E merkure, 30.04.2025, 05:39 AM (GMT+1)

Mendime

Jusuf Ferizi: Katedrala Shqiptare Katolike në Prishtinë - simbol i përjetësisë së territorit antik

E shtune, 16.07.2011, 07:58 PM


Katedrala Shqiptare Katolike në Prishtinë do të jetë simbol i përjetësisë së territorit antik të shtetit dardan të Arbërit

 

Shkruan: Jusuf FERIZI

 

I programuar dhe i intoksionuar me antirugovizëm për t'iu kundërvënë çdo hapi që ndërmerr Presidenti Rugova, edhe këtë herë kori i bretkocave po përpiqet të zhurmojë kundër ngritjes së Katedralës Shqiptare në qendër të Prishtinës. Ata që thonë se me ndërtimin e kësaj katedraleje, për çka ka vendosur Asambleja komunale e kryeqendrës sonë, "rrezikohet popullata myslimane në Kosovë", në të vërtetë frikësohen, se me ngritjen e këtij tempulli të shenjtë, si të atyre kështjellave të kohës së Justinianit iliro-dardano -kosovar kundër dyndjeve të barbarëve të stepave, rrezikohet "bashkëfqinjësia" me Lindjen komunisto-sllave me të cilën është mirëkuptuar gjithmonë mantaliteti majtisto-mysliman.

Ndërsa identifikimi i motivit të ngritjes së këtij tempulli të shenjtë me motivet politike të ish regjimit të Millosheviqit për ngritjen e kishës serbe në hapësirën universitare, është sa cinik aq edhe injorant. Është madje edhe antishqiptar, sepse barazon motivin e ngritjes së Katedralës Shqiptare me motivin okupues të ngritjes së kishës pravosllave që pati filluar para luftës në Prishtinë.

Antikatedralistët nuk janë aq kundër katedralës sonë sa janë kundër Rugovës si ideator i kësaj ndërmarrjeje, dhe, si të tillë që janë, ata iu janë bashkangjitur llumpinteligjencisë shqiptare e cila nuk po arrinë dot të kurohet nga intoksikimi me antirugovizëm. Edhe kolumnisti i "Kohës ditore", të cilit nuk po ja përmendi emrin pasi ai nuk ka zemër t'ia përmend emrin presidentit Rugova, nuk është aq kundër katedralës sa është kundër ideatorit të saj, kundër siç thotë ai "i një ideje të përthëntë", e cila, për habinë e madhe të kësaj gazete projugosllave, hasi në mbështetje të plotë te strukturat qeverisëse të komunës së Prishtinës. Dhe, duke e quajtur "guxim qytetar JO-në" e tij si të Titos-Stalinit, Katedralës së Prishtinës, ky "kolumnist" i "Kohës ditore", ky ish "ambasador" i Rugovës në Tiranë, e quan "injorante" "mungesën e kurajos qytetare" për t'i thënë "JO" kolektivisht, si në kohën e socializmit të kooperativave bujqësore, idesë së presidentit Rugova.

"Kohës ditore" dhe kolumnistit të saj refugjat nga Mali i Zi duhet përkujtuar se ideja për ngritjen e Katedralës Shqiptare në Prishtinë nuk është "ide e përthënë" në mënyrë ilegale, por është propzim legal i Presidentit Rugova, i miratuar si vendim nga Asambleja komunale e Prishtinës, dhe i bërë publik me kohë bashkë me ftesën dërguar Papës Gjon Palit II për të vënë gurthemelin e këtij tempulli të shenjtë në Ditën e Pashkëve të sivjeme.

Korit të bretkocave antikatedraliste ju kanë bashkangjitur edhe ca individë, madje-madje edhe ndonjë parti e vockël që mban "ndajshtimin"...

 

P.S.: Me rastin e vdekjes së të ndjerit, JUSUF FERIZIT, u shprehi ngushllimet familjës së Tij, Stafit të së përditshmës Kombëtare "Bota sot", gjithë lexuesve të saj, dhe të gjithë shqiptarëve. Është humbje e madhe për gjithë gazetarinë Shqiptare, pasi gazetarët të ndershëm e të guximshëm kemi shumë pak dhe ata na duhen si oksigjeni dhe buka për t'u këndellë nga murtaja e kuqe-pansllave, dhe nga veset bizantine.

Pushoftë në paqë dhe lavdia qoftë me të! 

(Nika)

 

 



(Vota: 13 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx