E hene, 29.04.2024, 05:22 PM (GMT+1)

Mendime

Luan Sharri: Ka apo nuk ka kriter vlerësimi?

E enjte, 14.07.2011, 07:59 PM


KA APO NUK KA KRITER VLERËSIMI?

 

Nga Luan Sharri

 

Periudha e tranzicionit në Maqedoni është duke zgjatur aq shumë, sa që në shumë segmente të zhvillimit shoqëror, jo që nuk arrihen rrezultatet e duhura e të pritura, por, për fat të keq, ato thellohen gjithnjë e më tepër.

Segmenti më i ndieshëm dhe më me prioritet, nga i cili varen gati të gjitha segmentet tjera të zhvillimit shoqëror, padyshim është ai i arsimit, që për fat të keq është më i lënur pas dore, apo më mirë të themi më i anarhizuar, ku si thot një fjalë e urtë popullore, ,, qeni se njeh të zonë .

Nga shumë çështje të këtij segmenti, për të cilat është folur e shkruar, këtu do të ndalemi tek çështja e kriteriumit të vlerësimit të: diturive, njohurive, aftësive e shkathtësive të nxënësve.

Që disa vite më parë, e veçanërisht këto vitet e fundit çështja e kriterit të vlerësimit thuaj se e ka humbur kuptimin e vet. Prandaj nuk është e rastit që nxënësit nuk kanë interesim për mësim dhe ndjekin mësimin formalisht.

Pse mos të ndodhë kështu kur; nxënësi, dijti apo nuk dijti, në fund të vitit do ta merr notën kaluese. Krijimin e kësaj situate e kanë shkaktuar shumë rrethana e faktorë, por si më relevantë do të cekim;

 

      E para- politika kadrovike

Gjatë këtyre viteve shumë kuadra të mirëfilltë e të aftë nuk kanë mundur të përfshihen në procesin arsimor për shumë shkaqe, por si më ndikuese ka qenë politika që ka diktuar në pranimin e kuadrove pa mos patur parsysh kriteret që duhet domosdo të plotësojë një kuadër. Sot ka mjaft diploma, të cilat në këtë kohë dihet se si mund të merren, edhe se ka patur raste edhe të padiplomuar të pranohen e të lehen anash kuadro të diplomuar e të përshtatshëm profesionalisht.

 

      E dyta- Pranimi i kuadrove përmes njohtësive, përkatësive politike, rryshfetit   etj.

Është bërë rregull që udhëheqsit apo drejtuesit e institucioneve arsimore të dirigjohen në zgjedhjen e kuadrove, me çrast janë eliminuar kuadrot e mirëfilltë, ndërsa janë pranuar kuadro që më sëpaku apo fare nuk  e kanë merituar, ka mjaftuar të jenë të militant partiak, do të thotë të ,,dëgjueshëm,,.

 

      E treta- Politika e emrimit të drejtuesve

Emrimi dhe zgjedhja e drejtuesve e drejtorëve të institucioneve arsimore është bërë dhe bëhet në baza partiake, pa marrë parasysh aftësitë udhëheqëse e organizimin e duhur të punës. Ka mjaftuar vetëm paisja me çertifikatat formale që u çpikën dhe u korporuan në ligj, që për mendimin tim, është e njetë me ,,çpikjen,, e famshme të monizmit kur Komitet i ndanin kuadrot në të përshtatshëm dhe të papërshtatshëm.

 

   E katërta- Papërgatitja e duhur e kuadrove

 Kohët fundit u ,, krijuan aq shumë kuadro të lëmive të ndryshme sa që këta të krijuarit i zënë vendet e atyre që e meritojnë. Nuk është e rastit që numër i këtyre kuadrove insistojnë që mjafton nxëxësi të vijë në shkollë dhe atij duhet ti vehet notë kaluese. E unë do të thoja; pse ekziston nota e dobët!?

Ka edhe një varg shkaqesh por mjaftojnë këto që të vijmë në përfundim se kriteri i notimit nuk respektohet si duhet e sa duhet, gjë që ka sjellë një situatë kur nxënësit e kanë kuptuar këte dhe është e kotë të mundohesh që ta bindësh ate se duhet të mësojë.

Vallë! Çfarë kuadrosh do të nxjerrë një arsimim i këtillë?

Një gjë dihet se në të ardhmen do të kemi shumë kuadro me diploma por fare pak kuadro të mirfilltë e të domosdoshëm e të nevojshëm që të çonjë proceset shoqërore përpara.

Është koha kur fjala  pedagogji mer kuptimin e fjalës demagogji ndërsa ajo pedagog mer kuptimin e fjalës demagog. Kjo do të na sjellë në një situatë kur shoqërinë do ta kemi më tepër demagoge, e atëherë të lumët na ose vaj halli për na.

Megjthatë shpresat nuk duhet humbur por ekspertët dhe kuadrot e mirëfilltë e veçanërisht prindërit duhet ngritur zërin e të pengohet, nëse nuk mund të çrrënjose krejtësishjt kjo dukuri e cila do të na kushtoje aq shtrejtë sa do të na dënëjë edhe historia, e sa p;r dënimin që do të na bëjnë pasardhësit, nuk mund ti shmangemi assesi.

Do të vijmë në një situatë kur do të na vijë turp nga vetëvehtja. Partitë politike vijnë e shkojnë gjegjësisht krijohen, forcohen, marrin pushtete, por një ditë edhe bien  dhe shpesh zhduken ndërsa jeta vazhdon. Shoqëria do të ekzistojë dhe do të vijë koha kur ajo do ti tejkalojë këta probleme e situata por këta të sotmet do ti klasifikojnë si çmenduri. E nëse është kështu, do të thotë se na jemë afër apo në këtë kategori.

Një armatë e tërë të punësuarish në segmentin e procesit edukativo-arsimor, duke filluar nga Ministria e arsimit, organet e saja në ministri dhe jashtë sajë, institucionet tjera që kanë të bëjnë me këtë problematikë, mësimdhënësit, prindërit e të tjerë, paraqesin një potencial madhor që po të krijohet një atmosferë dhe  vullnet e dëshirë, për shumë shkurt kohë përmirsohet e rregullohet situata. Kjë mund të arrihet vetëm nëse Zoti e prirë politikën që të gjeje zgjidhje, se për ndryshe vaj halli!.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora