Mendime
Zejdush Kastrati: Nuk jemi kurrkah!
E shtune, 18.06.2011, 07:59 PM
Nuk jemi kurrkah!
Të vërtetat që heshten bëhën helmuese.
(Z.Zaratrusta)
Nga Zejdush Kastrati
zejdush@hotmail.com
Të dielen në mbrëmje, në ekranin e një televizioni nacional, që ka shtrirje në tërë territorin e Kosovës, ata që e kanë përcjellë këtë program, kanë pasur rastin të dëgjojnë disa deklarata të shkurtëra, të disa banorëvë (jo qytetarëve, pasi që mendoj se qytetarë ka vetëm ne ato shtete ku ka rend e rregull) të Kosovës, dhe atë gjinish, profesionesh por edhe moshash të ndryshme, e që lehtë identifikoheshin edhe nga fjalori dhe paraqitje e tyre para kamerave, për korrektësi dhe seriozitet, kur përgjigjeshinë në pytjet e gazetares se si e vlerësonin perudhën 12 vjeçare të pasluftës së fundit, kur nga Kosova u largua pushteti apsolut sërb, dhe u instaluan, fillimisht institucionet e përkohshme vendore sëbashku me ato ndërkombëtare.
Pothuaj, të gjithë të intervistuarit, që është për keqëqardhje dhe sinjal shumë negativ, pangurrim, shprehën mëllefin dhe kritika, ndaj gjitha Qeverive dhe Institucineve të deritashme që udhëhoqën me Kosovën, duke i akuzuar për paaftësi, dështime e devijime, e në veçanti për shtrirje të korupcionit dhe krimit të organizuar, si dhe nepotizëm, e shumë pak interesim e angazhim, për shtetëndërtim e atdhedashuri.
Kush është fajtor për këto dështime?
Është fakt, se gjatë këtij 12 vjeçari të kësaj perudhe, pas largimit të pushtetit sërb, në Kosovë, ndodhën shumë gjëra që edhe kronisti më fanatik, e ka vështirë t’i përshkruaj dhe tia prezentojë opinionit, në radhë të parë për shkak të kaosit dhe rrjedhës në skenën politike që përcolli këtë periudhë kohore, e që mund të emërtohet edhe me slloganin boshnjak “Hypi Hasa zhdrypi Husa”!
Deri para tri vitesh, kur Kosova, nuk kishte shpallur Pavarsinë, dhe lidershipi kosovar arsyetohej për jokompetenca, për fuqizim të elementit shtetëformues, nuk ishte shumë vështirë që popullit t’i “hidhet hi syve”, se janë ndërkombëtarët, ata që po pengojnë proceset, dhe po ngulfatin iniciativat dhe qëllimet, për të bërë Kosovën, një shtet funksional dhe properendimor, por nuk duhet shume mençuri e dituri, të dihet e thuhet troç, se që nga dita e parë, pra, që nga qërshori i vitit 1999, objektiv parësorë (me përjashtime të rralla) i gjithë atyre që hynë si çlirimtarë në Kosovë, sëbashku me Nato-në, ishte lakmia dhe përfitimet për të grabitur, uzurpuar, jo vetëm pushtetinë, por edhe pasurinë e kapitalin.
Kur kësaj, ia shtojmë, edhe perfiditetin e disa elementëve të dyshimtë, që i patën shërbyer me besnikëri, jo vetem monizmit, por disa prej tyre edhe pushtetit apsolut sërb, e që “expres’ pa kurfarë pengese iu bashkuan në radhë të parë liderëvë komunalë apo komandantëve të ndryshëm, të cilët, nuk ngurrun t’i ofrojnë afër vete, pasi që nga lakmia dhe benefitet që përjetonin, kishin harruar edhe luftën edhe idealet, por dhe qëllimin pse ndodhi lufta!
Këto dy elemnte, të cilave nëse u shtohet edhe një pjesë e faktorit ndërkombëtar, që nuk kishte ardhur me qëllime të mira, por punuan dhe vepruan me komoditet, që në ato organe të përkohshme e në veçanti në Gjyqësor, Polioci, Dogana... të instalojnë “macën dhe kucën”, dhe nga ky bashkëdyzim, bashkarisht vepruan dhe mbijetuan e u faktorizuan, gjatë këtyre 12 viteve, pa ndonjë problem të madhë, dhe vetëvetiu bilanci përfundimtar është rezultati i këtyre zhgënjimeve që prezenton opinioni i gjërë kosovar, por edhe një pjesë e atij ndërkombetar për këtë periudhë kohore.
Kjo periudhë kohore, ishte “ideale”, jo vetëm për disa që ishin në pushtet, dhe afër pushtetit, për t’u pasuruar dhe krijuar kapital marramendës, por gjithashtu, edhe, për t’u sistemue e “ngrituir profesionalisht” fëtefët me tituj universitarë, master, e pse jo edhe me titull Dr, me të vetmin qëllim, që të pozicionohen e akomodohen në Universitetin publik por edhe ato private, Dogana, Polici, Gjyqësi, Kompani publike e agjensi, kinse të ”pavarura” por edhe mediume publike, QKU-kë, e deri tek posti i Zëvendeskryeministrit, dhe paramendo cili është kapaciteti dhe intelekti i tyre, por edhe angazhimi i tyre i njëmendët për të bërë shtet!
Pra, kjo është njëra anë e pasqyrës që prezenton Kosova e këtij 12 vjeçari!
Edhe trevjeçari i Pavarësisë, ishte shpresë e madhe dhe e mirëpritur, se (ndoshta) lidershipi kosovar do të këndellet, dhe Kosova, më në fund, do të pozicionohet në “këmbë të veta”, se, më në fund, do te kemi me çka te mburremi, edhe para vetëvetes por edhe faktorit nderkombëtar, duke u nisur nga fakti se Europa dhe SHBA-të e miqtë tjerë, do të na ndihmojnë, për të çuar proceset përpara, në radhë të parë për shkak të investimeve që kanë ba gjatë kësaj periudhe, por edhe këtu rezultatet munguan!
Gjithashtu ka ekzistuar një opinion se me Kryeminstrin aktual, Hashim Thaçi, i cili që nga dita e parë e marrjes së pushtetit, para masës premtonte “shtet funksional, properendimor e proamerikan... të njohur nga mbi 100 shtete, të anëtarësuar në Nato e ...”, për Kosovën, nuk do të ketë shumë probleme, që proceset të ecin përpara në aspektin pozitiv, por fatkeqësisht si edhe premtimet e liderëve tjerë, edhe këto deklarata deri më tash kur Kosova po përkujton një 12 vjetor, mbetën vetëm premtime dhe premtime boshe. Janë edhe shumë dobësi tjera që karakterizojnë këtë 12 vjeçar e në veçanti çështja e integritetit territorial, (pa)siguria, sistemi paralel në shëndetësi, arsim, polici.... Mbi të gjitha ky 12 vjeçar ishte perudhë shumë e përshtatshme për servilë, puthadorë, hajna e matrapazë si vendorë ashtu edhe ndërkombëtarë. Me nje fjalë, nuk jemi kurrkah!
Për ZSH- Kadri Mani (etnike@gmail.com)