Mendime
Faton Mehmeti: Thaci president: Dëshirë apo mundësi e ikjes nga përgjegjësia ???
E marte, 12.07.2011, 07:36 PM
Thaci president: Dëshirë apo mundësi e ikjes nga përgjegjësia ???
Shkruan FATON MEHMETI
Në një intervistë për një të përditshme tonë , kryministri aktual i Repubikës së Kosovës Hashim Thaci , mes tjerash la të nënkuptohet se do të kandidoj për postin e presidentin të vendint në zgjedhjet e ardhshme, ku me ndryshimet Kushtetuese, presidenti do të zgjidhet driket nga populli.Duke qenë se politika edhe si nocion, por edhe si veprim konkret thuhet se “është art i së mundshme” nënkupton se asgjë nuk përjashtohet.Krejt do te ishte normal kandimi i tij , po të përfundonte mandatin e tij në krye të Qeverisë, apo po të kishte treguar ndonjë përfomancë të mirë në pozitën aktuale.Po ajo që e ben më “ të veqant “ deklarimin e tij është fatki se përse një krymeinistëer i vetashtuquajtur i suksesesh dëshiron te ndërroj postin ??? Pergjigje ne kete pyetje mbetet retorike, vetëm se duke parë rrethanat aktuala, kjo të qon tek shpjegim.Duke qenë se qeveria e tij edhe nga raportet ndërkombëtare vleresohet me nota negative, dhe të cilat theksojnë se “ peshqit e mëdhenj “ duhet arrestohen , mbase me të përfunduar mandatine tyre, kreu i këtyre të korruptuareve ka zgjedhur mundesinë e kandidimit për president, si mundësi e ikjes së përgjegjësive.Qeverin e korrupatar do të ja lane “ kile “ ndokujt , me të marr postin e presidentit dhe nëe keëtëe menyrë të i ik përgjegjësisë së tij për dëeshtimin e ekzekutivit, por edhe organeve të drejtësisë.Pasi alibija e tij do të qëndrone se ai e la Qeverinë në gjysmë të mandati dhe, deri në kohë si Thaci ishte shef i saj nuk kishe korrupsion .Pra Thaci po jep shenjatë e para se jaranave të vet do të ju len në dorë “ këmbët e Arushës “.
Për më tepër Kryeministri aktual tha se “ di të fitoj “ postin e Presidentin. Një pyetje retorike do të ishte pse është i bindur se din të fitoj, duke marr parasysh përformancën shumë të dobët në krye të Qeverisë është pak e mundur se do të mund të fitonte postin e presidentin , apo mund te ngjaj edhe kjo , jo me kot të huajt thonë se jemi “ vend dhe popull “ i cuditshëm apo sindroma e hajnisë si dukuri normal është ka phyr ne venat dhe ka hemuar qytetarin e Kosovës. “
është për të ardhur keq për nivelin e mentaliteti të këtyre njerezëve që na udhëheqin ,të cilët në vend që të japin llogari para popllit që e ka votuar, bejnë kesi veprime dinake.Por të shpresojmë se popullli më sdo ta “ pij qorben që t’i djeg buzët” përndyrshe kjo agoni dhe kohë pa kohë sa do t ëthelloj krizën dhe jetën e qytetarit tonë.