E merkure, 30.04.2025, 08:27 AM (GMT+1)

Mendime

Përparim Demi: Iniciativa konkrete e dobishme

E merkure, 13.07.2011, 07:59 PM


Iniciativa konkrete e dobishme

 

Nga Dr. Përparim Demi

 

Kohët e fundit Zoti Pacolli po na befason me iniciativat e tija në mbështetje të çështjes tonë kombëtare. Në një përmbledhje të shkurtër të aktivitetit të tij gjatë këtij viti, do thoshim:

1.      Me të marrë funksionin e Presidentit shkoi demostrativ dhe kaloi urën e Mitrovicës në këmbë, për tu treguar të gjithëve se Mitrovica është e jona dhe nuk e ndajmë.

2.      Vizitën e parë në funksionin e presidentit e bëri në Shqipëri dhe pastaj në Maqedoni, duke treguar kështu mbarë botës se kush ishin prioritetet e tij.

3.      Fjalimin që mbajti në Kuvëndin Popullor në Shqipëri para gjithë deputeteve, shprehu qartë objektivin e bashkimit të kombit shqiptarë. Ishte hera e parë në historinë e kombit tonë që një kryetar shteti shprehte botërisht aspiratën e popullit tonë. Me këtë ai u hapi rrugën qeverive të Tiranës dhe të Prishtinës që të mos tuten për të mbështetur zyrtarisht bashkimin kombëtar. Ky ishte një sinjal shumë i fortë dhe i qartë, dhënë në kohën e duhur për institucionet ndërkombëtare dhe BE në veçanti.

4.      Veprimi i tij karitabil për tja shpërndarë rrogën e tij të presidentit familjeve në nevojë, ishte një gjest uman, por në të njëjtën kohë dhe domethënës për tërë klasën politike në Kosovë. Ai ishte një shëmbull që tregon se cili duhet të jetë prioriteti i politikës qeveritare.

5.      Kur u hoq nga detyra e presidentit, nuk e abandonoi Kosovën, nuk shprehu zëmërim, por pranoi detyrën e zv/kryeministrit pasi dhe kështu e gjykoi se mund të jepte një kontribut për vëndin e tij.

6.      Lobi që organizoi menjëherë pas marrjes së detyrës, në rajonin e Afrikës dhe lindjen e mesme, u kurorzua me sukses, i cili solli si pasoj rezulutën e konferencës së vëndeve islamike (57 vënde) për njohjen e shtetit independent Kosovar. Këtë inisiativë ai gjithashtu në mënyrë demostrative e sponsorizoi me parat e veta, duke dhënë shëmbullin e tij lidhur me kursimin dhe uljen e shpenzimeve qeveritare.

7.    Sot morri iniciativën për themelimin e Lëvizjes për Hapësirën Mbarëkombëtare të Zhvillimit. Motoja ishte ”Interesat kombëtare para atyre politike”. U krijua bordi i tij të Besimit nga përbërë nga tre ish- Presidentët, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Behgjet Pacolli, intelektuali i shquar Arben Xhaferri, dy autoritetet akademike, profesor Faik Brestovci, dhe Dr. Teuta Dobi. Më këtë rast ai ka premtuar dhe paralajmëruar projekte konkrete lidhur me Lëvizjen e themeluar nga ai, në kuadër të një projekti mbarëkombëtar.

 

Nga këto fakte, unë kuptoj se ky burrë shteti ka ide të qarta, thellësisht kombëtare; është aktiv dhe nuk ndalet vetëm në premtime; ka kapërcyer pragun e interesave personale në favor të interesave kombëtare; ka pregatitjen dhe përvojën e nevojshme për të drejtuar një aksion të përmasave kombëtare dhe agjenda e tij tashmë është kompletuar me projekte konkrete për realizimin e unifikimit dhe bashkimit kombëtar. Programi i tij politik tashmë është i shpallur botërisht dhe në kuadrin e kësaj lëvizje ai ka kooptuar figura të nderuara kombëtare të cilët kanë autoritetin dhe notorietetin e duhur për të përfaqsuar kombin shqiptar.

Në periudhën e zgjedhjeve, por dhe më vonë, shumë u fol për Behgjetin biznesmen. Mjaft dyshime u hodhën mbi të kaluarën e tij. Ndoshta kanë arsye ata që drejtuan atë fushatë, unë nuk e vë dorën në zjarr. Megjithatë, ashtu siç e kam përmëndur dhe në shkrime të tjera, duhet ti akordojmë statusin e ”pafajsisë” deri në provat e kundërta. Faktet e përmëndura më sipër nuk i justifikojnë deri tani akuzat e rënda që u hodhën në atë fushatë. Duhet të jetojmë në prezent, jo me historira të kaluara. Unë personalisht i duartrokit këto iniciativa të zotit Pacolli, pasi i gjykoj nën prizmin e interesit kombëtar dhe jo atë partiak apo personal.

E konsideroj si një shëmbull të mirë për tërë klasën politike shqiptare, lidhur me mënyrën e vlersimit të prioriteteve, të patriotizmit dhe vështrimit perspektiv. Gjithashtu ai mund të shërbej si shëmbull për kurajon politike të shprehur qartë me veprime konkrete të hapura. Më është rritur shpresa dhe më është krijuar bindja se një erë e re po fryn në politikën shqiptare. Marrdhëniet e mira dhe mirkuptimi që ai ka gjetur në qarqet qeveritare dhe politike të Tiranës janë domethënëse. Jam i sigurt se, nëqoftëse idetë e tij do përkrahen dhe do angazhojnë intelektualët shqiptarë, klasën e mesme e biznesit shqiptar dhe dy qeveritë shqiptare, zhvillimi i kombit tonë do jet i pandalshëm. Çështja jonë kombëtare do triumfojë. (Bukuresht, 11.07.2011)

 

BOX

Pacolli: Interesat kombëtare para atyre politike

 

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli deklaroi se politikanët shqiptarë në rajon duhet të kenë parasysh interesat kombëtare, para atyre të ngushta partiake.

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli deklaroi se politikanët shqiptarë në rajon duhet të kenë parasysh interesat kombëtare, para atyre të ngushta partiake. Ai këtë e bëri të ditur sot në Tiranë me rastin e promovimit të Lëvizjes për Hapësirën Mbarëkombëtare të Zhvillimit.  Lëvizja në fjalë do të ketë Bordin e tij të Besimit të përbërë nga tre ish- Presidentët, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Behgjet Pacolli, intelektuali i shquar Arben Xhaferri, dy autoritetet akademike, profesor Faik Brestovci, dhe Dr. Teuta Dobi, ku president u zgjodh Behgjet Pacolli. Ai në një prononcim për mediat  deklaroi se ka ardhur koha, që klasa politike në Shqipëri- Kosovë apo edhe Maqedoni, të vëjë në plan të pare, interesa kombëtare dhe jo interesat e tyre të ngushta politike, që për fat të keq, sipas tij, janë shumë evidente kohët e fundit. Pacolli, i cili aktualisht ushtron edhe postin e zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës ka premtuar dhe paralajmëruar projekte konkrete lidhur me Lëvizjen e themeluar nga ai, në kuadër të një projekti mbarëkombëtar. (INA)



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx