E marte, 11.06.2024, 06:11 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Në vitin 2013 ndoshta të gjithë shqiptarët do të kenë vetëm një Abetare? (II)

E diele, 19.06.2011, 07:58 PM


RETE  E  ERRESIRES  PO  ZHDUKEN, DALE  NGADALE  ATO  DO  T'IA  LESHOJNE  VENDIN  DRITES

 

Nga  Ramiz DERMAKU

 

Pra jo më largë se 2013 shqiptarët me siguri se do ta realizojnë ëndrrën e bashkimit rreth Abetares së gjuhës dhe njisive mësimore të cilat prekin çështjen kombëtare, siq janë lëndet e historisë, muzikës, artit dhe trashigimisë kulturore. Mendoj përmes librit duhet të shkrihen kufijtë gjeografikë e do të bëjnë që aata të jenë vetëm në letër.    Në shekullin e globalizmit apo ne këte që po jetojmë sot  nuk është mund i madh të punohet për ide dhe projekte unifikimi. Këtë e imponon edhe synimi i këtyre shteteve për tu inkuadru në familjen evropiane.Për Shqipërinë dhe Kosovën, si dy shtete shqiptare mund te mos ketë nevojë për këto mbulesa.

                                        

Integrimi  si zgjidhje e vetme

 

Kur flasim apo shkruajmë  për integrimin në Bashkimin Evropian, këtu mund të themi duhet të takohen mendimet e pedagogëve dhe natyrishtë të politikanëve, konkretishtë ministrat e këtyre ministrive të cilt janë të obliguara për këtë. Të gjitha shtetet synojnë  të inkuadrohen në BE, por të gjitha këto shtete duhet shkojnë me vlera të përbashkëta, ndersa libri - Abetarja, të jetë i njejtë për të gjithë. Instituti i Integrimit të Kulturës Shqiptare të cilën e udhëheq Ibrahim Gashi, do ta ketë për detyrë ta studjoj situatën reale ne të cilen gjindet teksti shkollorne të gjitha trojet shqiptare. Tekstet dhe programet do ti hartojë një komision i posaqëm që do të ngrihet pranë MASHT-së. Një ndër planet projektuese të Institutit është studimi i programeve mesimore të të gjitha shkollave shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Preshevë, Maqedoni dhe diasporë. Në kohën kur unifikimi i teksteve shkolore do të hyjë në fazën e përpilimit , këtij procesi do ti bashkangjiten edhe shumë organizma dhe institucione tjera ,siq janë hartuesit e librave, pedagogët , zyrtarët e ministrive përkatëse të shteteve për ku do të dedikohen ato tekste. Komisioni Qendror për Unifikimin  e Teksteve Shkollore e përbëjnë 13 anëtarë, nga të cilët 5 janë nga Instituti i Integrimit të Kulturës Shqiptare.Anëtarët tjerë janë kryetarë të komisioneve të formuara në Kosovë, Maqedoni, Preshevë, Camëri, Mal të Zi e diasporë.Viteve të fundit shqiptarët pavarsisht shteteve administrative ku ata jetojnë u "sulmuan" nga  lloj lloj ofendimesh të teksteve shkollore nga Maqdonia. Eshtë tragjike mirëpo duhet thanë të vërteten se këta të fundit na quajtën edhe "njerëz mali",edhe  "ardhacakë" , etj. Nuk duhet humbur kohë ne këtë drejtim dhe ti bindim të tjerët se ky është realiteti. Populli ka filluar ti lëvizë shpatullat për ta shkundur barrën e ngarkuar , padrejtësisht, shumë shpejtë retë e errësirës do të zhduken, dalë ngadal duke ia lëshuar vendin dritës e cila po agon bashkë me epokën e re.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora