Mendime » Dardani
Ilir Dardani: Wladimir Klitschko vazhdon te mbetet Mbreti i Boksit
E diele, 03.07.2011, 07:57 PM
Wladimir Klitschko, ukrainasi qe flet pese gjuhe, boksieri i peshave te renda, eshte kampion ne kategorite: WBA, IBF, IBO, WBO si dhe Kampion i revistes Ring.
WBA mbahej nga britaniku David Haye deri mbremjen e djeshme ne Hamburg.
Ndeshja e mbremshme Klitschko vs Haye konsiderohej si Kryendeshja e viteve te fundit, pasi boksit te peshava te renda i kane munguar luftetaret e vertete. Pas fundosjes se Hekurit te Cmendur Mike
Tyson peshat e renda kane zhvilluar ndeshje te lehta.
Vladimirit i kishin munguar kundershtaret serioze dhe pritej shume nga Davidi, i cili foli shume vitet e fundit duke treguar se eshte nje arrogant fjale-madh e pune-vogel. Boksi eshte ne krize
sepse njeriu tjeter me i forte i botes eshte Vitali Klitschko, kampion ne WBC, vellai me te cilin nuk do te ndeshen ndonjehere. Familja Klitschko zoteron gjithcka ne peshat e renda, gjithashtu
zoteron edhe respektin e miliona boksdashesve. Mbreter ne Ring dhe Mbreter jashte tij.
Nje shi i dendur dhe nje stadium i mbushur me rreth 50 000 vete. Dy njerez qe ngrohin grushtat per te thyer turinjte e njeri-tjetrit.
Nje David qe mezi e merr guximin te shfaqet ne ring dhe miliona tifoze ne mbare boten duhet te presin rreth 10 minuta. Nje David i qeshur e mendjemadh behet trim dhe vjen aty ku ndeshen burrat.
Nje Vladimir ''mendjevogel'' e serioz nuk vonon te zoteroje qendren e ringut.
Nje David qe sulmon pak, mbrohet e rrezohet duke u mbrojtur shume here.
Nje Vladimir qe jep goditje shume e merr pak.
Nje David qe mbyll gojen e jep doren.
Nje Vladimir qe ''mbytet'' nga titujt.
Wladimir Klitschko
Lindur me 25 mars 1976
Gjatesia:
Pesha:
Ndeshje si prefesionist: 59
Fitore: 56
Humbje: 3
Fitore me ''Knockout'' 49
Eshte njeri human dhe ka ndihmuar njerezit ne nevoje qe ne fillimet e karrieres sportive.
Vellezerit Klitschko jane aktive prane UNESCO-s, per te cilen kane dhuruar qindra mijera euro.
Vladimir Klicko: ''Ne jemi gjithmone te gatshem te ndihmojme dhe te ndeshemi per te tjeret''.
Ilir Dardani