E merkure, 30.04.2025, 05:22 PM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Vëllezër Aleancistë Kuq e Zi...

E merkure, 13.07.2011, 08:02 PM


Vëllezër Aleancistë Kuq e Zi - jemi bërë shumë,

nuk ka më karrike në rradhë të parë për  Patriotë dhe Atdhetarë si puna jonë;

 si t`ja bëjmë?

 

Nga Pirro Prifti

priftipirro@hotmail.com

 

Tragji-komedia e Alenacës Kuq e zi e cila kërkon të shpëtojë atdheun nga  integrimi në BE nuk ka mbaruar ende, por vazhdon të bëjë çmos të pengojë një nga standartet që kërkon BE të realizohet për çdo vënd që aspiron për integrim- standartin e rregjistrimit të popullatës . Ky standart kërkohet të realizohet çdo 10 vjet dhe është bërë si  rutinë  nga të gjitha shtetet europiane të integruara por dhe ato që do të integrohen.

 Kjo kategori `atdhetarësh dhe patriotësh` të thekur që mezi pritën demokracinë të shprehnin mllefin e tyre kundër Europës dhe shteteve të BE, ngjan si dy pika uji me komunsitët shqiptarë të viteve `44-`91 të cilët dënonin gjithë mllef dhe ashpërsi të njëjtë tradhtarët e Partisë dhe të kombit.

Në vazhdën e trimërive pa hesap për të mbrojtur atdheun nga armiqtë e brëndshëm e të jashtëm doli dhe një  trim atdhetar e patriot i  flaktë i orëve të fundit: Piktori e publicist Faik Xhihat Krasniqi.

Në shkrimin e tij të dt. 13/7/2011 në gazetën Sot `Rreziqet nga shteti grek vazhdojnë dhe sot`, aleancisti kuq e zi kosovar zbulon fijet armiqësore të jashtme që qënkan deri tani pa u zbuluar- ato greke, dhe nëpërmjet kësaj fije, ashtu sikundër dhe hetuesit dhe prokurorët e ish-komunizmit, z. Faik- zbulon dhe agjenturën e brëndëshme të periudhës së demokracisë, agjenturë e cila kërkon zhdukjen e liderëve patriotë shqiptarë dhe as më shumë e as më pak pushtimin e vëndit nga Greqia?!

Ky rrezik i  cili nuk u realizua atëhere kur ishin të gjitha  mundësitë për Greqinë për të helenizuar Shqipërinë më 1913, 1945, dhe as  në 1997, kur Shqipëria për shkak të budallallëkut të qeverisë demokratike u shkri fare, me sa duket sipas të dhënave fare të sakta nga Alenaca Kuq e Zi, Greqia kërkon sot në 2011 të realizojë dëshirën e vjetër të pushtimit të Vorio-epirit nëpërmjet  rregjistrimit të populsisë dhe kur!? Pikërisht në kohën e sotme, ku sipas BE- Greqia vetë rrezikon të humbasë sovranitetin e vëndit për shkak të borxheve të jashtzakonshme që tashmë kalojnë GDP-në greke  (GDP e Greqisë më 2010 ishte  500 miliardë dollarë). Sipas të dhënave zyrtare Greqia do të heqë edhe rrogat për homogjenët,  rroga prej 300 euro-sh  në muaj për afër 20.000 njerëz vorio-epirotë që jetojnë kryesisht në Shqipëri.

Fobia e Aleancës Kuq e Zi nuk ka kufi!

Kjo vatër `atdhetarësh të ndritur` si z. Kreshnik Spahiu, z. Collaku, z.A. Baleta, z. Taulant Omi drejtues i PD në Angli, z. P. Xhufi, prifti pa shkolllë at Marku, etj, etj,(vëreni se këta njerëz ose kanë qënë ish-nomeklatura e kuqe e PPSH, ose janë njerëzit e tyre që hanë në një çanak),  nëpërmjet këtij atdhetari të pazbuluar deri më sot- publicistit Faik Krasniqi, ka zbuluar më në fund tradhëtarët shqiptarë të pandëshkuar (dhe rrënjët e komplotit) që jetojnë në Shqipëri (e kushedi ndonjë dhe në Kosovë, etj) me bukën e qeverisë ( të ishte sh. Enver që t`jua bënte n… këtyre `tradhëtarëve`).

Këta `tradhtarë` të poshtër që duan rregjistrimin sipas BE qënkan sipas z. Faik:  Kisha Autoqefale Ortodokse e Shqipërisë ?! (mos u ngatërroni të nderuar miq: jo ajo Katolike që drejtohet nga një Kardinal Italian, por as Komuniteti mysliman i Shqipërisë që merr fonde nga Banka islamike, -vetëm komuniteti ortodoks sepse ai merr fonde nga Greqia, ë,ë?), Genc Pollo

( jo- qeveria, vetëm ai; dhe më e bukura është se kanë shpifur edhe për gjyshin e tij duke e bërë nga patriot shqiptar - në tradhtar…), dhe me pak fjalë edhe vetë populli populli shqiptar, që kërkon të integrohet në BE duke u përpjekur nëpërmjet institucioneve zyrtare shqiptare për të plotësuar standartet e kërkuara.

 Argumenti kryesor i publicistit dhe piktorit  të njohur z.Faik Krasniqi është se Greqia (vetëm Greqia dhe jo fqinjët e  tjerë?!) paska vrarë shqiptarë.

Z.Faik harron se një nga vrasësit më të mëdhenj të shqiptarëve ka qënë Turqia e atëhershme, e cila shpernguli me qindra mijra shqiptarë nga trojet  gjatë 5 shekujve, harron  se Pashallarët shqiptarë tradhëtarë që bashkëpunuan me Tuqrqinë duke komanduar vilajetet e Ballakanit si njerëz të besuar të turqve, kanë qënë fajtorët kryesorë të humbjes së trojeve shqiptare pas 1878, harron se lufta e parë botërore në të cilën 4 shtetet e Ballkanit bënë aleancë kundër Turqisë (duke u bërë aleatë me Antantën –fituese të luftës së parë botërore), kurse Shqipëria ishte e vetmja që mbajti anën e Turqisë dhe e pësoi nga fqinjët.

Ato ngjarje të trishtueshme kanë ndodhur dje po për faj në rradhë të parë të drejtuesve politikë të atëhershëm shqiptarë si dhe sigurisht të shteteve që e shihnin Shqipërinë si një bastion të Perandorisë turke.

Sot në këtë periudhë të post-komunzmit dhe të demokracisë perëndimore ku Shqipëria aspiron të integrohet me çdo kusht,- këta karafila dalin kundër?!

 Po pyetja më e bukur është : përse këta  të ashtuquajtur atdhetarë që u dhëmbka dhe u djegërka zemra për Shqipërinë e sotme kanë nisur një fushatë don kishoteske për të penguar realizmin e njërit nga 12 standartet që kërkon BE?

Përse këta `patriotë`  të thekur duan të bëjnë të kundërtën duke dis-informuar popullatën e duke thënë se `refuzoni rregjistrimin etnik dhe fetar sepse ndryshe do të shtohet artificialisht numri I minoritarëve dhe Greqia do të na marrë tokat dhe popullatën`(?!)

Kundër-argumenti i përfaqësuesit të qeverisë `armiku` dhe `grekofili` Genc Pollo, është se: rregjistrimi i popullatës është i domosdoshëm ( harrojnë kata karafila se edhe sot e kësaj ditë Shqipëria nuk ka as inventor pronash dhe as inventor popullate- pra nuk ka statistika të sakta sepse bota punon, analizon dhe nxjerr përfundime e rekomandime nëpërmjet statistikave të sakta e jo me ato të rreme me të cilat Shqipëria dikur ishte ` Fener ndriçues i botes`, apo `vëndi që ka mjekësinë më të mirë ekstensive apo bujqësinë ekstensive, apo `vëndi që ka rritje më të lartë në europë e në botë për ushqime, ose sot: si `vëndi me taksa më të ulta në europë` etj, etj, dokrra si këto). Pra ky `armiku` ministër Genc Pollo ka vendosur dhe  penalitete për atë që gënjen dhe mashtron, sepse KQ C ( Komisioni Qëndror i Censusit) do të verifikojë etninë (dihet që etnia është çështje ADN-je, dhe nuk mund të ndërrohet sipas qejfit dhe llogaritet nga Atësia- pra nga Fara dhe jo nga Ara). Sa i përket pjesës fetare, kjo është çështje shpirtërore dhe nuk kërkon verifikim.

Pra përse këta `atdhetarë të flaktë` kundërshtojnë porsi Haxhi Qamili dikur? Përse në këtë Shoqatë apo Lidhje janë futur dhe intelektualë disa dhe me emër (të fryrë e të bërë VIP-a sigurisht nga TV  private në të cilat kanë njerëzit ë tyre)?

Përse kjo miopi në dukje e këtyre intelektualëve (të cilët kur ishin në ditët e tyre në krye të vëndit apo së bashku më drejtuesit shpirtërorë të tyre) e  kërkonin armikun dhe e gjenin atë sikur dhe  në vrimë të gjilpërsës të futej) ndaj një standarti që është rutinë në vëndet e tjera?

 z. Faik Xhihat  Krasniqi duhet të jetë sot  në dijeni të faktit se rregjistrimi në Kosovë u bë pa problem dhe se një nga gënjeshtrat më të mëdha ishte po tek popullata: nga 2.4 milionë që referohej popullsia e Kosovës- na doli 1.4 milion (pa serbët)! 1 milion më pak.

 Ku fleka lepuri atëhere?

Erdhi koha të përballemi me të vërtetën. Dhe e vërteta është e hidhur nga njëherë.

Nuk mund të bësh Buxhete me statistika të pasakta, nuk mund të llogaritësh të papunë sipas qejfit, nuk mund të nxjerrsh invalide, të sëmurë, me asistencë, pensionistë sipas statistikave të jot ë sakta, nuk mund të bësh investime dhe të llogarisësh taksa, tatime, tarifa, bonuse,  etj, etj, mbi statistika të pasakta, nuk mund të votosh me statistika të pasakta, nuk mund të dalësh deputet me numur populate fiktive, duke os treguar pasurinë shtetërore , atë të armatimit, valutën dhe arin e vjedhur,  dhe së fundmi nuk mund të përvehtësosh  shuma të konsiderueshme parash mbi llogaritje pa statistika të sakta, etj, etj, si këto -z, Faik Krasniqi.

Pra erdhi koha që të mos abuzohet dhe të mos shpërdorohet më.

 Erdhi koha që  BE dhe Bota të dija se sa shqiptarë janë në të vërtetë sa janë numri i komuniteteve fetare, etnitë ashtu si i tregon çdo vënd i botës në statistikat  e përvitshme që nxjerr CIA-factbook, Ëorld Bank, FMN.

 Harron z. Faik që Greqia është pritësi më i madh i shqiptarëve të uritur të cilët nuk mund të ushqehen dot në Shqipëri? Sot janë rreth 800.000 shqiptarë aty.

Problemi çam mund të zgjidhet fare mirë po të mos futin hundët ish-nomeklatura e kuqe dhe zagarët e lapangjozët e tyre – duke nxitur armiqësi me shtetin grek.

Këto probleme mund të zgjidhen jo duke krijuar partinë e camëve, sepse pastaj do të krijohen dhe partia e tropojanëve, partia e shkodranëve, partia e gollobordasve, etj,: e kështu do të shkojmë ne në BE duke u zënë e grindur me vehten e me fqinjët, dhe duke mos treguar të vërtetën tonë?

 Problemi çam është problem ligjor. Kufijtë janë të përcaktuar dhe nuk i luan dot as greku e as serbi po nuk deshi SHBA dhe BE.

Kush i ndau trojet shqiptare? A nuk ishte Europa? Kush po i cliron tani? a nuk është Europa dhe SHBA?

Atëhere përse more z. Faik, nuk i bie drejt (sepse ndoshta nuk e ke kuptuar që këta nismëtarë si emrat e atyre që përmënda më sipër, nuk janë më atdhetarë se ty e mua, por kërkojnë gjëra të tjera nëpërmjet kësaj shoqate- kërkojnë pushtet-para-lavdi, me çmim qoftë dhe duke ndërruar fenë, si pashallarët shqiptarë për të ruajtur pronat e pasurinë duke shitur shpirtin tek turqit), këta përfaqësues  me emrin e bukur `Kuq e Zi`, kërkojnë favore nëpërmjet presioneve të djallëzuara, sepse tani përveç z. Spahiu (që në shtëpi flet turqisht), asnjëri nga këta nuk ka ndonjë post.

Dhe sa e rëndë është kur njeriu bie njëherë nga fiku…

Dhe së fundmi, përse këta `patriotë të  mëdhenj` (përfshi dhe  vetë publicistin Faik Krasniqi, i cili mendoj se, mesa duket më tepër e ka bërë shkrimin për inerci të zhurmës së kotë `atdhetareske`, sesa ka ndonjë bindje faktike)  kanë një fobi të sëmurë nga greku? Dhe përse këta atdhetarë shpifin e shajnë Genc Pollon dhe nuk  prekin qeverinë e kryesuar nga z. Berisha?

 Së pari mendoj sepse të shash grekun është më e lehtë duke patur parasysh se (sipas tyre)  minoritarët qënkan `armiq` derisa sa,  po `komplotokan kundër Shqipërisë`, dhe së dyti,  meqënëse në krye të Kishës  Autoqefale të Shqipërisë është Kryepeshkopi i nderuar Anastasios Janullatos , atëhere rrjedhimisht sipas këtyre  sofistëve edhe ky na qënka armik. Pra janë dy tipe armiqsh që na ka zbuluar z.Faik dhe Aleanca ku ai ka aderuar.

Po të ishte z. Faik dhe  këta të tjerët,  në kohën e sh. Enver, - pa tjetër që do të drejtonin ndonjë organ  kompetent për zbulimin e armiqve të popullit si p.sh, në Ministrinë e brëndëshme, apo do të bëheshin për `merita të veçanta` edhe anëtarë të byrosë politike.

Por për fat të keq ajo kohë iku; sot Maxhoranca qeverisëse nuk i ka në refene: kështu si t`ja bëjnë? Aleanca kuq e zi e ka gjetur të arësyeshme `të lerë nam` apo `ti dalë Nam-i`, që nesër, kur të bëhen zgjedhjet të merren parasysh nga koalicionet, ose mund të krijojnë një parti (ashtu si e kam spjeguar në shkrimin e para një jave: `Përse Aleanca kuq e zi pengon standartet e BE p?r rregjistrimin e Popullat?s`), të tipit nacionalist me prirje turko-arabe me qëllimin e mbrapshtë për ta futur Shqipërinë në lobin turk (ish perandoria turke), ose duke marrë pushtetin (teorikisht) me zgjedhje,  të veprojnë identikë si gjyshërit e tyre pro-turq apo baballarët e tyre ish-drejtues në sistemin komunist: duke i tundur BE dhe SHBA  flamurin e krishterë kuq e zi dhe  duke u lavdëruar me tolerancën fetare të cilën e respektojnë vetëm të krishterët (sepse asnjë nga ata nuk ka poste drejtuese dhe nuk e ka drejtuar ndonjëherë vëndin prej 100 vitesh, kurse ish klasat drejtuese pro-turke dhe ish-komuniste  e kanë drejtuar dhe e drejtojnë këtë vënd duke e lënë të pastabilizuar e duke e rrjepur sa më shumë porsi lukuni ujqërish), kurse `natën` do të bëjnë të kundërtën, do të vazhdojnë të mos respektojnë ligjet, do të vazhdojnë të pasurohen e korruptojnë këdo që do të vijë për ti kontrolluar (mundësisht dhe Zotin vetë).

Hipokrizia – kjo është Moto e vërtetë e këtyre sahanlëpirësve të demokracisë shqiptare.

 Le të shpresojmë që e ardhmja e vëndit të mos bjerë në duart e `patriotëve të tillë kuq e zi` nga të cilët Shqipëria ka vuajtur dhe mund të vuajë.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx