Mendime
Pirro Prifti: Federata Shqipëri-Kosovë - e ardhmja e shtetit shqiptar dhe argumentat e z. Shaban Murati
E marte, 07.06.2011, 08:03 PM
Federata Shqipëri-Kosovë - e ardhmja e shtetit shqiptar
dhe argumentat e z.Shaban Murati
(Replike)
Nga Pirro Prifti, Analist
priftipirro@hotmail.com
Në artikullin e dt.
Nuk është hera e parë që një serb e aq më tepër një president i Serbisë të ketë deklaruar për Kosovën si `pjesë e Shqipërisë` ku banojnë shqiptarë; këtë e ka shprehur dhe Oliver Ivanovic disa kohë më parë në tv-Top Channel në Tiranë duke deklaruar se `..kosovarët janë shqiptarë dhe se Kosova është e banuar me shqiptare dhe se do të ishte më mirë një Kosovë e inkluduar me Shqipë rinë se sa dy shtete shqiptare..`.
Në analizën e z.Shaban Murati spikat idea ish- komuniste e të parit të gjërave vetëm me dy ngjyra: bardhë e zi, dhe e praktikuar aq shumë nga ` shoku` Enver se `..ata që nuk i kemi miq i kemi armiq. Kush nuk është me Partinë e Punës është armik i popullit (nen i vendosur në kushtetutën e atëhershme) ..`.
Pra meqë Serbia ka qënë për 1 shekull rresht kundër shqiptarëve të Kosovës dhe kundër nesh, gjithashtu dhe automatikisht- sipas z.Shaban Murati- edhe në kohën e sotme çdo qëndrim i ri i Serbisë duhet parë me të njëjtën mënyrë ashtu si e shihte PPSH e dikurshme.
Mendoj se z. Murati e ka gabim. Nuk mund të gjykohet kështu në kohën e sotme kur shumë aspekte të gjeopolitikës së shteteve europiane (sot BE) dhe të SHBA kanë ndryshuar në favor të Shqipërisë në këto drejtime:
- Informacioni mbi Shqipërinë dhe shqiptarët është i plotë ; sidoqoftë plot informacione të gabuara të hedhura kryesisht nga akademia serbe, por dhe nga vënde të ndryshme dhe vë nde të tjera sllave ballkanike ose jo mbi vend-ndodhjen e shqiptarëve, historine e tyre, karakterin e tyre, traditat e tyre –sot janë hedhur poshtë ose shihen si të dyshimta.
- Janë shtuar shumë të dhëna si informacione, punime shkencore, debate profesioniste për Shqipërinë dhe nga vetë shqiptarët dhe trojet e banuara me shqiptarë jashtë kufijve të Shqipërisë e Kosovës nga ana e inteligjences shqiptare, të cilat janë të pranuara si fakte reale dhe shkencore apo historike nga vetë perëndimi dhe nga disa shtete ballkanike përfshi dhe Sërbinë .
- Presidenti i Serbisë Tadiç nuk e ka përdorur më frazën `Shqipëri e madhe` si një frazë negative që përdorej dikur për ti vënë fre interesave të Shqipërisë e për ta penguar atë në kërkesat e saj të ligjshme për tu bashkuar me Kosovën ose në argumentin tjetër të njohur e të përdorur si justifikim për të ndë rhyrë në Kosovë ushtarakisht më 1999 me të - `për të mbrojtur liritë e të drejtat e popullsisë së Kosovës` të shtypur e të dhunuar aq brutalisht .
- Pushtimi 100 vjeçar i trojeve shqiptare të Kosovës nga mbretëria serbe (faktikisht pas 1878 kur ushtria turke humbi në Mars të atij viti luftën me Turqine që u sanksionua me Traktastin e Shën Stefanit, dhe Kongresin e Berlinit me 1 qershor 1878), nuk mund më të vazhdonte më gjatë sepse trojet shqiptare dhe popullsia shqiptare në ato zona të grabitura ishte po aq e madhe sa dhe popullsia serbe; për pasojë shteti serb nuk mund ta gëlltiste një kafshatë kaq të madhe dhe ta asimilonte për 100 vite. Do të vinte koha për ti lënë të lira ato troje me gjithë popullatën përsëri.
- Vëndet europiano-perëndimore që dikur duke u bazuar tek frika manipulative e fqinjve shqiptarë se mos krijohej një shtet i madh shqiptar (sipas 4 sanxhaqeve) dhe mysliman, arritën të binden, dhe së bashku me Rusinë e ndanë Shqipërinë dhe zvogëluan territorin dhe popullatën e saj- sot, po ato shtete favorizuese të Serbisë si Franca, Italia, Gjermania ( dhe Rusia medoemos)- kanë ndryshuar qëndrim dhe nuk e shohin me argumentin fetar si mjet ndarës.
Problematika e ngritur nga z. Shaban Murati më tepër ka të bë jë përsëri me frikën se mos BE dhe SHBA reagojnë ashpër ndaj kë tij argument por dhe indirect le të kuptohet se vetë Shqipëria në një farë mënyre nuk e ka vënë ujët fare në zjarr për këtë problem.
Unë mendoj se vetë politikanët shqiptarë të sotëm që drejtojnë vendin të dalë nga Konferenca e `intelektualëve të shquar` të mbajtur nën drejtimin e Ramiz Alisë në shtator 1990 , vazhdojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim ashtu sikurse dhe Enver Hoxha që i `qante hallin Kosovës`, por që sipas burimeve të brëndëshme nuk ishte dakort që Kosova të bashkohej me Shqipërinë (mesa dukej frika e ndarjes së pushtetit apo dhe të humbjes së tij në rast mundësie të një bashkimi hipotetik).
Arësyet se përse nuk e pëlqejnë këtë bashkim politikanët e sotëm janë të shumta por unë do të rreshtonja tre prej tyre:
- Arë syea e parë do të ishte frika nga bashkimi me Kosovën për shkak të humbjes së privilegjeve që gëzojnë aktualisht ( politikë e njëjtë si ajo e PPSH),
- Arësyea e dytë është mungesa e atdhetarizmit në këta politikanë shqiptarë të sotëm për shkak të qëllimeve të tjera mbi atdhetarinë , shkaqe të cilat janë të njohura shumë mirë nga bota përsa i përket drejtuesve shqiptarë të cilët i kanë qejf privilegjet, pasurinë dhe mbajtjen e pushtetit, gjë që e kanë treguar dhe drejtuesit e mëparshëm
- nën sundimin turk (pashallarët), në kohën e mbretërisë së Zogut (kujtoni arratisjen e turpshme të tij dhe rrëmbimin e 13 arkave me florin, përvec dhuratës së një pjese të zonës së Koplikut në veri dhe të Shën Naumit në Jug vetem e vetëm për të mbajtur pushtetin, duke u bashkuar me armiqtë e atëhershëm të Kosovës-Serbinë ),
- Arësyea e tretë është se edhe një pjesë e mirë e politikanëve të Kosovës nuk duan të bashkohen me Shqipërinë duke u fshehur gjithashtu me pretekstin se BE dhe SHBA duan dy shtete shqiptare në Ballkan.
Gjë ndja e të ardhmes së trevave shqiptare në Ballkan mesa duket do të qëndrojë pë r një kohë relativisht të gjatë pezull qoftë për këto arësye qoftë për shkak të interesave të
perëndimit dhe të SHBA.
Vërehet edhe një fakt pak tronditës i spjeguar nga një përfaqësues i lartë i LDK kur foli në Top Channel se `…kosovarët nuk janë pikërisht shqiptarë ..` duke tentuar gjatë fjalës së vet
për të hedhur idenë e një kombë sie tjetër në Kosovë por që flet shqip. Kjo mund të jetë e vertetë për një pakicë komunitetesh që jetojnë në Kosovë si turq, romë , serbë , shqipfolës që e quajnë veten myslimanë (një lloj sikurse Tito emrëroi komunitetet sllave myslimane që jetonin në Bosnjë si popullsi myslimane).
Problemet janë të shumta, por e rëndësishme është që një klasë tjetër politike e re shqiptare dhe kosovare, nga kjo e sotmja, që ka një mentalitetet tërësisht komunist në të menduar dhe në të vepruar (me pë rjashtime të pakta)- të krijojë një Forum për bashkimin e trevave shqiptare nën miratimin e BE dhe të SHBA.
Shumëkujt mund ti duket e pamundur një gjë e tillë , por po të shikoni në retrospektivë - sa skeptikë dukeshim ne në fillimet e viteve `90 për clirimin e Kosovës?
Pavarësisht përpjekjeve të qeverive shqiptare për ndërkombëtarizimin dhe njohjen e Kosovës në botë , mendoj se kësaj etape i erdhi fundi.
Etapa tjetër që mund të fillojë së shpejti, në fakt e ka filluar SHBA dhe BE e para duke e detyruar Serbinë - në fillim politikën serbe dhe pastaj dhe vetë popullin serb të pranojë se Kosova nuk ka qënë serbe.
Sot mund të shohim përherë të parë (pavarësisht argumentave të z.Shaban Murati) se një President serb e pranon se Kosova nuk është më pjesë serbe! Dhe kjo pikërisht 14 vite pas genocidit të Milloshevicit! Ky është një sukses i madh kryesisht në drejtim të ndryshimit të mentalitetit të politikës serbe e cila dikur bërtiste që Kosova është djepi I serbise e sot flasin jo për njohje zyrtare të shtetit të Kosovës sesa për bashkim të saj me Shqipërinë nëpërmjet negociatave me shtetin shqipar! Më në fund. Dhe ky ndryshim erdhi si pasojë e politikës gjeostrategjike të SHBA.
BE sot gjithshtu e kupton se Kosova është pjesë e trevave shqiptare të shkëputura nga vetë ajo (që nga Konferenca e ambasadorëve më 1 qershor 1878, konferenca e ambasadorëve me 1913, dhe e fundit Konferenca e paqes në Paris më 1919).
Kurse sot pas 122 vitesh, trevat shqiptare u bënë me dy shtete, ka ende troje shqiptare që rrethojnë Republikën e Shqipërisë dhe të Kosovës- por që presin të ri-bashkohen nën një federatë të përbashkët shqiptaro-kosovare. E them federate sepse turqit nuk e kishin gabim kur i ndanë trevat shqiptare në disa sanxhake (ashtu si Zvicra sot), qoftë për arësye traditash qoftë për arësye fetare.
Sot duhet një Këshillë e përbashkët apo një Forum intelektualësh shqiptarë të përzgjedhur sipas meritokracisë dhe teknokracisë për të drejtuar dhe nxitur këtë ide e cila do të
përshpejtonte gjithashtu dhe integrimin në BE.
Dihet që SHBA sipas disa gjasave do të tërheqë bazën ushtarake të Ferizajt, dhe tërheqja nga kjo bazë do të thotë që mund të ketë ndryshuar disi gjeo-strategjia amerikane ne Ballkan.Kjo do të lërë BE të luajë violinën e parë në Ballkan, dhe BE ka dy ide jo- të kristalizuara mirë për Ballkanin:
- së pari BE mendon se integrimi në të i vendeve ballkanike mund të bëhet vec e vec, por në rradhë të parë BE do të integrojë sllavët e Ballkanit
- së dyti idea tjetër është integrimi i shqiptarëve (Shqipëri dhe Kosovë ) pas sllavëve - e pa Turqinë
- së treti është idea e integrimit të tyre së bashku me Turqinë duke patur parasysh faktorin fetar.
Problemi i ri që ka dalë nga BE është - integrimi total i vëndeve të Ballkanit nëpërmjet krijimit të një `tregu të vogel të përbashkët ballkanik`, pastaj të një federate ballkanike (ide të cilën e kishte edhe Stalini dhe Tito) dhe faza e tretë - integrimi në BE (përvec Greqisë ) .
Në këto kushte edhe faktori shqiptar duhet të veprojë më intensivisht, jo me parrulla nacionaliste por me argumentin e krijimit të një federate shqiptaro-kosovare e pse jo, dhe me idene e rindarjes së Ballkanit nën mbështetjen e SHBA dhe të BE (më vonë ). Koha po kalon dhe rasti i artë qëndron.
Mangësitë e tjera që kemi përvec politikanëve ish-komunistë janë dhe:
-problemet që mund të bëhen të mprehta janë faktori islamik radikalist të cilët përpiqen ti quajnë shqiptarët si popullsi myslimane (pra pa identitet), dhe duke shtrembëruar historinë e Shqipërisë , dhe heronjtë e saj (të cilët duhen rivlerësuar),
- drejtimi i shtetit shqiptar të sotëm sipas inteligjencies -që përfaqë sojnë komunitetet fetare duke vendosur kryeministër sipas një komuniteti, president sipas një komuniteti tjeter dhe kryetar parlamenti sipas komunitetit të tretë madh, për të shmangur militantizmin dhe për të vendosur meritokracinë dhe teknkokracinë në vëndin drejtues që u takon,
-mungesa e krijimit të besimit në popullsinë shqiptare dhe kosovare- se e ardhmja është integrimi në BE- dhe largimi nga tradita me anë të të cilave BE dhe bota na sheh si orientalë dhe ish-komunistë .
Shpresoj se krahas kritikës ndaj të nderuarit Shaban Sinani për mos kuptimin e fjalës së Presidentit të Serbisë Tadic, mendoj se përpjekja për të realizuar një Federatë shqiptaro-kosovare para integrimit (ose dhe gjatë saj) do të ishte idea më e mirë për të bërë një shtet të stabilizuar, plot dinjitet, dhe që ti dëgjohet zëri në Ballkan dhe në Europë , dhe jo si sot e 100 vite rresht, në të cilat Shqipëria është zvaritur në kënetën e destabilitetit politik, ekonomik dhe social, duke u drejtuar nga politikanë të shitur e të blerë qoftë nga interest e brëndëshme, qoftë dhe nga fqinjët duke dë mtuar vetë interest e shqiptarëve në rajon e në botë .