Mendime
Halit Bogaj: Enver Robelli dhe një shkrim i tij
E merkure, 29.06.2011, 07:58 PM
ENVER ROBELLI DHE NJË SHKRIM I TIJ ‘’Një madhështi midis dy kapakësh’’
Nga Halit Bogaj
Në një të shtunë të kësaj pranvere e lexova një shkrim të mirë të analistit Enver Robeli i cili vërtet më joshi me thellësinë e tij,objektivitetin dhe largpamësinë si studjues i formatit të lartë ,i cili bënë pjesë në të rinjtë tanë të cilët punojnë me përkushtim të madh për popullin dhe kulturën tonë.Enver Robeli shkruan shpesh dhe ç’është më e rëndësishmja,është i ndikuar nga kultura e pashterrshme evropiane nga e cila ka mësur dhe është duke mësuar shumë.Kjo shihet edhe nëpër debate kur ftohet nga mediume të ndryshme kosovare,por mjersiht ka edhe të tillë që,në vend që t’ia shtrinin dorën, përpiqen t’ia mohojnë ato që i thotë ai në ato raste.Sa më përket mua,duke e dëgjuar i thosha vetes falë Zotit që kemi njerëz të tillë të cilët na e zbardhin fytyrën edhe para opinionit ndërkombëtar,e sidomos në gazetat dhe revistat evropiane të arealit gjermanofolës në të cilin flet e shkruan Enver Robeli i nderuar dhe i cili merret me përkthime të ndryshme reciproke.Ai tanimë është bërë një autor reprezentativ i vlerave tona letrare ,kulturore dhe politike,por duke na treguar edhe neve se njëmend nuk mund të hyjmë në Europë me këto atribute të cilat i posedojmë,ngase Evropa kërkon diçka tjetër nga ne dhe kërkesat e saj duhet plotësuar gjithsesi të cilat janë shumë pozitive edhe për neve.Kësaj radhe shkrimi i tij titullohej’’Një madhështi midis dy kapakësh’’në të cilin paraqet botëkuptimet e veta për disa aspekte.Në fillim tregon përparimin e botës që është arritur përtmes kompjuterit,kurse më vonë del në faktin e pamohuar se zbulimi i shtypshkronjës ishte ngjarja më e rëndësishme e mileniumit të kaluar.Gjithaçka që mbetet në letër është kryesore-shprehet autori i nderuar i shkrimit.Me këtë tregon se sido që të ndodhë prapëseprapë libri mbetet i pazëvendësuar,i cili edhe në këtë rast na i përkujton edhe shkrimet e tjera të shumta të cilat na i dhuron shumë shpesh.Përveç që na e bën edhe njëherë të ditur se sa e rëndësishme ishte për botën shkronja e Gutenbergut/për të cilën e dimë se çfarë sakrificash kishte bërë Dhaskal Todri/,në anën tjetër vajton fatin tonë të pafat që ishim ndër popujt e fundit në Evropë që arritëm të botonim libra të ndryshëm për çka fajin e kishin armiqtë tanë me të cilët ishim të rrethuar në të gjitha anët,duke qenë përherë të shtypur dhe të ndrydhur prej tyre,të cilët e kishin nënën e tyre të fortë e cila i përkrahte si gjithmonë me të gjitha mjetet dhe mënyrat.Ky mendim i Enver Robelit është tejet analog edhe me atë që e ka thënë dikur edhe i madhi Eqrem Qabej i cili ndihej krenar me zbulimet e lashta ilire por ishte shumë i brengosur me gjuhën tonë të shkruar aq vonë.!Prandaj Robeli thotë ‘’se Qysh moti kultura jonë ka mbetur e shkëputur nga ajo evropiane’’,por edhe sikur mos të ishin autorët tanë të parë jashtë Shqipërisë,atëherë ajo paraqitje do të ishte edhe më e vonë dhe vërtet për të vajtuar .T’i kujtojmë pra Matrangën,Budin,Bogdanin,Buzukun etj.të cilët ia dhanë bazat e forta gjuhës dhe letërsisë sonë të shkruar,për t’i treguar botës së painformuar se edhe ne ishim njëri ndër popujt më të civilizuar evropianë.
Në vijim e sipër të shkrimit të tij/të themi mjaft nostalgjik/,midis tjerash ai na kthen edhe në një kohë të ndritshme të kulmit të emancipimit kulturo-letrar dhe artistik të Kosovës mes viteve1965-1980 kur shtypshkronja ‘’Rilindja’’kishte arritur t’i botonte edhe deri në 180 tituj gjatë vitit,i cili, me të drejtë mund të thuhet,se ishte një numër kolosal ku arritën të botohen edhe veprat e rilindësve tanë më të mëdhenj, e mos të flasim për revista dhe gazeta të ndryshme siç ishin:Jeta e re, Pionieri,Përparimi,Fjala dhe disa të tjera në gjuhët e kombeve dhe kombësive që jetonin në vendin tonë/si:Stremlenja dhe Obelezhja serbokroatisht dhe Çevren në gjuhën turke/.Ajo periudhë historike konsiderohej ndër ngjarjet më përparimtare në Kosovën e pas luftës së Dytë botërore por pas vitit 1981 shumë shpejt filloi të shuhet gjithçka që ishte krijuar me mundime dhe sakrifica të mëdha.Armiku ynë shekullor përpiqej që gjithçka ta lidhte me të ashtuquajturin’’Nacionalizëm dhe iridentizëm shqiptar’’ndaj edhe filloi shkatërrimin e vlerave tona të arritura duke i mbyllur të gjitha institucionet tona kulturo-arsimore,duke i konsideruar si të indoktrinuara!!!Shkrimi i Enver Robelit na i përkujton edhe vlerat reale të botuara në këtë vend ngase atëherë kishte jo vetëm cenzurë por edhe vetëcenzurë ngase autori i veprës nuk lejonte që veten ta lëshonte në nivele ‘’qesharake’’,përkatësisht të botonte gjithçka që i tekej ose gjithçka që e duron letra,siç po ndodhë sot e gjithë ditën,kur shkrimtar bëhet edhe ai që nuk është shkrimtar!
Ajo që e kishte shtyrë autorin ta përpilonte dhe botonte këtë shkrim,kishte qenë pikërisht koha më e begatshme e krijimtarisë kosovare për të cilën u fol pak më parë,me ç’rast Robeli ishte mahnitur me poezinë e Risto Siliqit’’Shqypni mos thuej mbarova’’nga e cila ishte inspiruar edhe rapsodi i famshëm Dervish Shaqa, të cilën e kishte bërë këngë dhe e kishte kënduar qindra herë me tingujt e bukur të Çiftelisë së tij të pavdekshme/kurse të gjithë e dimë se Dervish Shaqa ishte i arratisur në Shqipëri nga regjimi i egër i UDB-së serbe/.Pra nga malli që ka për atë kohë kur janë botuar edhe poetët e mëdhenj kosovarësi:Esad Mekuli, Azem Shkreli, Din Mehmeti, Rrahman Dedaj e të tjerë,Enver Robeli gëzohet shumë kur akoma gjen botime të atyre viteve/të cilat ishin për lakmi edhe në pikëpamje të përgatitjes teknike dhe e shtynin lexuesin e pasionuar,siç thuhet’’Ta hante e jo vetëm ta lexonte librin’’/.Pra tek ai shprehet malli që e ka ndaj emrave të shquar si:Esad Mekuli,Azem Shkreli/i cili e gëdhendte fjalën/,Ali Pdrimja/kur vërtet shkruante poezi/,Din Mehmeti/i cili ishte poet i jetës alpine shqiptare dhe i ironisë lirike,siç e quante kritiku letrar Ibrahim Rugova/. Po e theksojmë edhe njëherë se qëllimi i autorit ishte të na tregojë se pa i marrë parasysh zbulimet e ndryshme,libri mbetet i pazëvendësuar.Po të mos ishte libri dhe përkthimet,thotë autori,nuk do të mësonim as për kolosin kroat Mirosllav Kërlezha,i cili në Eseun e tij’’Mbi të vetmit flamuj’’kishte shkruar se Serbia në vitin 1924 kishte ushtruar terror të madh ndaj shqiptarëve,duke thënë se’’Ndodhi menjëherë dhe jashtzakonisht në mënyrë të qartë, e ndjeva se çka do të thoshte të jesh një nga 200 Mustafë Abazët dhe Adem Beqirët njëzetepesëvjeçarë dhe çka do të thoshte të bjerësh i pushkatuar një ditë me diell si qytetar lojal nga mitralozi i shtetit tënd’’!Dhe krejt në fund,nuk mbetet tjetër përveçse ta falenderojmë autorin për shkrimin e tij aq të nevojshëm.