E enjte, 01.05.2025, 05:33 PM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Zgjedhjet lokale në Shqipëri

E merkure, 15.06.2011, 07:59 PM


ZGJEDHJET LOKALE NË SHQIPËRI

 

Nga Halit Bogaj

 

Nga 8 maji e këtej të gjithë i kishim sytë të drejtuar kah Shqipëria e Skënderbeut të dikurshëm.Ditën kur përfunduan zgjedhjet ishim shumë të gëzuar me shpresa të sigurta se edhe ne shqiptarët ,më në fund, dimë të votojmë dhe jemi një popull i lashtë dhe i civilizuar si të tjerët.Filloi numërimi i votave të popullit i cili zgjati disa ditë dhe shpresat ishin pothuajse të njejta si në fillim.Gjatë numërimit u përdorën mjetet më të sotisfikuara të cilat do ta siguronin votën e hedhur në kuti gjë që na bëri të gjithëve të lumtur duke menduar se njëmend do të sigurohej vota e hedhur dhe do të ndaleshin akuzat ndërpartiake për vjedhje dhe keqpërdorime.Gjithçka shihej në ekran dhe ishim të bindur se më në fund do të përfundonte si duhej,me nder dhe ashtu siç prisnim.Kur u arrit gati fundi dhe kur ata brenda me celularë treguan se si janë duke u zhvilluar gjërat,në një diferencë vetëm me 10 vota në favor të kryesocialistit,ai pa hezituar fare dhe krye në vete e shpalli rezultatin e’’fitores së tij’’të kontestuar dhe akoma të pashpallur nga KQZ-ja.Edhe në këtë rast i ndezi zjarret dhe tentonte ta kallte flakë Shqipërinë duke thënë se nuk do ta pranojë asnjë rezultat tjetër përveç rezultatit sipas ‘’kutit’’ të tij.Për ta bërë sa më interesante dhe sa më bindëse fitorenm e vetë ai i dërgoi sejmenët e tij deputet që të futeshin me dhunë në KQZ dhe t’ua tregonin qejfin atyre që me ditë të tëra ishin bërë ‘’asht e lëkurë’’duke i numëruar fletët votuese dhe çka ishte më e keqja,duke u përballuar me anëtarët socialistë të komisionit të cilët ishin si ushujzat/kur numëroheshin edhe 400 votat shtesë të hedhura në kutinë e gabuar, e se kishin mundur të bëheshin gabime, u pa edhe vota e Presidentit të shtetit e cila ishte hedhur gabimisht dhe ,siç u pa,ai kishte votuar për Edi Ramën.Por të gjitha këto socialistëve nuk u bënin asnjë përshtypje ngase e dëshironin gjithsesi fitoren në Tiranë,për ta qeverisur edhe disa vjet Edi Rama.Nuk ka faj ngase ishte mësuar me beneficione dhe shumë gjëra të tjera duke qenë aq gjatë kryetar,ndaj edhe t’i kafshon veshët për qeverisjen e mëtejme të kryeqytetit.Ai vazhdon të thërrasë për protesta dhe për dhunë,duke mos e pasur fare gajle për të zezëditat dhe vonesat që ia bën Shqipërisë në planin ndërkombëtar.Dhe për të qenë ironia edhe më e madhe,ai në vend se t’u përgjigjej pozitivisht miqëve ndërkombëtarë dhe parasëgjithëve SHBA-ve vazhdonte avazin e vjetër të kryeneçësisë  së tij të njohur dhe në të njejtën kohë i falenderonte ata se kinse po e përkrahin atë personalisht dhe dhunë e tij të ushtruar ndaj institucioneve shtetërore!!!

 

Kur e dëgjonim tek fliste, ia bënim vetes pyetjen: Se njëmend a është në vete ky njeri?!

Në anën tjetër dy trabantë të tjerë socialistë/Gramos Ruçi dhe Erion Braçe/nuk brengoseshin fare që e thërrisnin popullin në luftë,kur dihet se shqiptarët nuk presin shumë gjatë për t’u kacafytur njëri me tjetrin.Për fat të keq këtë po e shohim gjithkund ku ka shqiptarë dhe askund nuk kemi dallime të mëdha nga njëri tjetri.Bashkë me këta dy,edhepse nuk kishte aspak fytyrë që kishte thënë se duhej të vriteshin edhe 13.ooo mijë për ta rrëzuar Sali Berishën, në skenë dilte maniaku tjetër/Spartak Nxhela/i cili për fjalët e thëna është dashur që të ishte moti në burg për nxitjen e vëllavrasjeve në Shqipërinë e sotme demokratike.Ai jo që nuk është ftuar në asnjë përgjegjësi për ato fjalë të helmuara që i ka vjellur para disa muajve,por akoma qëndron në ballë të ediramistëve,sigurisht për ta fituar ndonjë pozitë udhëheqëse me rastin e zgjedhjes së Edi Ramës si kryetar  i Tiranës ose si kryeministrë i Shqipërisë .Padroni i jetëve të tyre ndoshta u ka premtuar vende të fuqishme nga të cilat do t’i zhvatin taksat e popullit në emër të  të cilit thirren ditë e natë.Dhe merreni me mend si do të ishte Shqipëria me Gramos Ruçin,Erion Braçen dhe Spartak Nxhelën në pushtet, animë sikur ta prezentonin  atë në forumet e ndryshme ndërkombëtare?!

 

Dhe në fund do ta përmendja edhe lutjen e të madhit Kadare që ia bëri Lulzim Bashës për t’u tërhequr nga kndidatura.Në fillim m’u duk shumë me vend një lutje e tillë por më vonë mendova se kjo do të ishte ‘’sikur ta bëje të mirën dhe t’ia hidhje qenit’’.Kryesocialisti nuk do të falenderohej dhe nuk do të tregonte kurrfarë burrërie por do të thoshte:’Ja Saliu e ktheu votën e vjedhur’’dhe atij edhe mëtej do t’i hapeshin rrugët për shantazhet e radhës të cilin nuk do të mundej ta ndalte askush.Nastradini nuk ka thënë kot:’’Nuk e pata gajle që erdhi mini kah mustaqet e mia ,por e ka mësuar rrugën’’,apo jo?!

Dhe krejt në fund,po i lutem Zotit me fjalët:’’Ishalla bëhet mirë edhe për ne shqiptarët’’,por deri kur të na mësojnë dhe këshillojnë miqtë tanë se çka duhet të bëjmë në shtëpinë tonë?!



(Vota: 5 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx