Mendime
Lek Mrijaj: Nën kohën e sundimit Osman ishin dy trysni te rrezikshme fundamentale ajo Islame dhe Bizanti
E diele, 10.07.2011, 08:00 PM
Nën kohën e sundimit Osman ishin dy trysni te rrezikshme fundamentale ajo ISLAME dhe BIZANTI
Nga Lek Mrijaj
Nuk ka asnjë dyshim se në luftën pesëshekullore serbët qdo herë dhe vazhdimisht kanë qenë në shërbim pra aleat i Perandorisë Osmane kundër shqiptarëve (krishterë). “Sllavët e lanë fenë e vjetër dhe përqafuan fenë ortodokse - kristiane të Bizantit,ata qenë më të dhënë pas feje”, feja ortodokse e imponuar nga serbët do të ishte fatale për kombin shqiptar.
Kurse në vështrimin diplomatik, Perandoria Osmane ishte superfuqi dhe mund të bashkëpunonte me Perandorinë Ruse, e cila po ashtu do të ishte tragjike për Evropën krishtere.
Do theksuar se fajtori më i madh i ndërrimit të fesë tek populli shqiptar ishte byrokracia katolike me kryeqendrën në Vatikan, që nuk ndërmori masa ne atë kohë për të nihmuar shqiptarët në fillim nga sulmi ortodoks dhe më vonë nga invadimi Osman në Ballkan.
Këtë më së miri e vërtetojnë edhe Relacionet e Vatikanit që vazhdimisht reagonte për uzurpimin dhe restaurimin e manastirëve katolikë të Kosovës nga ana e ortodoksëve serbë.
Po ashtu edhe grekët ortodoks, në vend se të ndihmonin shqiptarët ortodoks për emancipim kulturor dhe hapjen e shkollave shqipe, ata bashkëpunonin edhe më zi me Perandorinë Turke rreth pengimit të hapjes së shkollave shqipe.
Ngjashëm porsi shovinistët serbë edhe shovenistët grekë u morën me vrasjen e mësuesve dhe priftërinjëve përparimtarë shqiptarë që u angazhuan për mësimin dhe hapjen e shkollave në gjuhën shqipe.
Për sllavët dhe grekët e fesë ortodokse të gjithë veprimtarët shqiptarë pa dallim feje janë armiq ndaj serbëve dhe grekëve sepse kanë luftuar shqiptarisht për emancipimin e kombit dhe mbrojtjen e atdheut.
Gjatë shekullit XVIII-XIX, Budapesti ishte qytet me tradita universitare, prej nga beogradasit u emancipuan, në anën tjetër, Beogradi nuk kontribuoi për emancipimin e shqiptarëve, përkundrazi, Beogradi u bë qytet më brutal dhe më i tmerrshëm për shqiptarët.
Mjafton të përmendet udhëpërshkrimi i poetit serb Racisti-diskriminues Jovan Duçiqi, i cili shkruan: “Shqipëria është një vend i thatë, grumbull gurësh ku bëjnë strofullat vetëm gjarpërinjtë dhe shqiptarët”. Pak më tutje J. Duçiqi shpreh ankthin se si nuk pranon as të kaloj jetën, as të vdesë në Shqiperi. Pastaj ky destruktiv depërton edhe në shpirtin e filozofisë antike greke (në kohën kur fisi i tij ka ngrënë dushk në malet e Karpateve), sikur “Atje në Shqipëri, shpirtrat e tyre shkojnë që të vuajnë“. Pastaj me të dëgjuar këtë përrallë rrënqethëse, zonja holandeze i kishte thënë se “Sikur të më detyrojë kush të jetojë në Shqipëri, do të varesha në Holandë“.
Është çudi që ky poet-racist-diskriminues anti shqiptar Jovan Duçiqi, nuk e përshkruan udhëtimin me ndonjë teze personale ruse të bukur dhe të bardhë si bora (karpateve), por përshkruan udhëtimin e improvizur me holandezen e fisit gjerman.
Këtij harbuti serb, më së miri i përgjigjet poeti ynë rilindas, Naim Frashëri, në poemën “Bagëti e Bujqësi”, i cili madhështinë e Shqiperisë e përshkruan kështu:
“O malet e Shqiperisë, që mbani kryet përpjetë,
tmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!
Të patundur përjetë jini, pa, kur oshëtini,
udhëtarit në zemër frikë të madhe i vini;
kini shkëmbinj, gërxhe, lisa, lumenj dhe dëborë në gji,
përsipër lulez e gjethe dhe brenda argjend e flori”.