E enjte, 01.05.2025, 05:20 PM (GMT+1)

Mendime

Pjetër Domgjoni: Laçi i mbytun në bërllog

E marte, 14.06.2011, 07:58 PM


E Martja e IVte e Shna Ndout 06/04/2010
E Martja e IVte e Shna Ndout 06/04/2010
Laçi i mbytun në bërllog

 

Oj mrekullushmi Shejti Shna Nue

Ty qilla e toka janë tuj t'nerue

Na nër kamë tua sot kena ra

Aman po t'lutemi Laqit ndihmë mej ba.

 

Nga Pjetër Domgjoni

 

I parafrazova këto vargje të lutjeve për Shejtin Shna Nue që i mbaj në mendë që kur isha fëmijë dhe kësaj here ju luta Atij për qytetin apo katundin që quhet Laq e që Shna Noun e kanë shumë për zemër.

Tash e njizetë vjetë dëgjoj të shkruhet e të flitet, mandej edhe e shof në televizion at vend pelegrinazhi apo ma mirë me thanë: At mrekulli Laqijane e gjithë shqiptare. Më duket se, me e shetitë t'gjithë botën, askund kët shejt të madh nuk e nderojnë ma shumë se në Laq. Mandej as në Portugalinë e lindjes e as në Italinë ku i prehën eshnat këti shejti aq të madh e aq të dashtun për popullsinë e krishterë, por jo vetëm të krishterë. Kudo që ndodhen truporet e Shejtit Shna Nue, nderohen shumë edhe prej muslimanëve.

Sivjet, gjeta mundësinë e shkova në Laq. Në vendin e Shejtit Shna Nue, tuj mendue se shkoj me noj vend shumë të pasun e shumë të rregulluem, por u befasova kur pashë se shkova në nji vend, ku prej çdo anëve shifei mjerimi e të mbyste pluhuni e bërllogu e në ndonji vend kumbonte erë kanalizimi. Bërrollogu shkilei me kambë, por bërllogu u ofrohei edhe klintëve për shitje. Pra, shitei bërrllogu që rrallë kush e blente. E bërollgu që shitei ishin: Këpucë e patike të vjetra. Rrobe të vjetra. Pemë e perime të mbytuna në pluhun. Kofsha pule, ju thashin të pjekuna sepse ato ma shumë i kishte mbulue pluhuni e tha rrezet e diellit. Akullore me kuglla aq të vogla si t'kenë qenë për ndoj ilaq. Byrek i gatuem me brum buke e pije të ndryeshme freskuese. Mandej at bërrllog (ato harrna) i kishin lanë si nezra edhe nëpër gurë që ndodheshin përskaj rrugës që kalonte pelegrinazhi. Në dy anët e rrugëve të pelegrinazhit kishte lypsa që ulurinin: Oh, ju ndihmoftë Kisha e Shna Ndout. Ata lypsa aq fortë m'janë fokusue në objektivin e mendjes sime, sa, s'kam me mujtë mej harrue kurrë. Sidomos ata trupa t'sakatuem e të gjymtuem aq shumë. O Zot, o Shejti Shna Nue. Kurrë mos dëgjofsha ma aso klithma e kurrë mos pafsha ma aso trupa e aso pamje trishtuese. Kjo le t'jetë nji thirrje e imja për organet e rendit që sa ma parë ti largojnë ata lypsa prej asaj rruge pelegrinazhi e t'mos i trishtojnë fëmijtë me aso pamje tragjike.

Rrugët që të çonin deri te Kisha ishin të shtrueme e të planifikueme e t'rregullueme shumë bukur. E përsëris edhe nji herë, shumë, shumë bukur. U lumtë atyne që i kanë projektue, por mungonin vetëm kosha për mbeturina.

N'pelegrinazh që fillonte prej rrafshit të qytetit e s'këputei fare deri nalt tek Kisha. Shkonin e këthenin njerzë prej t'gjitha besimeve e prej t'gjitha grupmoshave. Njerzë të veshun dobtë e të lodhun aq fortë prej s'kamjes e mjerimit. Kur mbërrimë në oborr të Kishës. Grumbulli i panumërtë i njerzëve pritnin me hy n'Kishë, e n'at grumbull, prita edhe unë. Kur hyna brendë, pash masën e popullsisë që i kishin nxjerrë kuletat ei fërkonin për gjamat në të cilat ishin të mbylluna trembëdhjetë mrekullitë e shejtit Shna Nue e këta në at mënyrë, kërkonin të holla prej shejtit e tash e njizetë vjetë këta e kishin ba të njejtin ritual e prap s'kishin të holla. Pse, sepse Shejti Shna nue nuk ka t'holla.

Dola prej Kishës eu ngjita deri tek Kryqi e prej andej dukej Laqi edhe vorret që i kishte lanë komunizmi. Ishte ora dhjetë. Mesha sa ishte mbarue. Pyeta nji motër nderi, se, kur ashtë mesha e radhës e ajo më tha: në orën njimbëdhjetë. Çka ishte nji vërejtje nga ana ime sepse meshët duhet të thoheshin për çdo orë. Si ngjitë me elterin në oborr ishin të rreshtueme kabinat për rrëfim e shumë ma larg ishin kabinat për toalet. Jasht rrethojës së oborrit t'Kishës ishte makina e zjarrfiksëve dhe nji autoambulancë dhe noj polic që mbanin rendin e rregullin për mrekulli. Organizimi nga ana e qeverisë vendore ishte ba në nji mënyrë të mrekullueshme.

Mendova me e vizitue edhe Shpellën e Shën Vlashit, por gjasat ishin minimale prej gjithë asaj mase të besimtarëve. E lash pa e vizitue at ditë, at shpellë, me nji premtim se do t'shkoj noj herë tjetër. Tuj zbritë teposhtë për Laq. Pash edhe vorret e Laqit të ndertueme e të rregullueme për bukuri. U lumtë laqianëve se aty tregonin se kanë shpirt njerzorë e janë njerzë me plotë kulturë.

E lash Laqin në mjerimin e tij e u nisa për Lezhë, tuj ba përpjekje me e bindë vehtën se ky qytet qenka kështu sepse ndodhet ende në rrugën e tranzicionit që s'asht tuj u krye kurrë.

At mrekulli laqiane. At mrekulli shqiptare që s'e ka shoqen në të gjithë rruzullin toksorë, tash e njizetë vjetë qeveritë shqiptare e lanë në nji gjendje aq të mjerë. Mbas bregdetit, ai vend duhet të jetë preokupim kryesorë i qeverisë shqiptare që të kthehet në nji brend ma t'fortë fetarë e turistik, jo vetëm n'të gjithë Shqipninë, por n'të gjithë regjionin. Aso mrekulli nuk egzistojnë në asnji vend të botës. Unë, lirisht mund të them se Laqi asht mrekullia e katërmbëdhjetë e Shejtit Shna Nue.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx