E enjte, 01.05.2025, 05:24 AM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Presidente, e ke fjalën?

E shtune, 11.06.2011, 07:59 PM


Presidente, e ke fjalën?

 

Kapiteni i mirë njihet kur ka furtunë.

(proverb shqiptar)

 

Nga Zejdush Kastrati

zejdush@hotmail.com

 

 Dy vizitat e fundit, dhe të vetmet, në cilësinë, e Presidentes së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, që bëri jashtë Kosovës, shikuar nga prizmi gazetaresk dhe refleksioni mediatik që iu kushtua këtyre vizitave, mund të themi se e Para e vendit,  startin në arenën ndërkombëtare, e filloi me “këmbë të mbarë”.

    Fillimisht, vizita në Poloni, ishte e një rëndësie të veçantë, pasi që Presidentja arriti që për një kohë të shkurtër prej se u ul në postin e Presidentes, të takohet me përsonalitete të shumtë, të fuqishëm, dhe me ndikim në arenën ndërkombëtare. 

    Në veçanti takimi me “MË TË FORTIN E BOTËS” Preisidentin amerikan Barak Obama, ishte, fuqizimi dhe përkrahja më e madhe që iu dha figurës të së Pares të shtetit të Kosovës, por edhe vendit tonë në përgjithësi.

Edhe vizita në Itali, dhe shoqërimi pothuaj i kohës më të madhe të Presidentes me të dytin e SHBA-ve, Nënkryetarin Bajden, por edhe me të parin e Organizatës më burokratike në botë, Sekretarin e Përgjthshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, janë momente, të cilat, për Kosovën dhe zonjën Jahjaga, janë sinjale dhe fakte, që dëshmojnë, se nëse, ne, jemi seriozë dhe korektë, e dijmë të pozicionohemi mirë, në arenën ndërkombëtare, atëhërë edhe mbështeja nga miqtë, nuk do të na mungojë.

    Kur jemi tek këto dy vizita, pos ato momente që patëm rastin t’i përcjellim nga mediat, e në veçanti ato italiane, që raportuan”live”, e që ishin edhe “atraktive”, për shkak edhe  të pozicionimit dhe radhitjes, e cila, kuptohet, ishte protokolare, por që neve na nderonte, fatkeqësisht, nga vetë  Presidentja, e cila  akoma po vazhdon “lojën  e mbylljes” sa i përket takimeve me gazetarë në  konferenca për shtyp, apo pjesëmarrja e saj në “emisione speciale”, risi s’ka, por nga një burim, i cili ishte pjesë e këtyre vizitave nga afër,   marrim vesh, se komplimente të shumta  kanë ardhë,  pothuaj nga gjithë pjesëmarrësit në këto takime të rëndësishme, por gjithashtu, në biseda të veçanta edhe Bajden edhe Ban Ki Mun janë deklaruar se në momentet në të cilat po kalon Kosova, shpresat dhe besimi i tyre është mbështetur, tek angazhimi i Presidentes Jahjaga, me qëllim që  Kosova të ndryshojë, imazhin jo të mirë,  që ka krijuar për momentin në botë.

    Edhe në një takim rasti me Presidentën, menjiherë pas kthimit nga Italia, nga dora e parë arritëm të mësojmë  edhe për raste konkrete, kur Presidentja në këto takime u “privilegjua” dhe nuk pati asnjë barrierë për kontakte të drejtëpërdrejta me cilindo nga liderët në këto dy takime të rëndësishmë nderkombëtare.

    Dhe, nëse vërtet, nuk  janë hipërbollizime dhe marketing poltik, këto vizita  janë  për t’u kurajuar dhe mbështetur, edhe pse normalisht si gjithë liderët tjerë , edhe Presidentja, mund të promovojë vetëm ato momente që faktorizojnë Ate, por ambientimi shumë i shpejtë me shumë burrështetas-e, dhe oferta për të vizituar sa më shpejt, shumë vende, ku ka kohë, që Kosova ka humbur “linjat”, është një fakt, që flet, se mund të pritet që vërtet Presidentja, të jetë promotore e proceseve, që e presin vendin tonë.

    Është edhe një dëshmi tjetër, që edhe ne që nuk ishim pjesë e këtyre takimeve, por që kemi arritur t’i mësojmë nga mediat dhe opinioni i gjërë, se Presidentja e Kosovës gjatë këtyre, dy vizitave arriti që te “bllokojë” dhe “karantinizojë” delegacionin e Sërbisë, që të mos shkojë në  asnjërin nga këto dy takime, dhe, kuptohet, edhe pse delegacioni serb, u arsyetua se nuk do të marri pjesë për shkak të pjesëmarrjes së delegacionit të Kosovës, në raport me fuqitë ndërkombetare, ky veprim është një minus për Sërbinë, e cila po pretendon për të qenë sa më parë pjesë e familjes europiane, e cila kriter kryesor ka jo bojkotin.

    Pa tendencë që t’i bëjmë lajka, si disa përsonalitete që nëpër disa media kosovare,  fillimisht e lavdëruan, por kur morën përgjegjie se nuk  mundën me qenë pjesë e  kabinetit Presidencial, filluan ta kritikojnë, me këtë shkrim nuk dua t’i thurri lavdata e të them se Presidentja Jahjaga është më e mira, apo më e keqja, nga kasta e politikajëve të Kosovës, edhe pse koha do të tregojë fëtyrën dhe figurën e vërtetë të saj. ”Nuk ka fuqi që do të më korruptojë dhe të jemë pjesë e allashveresheve “ ishte një përgjegjie e Presidentes kur foli edhe për “besnikërinë’ e saj si kliente edhe ndaj lokaleve ku edhe si zyrtare e policisë  ka rregulluar flokët dhe ka qepë garderobën, ku e bënë dhe do ta vazhdojë edhe në të ardhmen, por me të vetmin qëllim t’i kontribuojë vendit- ka shtuar Presidentja.

    Se sa do të mbajë fjalët dhe premtimet, se sa do të arrijë t’i  përballojë  presioneve Presidentja Jahjaga, mbetet të shihet në vazhdim, pasi që dihet, se Presidentja  akoma  nuk ka pasur rastin të ballafaqohet me “gjarpërin”, ”kupën”, por edhe liderë tjerë, e në veçanti, kur në tavolinën e saj të dërgohen vendime  për nënshkrim e dekretime, ligje e emërime, amnisti... të  cilat fatkeqëisht, në këtë Kosovën e pasluftës, shumëherë janë ba me “leje të Bajram Begut”, gjatë natës, duke pi çaj apo raki, si në Zanzi Barin e famshëm.

    Parakushtet, për të qenë shembull, dhe për të kthyer besimin te populli dhe vendit, karshi gjithë presidentëve të deritashëm që pati Kosova, Zonja Jahjaga, edhe pse nuk është një përsonalitet i njohur në opinionin kosovar, ka mundësi për pozitivitet, pasi që në radhë të parë, (e pranoi apo jo), është kuadër i atyre që na çliruan dhe ndihmuan më së tepermi, por edhe që mund të shtyejnë proceset përpara, e që është edhe e vetmja shpresë e neve kosovarëve tash për tash.

    Kujdes, në radhë të parë nga lakmia Presidente, sepse po jeton ne Ballkan, dhe je lidere ne trojet shqiptare, por edhe vizita të përditshme në kafenetë e Prishtinës me stafin e Juaj  nuk reflekton mirë dhe ka filluar të përfolet me të madhe!



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx