E marte, 05.11.2024, 12:07 PM (GMT)

Mendime

Vëzhguesi-Sh: Barbarët osmanllinj

E diele, 12.06.2011, 06:58 PM


Barbarët osmanllinj

 

Nga Vëzhguesi-Sh.

 

Turqit osmanllinj, si barbarë që ishin, gjatë pesë shekujve të sundimit në Ballkan, sidomos në trojet shqiptare, treguan tërë barbarinë e tyre. Kudo që shkeli këmbë e tyre la vetëm shkrumb e hi. Mjerisht, sundimi qe shumë i gjatë dhe pasojat qenë dhe mbetën shumë të rënda. Barbarinë turke më së keqi e përjetoi populli shqiptar, kudo ku ndodhej në trojet e veta. Pse, do të pyesnim ne, pse pikërisht shqiptarët e pësuan më së keqi nga kjo barbari? E para, për arsye se shqiptarët qenë ata që i dhanë goditjen më të rënde Perandorisë Osmane. Atëherë kur kjo Perandori ishte në kulmin e fuqisë së saj dhe synonte t'ia mësynte Evropës në brendi, shqiptarët, nën udhëheqjen e të madhit Gjergj Kastrioti, u bën të pakapërcyeshëm për hordhitë e panumërta osmane. Pikërisht në saj të luftës heroike të shqiptarëve nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit i shpëtoi Europa barbarisë osmane. Këtë turp të pësuar nga shqiptarët, nuk mund ta harronin turqit otomanë. Ata, gjatë viteve e shekujve në vazhdim, do të hakmerren në mënyrën më të ashpër, më barbare , ndaj shqiptarëve. E dyta, shqiptarët ishin të vetmit nga popujt e Ballkanit që nuk kishin ndonjë mbështetje nga ndonjë fuqi tjetër. Popujt tjerë, sllavët e grekët, kishin mbështetje nga të tjerët, sidomos nga rusët, ndërsa shqiptarët ishin krejtësisht të vetmuar. Madje, shqiptarët ishin të rrezikuar edhe nga fqinjët, të cilët, edhe pse edhe vetë të robëruar, një sy e mbanin drejt trojeve shqiptare. Pushtuesit osmanë, si të rryer që ishin, e shfrytëzuan këtë, dhe tërë egërsinë e tyre, me shekuj e zbrazën kundër shqiptarëve. Synimi i pushtuesve otomanë, nuk ishte vetëm mbajatja nën sundim dhe shfrytëzimi i gjithçkaje që kishte Shqipëria(trojet shqiptare), por edhe zhbërja e shqiptarëve- zhdukja e tyre nga faqja e dheut. Kështu mendonin ata ta lanin turpin që kishin pësuar nga shqiptarët. Dhe, për këtë përdorën të gjitha metodat e mundësitë. Për këtë, me dhunë ua ndërruan fenë shqiptarëve, ndaluan përdorimin e gjuhës shqipe, hapën shkolla në gjuhën turke, greke etj, por jo në gjuhën shqipe; për këtë ndërtuan xhami të panumërta, ndërsa në kisha lejonin përdorimin vetëm të gjuhës greke; për këtë shqiptarët nuk guxonin të deklaroheshin se janë shqiptarë, por turq, grekë e latinë. Në këtë rrugë, pushtuesit turq u ndihmuan pa kursim nga fqinjët tanë shovinistë, grekët e sllavët dhe miqtë a vëllezërit e tyre. Prandaj shqiptarët u detyruan të bëjnë luftëra të pandërprera, jo vetëm kundër turqve, por edhe kundër fqinjëve, jo vetëm kundër robërisë , por, në radhë të parë për të mbijetuar. Dhe arritën të mbijetojnë falë unitetit të shumicës pa dallim feje e krahine dhe guximit e heroizmit që treguan në luftërat e pandërprera, të udhëhequr nga atdhetarët e palodhshëm e largpamës. Turqit osmanllinj, edhe pse të rraskapitur nga luftërat e pandërprera gjatë një kohe shumë gjatë sundimi, nuk mendonin të tërhiqeshin nga trojet shqiptare, edhe pse gati të gjithë popujt e tjerë ishin çliruar. U detyrua të tërhiqen atëherë kur morën goditjen e fundit nga bëjët e bijat e popullit tonë. Fatkeqësisht, edhe pas tërheqjes , hija e tyre e zezë vazhdoi të qëndrojë në mesin tonë. Ata nuk na kishin pas pushtuar vetëm fizikisht, por një pjesë të madhe nga ne, me shkollat e xhamitë e tyre, edhe shpirtërisht. Këtë, më së keqi po e përjetojmë kohët e fundit. Dhe këtë po e shfrytëzojnë për interesat e tyre të tjerët, në mesin e tyre edhe Turqia e sotme. Fatkeqësia bëhet edhe më e madhe, kur kihet parasysh se sot, politika shqipatare, kudo ku jetojnë shqiptarët, është politikë miopësh. Politikanët tanë, për interesa të tjera, apo ndoshta edhe duke mos e kuptuar djallëzin e tjetrit, bëjnë lëshime të pafalshme. Diku, për t’i bërë qejfin tjetrit, hiqet ndonjë fotografi ; diku prishet ndonjë monument historik; diku ndryshohet historia e diku, për interesa ekonomike, favorizohet ai „tjetri“. Politikanët tanë, nuk e dinë apo nuk duan ta dinë se „edhe puthja e dikujt, mund të jetë kafshim tepër helmues“.



(Vota: 16 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora