Mendime
Fehmi Kelmendi: Çështja shqiptare në udhëkryq
E premte, 17.06.2011, 08:03 PM
Çështja shqiptare në udhëkryq
Territori shqiptar i Sanxhakut të Nishit, që bënte pjesë në kuadrin e vilajetit të Kosovës, i pushtuar me forcë nga ushtritë agresive serbe në 1878, nuk zihet në gojë, as gjatë bisedimeve midis delegacionit të Prishtinës me atë të Beogradit, as në ndonje rast tjetër. Po të ishin demokratë udhëheqësit aktualë të Serbisë do ta njihnin pavarësinë e Kosovës, do të kërkonin falje publike për krimet monstruoze të ushtruara në Kroaci, BeH dhe në Kosovë dhe nuk do të sulmonin me fjalë fyese SHBA-në dhe NATO-n. Udhëheqja kosovare bëri gabime trashanike që nuk e paditi Serbinë në GJND për gjenocidin e ushtruar mbi popullatën civile shqiptare dhe për pagesën e dëmshpërblimit të luftës agresive, por heshti, përkundrazi Serbia e paditi Kosovën për shpalljen e pavarësisë së saj, të ashtuquajtur e njëanëshme nga zyrtarët aktualë të Beogradit.
Nga Prof. Fehmi Kelmendi
Derisa në Kosovë ekzistojnë dhe veprojnë shumica e udhëheqësve ish bashkëpunëtorët e Serbisë, çifti i Halil Matoshit, i cili një rast pati deklaruar se rruga për në Evropë e Kosovës është nëpërmjet të Beogradit dhe i cili është kategorik kundër bashkimit të shqiptarëve në një shtet të vetëm kombëtar; i Nexhmedin Spahiut, i cili mohon identitetin kombëtar të shqiptarëve të Kosovës, duke shpikur një komb të ri artificial kosovar, kur dihet se vatra e shqiptarizimit është Kosova martire; i Migjen Kelmendit, djalit të Ramiz Kelmendit, „patriot” i shquar, i Enver Robellit, etj., të cilët duke i shërbyer interesave të politikë agresive te Beogradit tregohen armiq të përbetuar të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, nuk mund të pritet në të ardhmen e afërt zgjidhja e drejtë e çështjes shqiptare. Megjithatë, as bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, pa trevat shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovës Lindore dhe Çamërisë, nuk është zgjidhje e plotë natyrore, por është parciale. Shqiptarët në BE duhet të aplikohen si një shtet i vetëm kombëtar, dhe kurrësesi si të copëtuar në gjashtë pjesë. Cili popull në Ballkan, përpos shqiptarëve autoktonë, është i ndarë në disa pjesë? Përse? Të drejtën e vetëvendosjes shqiptarët nuk e gëzojnë fare. E verëvendosja është parim themelor për çlirimin nacional dhe bashkimin kombëtar.
Territori shqiptar i Sanxhakut të Nishit, që bënte pjesë në kuadrin e vilajetit të Kosovës, i pushtuar me forcë nga ushtritë agresive serbe në 1878, nuk zihet në gojë, as gjatë bisedimeve midis delegacionit të Prishtinës me atë të Beogradit, as në ndonje rast tjetër. Dihet fare mirë se tokat e pushtuara shqiptare nga serbët në relacion nga Nishi deri në Bujanovc e Gjilan, as nuk janë shitur, as nuk janë blerë. Pos gabimeve trashanike të tjera në kurriz të çështjes shqiptare, krahasimi mes pozitës së serbëve të Kosovës, të cilët janë të ardhur si kolonë nga viset e ndryshme të ish Jugosllavisë dhe u vendosën në tokat e uzurpuara shqiptare, e shqiptarët vendës u dëbuan me dhunë në Turqi, duke deklaruar se çfarë të drejtash do të gëzojnë serbët, të njejtat duhet t`i gëzojnë edhe shqiptarët, është një absurditet. Pa bërë krahasime të tilla të gabuara, Kosova Lindore duhet të bashkohet me Kosovën amë, ngase kjo trevë shqiptare është pjesë integrale e saj. Përndryshe, shqiptarët e Kosovës Lindore, duke përdorur metoda nga më të ndryshmet perfide nga trysnitë serbe, do ta përjetojnë fatin e shqiptarëve të Toplicës. Kurse serbët në Kosovë luten që të mbesin aty, duke gëzuar prpivilegje të veçanta që nuk i gëzon asnjë minoritet tjetër. Edhe pakoja e Mari Ahtisarit i jep prioritet minoritetin serb sikur të kishte rënë ky element nga qielli.
Sa i përket bashkësisë ndërkombëtare, mund të thuhet se ajo bëri ca gabime: p.sh. nuk duhej ta luste aq kohë të gjatë Slobodan Milosheviqin, sepse i rritej briri dhe fitonte në kohë, por duhej t`i jepte ultimatum me kohë të caktuar lidhur me përgjigjen e tij pozitive apo negative. Milosheviqi nuk i ndërpreu luftërat agresive në hapësirat e ish Jugosllavisë deri në bombardimet e NATO-s, duke shpresuar se do të hynin në luftë Rusia, Kina dhe ca shtete të tjera në anën e Serbisë, zatën asokohe në fjalimin e mbajtur në Leskovc, u pat thënë ndër të tjera, se nuk e përbëjnë botën vetëm forcat e Perëndimit por e përbëjnë edhe Rusia, Kina dhe India. Pos asaj, ky kriminel shpresonte edhe në mosmarrveshjen midis shteteve anëtare të NATO-s rreth bombardimeve të Serbisë. Në një takim me Milosheviqin në Beograd, Radovan Karaxhiqi u shpreh ironisht, duke thënë se do të na bombardonte NATO-ja. Por edhe gjatë bombardimeve nga ajri është ndier e domosdoshme edhe sulmi për tokë. Sikur të bëhej sulmi i tillë me kohë, Serbia nuk do të kokoriste siç po kokoris tani, por do të gjunjësohej para botës demokratike. As bombardimet nga ajri nuk ishin serioze, dhe as efektive. Për ilustrim flet vetëm fakti i qëndrimeve, sjelljeve dhe veprimeve aktuale të elitës politike serbe.
Unë nuk dakordohem me ata kushdoqofshin, të cilët për të gjitha mynxyrat e ndodhura në ish Jugosllavi fajtorë e bëjnë Slobodan Milosheviqin. Në fakt, fajtorë janë të gjitha institucionet shtetërore të Serbisë, Kisha Ortodokse serbe, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë, madje dhe vetë populli serb. Serbia si agresore dhe pushtuese ka qenë e njohur edhe para Slobodan Miloshviqit, po ashtu edhe sot e kësaj dite ajo mbetet si e tillë. Edhe udhëheqja aktuale serbe, komplet tok me opozitëm, me përjashtim të Çedomir Jovanoviqit, është duke e vazhduar politikën tradicionale serbomadhe. Nuk mund të paramensohet për ndonjë lloj demokracie në Serbinë e sotme. As Boris Tadiqi nuk është demokrat. Ky dhe Vuk Jeremiqi janë duke bërë çmos për ta rikthyer Serbinë e madhe. Po të ishin demokratë udhëheqësit aktualë të Serbisë do ta njihnin pavarësinë e Kosovës, do të kërkonin falje publike për krimet monstruoze të ushtruara në Kroaci, BeH dhe në Kosovë dhe nuk do të sulmonin me fjalë fyese SHBA-në dhe NATO-n.
Pas çlirimit të Kosovës është dashur menjëherë të shpallej pavarësia e saj. Kurse pjesa veriore e Kosovës që nga fillimi pas përfundimit të luftës, si duket, me qëllim u la nën ndikimin e Beogradit. Interesant, gjithë shtetet e Ballkanit perëndimor më parë pranohet në NATO, pastaj në BE, por ky parim nuk vlen vetëm për Serbinë, e cila dëshiron të futet në BE, kurse në NATO kurrë për arsye se ajo është satelit besnik i Rusisë. Nga ana tjetër, sa për sinqeritet, edhe vetë shqiptarët vështirë merren vesh ndërmjet vete, madje edhe kur është në pyetje fati i rrezikuar i atdheut. Si mund të merresh vesh me çiftim e Sabri Hamitit, Ismet Beqirit, Isa Mustafës, Bujar Bukoshit e ca të të kategorisë së tyre të cilët kanë qenë kundër dr. Ibrahim Rugovës, kurse sot për të fituar poena si demagogë në popull shkojnë dhe i çojnë buqete lulesh të varri i tij? Shqiptarët nuk bashkohen dot dhe nuk gjejnë gjuhë të përbashkët as kur rrezikohet ekzistenca a tyre, sepse nuk lejojnë tradhtarët.
Kurë do të kërkojë Dhelpra e Ballkanit falje publike?
Udhëheqja kosovare bëri gabime trashanike që nuk e paditi Serbinë në GJND për gjenocidin e ushtruar mbi popullatën civile shqiptare dhe për pagesën e dëmshpërblimit të luftës agresive, por heshti, përkundrazi Serbia e paditi Kosovën për shpalljen e pavarësisë së saj, të ashtuquajtur e njëanëshme nga zyrtarët aktualë të Beogradit. “Demokrati” serb, presidenti i Serbisë, Boris Tadiqi shpesh e potencon shprehjen diplomatike se nuk është e drejtë që njëra palë të merrte të gjitha, ndërsa pala tjetër asgjë. Pra, fjala është rreth ndarjes së Kosovës, ose tek e fundit grabitja e pjesës veriore të saj. Po sikur të ishte Boris Tadiqi demokrat dhe shteti serb, po ashtu do ta njohnin ndër të parët pavarësinë e Kosovës, paraprakisht duke kërkuar falje publikisht për gjenocidin e ushtruar nga ushtria, policia dhe paramilitarët serbë mbi popullatën civile shqiptare, duke mos kursyer pleq e plaka madje edhe fëmijë e foshnje, si dhe duke dhunuar femrat shqiptare ndër to edhe të miturat, do të pranonin të paguajnë reparacionin dhe do të heqnin dorë nga ideja ekspansioniste të politikës serbomadhe.
Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jermiqi i bie rrethepërqark botës, duke u sorollatur si një lypsar me lutje që ato shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës të mos e njohin as në të ardhmen. Politikanët serbë për të zhvilluar një propagandë të suksesshme antishqiptare këshillohen, përkrahen dhe inkurajohen nga Rusia. Moska, si gjithmonë, është duke u treguar armik i përbetuar ndaj zgjidhjes së drejtë të popullit shqiptar. Turp i madh për një popull të madh të jetë pa arsye armik i një populli të vogël. E njejta gjë vlen edha për Kinën. Politikanët shqiptarë të të dy anëve të kufirit të imponuar, në vend që të dëshmonin me fakte të pakontestueshme rreth dramës së Kosovës, ata heshtin. Tani bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit për të filluar, kinse për zgjidhjen e çështjeve teknike, kurse në fakt ato kanë karakter politik. Sipas të gjitha gjasave, dialogu i këtillë dhe kësisoj do të përfundojë në dobi të Serbisë. Kryetari e komisionit negocius serb, Borislav Stefanoviqi, Kosovën e konsideron ende krahinë të Serbisë. Serbia në saj të pozitës së volitshme gjeostrategjike në Ballkan, për të cilin thyhen shigjetat midis Lindjes dhe Perëndimit, të shtyrë nga sfera e interesit, manevron duke anuar herë nga njëra herë nga tjetra fuqi. Formalisht, ajo është me Evropën, kurse faktikisht, nuk ndahet dot nga Rusia amë. Serbinë dhe Rusinë i lidh prejardhja e përbashkët, feja e njejtë dhe miqsia tradicionale.
Termi i trilluar e i çoroditur serb “Kosovo i Metohija”. “Stara Srbija” për Kosovën ka qëllim të caktuar. Deri në Luftën e Dytë Botërore edhe Maqedoninë serbët ekspansionistë e kanë quajtur “ Juzhna Srbija”. Serbia në Jugosllavinë socialiste i ka pasë tri koloni: Kosovën, Vojvodinën dhe Sanxhakun e Jeni Pazarit. Kosova doli nga kthetrat e Serbisë, por Vojvodina dhe Sanxhaku mjerisht ende mbetën nën sundimin e saj. Serbia për shkak të bombardimeve, NATO-n e ka halë në sy, SHBA-ës e urrejnë serbët më shumë se nazizmin gjerman dhe fashizim italian. Falë Zotit që Serbia nuk është superfuqi, se po të ishte e tillë kushedi se çfarë do të ndodhte në botë. Serbia si një shtet i vogël ia ka sjellur gazepin botës demokratike. Ajo është bërë shkaktare e Luftës së Parë Ballkanike, 1912, Luftës së Dytë Ballkanike, 1913, Luftës së Parë Botërore me 1914 dhe orvatej të shkaktonte edhe Luftën e Tretë Botërore më 1999, por kësaj radhe nuk i eci falli. Megjithatë, Serbia nga luftërat e fundit në hapësirat e ish Jugosllavisë nuk ka humbur asnjë pëllëmbë territori, përkundrazi doli fitues duke mbajtur Vojvodinën që kurrë nuk ka qenë e saj, Sanxhakun po ashtu, dhe fitoi gjysmën e territorit të BeH me krijimin e Republika Srpska.
Akuzat e lansuara nga Beogradi, të kurdisura në Moskë, të paraqitura në raportin e Dick Martyt me synim të dëmtimit të imazhit të shqiptarëve në përgjithësi do të pësojnë fiasko. Autoritetet e Beogradit lidhur me arrestimin e Ratko Mladiqit dhe Goran Haxhiqit po luajnë arushë me bashkësinë ndërkombëtare. Edhe Osama bin Ladeni u zbulua, kurse dy kriminelët e përmendur të luftës serbë, serbët deri dje e mashtruan botën kinse ende nuk po dihet se ku gjinden. Edhe Milorad Dodiku duke e mbështetur në Beograd dhe në Moskë përpiqet ta ndaje Republika Srpska nga BeH, duke mos përfillur fare marrëveshjen e Dejtonit të firmosur më 1995. I njejti po e pengon Sarajevën duke u kërcënuar me ndarje të Republika Srpska nga shteti i përbashkët për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Republika Srpska faktikisht është një krijesë artificiale e bazuar në gjenocid. Edhe ashtu problemet që janë duke penguar zhvillimin normal ekonomiko-shoqëror të Kosovës, si varfëria, papunësia dhe korrupsioni, veçanërisht pjesa veriore e saj ku po dominon politika e Beogradit, duken sheshazi. Në pjesën veriore të Kosovës nuk ekzistojnë strukturat paralele, siç pohohet nga ca politikanë aguridhë shqiptarë, por është evidente vetëm një strukturë serbe e ndikuar nga Beogradi.
Kosova gjindet në një situatë tejet të vështirë, situatë kaotike, sepse nuk është shtet i pavarur dhe sovran në kuptimin e plotë të fjalës. Problemi shqiptar do të zgjidhet, sipas politikanëve diletantë, apo të atyre bastardë, me hyrjen në BE, është mashtrim, sepse shqiptarët nuk po shkojnë në BE si tërësi territoriale me një shtet të vetëm kombëtar, si shtetet të tjera të rajonit, ca prej tyre edhe me treva të huaja, po aplikojnë hyrjen në BE të copëtuar në disa pjesë. As BE-ja nuk është e sigurt për ekzistimin e saj të përhershëm. Kushedi se ç`mund të ndodhë pas ca vjeteve. Po qe se shpërbëhet atëherë, ku do të mbeten shqiptarët? Është duke u bërë një eksperiment siç ndodhi me socializmin që në fund dështoi. Si socializmi që dështoi për shkak të moszgjidhjes së çështjes kombëtare dhe asaj sociale, ashtu mund të pësonte disfatë edhe BE-ja. Ofensiva diplomatike serbe ka për synim pengimin e valës së njohjeve të reja të shtetit të Kosovës, e quan krahinë jugore të saj. Por, faktikisht, Kosova ka qenë koloni e Serbisë. Kosova e pushtuar ushtarakisht nga Serbia agresore, historikisht dhe etnikisht është tokë e shqiptare den baba den. Elita politike serbe nuk pajtohet me realitetin e krijuar ndaj e përkrahur nga Rusia nuk qetësohet dot. Diplomacia evropiane mundet me ua mbyllur gojën apetiteve të pangopura pushtuese serbomadhe me shpalosjen e dokumenteve nga arkivat e qyteteve ku janë mbajtur mbledhjet: Kongresi i Berlinit më 1878, Konferenca e Ambasadorëve të gjashtë Fuqive të mëdha evropiane në Londër më 1913 dha Konferenca e Paqës së Versajës, afër Parisit më 1919-1920, duke ua bërë me dije se Fuqitë evropiane e kishin shpërblyer Serbinë me tokat e huaja.
Bashkimi kombëtar është i domosdoshëm
Populli shqiptar gjindet midis Skilës dhe Karibdës, sepse ka dy armiq të përbetuar: Serbinë në veri dhe Greqinë në jug. Këto dy shtete fqinje posedojnë 90% të territorit të shteteve të tyre të grabitura prej shqiptarëve. Megjithatë, si serbët, ashtu edhe grekët akoma janë duke i rrezikuar trojet e mbetura të shqiptarëve. Për të ju kundërvënë këtij rreziku, bashkimi kombëtar është i domosdoshëm. Serbia dhe Greqia për t`i arsyetuar pushtimet e tyrë bazohen në mite të trilluara dhe fajin e tyrë ua hedhin shqiptarëve. Tek serbmëdhenjtë në emër të serbizimit dhe ortodoksismit mbrohej interesi nacional, duke vërë mbi të gjitha ideologjinë shoviniste, heqje moniste dhe dominuese mbi popujt e robëruar. Po ashtu përmes idesë së Jugosllavisë synohej krijimi i Serbisë së madhe. Të nxitur nga Rusia e të shyrë nga ambicjes pansllaviste, serbomëdhenjtë gjithmonë kanë qenë dhe mbeten faktorë destabilizues në Ballkan. Për t`i realizuar planet djallëzore, politikanët serbomdhenj dhe grekomdhenj nuk zgjedhin mjete, mënyra as metoda. Këta ultranacionalistë dinë të sajojnë me mjeshtëri marifete për t`i arsyetuar pushtimet e trojeve shqiptare. Tentativat e tyrë kanë qenë sesi të realizonin shfarosjen totale të popullit shqiptar. Mjerisht, mentaliteti i trashiguar serbomadh e grekomadh vazhdon me avazin e vjetër. Retorika serbe sa vjen më shumë ashpërsohet kundër shqiptarëve liridashës. Serbia që nga krijimi i shtetit të saj e deri sot e kësaj ditë kurrë s`ka qenë me regjim demokratik. Ndaj nuk është e mundur që Serbia të kalonte në demokraci brenda natës me një operacion kirurgjik. Sistemi socialist nuk u ndërrua në Serbi me demokracinë po me mafinë e profiterëve të luftës e pas saj.
Serbët e ardhur nga prapa Karpateve gjatë gjithë peiudhave janë treguar të ashpër, të paqytetëruar, luftënxitës, grabitqarë dhe kriminalë. Nën sundimin e tyre, shqiptarët ishin të privuar nga të drejtat elementare njerëzore, qytetare dhe kombëtare. Të paaftë për të jetuar me punë, me djersë dhe me mund, serbët i shfrytëzonin të shtypurit. Serbia lufton edhe më tej për Kosovën. Pos dobisë ekonomike dhe urrejtjes patologjike ndaj shqiptarëve, Serbia njëherësh tenton për të mbajtur Vojvodinën dhe Sanxhakun nën sundimin e saj. Zyrtarët e Beogradit bashkimin e shqiptarëve në një shtet e quajnë Shqipëri e madhe, kurse më pavarsimin e Kosovës ata thonë se nuk mund të ekzistojnë dy shtete shqiptare, etj. Realitetit është ky: duhet të kriohet një shtet i kombit përkatës. Në fakt, Serbia është e madhe, por para se me i thënë asaj se je e madhe, ajo u thot të tjerëve që nuk janë. Për kthimin e serbëve ardhacakë në Kosovë çohet pluhur gjer në qiell, ndërsa për kthimin e shqiptarëve vendës në Kosovë Lindore nuk flitet fare.
As plani i Marti Ahtisarit nuk i garanton Kosovës pavarësi dhe sovranitet të plotë. Sa për statusin e Kosovës Lindore të mos flasin nga se kjo trevë shqiptare mbeti nën Serbi. Fajtorë të kësaj padrejtësije ndaj më tepër se 100.000 shqiptarëve janë Shan Saliven dhe Piter Fejdi, të cilët gjatë negociatave me Nebojsha Çoviqin mbanën anën e Serbisë. Beogradi kërkon rizgjidhje të statusit të Kosovës. Pra, qasja e qeveritarëve të Beogradit ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar aspak nga politika trashiguese milosheviqiane. Pavarësisht nga kohërat, sistemet dhe regjimet, pikëpamjet e shtetasëve serbë me qendrimin antishqiptarë nuk ndryshojnë. Antishqiptarizimi i pushtetarëve aktualë serbë manifestohet me një diplomaci më përfide krahas asaj në të kaluarën. Ata që janë ndër kolegë më efektivë vuajnë nga defektet moralo-humanitare. Serbët bombardimet e NATO-s konsiderojnë agresion, ndërsa gjenocidin e ushtruar prej tyre në Kroaci, BeH dhe në Kosovë, si ngjarje të rëndomtë. I astuquajturi ministri për Kosovën dhe Metohinë, Goran Bogdanoviqi, përballet me ambasadorin amerikan në Kosovë, Z. Kristofer Dell, lidhur me deklarimin e tij se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Mllefi serb i akumulluar me vite, decenie dhe shekuj derdhet mbi shqiptarët paqëdashës.
Maqedonia shqiptare
Pozita e shqiptarëve të Maqedonisë është më e keqe se sa në kohën e ish Jugosllavisë. Marrëveshja e Ohrit e 13 gusht 2001, ndonëse për realizimin e saj ishin garantues SHBA-ja dhe BE-ja, u harrua. Maqedonasët përpiqen që nëpërmjet të së kaluarës duke konsideruar veten si trashigimtare të maqedonasve të lashtë, me të cilët nuk kanë asgje të perbashkët, ngase ata kanë qenë ilirë e trakasë , një numër i vogël edhe grekë, të paraqesin identitetit e tyrë kombëtar. Thënë të vërtetën maqedonasit nuk kanë identitet kombëtar. Dhe se shteti i Maqedonisë ëshrë krijesë artificiale. Kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi, fillimisht ka qenë kryeqytet i Dardanisë, ku kanç jetuar dardanët ilirë. Edhe Aleksandrin e Madh dhe Nënën Terezë maqedonasët po ua grabitin shqiptarëve. Nga ana tjetër, serbët perandorin me origjinë ilire nga Naissusi (Nishi i sotëm) Konstantin e Madh e shpallin si të tyre. Shteti i Maqedonisë nuk mund të qëndrojë gjatë. Greqia e konteston për shkak të emrit të brishtë, Bulgaria nuk e pranon kombin fals maqedonas, Serbia e kundërshton pavarësimin e kishës ortodokse maqedonase, kurse Shqipëria nuk interesohet fare, pavarësisht nga ajo se asaj i takon të përzjehet më shumë se të tjerëve përreth, sepse ky shtet shtrihet në trevën shqiptare dhe se pozita e popullatës shqiptare këtu është skllavëruese.
Nuk ka gjasa të jetohet normal në shtetin multietnik ku banorët sipas etnisë së tyre privohen nga të drejtat më elementare njerëzore e qytetare. Të mos flasin për të drejtat kombëtare. Maqedonasët e privilegjuar dominojnë mbi të gjitha etnitë të tjera. Në Ballkan e pamundur është jeta e përbashkët mes etnive të ndryshme në shtetin konglomerat, siç janë Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi, sepse majorizimi nuk lejon barazinë ndër etnike për shkak të nivelit të ulët kulturor krahas me atë të botës së qytetëruar bashkohore. Popullata e vetequajtur maqedonase është një përzierje fizike konfuze me elementin dominues sllav, por me një lloj gjuhe surogate bullgare. Serbia prishi marrëveshjen ballkanike me Bulgarinë dhe me luftë në vitin 1913 e gllabëroi Maqedoninë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore sekretari i KQ të PKM, Mihail Shatorov-Sharlo ishte për bashkimin e Maqedonisë me Bullgarinë, por PKJ në krye me Josip Broz Titon, e shkarkoi nga ky post i lartë partiak dhe në vend të tij emroj Lazar Kolishevskin eksponentin e politikës projugosllave. Nikola Grujevski jo vetën që po e zbaton vendimin e marrëveshjes së Ohrit, por edhe po ua uzurpon shqiptarëve figurat më të dalluara historike: Lekën e Madh, Justinianin I dhe Nënën Terezë.
Serbia nuk ka asnjë të drejtë që të pengonte Maqedoninë dhe Malit e Zi për kishat autoqefale ortodokse të tyre. Edhe Serbia është ndarë nga Greqia, duke e pavarësuar kishën e saj ortodokse. Serbia, për sajim të gënjeshtrave, shpifjeve, trillimeve, dallaverave, mashtrimeve dhe intrigave, është mjeshter e përsosur. Kisha ortodokse serbe dhe kleri i saj më shumë i përngjajnë një institucioni politik se në atij fetar. Gjatë luftë agresive të Serbisë në Kosovë, Patriarku Pavle e bekoi Slobodan Millosheviqin duke i këshilluar me fjalët e krykezatorëve: “Dieu le veut” (Bog to hoçe / Zoti kështu do). Në një tryezë të mbajtur më 17 maj 2011, Halil Matoshi idenë për bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm kombëtar i quan mit, edhe malazezët u ndanë nga serbet ani se janë të një trungu historik, se Kosova nuk ka qenë kurrë bashkë me Shqipërinë, mori shembull politikën e Slobodan Milosheviqit, i cili u përpoq të krijonte Serbinë e madhe, por si përfundoi, krahasimi nuk i përgjigjet realitetit, ngase Serbia e madhe nuk ka asgjë të përbashkët me Shqipërinë natyrore. Kosovën si shtet të pavarur e konsideron realiteti historik e politik, ndërsa bashkimin e Kosovës me Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore e quan turp historik, duke folur ky shqiptar bastard çirrej e bërtiste për ta kënaqur Beogradin dhe Athinën. As Koshtunica nuk kishte ditur më mirë të shprehej në favor të Serbisë. Bashkëbiseduesi tjetër, Bardhyl Metaj, bashkimin e Kosovës me Shqipërinë e pagëzon ma emërtim serb Shqipëri e madhe, njësoj si Halil Matoshi, i cili potenconte një komb të ri kosovar dhe se sipas tij 100 vjet shqiptarët nuk kanë histori të përbashkët dhe si mund të prishen pesë shtete për një shtet. Edhe Bardhyl Metaj në mënyrë kategorike e mohon bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Bishti tyre del në pah kur i fyejnë Heronjtë e Popullit, Adem Jasharin, Adem Demaçin, etj.
Këta bastradë shkelin mbi gjakun e derdhur për liri e pavarësi kombëtare, mbi gjakun e bijve dhe bijave më të çmuara, brez pas brezi. Bashkimi i shqiptarëve në një shtet etnik është e drejtë e pamohueshme. Me këtë akt parimor krijohet shteti natyror me potencial intelektual të nivelit më të lartë, me një ekonomi më të fuqishme, me një territor më të madh, me një ushtri të aftë për t`i përballuar dy armiqve kryesorë fqinje të cilët rrezikojnë ekzistencën e qenies shqiptare etj. Përndryshe nëse mbesim kështu të ndarë dhe të copëtuar në disa pjesë vaj halli për shqiptarët në përgjithësi. Armiqtë na ndanë administrativisht, kurse ne vetë po ndahemi edhe kombëtarisht. LSHP më 1878 kishte për synim çlirimin e trojeve shqiptare të katër vilajeteve: Kosovës, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës dhe bashkimin e tyre në një shtet natyror. Edhe Shpallja e Pavërësisë së Shqipërinë më 1912 në Vlorë ka qenë për të gjithë shqiptarët. Në fund të fundit, të mos flasin paushall duke ua uzurpuar kompetencat e popullit po le të vendose populli shqiptare në referendum gjithëpopullor se a është për bashkim apo kundër tij. Kuptohet se bashkimi nuk duhet të iritojë aleatët tanë perëndimorë, përkundrazi, edhe për ta është e dobishme sepse do të kenë një mik më të fortë, ngase nuk kanë askend më të sigurtë se shqiptarët në Ballkan.
Edhe Gjermania ka qenë e copëtuar në shumë pjesë, por Otto Von Bismarku i bashkoi me hekur e zjarr në një shtet, kjo ka ndodhur askohe kur edhe shqiptarët bënë përpjekje maksimale për çlirim e bashkim kombëtar, por mjerisht i njejti Bismark ate që e deshi për popullin e vet ua mohoi shqiptarëve në Kongresin e Berlinit më 1878. Sine ira et studio, Halil Matoshit, Bardhyl Mejajt, Nexhmedin Spahiut, Migjen Kelmendit, Enver Robellit dhe çiftave të tyrë duhet kërkuar prejardhjen. Sepse shqiptari i kulluar nuk vepron kundër popullit të tij. As malazezët nuk janë një popull me serbët more Halil qyqani. Malazezët kanë pasë shtetin e tyrë para serbëve dhe shumica dërmuese e tyre kanë prejardhje shqiptare. Atëherë, përse pra, Mali i Zi në shtetin federal jugosllav ishte republike në vete! Këta intelektualë të theksuar veprojnë në favor të Beogradit e të Atinës. Në këtë situatë të vështirë kërkohet unitet dhe kompaktësi politike ndër shqiptarët.
Shqiptarët, edhe më tej në shenjestër të Beogradit
Shqiptarët janë edhe më tej në shenjestër të Beogradit, i cili merr mesazhe diplomatike nga Moska. Kryqëzatat serbe nuk kanë sosje. Patriarku serb, Irinej, më rastin e mbajtjes së liturgjisë më 6 janar 2011 në kishën e Shën Savës, në Beograd, ditën e Krishtlindjeve kritikoi ashpër perëndimorët për shkak të bombardimeve në Serbi dhe, siç tha ai, përse ata heshtin lidhur me krimet e shqiptarëve ndaj serbëve të Kosovës, duke iu drejtua me lutje Zotit për ndihmë. Presidenti serb, “demokrati” Boris Tadiq, Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremit dhe ca zyrtare të tjerë të Beogradit, shpesh e potencojnë shprehjen shoviniste duke shfryer mllefin antishqiptarë se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës as në mënyrë implicite, as eksplicite. Po sikur të ishin këta politikanë demokratikë nuk do të vepronin kësisoj, por do të kërkonin fakje publike për gjenocidin e ushtruar mbi popullin shqiptar, madje jo një herë, po me shekuj, do të pranonin se Kosova është tokë shqiptare, do të paguanin dëshpërblimin e luftës dhe do ta njohnin pa hezitim shtetin e pavaruar dhe sovran të Kosovës. Përkundrazi, qëndrimi i tyre ndaj shqiptarëve, posaçërisht ndaj Kosovës, nuk dallon aspak prej atij të Nikolla Pashiqit, Vasa Çubriloviqit, Aleksandar Rankoviqit dhe Slobodan Milosheviqit, por duke u shërbyer me metoda më perfide sa për të ua mbyllur sytë botës demokratike kinse janë për paqe, etj. Aspak më i mirë se ta nuk është Oliver Ivanoviqi i cili leh pa ndërprerje kundër pavarësimit të Kosovës. Kosova nuk është çështje ndërkombëtare.
Serbët në Kosovë gëzojnë privilegje të veçanta karshi minoriteteve të tjera. Me pakon e Marti Ahtisarit, serbët në Kosovë konsiderohen sikur të kishin rënë nga qielli, pavarësisht nga krimet e bëra prej tyrë shekuj me radhë. Ndërsa pakicat e ndryshme në Serbi janë krejtësisht të privuar prej të drejtave njerëzore e qytetare, se më për të drejtat kombëtare as të mos diskutojmë fare. Ja se çfarë demokracie ekziston në shtetin bashkohor serb! Serbët në Veri të Kosovës janë çartur. Bëjnë çmos. Janë çuar peshë. Shqiptarët asnjë minutë nuk i lënë të qetë. Të nxitur nga Beogradi i dëbojnë shqiptarët nga vatrat e tyrë stërgjyshore. Kush po i përze ata që kanë ardhur si kolonë dhe janë vendosur në tokat shqiptare të uzurpuara? Me 8 dhjetor 2010 serbët në Veri të Kosovës vranë për qejf boshnjaku nga Leposaviqi, Shefko Salkoviqin, ndërsa plagosën Edin Islamoviqin, po ashtu boshnjak. Veriun e Kosovës forcat ndërkombëtare ma qëllim e lanë në gjendje qysh është që pas dëbimit të ushtrisë dhe policisë pushtuese serbe nga Kosova. Pos asaj as UNMIK-u, as KVOR-i, as EULEX-i e as qeveria shqiptare nuk janë interesuar për ta ndryshuar gjendjen e tillë. Tani rrahet teli rreth ndarjes se Kosovës, ose rreth shkëmbimit të territoreve. Reciprociteti nuk është zgjidhje optimale. E vetmja zgjidhje e drejtë është që Kosovë të mbetet brenda kufinjve ekzistues dhe me bashkangjitjen e Luginës së Preshevës, siç po e quajnë këtë treve shqiptare disa politikanë shqiptarë, sepse rajoni i Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjes është pjesë e territorit unik të Kosovës dhe e kompaksisë etnike gjithë shqiptare, ose tek e fundit le të shkëmbehej Kosova Lindore me Leposaviqin dhe Zubin Potokun, zaten pas Luftës së Dytë Botëore në këtë mënyrë është bërë tramba, por pa komunën e Zveçanit e cila patjetër dohet të mbetet brenda kufinjve të shtetit të Kosovës.
Pas verdiktit të GJND-se në favor të shtetit të Kosovës, Serbia deshi të paraqiste një Rezolutë tjetër në KS të OKB-së, por BE-ja e bindi disi Beogradin që të tërhiqte Rezolutën kushedi se për kompenzim çfarë iu premtua... Pas marrëveshjes mes BE-së dhe Beogradit pasuan bisedimet Kosovë-Serbi. S`ka dyshim se bisedimet e fundit të detyruara për Prishtinën do të jenë në favor të Serbisë. Beogradi vajton për rreth 100.000 serbë të larguar nga Kosova, duke e smadhuar numrin herë në 200.000, herë në 300.000, kurse Prishtina nuk e zë në gojë largimin e e 1 milionë shqiptarëve nga Kosova. Më 7 janar 2011 zëvendëskryeministri serb, Bozhidar Deliq, duke shfrytëzuar pjesëmarrjen e tij në liturgjinë e Krishtlindjeve ortodokse serbe të mbajtur në Prizren, u kërcënua ma luftë të re në Kosovë. Unë kam thonë iks herë se Serbia nuk po guxon me nis luftë të re në Ballkan prej botës demokratike, përndryshe deklarohet se kinse do ta vazhdonte luftën diplomatike për rimarjen (riokupimin) e Kosovës. Zyrtarët e Beogradit, sikur se edhe Titoja në kohën e tij, janë duke shfrytëzuar antagonizmat e botës bipolare.
Çdo vizitë me karakter fetar kleri ortodoks serb në Kosovë e shfrytëzojnë për qëllime politike antishqiptare. Kisha ortodokse serbe, formalisht, është institucion fetar, faktimisht, merret me politikë gjithmonë në favor të Serbisë së madhe. Kleri ortodoks serb, si dhe politikanët serbomëdhenj, Kosovën e quajnë Kosovo i Metohija, krahinë Jugore serbe, Jerusalem i Serbisë, Tokë e shenjtë dhe Djep i Serbisë. Në të vërtetë, e vërteta historike dëshmon se Kosova është krahinë e shtetit etnik shqiptar. Emri Kosovë është një emërtim gjeografik. Në të jetojnë shqiptarët Ab antiquo. Miti serb rreth Kosovës Veç ka dalë nga moda. Me rastin e shugurimit të peshkopit të Rashkës, Teodosje, më 26 dhjetor 2010, Patriarku Irinej, gjatë ceremonisë fetare volli vrerë duke i mallkuar ata që i shkaktuan vuajtje popullit serb. Kuptohet se fjala bëhet për forcat demokratike perëndimore. Aty edhe zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiqi, shfryu mllefin e tij të akumulluar që nga koha milosheviqiane. Ky ka qenë zëvendës dhe krahu i djathë i Slobodan Milosheviqit, tani kryetar e Partisë Socialiste të Serbisë dhe është për t`u çuditur se si shpëtoi tok me Momir Bulatoviqin nga Gjykata e Hagës për krime lufte kundër njerëzimit.
Tentativa për të kriuar komb të ri artificial kosovar, duke mohuar kombin ekzistues shqiptar, është baraz me tradhtinë. Po sikur të pyetshin: Nexhmedin Spahiu, Halil Matoshi, Migjen Kelmendi, Enver Robelli dhe çiftat e tyrë se cilit komb i përkasin dhe se cilën gjuhë amëtare e flasin, vallë çfarë përgjigje do të jepnin? Sajimi i shpifjes së diçkafit që çon drejt mohimit të vetë-vetes nuk duhet toleruar. Populli ndjehet tejet i fyer, i ofenduar dhe i poshtëruar. Prandaj, ndaj këtyrë krijesave të çoroditura duhet të ndërrmeren masa adekuate ndëshkuese. Ndër gabimet trashanike që po bëhen nga personat e pandërgjegjshëm e të papërgjegjshëm, me karakter të atrofizuar, bënë pjesë edhe emërtimi i diskualifikuar: Kosova shtet multietnik me 93% shqiptarë. Serbia në tranzicion e mëtej as që ka gjasa të ndryshojë nga sundimi totalitar i regjimeve të mëparshme. Përkundrazi, elita aktuale serbe vazhdon me politikën e ideologëve serbomdhenj: të Ilija Garashaninit, Vladan Gjorgjeviqit, Nikolla Pashiqit, Ivo Andriqit, Vasa Çubriloviqit, Aleksandër Rankoviqit, Marko Nikeziqit dhe Slobodan Milosheviqit, por duke përdorur konform me rrethanat e reja metodat më perfide diplomatike, sa për të mashtruar botën se kinse Serbia është shtet demokratik.
Serbia, edhe si fqinje kurrë s`ka me i lënë shqiptarët të qetë. Përpjekjet e saj maksimale kishin rikthimin e Kosovës komplet nën sundimin e saj. Duke parë se një gjë e tillë është absurde atëherë shpalosi opsionin tjetër rezervë: ndarjen e Kosovës me aludim të fundit marrjen e pjesës Veriore të saj. Pra, ndarja e Kosovës, të cilën e dëshiron Serbia, do të shkaktonte luftë të re me pasoja të papara para në Ballkan. Ky opsion vlen për Serbinë që duhet të ndahet: Vojvodina, Sanxhaku i Jeni Pazarit, Lugiana e Preshevës, Komuna e Bosilgradit, Lugina e Timokut etj. Shkëmbim territorësh nuk duhet të ketë, sepse reciprociteti nuk i përgjigjet realitetit historik e etnik. Tri komunat shqiptare në Jug të Serbisë: Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë pjesë të territorit integral të Kosovës dhe si të tilla pa kurfarë trambe duhet të bashkohen me trungun amë. Nëpërmjet të opcionit rreth ndarjes së Kosovës, Serbia vetë po e vërteton se Kosova nuk qenka tokë e saj, sepse po të ishte ajo nuk do të pranonte marrjen e një pjesë të saj. Por siç thuhet, çka të dale është qar.
Ditën e enjte, më 19 maj 2011, në intervistën e Jeta Xharrës me Borislav Stefanoviqin, gazetarja shqiptare, e cila kur flet shqip bënë gafa të palejuara, si p.sh. debati fillon në ora, madje edhe e thekson ora, në vend që të thuhet në orën, pastaj përdor shprehjet: menoj, dumi, noj, noshta, etj., etj. Pyetjet i shtronte, duke i hapur sytë, çirrej më zë të lartë, duke ia drejtuar gishtin atij, kurse në përgjigjen e politikanit serbomadh se kinse nga Kosova ishin shpërngulur 200.000 serbë nuk qe në gjendje ta korrigjonte, pra asaj i takonte të reagonte për shkak të numrit të stërmadhur të serbëve, që sipas Stefanoviqit duhet patjetër të kthehen në Kosovë. Ndoshta edhe serbët e ikur nga Kroacia i ka futur në këtë numër astronomik, Stefanoviqi. Rreth ndarjes së Kosovës, gazetarja e nderuar Jeta Xharra iu drejtua Borislav Stefanoviqit, duke e frikësuar se nëse Serbia kërkon Veriun e Kosovës, atëherë e shqiptarët e Luginës së Preshevës që është territor më i madh në krahasin me atë që e kërkon Serbia, do të kërkonin bashkim me Kosovën. Dmth. se sipas Jeta Xharrës, nëse Serbia nuk e kërkon Veriut e Kosovës, as shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk duhet të kërkojnë bashkim me Kosovën. S`ka nevojë të vëhet paralele midis Veriut e Kosovës dhe Luginës së Preshevës për pazarllëqe të kota, kur dihet se Veriun e Kosovës e kanë okupuar serbët ardhacakë, si dhe enklavat serbe në brendinë e Kosovës, ndërsa shqiptarët autoktonë jetojnë si vendës të lashtë në këtë pjesë të Kosovës. As me pavarësinë e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë nuk zgjidhet çështja kombëtare shqiptare. O Zot! Ku po meten shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi, Çamërisë dhe Luginës së Preshevës?