’Juzhna Srbija’’( Serbija jugore). Me politikën e saj skandaloze, Serbia me disponim antishqiptar përmes rezolutave të paraqitura në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, synon të pengojë njohjet e reja të shtetit të Kosovës, të mos i lë shqiptarët të qetë, të fitonte në kohë dhe të atakonte, duke përzirë qullin, kredibilitetin e SHBA-së. Presidenti aktual serb, Boris Tadiqi,i cili paraqitet si demokrat, pjestar e pasardhës i partisë së ish kryetarit serb, Zoran Gjingjiq, orvatet që me çdo kusht të impunojë idenë rreth ndarjes së Kosovës. Kreatori i kësaj ideje, dhe i këtij akti të shëmtuar, babai i serbëve, Dobrica Qosiqi.,fajin për ndarjen e Kosovës ua hedh amerikanëve.Sot elita serbe Implementimin e saj sipas parashiqimit do të zbatohet në praktikë nëpërmjet të arritjes një kompromisi me dialog të ri mes Beogradit dhe Prishtinës. Fillimisht duke kërkuar për serbët e Kosovës  status të veçantë, të drejtat shtesë dhe privilegje, që nuk i gëzojnë pakicatë të tjera në këtë shtet të ri,synohet të arrihet qëllimi final serbomadh.

 

Përmes të decentralizimit paraprakisht të paraparë synohet krijimi i një bazamenti të fazës së parë duke shkuar drejt ndarjes në një të ardhme të afërtë. Diplomacia evropiane, pjesërisht, ndoshta edhe plotësisht, edhe ajo e nivelit botërore, e di hollë e sakt se në ç’mënyrë Serbia i kishte marrë tokat shqiptare. E njejta gjë vlen edhe për Greqinë grabitqare. Lidhur me  të po i përkujtojmë Konferencat evropiane: Kongresi i Berlinit 1878, Konferenca e Ambasadorëve të gjashtë Fuqive të mëdha ne Londër më 1912-1913, Konferenca e Paqës së Versajës, afër Parisit, më 1919 -1920, të cilat copëtuan atdheun shqiptar dhe pjesën më të madhe te territorit te tij ua ndanë Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Politika djallëzore serbomadhe e shtetit artificial e të çoroditur binte ndesh edhe me autoritetin që gëzonte në blokun e vendeve të  ashtuquajtura  të painkuadruara.

 

Jugosllavija fal pozitës gjeostrategjike arriti një prestigj tek disa shtete mike dhe duke shfrytëzuar luftën e ftohtë mes Lindjes dhe Perëndim, intrigat e politikës demagogjike,i shiste shtrenjtë në tregun botëror. Me mite, legjenda dhe përalla mizash, Beogradi përpiqet të mbrojë kolonitë serbe: Kosovën, Vojvodinën dhe Sanxhakun. Me pak fjalë, aq shkurt, sa lejon koha, ështe veshtirë të përshkruhet historiati i një shteti konglomerat,siç ishte Jugosllavia, ku dominonte politika hegjemone serbomadhe mbi pesë Republika e dy krahina autonome të federatës. Në këtë shtet komunist disktatorial për nga shytpja kombëtare vendin e parë e zënin shqiptarët e robëruar. Nga ajo periudhë e sundimit serbomadh mbi gjysmë shekulli mbetën gjurmat e pashlyera. Patriotëve shqiptarë nuk u mbetej tjetër, pos të organizoheshin, duke u aktivizuar në organizata revolucionare me një entuziasëm që vullnetarisht të vepronin, pa kursyer as jetën, drejt lirisë dhe pavaresisë kombetare. Ja liri, ja vdekje. Solucion tjetër nuk kishte. Durimi me plot arsye veç kishte humbur. Luftën e drejtë të popullit të stërvuajtur edhe unë e përkraha brenda mundësisë me pasion. Shqiptarët e revoltuar duke parë se me protesta nuk mundej të arrihej fitorja, dashur, padashur, u detyruan  më në fund t’i rreknin armët.

 

Dëshira për çlirim kombëtar përcillej me ritme të shpejta. Shqiptarët nuk kishin më tepër çfarë të humbënin. Edhe mërgata shqiptare u trazua. Por, mjerisht përpjekjet maksimale të një numri të intelektualëve jashtëpartiakë, ndërta bëja pjesë edhe unë, për forminin e një Këshilli koordinues ndërpartiak nuk dha rezultate. Ky Këshill kishte për synim të koordinonte format e veprimit. Liderët e partive politike nuk u dakorduan. Nuk ranë në ujdi sepse njëri i binte thumbit, tjetri patkoit. Përshtypje e “këndshme”. Me keqardhje deklaroj se përçarja ndër shqiptarët e shkaktuar prej personave ambiciozë, bajraktarë, karrieristë e pushtetlakmues dëmtoi organizimin e mirëfilltë në diasporë. Të habit fakti se këta persona të sëmurë nuk gjenin gjuhë të përbashkët para,gjatë dhe pas luftës çlirimtare. Këta “patriotë” rëndësi  primare i jepnin ofiqeve. Peshku në det, tigani në zjarr. Për prognozën e gabuar duke menduar se krejt shqiptarët janë Mic Sokola, që këndohej nëpër tubime, i mora inatin vetëvetes. I edukuar në frymën e athedashurisë në familje, ku e mora bazën e orientimit të drejtë lidhur me zgjidhjen e çështjes kombëtare, pastaj i dhezur flakë nga veprat e Rilindasëve tanë, duke u pajisur me njohuri, fitova një përvojë në jetë dhe arrita të ndërtoja qëndrim të shëndoshë ndaj kauzës sonë.

 

Patrioti i devotshëm ka karakter të fortë, është stabil dhe i qëndrueshëm. Ideali i lartë dhe vetëdia kombëtare në nivel të detyrojnë për të sakrifikuar edhe jetën për popull dhe për atdhe. Revolucionari kurrë nuk mund të jetë i qetë. Atë diç prore e mundon. Deri sa të gjejë mënyrën e shpëtimit të popullit të rrezikuar me kanosje të zhdukjes së qenies se tij, siç ndodhi gjatë të së kaluarës së hidhur, patrioti nuk pushon asnjë çast. Revolta e akumulluar nga padretësia e tepruar ndaj popullit tij dikur do të shpërthejë si vullkan. Historianët dhe arsimtarët e gjuhës amtare, me përjashtim të një numri të vogël, janë të djeshëm kur u cenohet identiteti kombëtar. Këta nuk pajtohen dot me robërinë. As me zgjidhjen parciale të çështjes kombëtare. Sipas parimit të së drejtës natyrore edhe shqiptarët duhet të bashkohen në një shtet të vetëm kombëtar. Ç’do zgjidhje tjetër është e gabuar dhe e papranueshme. Me përkushtim të madh duhet të mbrohet interesi kombëtar. Këtij procesi i kushtohet të tërë jeta e secilit atdhetar. Të marrim shebull eklatant Adem Jasharin dhe Adem Demaçin. Gjithashtu edhe dëshmorët e kombit që heroikisht ranë në fushën e nderit për të mos vdeku kurrë.

 

Im atë na rrëfente sesi kishte pasë rënë në kohën sundimit Osman në kontakt me Nexhip Dragën dhe të vëllajn e tij, Ferat Dragën nga Mitrovica. Me iniciativën e tyre babai im ishte organizuar në partinë e Turqve të Rinj me shpresë se pas fitorës do të mbroheshim të drejtat kombëtare shqiptare dhe se shqiptarët do të frymonin lirëshëm. Por, kur Turqit e Rinj premtimet e dhëna me marrjen e pushtetit i kishin shkelur, një numër i shqiptarëve të zhgënjyer, ndërta edhe prindi im, ishin tërhequr. Bashkëpunimi i metejmë  me besëprerët ishte baraz me tradhtinë, thoshte i ndjeri baba. Pas luftërave ballkanike shtetet ngadhnjyese: Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Bullgaria me përkrahjen e Fuqive të Mëdha evropiane, apostafat të Rusisë, u shpërblyen me tokat shqiptare. Zaten formimi paraprak i Aleancës ballkanike mes tyre kishte për synim grabitjen e atdheut shqiptar. Andaj të dy luftërat e përmenduara, ajo e para më 1912 dhe e dyta më 1913, kanë pasë karakter pushtues. Populli shqiptar luftarak dhe i pamposhtur i rezistoi tentativës së Lidhjes aleate të shteteve ballkanike fqinje për copëtimin dhe grabitjen e tokave të tija por nuk pati forcë, as mbështetje nga askush për t’u kundërvua agresorëve shumëfish më të fuqishëm në çdo pikëpamje.

 

Prej organeve të pushtetit okupues kam qëne i ndjekur dhe i përsëkutuar si nacionalist dhe armik i shtetit. Vazhdimish isha në shenjestër të UDB-së. Trajtohesha si antijugosllav dhe kundërshtar i regjimit socialist. Më duhet të pranoj se vëllezërit e mi: Aliu, Fevziu, Nuredini dhe Zejneli, janë më nacionalistë se unë dhe sa u pëket vuajtjeve ata  kanë marita më të mëdha. Vëllaj më i madh Aliu ka vuajtur me burgim të rënë plot dhjetë vjet, kurse Fevziu dhe Nuredini nga katër vjet. Të tre ishin të dënuar politikisht, të organizuar duke mëtuar çlirimin e të gjitha trojeve të okupuara shqiptare dhe bashkangjitjen e tyre me Shqipërinë. Por, përpos patriotëve, populli shqiptar ka pasë edhe ka akoma tradhtarë. Disa shqiptarë bastardë, të infektuar me virusin serbosllav, i shërbenin dhe,mjerisht ata ende nuk janë liruar nga bindja e çoroditur, si besnikë ndaj pushtuesit për interesat personale, në dëm të popullit të vet. Të joshur me privilegjet që dikur i gëzonin si servilë të okupatorit ata vazhdojnë me avazin e vjetër. Jazëk. Karakteri i tyre i atrofizuar dhe psikologjia e sëmurë janë pa shpresë shërimi. Koncepti politik agresiv serbomadh nuk lëviz as pas transferimit të Sërbisë nga sistemi totalitar ne “demokraci” nga pozicioni i periudhës anakronike e stereotipe; pashiqiane, rankoviqiane dhe milosheviqiane.

 

Ofensiva diplomatike serbe kundër pavarësisë së Kosovës, verdiktit të GJND-së dhe qëndrimit konsekuent të SHBA-së lidhur me statusin e Kosovës nuk pushon dot. Serbia edhe mëtej do të vazhdojë me politikën e saj destabilizuese, jo vetëm për rajonin, por edhe më gjërë. Serbia zyrtare në vend që të kërkonte falje publike për gjenocidin e ushtruar me dekada mbi popullin shqiptar nën sundimin e saj dhe të pranonte gabimet e së kaluarës duke njohur realitetin e krijuar, ajo vazhdon me metoda të reja për kurdisjen e planeve rreth ndarjes së Kosovës. Nga politika agresive serbe, me ide të shumtuar, shqiptarët e pësuan katrahurën, sidomos gjatë luftës së fundit të imponuar nga Slobodan Milosheviqi, elita etij, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë, Kisha ortodokse serbe me patriarkun në krye dhe institucionet shtetërore të Serbisë. Shqiptarët për luftë të armatosur duarthatë kundër armikut shumëfish më të fuqishëm, si ushtarakisht, ashtu edhe me njerëz, nuk ishin të përgaditur. Megjithatë, ndonëse gjasat për të fituar, ishin të pakta, morali i lartë patriotik dhe bindja në luftën e drejtë mundësuan korrjen e suksesit të tyre. Serbët mbajnë veten si të kishin pikur nga qielli. Fenomen i jashtëzakonshëm,i pakuptueshëm dhe i pa arsyeshëm për botën bashkohore. Shqiptari serbit i është bër halë në sy. Njëherësh edhe pre e oreksit të pangopur të tij. Nacionalizmi serb duke u shkallëzuar u zhyt gjer në palcë. Shpalosje e misterit të çuditshëm. Shprehje e ndërlikuar, por e vërtetë.

 

Tentativa shqiptare duke kërkuar për Kosovën republikë përmes demonstratave paqësore mori hov në vitet tetëdhjeta, por pa rezultate. Serbia me politikën e saj të gabuar antishqiptare humbi shansin për të dalur nga qorrsokaku. Sa më shumë që situata komplikohej duke përdorur forcën ushtarako-policore, aq më tepër revolta e akumulluar shekullore e popullit të stërvuajtur fryhej. Deri sa më në fund erdhi tek ajo që është dashur të vinte patjetër. Asokohe unë isha duke dhënë mësim në Qendrën Arsimore “Skënderbeu” të Preshevës. Gjatë protestave në Kosovë u rashë në sy organeve të pushtetit okupues për shkak të qëndrimit tim konsekuent duke u solidarizuar me protestat paqësote të popullit shqiptar të Kosovës.Policia serbe shpesh më thirrnin në pyetje. Serbët janë popull agresiv, të paaftë për të jetuar me punë, me djersë, me mund e me nder, andaj lakmojnë pas tokave të huaja, që t’i pushtojnë duke i shndërruar në koloni të tyre. Kështu është vepruar me Kosovën, sot veprohet njësoj me Vojvodinën dhe me Sanxhakun. Slogani serb këtë e pohon: “Volim rad, volim trud, neka radi ko je lud” (Dua punën, dua mundin, le të punojë kush është i çmendur).

 

Serbët, të njohur historikisht si agresorë, pushtues dhe kriminelë,neve shqiptarëve na  trajtojnë si mos më keq. Të motivuar nga urrejtja patologjike.,ata nuk dëshirojnë të shohin shqiptarë në Ballkan. Shprehje magjike. Serbët le të mbeten në vendin e tyre,por larg nesh. Le ta thyejnë zverkun. Pavarësia e Kosovës, që aq me mallë e pritja, më befasoi këndshëm. Por, për të ardhur keq,sepse trevat të tjera shqiptare nën okupim: Kosova Lindore, trojet shqiptare në Maqedoni dhe në Mal të Zi, si dhe krahina shqiptare e Çamërisë nën Greqinë, hëpërhë janë anashkaluar.

 

Këto treva shqiptare shtetet ballkanike fqinje i kanë pushtuar në sajë të përkrahjes së Fuqive evropiane, veçmas të Rusisë. Megjithatë, populli shqiptar, ndonëse ngeli i vetmuar, pa mbështetje nga jashtë, falë qëndresës heroike shpëtoi qenien e tij të rrezikuar nga shfarosje totale.,por nuk arriti deri sot të realizojë aspiratat e tij shekullore.

 

Liderëve ambiciozë të partive politike nuk u falet faji për mos marrëveshje midis tyre.Po edhe diaspora shqiptare në vend që të formonte një lob apo një shoqatë në të cilën do të tuboheshin të gjithë pa dallim bindjeje ideopolitike, feje, krahine, gjinie etj. formoi partitë politike, që vepronin sipas dirigjimeve të liderëve të tyre. Ende pa filluar lufta çlirimtare në Kosovë bajraktarët lakmonin pas ofiqeve duke i shfaqur haptas ambicjet e tyre për pushtet. Si thotë një fjali e urtë popullore: “Peshku në det, tigani në zjarr”. Kështu pasoi përçarja. Uniteti shqiptar i dëshiruar në momentet më kritike me fajin e ca individëve të sëmurë për pushtet sa vinte më shume dobesohej. Dorën në zemër, masa e thjeshtë, punëtorët dhe patriotët e vertetë të mërgatës shqiptare kanë kontribuar në favor të çështjes duke mos kursyer as djersën, as gjakun e as jetën e tyre.

 

D. K.: Ju jeni dëshmitar të debateve, botimeve, ngjarjeve dhe të gjykimeve  historike, që po shfaqen duke vënë në dyshim të gjitha rezistencat shqiptare në trojet e tyre histortike e etnike. Pra, defetizmi, nihilizmi dhe pacifizmi a përkojnë me realitetin historik duke patur parasysh shikimet e disa intelektualëve tanë, të paraqitur si vizionarë, por në fakt me dashje apo pa dashje dëmtojnë proçesin e kalimit nga okupimi në liri të plotë?

 

F. K.: Me siguri fjalën e keni për historianët, politikanët dhe intelektualët profanë, aguridhë, diletantë, të paformuar, bastardë dhe antikombëtarë. Historianët nuk honepseshin mes tyre. Një numër sish ose heshte nga frika, apo nuk ju botoheshin shkrimet shkencore për shkak të cenzurës, të tjerët paraqiteshin me shkrime duke i shtrembëruar ngjarjet për tû treguar se i qëndronin besnikë sistemit të shtetit ku jetonin, sepse kësisoj e kërkonte interesi i tyre personal ngase ishin njerëz labilë, çapaçulë dhe burnotë. Por,ndër ta kishte edhe të guximshëm, siç ishte historiani i mirëfilltë, i ndjeri Ali Hadri e ca të tjerë. Sa u përket mjeteve të informimit, situata ka qenë kaotike. Gjatë gjithë periudhës së ekzistimit të shtetit socialist jugosllav, me përjashtim të harkut kohor pas shkarkimit të Aleksandar Rankoviqit, por jo aq sa duhej, shumica e gazetarëve i kanë shërbyer interesave të pushtuesit. Më kujtohet si sot, kur patriotët shqiptarë të organizuar në grupe revolucionare zbuloheshin, arrestoheshin, burgoseshin dhe dënoheshin nga organet e pushtetit okupues, disa gazetarë të gazetës kryesore “Rilindja” më shumë hedhnin baltë në ta, duke i paraqitur si armiqë të popullit, sesa “Politika” e Beogradit. Prej tyre që janë gjallë edhe sot shumica  krekosen si patriotë të shquar me një bagazh të madh meritash. Gjithashtu gjatë luftës çlirimtarë kombëtare në Kosovë, Maqedoni dhe në Kosovën Lindore edhe disa gazetarë të gazetës “Bota Sot” vollën helm e vrer kundër UÇK-së dhe luftës e drejtë të saj.

 

Fondet: “Vendlindja thërret” dhe “Zëri i atdheut” u njollosën me shpifje më të poshtra. Propaganda antishqiptare e disa gazetarëve të kësaj gazete ishte më e rrezikshme se vetë armët e sofistikuara të pushtuesit. Nuk është për t’u çuditur kur dihet se “Rilindja” organ i kujt ishte dhe se  “Bota Sot”kujt i shërbente? Tani shohim sesi po zhvillohen debatet në Parlamentin e Kosovës. Partitë politike duke luftuar për pushtet janë përçarë dhe armiqsuar mes vete. Fati i shqiptarëve ishte vënë ngamot në kockë. Populli shqiptar endei nuk është i sigurt. Po kur edhe në liri nuk është i sigurt akoma më keq.Disa udhëheqës kosovarë dhe të shtetit amë, siç duket, nuk çajnë kokën aq për shtet sa për pushtet. O sot është i nevojshëm, madje i domosdoshëm, uniteti o kurrë. A nuk janë vallë duke parë ata se serbët kokëkrisur po i kundërvihen edhe SHBA-së,lëre më shqiptarëve të hasmuar e të përçarë. E qeveriratët tanë po rrahin ujë kot në havan. Ndjehet e natyrshme dhe e domosdoshme për një solidaritet dhe unitet ndërpartiak. Nëse qeveritarët shqiptarë misionin historik të besuar nga populli nuk mund ta kryejnë me sukses, kushdoqofshin, atëherë letë tërhiqen nga postet drejtuese. Politika është veprimtaria e pushtetit shtetëror dhe mbron interesat e popullit. Liderët partiakë e institucionalë nëse nuk janë të aftë për të drejtuar shtetin duke i dalur zot detyrës së shenjtë të mos e marrin në qafë popullin e mashtruar. Politika skandaloze serbe lypset sfiduar me çdo kusht.Kësaj detyre patriotike dhe këtij obligimi kombëtar nuk i del zot dot LDK-ja,pas vdekjes së Dr.Ibrahim Rugova,sepse ka qëndrim fleksibil ndaj Serbisë. Në Kabinetin qeveritar aktual të Kosovës,si organ i pushtetit popullor më radikal se LDK-ja në zgjidhjen e çështjes kombëtare, duhet të nxirret kërkesa për të aplikuar dhe miratuar në Parlament një projekt i hartuar nga ekspertët e dalluar lidhur me një program gjithëkombëtar. Pse të mos dilet me një qëndrim unik kolektiv në këto çaste më të vështira nëpër të cilat po kalon Kosova dhe viset të tjera që janë akoma të okupuara shqiptare? Por, mjerisht, liderët partiakë prozhmojnë njëri tjetrin.

 

Papjekuria politike shqiptare

 

Partitë politike rivale ne kontekstin politik kanë konceptet e ndara. Rrymat politike, të polarizuara, me programet e tyre shkaktojnë përçarje në mesin e popullit.Populli shqiptar sipas parimit të së drejtës për vetëvendosje duhet të vendos vetë për fatin e tij. S’ka nevojë të kujdeset Serbia për Kosovën shqiptare të cilën e shpallë rrejshëm duke u bazuar në mitologji si territorin e saj. Qeveria e Beogradit harxhon energji dhe mjete marramendëse duke lobuar në botë kundër njohës së shtetit të Kosovës. Ndërsa autoritetet kosovare profesionalisht të paaftë për të udhëhequr me ndërgjegje diplomacinë duke iu kundërvua diplomacisë agresive serbomadhe.Liderët e partive politike shqiptare të shtetit sapo të krijuar të Kosovës ,nuk dinë tjetër, pos konfrontimit midis pretenduesve kryesorë për të zënë vende kyçe në pushtet. Ata nuk marrin mësim prej intelektualëve të mirëfilltë dhe patriotëve të devotshëm, të cilët me veprimtarinë e tyre të frytshme sensibilizuan problemin e pazgjidhur shqiptar dhe afirmuan kombin tonë. Shembull eklatant kemi Adem Demaçin, Ismail Kadaren e ca të tjerë. Çdo  kritikë me qëllim të mirë dhe përmirësimit të gabimeve duhe pranuar si pozitive. Kurse kritikat me paramendim dhe prapavi dëmtojnë procesin e zhvillimit të mëtejmë normal të shtetit të Kosovës. Spektri politik kosovar mund të sjell dobi të konsiderueshme vetëm përmes veprimeve të harmonizuara brenda rrjetit të vet.

 

Kjo dukuri pozitive do të reflektonte në disponimin e dëshiruar të popullit kurreshtar. Të nxitur nga dëshira pas lakmisë për pushtet edhe krahu i luftës, e them me keqardhje, mjerisht u nda në disa rryma politike kundërshtare. Se më LDK-ja pas vdejkes së Dr. Ibrahim Rugova u bë gazi i dheut. Në Kuvendin e gjashtë zgjedhor, të mbajtur në vitin 2006 LDK-ja u nda në dysh. Nga LDK-ja u shkëput grupi fraksionist me Nexhat Daci kryetar, i cili formoi partinë e re me emërtim LDD. Prej atij momenti kjo parti dikur më e madhja mori tatëpjetën. Edhe Fatmir Sejdiu,si dhe Nexhat Daci, për të fituar poena në popull, thirren në filozofinë e Dr. Ibrahim Rugovës. Por, në të vërtetë as njëri, as tjetri nuk i përmbahen këtij parimi. Përkundrasi, të dytë veprojnë sipas interesit të tyrepersonal,grupor e partiak. Nga ana tjetër ish kryeministri i qeverisë së Kosovës në ekzil, Dr. Bujar Bukoshi nuk bashkëpunonte me presidentin e atëhershëm të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Edhe Isa Mustafa, ish ministri i finansave në qeverinë e Bukoshit, i cili tani po kërkon me këmbëngulje prishtjen e koalicionit PDK-LDK, nuk dakordohej me Dr. Ibrahim Rugova. Kandidati potencial me preferenca, pretendent për kryministër në të ardhmen, Bujar Bukoshi preferon mikun e ngushtë të tij, Isa Mustafën lider partiak të LDK-së duke e larguar nga ky post Fatmir Sejdiun, pastaj nëse vijojnë ngjarjet në rrethana të favorshme edhe president të ardhehëm të Kosovës.

 

Këta dy i lidhë bashkëpunimi gjatë keqpërdorimit të të hollave të mbledhura nga diaspora shqiptarë duke gënjehur se kinse do të dedikoheshin për luftë. As sot e kësaj dita për të hollat në fjalë nuk dihet se ku janë përdorur, sepse askujt nuk i është dhënë llogari. Ndër intelektualët tanë “patriotë,” në mesin e të të cilëve gjenden edhe asish që si analistë dhe publicistë në zë mohojnë kombin shqiptar të Kosovës. Të mos flasim për bashkimin kombëtar që për ta është absurditet. Ka edhe ndërta që i kanë shërbyen interesave të armikut, kurse sot, mbas pazarit të mulla Shaqirit, siç thotë populli, hipokritët zgërllaten duke u paraqitur si patriotë të denj. Demagogji e kulluar. Tipat e tillë dredhinë, dinakërinë, mashtrimin e shfaqin duke iu përshtatur rrethanave të ndryshme si kameleonë. Në shpirtin e këtij lloji krijese të çuditshme nuk ka ekzistuar, ose është konsumuar, ose totalisht është shuar ndjena kombëtare,ngase  pa pikë turpi mbajnë veten për dikushi, kushedi se çfarë. Mohimi i gjuhës së njësuar amtare letrare standarde, qe është tipari kryesor i identitetit kombëtar,krijimi i një kombi të shpikur kosova dhe kundërshtimi i shtetit unik shqiptar nga një numër i kuazi intelektualëve dhe me karakter të atrofizuar, është baraz me tradhtinë.

 

D. K.: Sa ka komunikim, sipas mendimit tuaj, mes historianëve shqiptarë, në mënyrë që historia të zë vendin e saj të duhur ndër shqiptarë, në Evropë e gjetkë?

 

F. K.: Më sa di unë, bashkëpunimi mes historianëve tanë nuk ka qenë në nivel të duhur. Ata në shumën e rasteve nuk honepseshin. Jo për tjetër, ndonëse pa arsye, po për nga frika,pra bashkëpunimi i mirëfilltë ka munguar. Vetë fakti se historianët tanë ende nuk e kanë thyer me argumente të pakontestueshme, si duhet dhe sa duhet ,mitin e trilluar serb rreth ngjarjeve të falsifikuara të historisë së popullit shqiptar,dëshmon për dobësitë e tyre. Historiografia serbe e kokllavitur, konfuze dhe e mbështjellur në mite,ka kontribuar në shtrembërimin e ngjarjeve historike të popullit shqiptar. Legjenda e përralla boshe,të notivizuara nga politika ditore, mbështetur në idenë reaksionare serbomadhe, me qëllim të caktuar, duke i prezantuar para botës shqiptarët si të egër, ka patur ndikimin e saj të madh, ndonese bie ndesh me realitetin historik. Falsifikimet janë bërë nergut për shkak të pretendimeve territoriale të Serbisë ndaj atdheut të lashtë shqiptar. Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia endei mbajnë nën sundimin e tyre tokat e pushtuara shqiptare. Populli shqiptar,si më parë,ashtu edhe sot, gjendet mes Scilës dhe Karibdës. Pra, gjendet mes dy armiqve të përbetuar dhe të papërmiresuar: Serbisë dhe Greqisë. Këto dy shtete fqinje nuk e lënë të qetë asnjëherë popullin shqiptar liridashës. Nga politika ekspansioniste e tyre rreziku permanent i kanoset elementit autokton shqiptar. Për të shpëtuar qenësinë e kombit shqiptar nga rreziku i Serbisë dhe Greqisë duhet të mbrohet me çdo kusht tërësia territoriale shqiptare dhe të krijohet shteti etnik shqiptar. Vetëm si i tillë ky shtet mund t`i përballonte sfidat e paraqitura në të ardhmen.Shteti etnik shqiptar si forcë ushtarake,ekonomike dhe territoriale do t`i kundërvihej me sukse çdo agresioni serbogrek.

 

Shqiptarët janë popull më i vjetër në Ballkanit dhe jetojnë në tokat e tyre stërgjyshore denbabaden. Sa i përket diplomacisë evropiane deri diku edhe asaj botërore, mund të thuhet se autoritetet e tyre janë të informuar dhe dinë sa duhet për historinë e popullit shqiptar. Sikur të dëshironte diplomacia evropiane do t`u ua mbyllte gojën Serbisë dhe Greqisë lidhur me realitetin rreth tokava shqiptare me shpalosjen e dokumenteve arkivore të Konferencave si: Kongresi i Berlinit 1878, Konferenca e Ambasadorëve të gjashtë Fuqive evropiane në Londër më 1912-1913, Konferenca e Paqës së Versajës, afër Parisit, më 1919-1920, nga të cilat Serbia, Mali i Zi dhe Greqia përfituan duke u shpërbnlyer me tokat shqiptare. Shpalosja e dokumenteve arkivote të Konferencave në fjalë për Serbinë dhe Greqinë do të bëhet e hidhur pelin. Sipas të gjitha gjasave, ka ardhë koha që Serbia dhe Greqia t’i kthejnë tokat shqiptare të pushtuara me forcë dhe me ndihmën nga jashtë, posaçërisht nga Rusia. Beogradi edhe pas verdiktit të GJND-së në favor të Kosovës së pavarur, nga i cili  organ gjyqsor ndërkombëtar,vetë kërkoi, duke iu drejtuar përmes të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, me rezolutë, që të shqyrtonte çështjen e shpalljes së pavaresisë së Kosovës, se a ishte e ligjshme apo jo, sërisht i drejtohet organin të njejtë AP të OKB-së, me Rezolutë të re për kërkesën e njejtë. Opinionin këshillues të GJND-së, organit juridik me peshë ndërkombëtare të AP të OKB-së,ndonëse ishte në favor të shpalljes së pavaresisë së Kosovës, Beogradi e mohoi me obstrukcione të vazhdueshme ndaj Kosovës duke e ndërlikuar situatën edhe më tepër në rajon dhe më gjërë.

 

Synimi serb është destabilizimi i shtetit të Kosovës, pengimi i njohjeve të reja të saj nga ato shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën, përfitimi në kohë dhe sfidimi i SHBA-së, për shkak të qënrimit parimor të këtij shteti demokratik që po tregon ndaj Kosovës. Politika fatale e Beogradit rekomandon negociata të reja me Prishtinën rreth gjetjes të një kompromisi me synim të rishqyrtimit të statusit të Kosovës së pavarur. Asnjë kompromis me Serbinë. Problemi i Kosovës ka marrë fund një herë e përgjithmonë. Ketë e di edhe vetë Serbia, por po përpiqet që të nxjerr diç nga treva shqiptare sa të jetë e mundur. Diplomacia skandaloze serbe në ofenzivë është duke harxhur energji dhe mjete marramendëse. Në orvatje për ripushtimin, respektivishte, ndarjen e Kosovës, pushtetit sekular serb i është bashkangjitur edhe kleri ortodoks serb. Kjo simbiozë laiko-klerike lëvizjen anshqiptare të Serbisë e bënë edhe më të rrezikshme. Të preokupuar rreth Kosovës, me një urrejtje kaq shumë patologjike, me një përkushtim të veçantë, institucionet shtetërore dhe kisha ortodokse serbe të shtetit “demokratik” të Serbisë, atakojnë edhe shtetet perëndimore, apostafat SHBA-në. Iniciativa e Serbisë, me nxitjen, këshillimin, ndërhyrjen dhe përkrahjen e Moskës, i kundërvihet politikës korrekte dhe paqësore të Uashingtonit. Orientimi ideopolitik i Serbisë ndaj Rusisë lidhet me prejardhjen, gjakun dhe fenë e përbashkë që kanë. Serbia ndjehet e fyer, e ofenduar, madje dhe e zemëruar, kur zihet në gojë integrimi i saj në BE,posaçërisht në NATO.

 

D. K.: Meqë se ju jeni nga Presheva, a ju tërheq nostalgjia që të koncentroheni në vendlindje apo të  zgjërohen këndvështrimet lidhur me çlirimin e të të gjitha trevave të okupuara shqiptare?

 

F. K. Jo për atë se jam nga Presheva,më mundon problemi gjithëshqiptar, po mu për atë se jam shqiptar dhe nuk mund të qëndroj indiferent ndaj çështjes madhore, që duhet të zgjidhet drejt dhe e plotë, sepse ndjej për detyrë dhe obligim kombëtar të interesohem duke u sakrifikuar me mish e me shpirt, jo vetëm për çlirimin e vendlindjes sime, por edhe për të gjitha viset e okupuara shqiptare deri në krijimin e një shteti të vetëm kombëtar.Për mendimin tim kjo do të ishte e vetmja zgjidhje e drejtë e çështjes kombëtare shqiptare. Besoj se secili partiot shqiptar mendon njësoj su unë rreth zgjidhjes së kauzës sonë të shenjtë. Ata që nuk pajtohen me këtë opsion janë bastardë. E njejta gjë vlenë edhe për oportunistët. Eshtë e vërtetë se vuaj nga nostalgjia për vendin tim, ku kam lindur dhe jam rritur, por kjo nuk do të thotë se nuk vuaj njëherësh dhe njësoj edhe për Kosovën martire dhe trojet të tjera shqiptare. Dallimet, rajonale, fetare, gjinore, sociale, partiake etj. për muja janë ide absurde e të vdekura dhe botëkuptim paradoksal,thënë troç baras me tradhtinë. Sa hërë që kam qenë në Shqipëri (gjithsej 14 herë nga Zvicra, por asnjëherë nga Jugosllavia,meqë se nuk kisha se qysh, ngase nuk posedoja dokument udhëtimi), kënaqesha jashtë mase dhe ndjehesha sikur të isha në vendlindjen time të dashur, të çmuar e të shtrenjtë.

 

Aty më çilej oreksi për ngrënje dhe bëja gjumë të këndshem. Popullata e Kosovës Lindore, më 2 dhe 3 mars 1992 u deklarua në referendum popullor duke shprehur vullnetin e saj në mënyrë demokratike për ribashkim me Kosovën. Vlen të theksohet se kjo krahinë shqiptare, para se të aneksohej arbitrarisht nga Serbia më 1946, gjithmonë ka qenë pjesë e pandarë e territorit integral të Kosovës dhe e kompaktësisë etnike mbarëshqiptare. Unë jam kategorik që të respektohet vullneti i popullit dhe e drejta sipas parimit demokratik për vetëvendosje. Përndryshe,konflikti i armatosur do të ishte i pashmangshëm. Popullata shqiptare autoktone e Kosovës Lindore,që  përbën shumicën dërrmuese të saj,ka të drejtë të vendosë për fatin e vet. Ky rajon me tri komuna: Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, ka një sipërfaqe prej 1249 km katrorë, 139 vendbanime dhe mbi 100’000 banorë. Liderët partiakë lokalë të Kosovës Lindore as vetë nuk dinë se ç’kërkojnë. Krahasimet midis pozitës së serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës Lindore duke propozuar të drejtat e njejta për të dy palët janë  të gabuara,sepse serbët janë ardhacakë,ndësa shqiptarët autoktonë.

 

Reciprociteti, pra, nuk i përgjigjet realitetit.Madje serbët e Kosovës janë të priviligjuar,sikur të kishin rënë nga qielli, ndërsa shqiptarët e Kosovës Lindore jetojnë në një pozitë skllavëruese. Popullata shqiptare e këtyre trevave nuk dëshiron me qënë nën Serbinë, po dëshiron me plot të drejtë me u bashkua me trungun amë. Serbët në Kosovë janë kolonë të ardhur nga viset e ndryshme të Jugosllavisë, kurse shqiptarët e Kosovës Lindore janë vendës ab antiquo. Prandaj dallimi midis tyre është i madh. Unë lidhur me zgjidhjen e problemit të Kosovës Lindore i kam shkruar ish presidentit amerikan Gjogj Bushit. Kosova Lindore ka një pozitë të volitshme gjeostrategjike. Nëpër të kalon vija longitudinale komunikative: Beograd-Nish-Shkup-Selanik-Istambull e gjetkë. Për shkak të saj dhe komunikacionit hekurodhor e tokësor të kësaj fushe të gjërë e pjellore, që lidhë Serbinë me Maqedonin, si dhe leverdisë ekonomike, Beogradi e ndau nda Kosova më 1946. Kur të bashkohet krahina shqiptare e Kosovës Lindore me Kosovës, por jo nëpërmjet të këmbimit me pjesën Veriore të Kosovës, po pse është pjesë e pandarë e Kosovës, duhet të kihet parsysh territori kompakt, sepse Serbia përpiqet të mbajë për veti atë pjesë nëpër të cilin kalon hekurudha dhe autostrada. Kurse në fakt kufiri mes shqiptarëve dhe serbëve është 10 km distancë në lindje të autostradës. Po sikur të mbetet edhe më tej, larg qoftë, Kosova Lindore nën Serbinë, shqiptarët e përsekutuar, diskriminuar e maltretuar nga aksionet varda të ndërmarra do ta përjetojnë fatin e popullatës shqiptare të Toplicës dhe do të detyrohen t’i braktisin trojet e tyre stërgjyshore, ashtu siç i patën braktisur shqiptarët e sanxhakut të Nishit,që bënte pjesë në vilajetin e Kosovës, në vitet 1876-1878.

 

D. K. Sapo ju është përkthyer përmbledhja e peozive nën titull: “Golgota Kosovare” në gjuhën rumune nga zoti Baki Ymeri, na thoni se çfarë vendi zë poezia shqiptare në ngritjen e vetëdijës kolektive kombëtare?

 

F. K. Çdo poezi me përmbajtje patriotike ndikon duke zënë vend të rëndësishëm në ngritjen e vetëdijës individulale dhe kolektive tek ata që e donë popullin dhe atdheun e vet. Poezitë e poetëve më të shquar si Naim Frashëri, Çajupi, Mjeda, Fishta, Noli, Asdreni, Hilë Mosi, Vaso Pasha, De Rada, Filip Shiroka, Las Gush Poradeci etj, nga poezitë e të cilëve edhe unë jam frymëzuar, kanë ndikim më të madh në zhvillimin e ndjenjave patriotike kolektive. Tek lexuesi i ndjeshëm poezitë me përmbajtje patriotike ndjellin dashuri ndaj jetës së lirë e të pavarur, ndaj popullit dhe atdheut të tij. Edhe unë kam shkruar një mori poezish me karakter kombëtar. Por, gjatë shtypjes në ordinator te një mik në Bernë, ndoshta më të preferuarët ndër të gjitha, u zhdukën brenda çastit. Kjo ndodhi nga mosdia e përdorimit të kompjuterit, apo ai u prish. Më pas as që pata aftësi t’i parafytyroja. Ikën, si për shpirt të viçit, siç thotë populli. U mërzita mjaftë, por nuk kisha ç’të bëja. Dëshprimi më përcjell pa ndërprerë. Shëndosh. Ka edhe më keq. Motivi që më nxiti për të shkruar poezi ishte përjetimi i çasteve të hidhura e të paharruara, nostalgjija ndaj vendlinjes, malli për familjen tok me dashamirët dhe dashuria e flaktë ndaj atdheut të çmuar. E shpreha atë që ndjeja në shpirtin tim të trazuar. Parafytyrimet e akumulluara me vite e dekada nga e kaluara nën sundimin e huaj, duke mos patur asnjë mundësi të botoja ndonjë rresht për shkak të cenzurës në vendlinje, këtu në Zvicër, përnjë herë shpërthyen si vullkan. Shkrimet e mia atje nuk kam patur shans t’i publikoja, sepse unë dhe vëllezërit e mi ishim në shenjstër okupatorit barbar. Gjithë potenciali i akumulluar i krijimtarisë letrare i shprehur u publikua në Tiranë vetëm gjatë qëndrimit tim në Zvicër. Shpresoj se edhe poezitë e mia kanë me ndiku një çik në orientimin e drejtë te të rinjtë dhe te të rejat shqiptarë si dhe tek brezat e ardhshëm.

 

D. K.: Nga e keni gjithë këtë frymëzim për punë?

 

F. K. Më parë nga familja, pastaj edhe nga vullneti i paepur. Qysh si i ri isha i detyruar nga prindërit, që duke u angazhuar rregullisht, të fitoja shprehi pune. Im atë më këshillonte që të bëhesha i zellshëm. Në këtë kontekst ai insistonte permanent. Edhe ime mëmë përtacët nuk i donte. Traditën për punë e trashigova në familje. Dëgjoja fjalë këshilluese se puna njeriun e mbanë gjallë, e bën të ndershëm dhe të pavarur. Ai që nuk punon, thuhej, është parazit, dubioz dhe i pavlerë. Ai merret me xhambazllëqe dhe poshtërsira të ndryshme, varg imanent. Thënia e urtë e patriotit dhe poetit të shquar shqiptar, Naim Frashëri: “Punë, punë natë e ditë që të shohim pakës dritë”, shërben si shembull i goditur në nxitjen e vullnetit për punë dhe në ngritjen e vetëdijës kombëtare. Proverbi latin: “Labor omnia vincit” (Puna i mund të gjitha) ose (në punë është shpëtimi) duhet çmuar. Gjermanët thonë: “Arbeit macht frei” (puna të bënë të lirë). Puna njeriun e bënë të pavarur, të ndershëm dhe atdhedashës. Unë, pavarësisht nga mosha e ikur, për çdo ditë lexoj dhe shkruaj. Pra, gjithnjë jam i angazhuar. Nuk dorëzohem dot.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora