E merkure, 30.04.2025, 11:40 AM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Kosova dhe Serbia

E merkure, 13.07.2011, 07:59 PM


SERBIA DHE KOSOVA

 

Nga Halit Bogaj

 

Deklaratat e Jeremiqit, Tadiqit,Daçiçit dhe të zyrtarëve të tjerë serbë /që i kushtohen ndarjes së Kosovës/janë vonuar për 20 vjet të të tëra.Europa dhe bota e dinë dhe e kanë kuptuar qysh moti se sa mashtrues të mëdhenj janë serbët.Në një anë thonë se janë duke biseduar me Kosovën/kuptohet nga shkaku i presionit të madh perëndimor dhe pa e përmendur askund statusin e saj/kurse në anën tjetër Jeremiqi thotë se’’Kosova është pjesë e Serbisë’’.Mes tjerash, i njejti pushtet në Serbi i cili trumpetonte se nuk do ta pranonte EULEXIN në Kosovë, e bëri të kundërten ngase nuk kishte kah t’ia mbante.Rusia ishte shumë larg për ta bërë ndonjë aleancë me të, përveç /si rëndom/përkrahjes formale dhe retorike e cila ia bënte bijës së saj të vocërr!.Kur Serbia pranoi të bisedonte, pa e përmendur statusin e Kosovës, ajo e dinte fare mirë se përmes’’deriçkës’’faktikisht e pranonte pavarësnë e Kosovës.E dinte edhe nga shkaku se kishte humbur në Gjykatën e drejtësisë përkitazi me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.Krahas kësaj dhe duke i pasur parasysh të gjitha debaklet,  njeriu i dytë i shtetit/Ivica Daçiç/ flet për ndarje,kurse nga xhirizi dhe fundi i pusit e kanë nxjerrë edhe ujkun e vjetër çetnik/Dobrica Qosiqin/i cili idenë e ndarjes e kishte paraqitur shumë vite më parë,por nuk e kishte pranuar ai i cili e dëshironte tërë Kosovën,përkatësisht gati më shumë se gjysmën e ish Jugosllavisë,e cila në fund i doli’’hardall’’.Siç shihet/si gjithmonë/edhe kësaj radhe, serbët po presin që krahas rusëve dhe rumunëve,shtetësinë t’ua mbrojnë edhe sllovakët,qipriotët,grekët dhe spanjollët,duke harruar se të gjithë ata nuk e dinë se ku e kanë kokën nga problemet e veta të ngjashme,sidomos nga problemet ekonomike të cilat ua kanë ngjitur për fyti!.Është evident edhe fakti, se sa më tepër që Tadiqi po e thotë se Kosova nuk është kusht i Serbisë për të hyrë në BE,aq më tepër po duket se është e kundërta,duke u bërë edhe më i mjerë,sidomos kur i prezanton pa asnjë turp gënjeshtrat,se Serbinë nuk do ta përkulë asnjë presion!Dhe vërtet po ndodhë ajo që para ca ditësh e tha Enver Hoxhaj në një intervistë dhënë gazetës serbe ‘’Danas’’kur ishte në Sarajevë.Në pyetjen që ia kishte bërë gazetari se çka mendonte ministri i punëve të jashtme të Kosovës mbi propozimin e Tadiqit për ndarjen e Kosovës, Hoxhaj i ishte përgjigjur atij se:Tadiq /gjatë tërë javës/nga e hëna deri të premten i ndryshon 5 ide të llojllojshme.Një ditë flet për ndarjen,ditën tjetër për kufizim,ditën e tretë Kosova dhe Serbia të jenë si dy gjermanitë,ditën e katërt totë se Kosova duhet të ketë status special, e që do të thotë se me të vërtetë Serbia nuk ka lidhje se çka dëshiron dhe çka mund të bëjë,përveç asaj se duhet ta përgatisë opinion serb për Pavarësinë e Kosovës.Me fjalë të tjera model i ‘’dy gjermanive’’i përket kohës së luftës së ftohtë kur ekzistonte muri dhe kur Evropa ishte e ndarë me’’Perden e hekurtë’’kurse sot po flasim për një Evropë të bashkuar dhe pa kufij,përkatësisht ato janë konceptte që i përkasin historisë e në asnjë mënyrë shekullit 21.Hoxha mëtej shton se vetë Serbia në vitin 2007 e ka hedhur poshtë modelin e ‘’dy gjermanive’’i cili ishte i propozuar atëherë,kur edhe Tadiq ishte president i Serbisë dhe i inkuadruar në biseda.Prandaj tani Kosova është shtet sovran që nga viti 2008 dhe si e tillë duhet të pranohet nga të gjithë, duke hyrë këtu edhe Serbia,kurse të gjitha të tjerat i përkasin historisë,tha në fund të intervistës së tij ministri Hoxhaj.Midis tjerash /duke e parë se nuk po i  ecën në asnjë drejtim dhe me kurrfarë bojkoti/edhe Tadiq tani së fundit ka thënë se Serbia nuk ka kurrfarë interesi ta bllokojë Kosovën nëpër forume të ndryshme  ndërkombëtare,thuajse prej saj varej shkuarja e përfaqësuesve tanë në ato forume.Përkundrazi,siç u pa para disa ditëve,me bojkotimin e vetëvetes,humbësja kryesore ishte vetë Serbia!.

 

Sa i përket njohjes së re të Kosovës  nga Andora,Serba kishte zaval të madh edhe në këtë rast.Disa prej tyre e quanin shtet të vogël por ata që ishin më realistë pajtoheshin se pa marrë parasysh a është shtet i madh apo i vogël, i njejti është anëtar i OKB-së.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx