E diele, 10.11.2024, 06:08 PM (GMT)

Kulturë

Zef Mulaj: Në kërkim të fatit mbi dallgët e detit

E diele, 19.06.2011, 06:46 PM


  KËRKIM TË  FATIT  MBI DALLGËT  E DETIT

    

(Fragment  nga romani IMAZH)

            

Nga Zef Mulaj

 

Ata ecnin në grup të gjithë bashkë, tre djemtë dhe pesë vajzat. Ata të tre, as njerës prej vajzave nuk u a dinin emrat, as vëndet nga vinin. Ecnin në errsirë, herë dilte herë fshihej hëna pas reve të zeza. Grupit i duhej edhe rreth tridhjetë minuta për të mbërritur te Kepi. Ishte ora 11 e natës, në orën dymbdhjetë duhej të behej nisja. Koha si dukej do t‘i favorizonte, shi as erë nuk kishte. Duke ecur, njëra nga vajzat e vogla ishte lodhur, po i vinte gjumi:

- Jam lodhe!- tha vajza. Ajri i ftohtë nuk ia linte fjalën me i dalë plotësisht nga goja. Njëri nga djemt e mori për dore.

Më në fund arritën në bregun e detit. Aty nuk dukej askush. Ndofta janë duke ardhur, ose rrinë të strukur nga të ftohtit. Mbase rrinë fshehur, deri sa të vijë ora fiks. Një zonë vërtetë e frikëshme, me shkëmbenj, mbi të cilët përplaseshin valët dhe në lartësi një pyll i vogël, natën të ngjallnin frikë. Sinjali ishte zhurma e motorëve të motoskafëve. Sapo të ndihej zhurma, njerëzit, me njëherë duhej të vraponin në atë drejtim. Koha e imbarkimit të përsonave ishte tre minuta, dhe duhej që gomonja të jetë shkëputur nga toka plotësisht. Çdo njeri e kishte një numër dore, të marrur, atje ku ka paguar paratë, dhe mbi bazën e këtij numri safisti të pranonte të hipësh. Roberti me dy shokët e tij ishin ulur mbi nje gur afër një kaçubje, dhe po mbanin veshtë gati, vajzat ishin në anën tjetër të gurit. U dëgjua një zë pak i ngjirur, sikur dilte nga toka dhe jo nga goja e dikuj. Dhe një zë tjetër, po me ashpërsi e pyeti zërin e parë:

- Ç‘farë ka ?- Roberti ktheu kokën, dhe pa se njëra nga vajzate vogla po villte. Po vinte duke u keqësuar, sa pas pesë minutash u shtri në rërë, duke vëndosur duart nën bark e duke rënkuar :

-Nënë, o nënë vdiqa!- Menjëherë u afruan të gjithë, dikush u mundue ta ngrinte nga toka, por ajo ishte shkrehur krejt fizikisht. Tashmë edhe nuk kishte fuqi të fliste, sytë iu mbyllën.

Shoqja e sajë nisi te qajë, dhe t‘i merrte dorën, por nuk i thërriste emrin. Roberti e pyti si e quajnë. Ajo nuk u pergjigj. Ndoshta kishte të drejtë, se sipas regullave klandestine, askush nuk e tregonte emrin e tij, sidomos në momënte të nxehta, siç ishte nisja dhe udhtimi. Vajza vazhdoi mos të ragonte, edhe pse e levizën dhe i thirrën, kishte një frymmarrje të thellë dhe një puls të shpeshtë. Roberti u kthye nga Titi, dhe pa se po dridhej.

- Pse dridhesh Titi?- Ke të ftohtë, apo frikë?

- Te dyja nag pak...

Papritmas janë dëgjuar thuajse njëkohësisht zhurma e motorëve dhe levizja e njerëzve, që dolën me vrap nga kaçubet. U nisën vajzat dhe Roberti me dy shokët e tij. Fiks pas tre minutash përbindëshi i vogël i detit ka filluar të çajë dallgët. -Oo!- ka thirrë Roberti, kthehuni se një vajzë ka mbetur në breg. Ishte e sëmurë.- Por ishte e kotë, askush nuk ja vuri veshin,- E shkreta vajzë, zor se do ta zëjë mëngjezi të gjallë- foli me vehte ai. Gomonja ishte mbushur plot burra, gra, fëmijë dhe një grua shtatzënë. Ishte shumë e organizuar, njëri nga skafistët mbi timon, tre të tjerë mblidhnin numrat e njerzëve. Gomonja fluturonte mbi valë. Njerëzit të shtërnguar e të frikësuar. Ngjante si nje luftim, i mirë organizuar. Nuk ndihej njeri i gjallë, bile as frymëmarrja, sikur po transportoheshin dru e jo njerëz. Vetm skafistët kishin kodin e bisedimit, ne nuk kuptonim se ç flitej. Gomonja kishte rreth 12 m katrorë sipërfaqe, dhe në këtë hapsirë midis jetës dhe rrezikut, ishin tridhet klandestinë, plus katër skafistë. Bashkë me frikën, të ftohtit, vinte dhe nje erë e detit, që të hynte në shpirt, u thante gjoksin njerëzve, sidomos fëmijët dridheshin si thupra në ujë.. Nata kishte filluar të ndryshojë, në qiell hëna nuk dukej më, sepse re të zeza ishin ulur aqë poshtë, sa dukej sikur po ngjiteshin me detin. E midis kësaj zezoje, det i zi, qiell i zi, gomone e zezë, fytyra, që nuk dukeshin,por meresh me mënd se janë aty si fantazma, që lundronin midis detit e qiellit. Mekanizmi i të mënduarit, mëndja e zëmra punonin. Këto mekanizma të njerëzve, “skllevër të kohëve moderne”, trokisnin për dikë, që kishte mbetur në tokë, që kanë lënë pas, për një nënë, dikush për një baba, dikush për motrën, shumë për fëmijët, dikush për shokët, dikujt zëmra i dridhej kur kujtonte të dashurën, e cila në këto çaste ndofta e shihte në ëndërr. Berti la Veronikën, e la me lotë, e la të trishtuar. Mori nga goja e sajë këtë lutje: - Berti , Berti . të lutem, të lutem! Mos ik , rri me mua , rri me mua , ku do të më lësh, shpirti im!? Roberti me këto mëndime, që e trondisnin, me doren e kapur si një rrënjë lisi në krahun e fortë të Titit, i jepte zëmër vehtes, dhe mëndonte se në Perëndim do t‘a gjënte vërtetë lumturinë. Por pikërisht kur ishte në një farë optimizmi, në errësirën e pafund te detit dhe kësaj bote, i shfaqej si një kobër në pyjet e Dajtit trafikanti e krimineli me kollare. Pse kriminel? Nuk po flas për dje, por vetëm për sot. Ja krimi, ajo vajza e vogël, e llogaritur dhe blerë nga ai për semaforët e botës, tash mund të jetë duke dhëne shpirt, afër kishës së Shnandout, në Kepin e Rodonit. Siç thotë populli, kur mallkon: “ Ja paçim lanë shejtit Shnandue të merret me ta!” Njeriu me kollare tani kushedi se në çfarë bordellosh po shfrynë epshet e tijë, ku po han e pin me paratë dhe gjakun e këtyre njerëzve, që fluturojnë midis detit e qiellit, midis jetës e vdekjes... Ç farë deputeti! Shumë qytetarë e kanë votuar, me shpresë për t‘u ofruar ndonje fat njerëzve, në këtë shoqëri të vuajtur per 50 vjet. Por deputeti i tyre po kthehet në fatin e tyre të zi. Shihi njerzit që vrapojnë drejt së pa njohurës, për të kërkuar fatin, jetën më të mirë, ndërsa deputeti i tyre u mblodhi paratë, dhe i hodhi në detin e zi... Roberti ra në një heshtje te thellë të trishtuar. Po i kujtohej, shkolla, Universiteti, kitara, i dukej sikur të gjitha këto valë deti po këndonin vajet e njerëzve, që lenin token tyre. Kitara në heshtje vajton kitaristin, ai e mbeshtolli në nje bez te zi atë kitarë dhe e struku në një qoshe të shtëpisë së tijë pranë shtratit të gjyshes, duke thenë në heshteje: - Lamtumire kitara ime, kënga, Veronika, gjyshja ime, nënë e baba! Këto ishin mëndimet e zeza , të zeza si nata e qielli që mbulonin këtë tmerr që nuk e imagjinon askush, askush, askush, vetëm deti dhe ky vënd i detit i quejtur Kanali i Otrantos. Vetem deti, dhe këta njerz, që po hupin diku, atje ku as zoti nuk i sheh as nuk mund t‘i ndihmoje… U kthye duke shikuar 4 vajzat, që ishin rreth tij dhe shokut, Titit. Njëra nga vajzat e vogla mungonte. Nuk mundi të vraponte të hypte në gomone, ajo mbeti aty, aty në bregun e detit, vetem , pa asnjeri, e sëmurë, askush nuk mëndonte për të, seicili për ekzistëncën e tij. Ata duhej të vraponin, për tre minuta gomonja u shkëput nga bregu. O vajzë e vogël që as emrin nuk t‘a mësoj askush nga ne. Edhe emrin je i detyruar t‘ja heqësh vehtes, ose të perdorësh një emër jo të vërtetë, qe të mos njohin askush, të jeshë vetëm si një njeri selvatik , njeri pylli. Sepse kështu e kanë rregullat e klandestinëve, ligje që i kanë vëndosur trafikantët, kriminelët. Se vetëm në forma të tilla do munden të mbulojnë identitetin. Kush përgjigjet për vajzën pa emër te zalli i Rodonit, kush përgjigjet për ata, që i mori në gjirin e vet deti, cili do të përgjigjet për dhjetra të tjerë, që po mblidhen nëpër fshatra e qytete e po rregjistrohen me numra e emra për t‘u nisur këtë dimër. O zot, sa veshtirë e kam të mëndoj tani në mes valëve e tmerrit t‘i them këto fjalë, që normalisht nuk duhet të dalin as nga mëndja, por as të ekzistonin. Por mëndimet të trishtuara vijnë nga ky fenomen i trishtuar. Kështu Robertit i kishte mbetur mëndja tek vajza, që mbeti mbi bregun e detit në natën e zezë, ku retë i vertiteshin për rreth, dhe dallgët e detit me melodinë e tyre të vdekjes bashkoheshin me fjalën e dalë për gjysëm nga shpirti i vajzës... Gomonja ia ndërpreu mëndimet Robertit. Ajo ecte me një shpejtësi të jashtzakonshme, sa shpesh herë mëndoje, hajt me mirë t‘a kryejm shpejt e shpejt këtë fund, se sa të vazhdojmë të vuajmë.Më mirë një fund i tmerrshëm, se një tmerr pa fund. Ajo, tmerri ynë, duhej të mbërrinte në një vënd të caktuar, në kohën caktuar. Gjithëçka është e organizuar, percjellja dhe pritja. Atij përseri ju shfaq ne horizontin e kësaj natë fytyra e së dashurës Veronika. Sa shumë dëshëronte, që pikërisht ëngjëllorja Veronikë të ishte sonte ëngjulli i tij i rojës. Por ky imazh i bukur iu shua nga vala e fortë e detit, që iu përplas mbi fytyrë. Kjo valë i mbuloi të gjithë. Timonieri qëndronte në këmbë si një kollonë e zezë hekuri, duke u dhënë për të kuptuar njerzëve të tmerruar, se nuk po ngjante asgjë. Në raste të tilla askush nuk guxonte të fliste, të bërtiste, apo të pyeste, ishin udhëzuar në fillim. Çdo veprim i « skllevervë » mund të kishte pasoja, deri në hedhjen në det. Sy të tmerruar, njëri skafist që thërriste : » Forca, forca ! », dallgët që shtoheshin dhe dukej se kanë marrë në gjirin e tyre gomonen. Erdhi një momënt, që ajo nuk ka më shpejtësi levizje, bile dukej se po ecte prapa. Valët e lëkundnin sa andej-këtej. Këto momënte të tmerrëshme artisti Robert, i ka kujtuar më vonë kështu : -Nuk dukej fytyra e asnjërit nga ne, mundoheshim të shikonim mënyrën e levizjes të skafistit, por dallgët kishin marrë shikim tonë. E vetmja gjë, që na mbante, ishte « shpresa » te ai njeriu, që ngjante si bust i zi , ishte i mbështjelliur me një plasmas në fund të këmbes e deri në qafë, kishte një kapuç tip rus, me lesh në krye, e kishte ulur mbi veshë dhe me siguri ai nuk dëgjonte asgjë , mbante dhe syze të mëdha, për t‘u mbrojtur nga era. Ai ishte pra objekti i vetëm i syve tonë, në ato duar në dorashka të zeza, si copa hekuri mbi atë timon. Bashkë me uturimën e frikëshme të valëve dhe zhurmën e erës, nga fundi i gomonës erdhi thirrja e dhimëshme e një fëmije 10 vjeçar : « Mami ! » dhe nuk kërkoi gjë tjetër. Ishte rasti i parë që dikush hapi gojën prandaj menjëherë erdhi reagimi i njerit nga ata të ekipit të gomones : » Nuk duhet të dëgjohet më asnjë zë. Tani jemi diku afër, dhe dëgjojnë edhe valët e detit, prandaj goja të mbyllet. » As kush nuk foi më nga ne…

Por pa pritmas një zë i fortë dhe i prerë nga ekuipazhi i zi : -Mos kini frikë. Mos u frikësoni se shpejt do të arrijmë ! Sigurisht po afrohej fundi i udhtimit, por në këto kushte çdo minutë sjell të papritura- Ky sinjal tronditës i tmerroi njerëzit. Tashmë Robertit, dhe të tjerëve, me siguri u dukej mirë të hidheshin ne çdo lloj vëndi të botës, vetëm të zbrisnin nga ky trung i zi, të binin diku në një copë tokë . Edhe ishull, apo shkëmb, mjafton jetën t‘a lëmë mbi tokë. Mjafton që trupi ynë te prehej edhe i vdekur mbi një plis dheu. Ndoshta dikush do të na gjënte, ndërsa në fundin e detit do t‘a varrosnin shpirtin tonë vetëm peshqët, peshqët… Diku ne largësi me zi dallohej një dritë e zbehtë, që dukej e shuhej si një vetëtimë në një natë me shi. Por kjo nuk ishte një dritë zakonshme, skafistët ishin mësuar dhe e kuptuan se çfarë ishte. Pas pak minutash, është dukur një breg shkëmbor, nuk dihet se ku, por me siguri breg deti. Distanca me bregun nuk dukej e madhe,por thellësia e detit ishte akoma shumë e madhe. Diçka po ndodhte, levizja e pa kontrolluar e grupit, që drejtonte gomonen, dhe bisedat që bënin njëri me tjetrin, ishin të pa kuptuara nga as kush prej klandestinëve. Drita që u duk si një vetëtimë , tash po dukej më shpesh dhe më qartë, ngjante se po vinte drejt nesh. Titi prekte me dorë Robertin, duke i dhënë të kuptonte, se diçka po ndodhte. Ndërkohë edhe të katër skafistët u mblodhën në qëndër të gomones. Përseri u kthehemi kujtimeve të dëshmitarit okular, Berti : -Nuk kem kuptuar gjë, vëtëm ndjemë gjirot e gomones, e cila është kthyer në të kundërt të levizjes së parë, dhe ka qëndruar në vënd. Është dëgjuar një ulurimë e fortë nga busti i zi i timonit, si një zë prej fantazme: “Forca, forca! Shpejt, për tre minuta”! Nuk kemi kuptuar asgjë, vetëm kur kanë filluar të na shtyjnë e na gjuajnë në det, ashtu siç ishim pothuajse të gjithë dorë për dorë. Nuk është dëgjuar asnjë zë, nga njerëzit. Zërat dëgjoheshin vetëm kur e shikonim vehten mbi dallgët e detit. Bregu dukej, por ishte larg akoma, duhej notuar, por kush do të notonte. Nuk kanë kaluar tre minuta dhe mbi det ishin hedhur gjithë trupat tonë, si copa lisash, që i ka marrë dallga e një stuhije dhe i ka hedhur në një lum. Kështu ngjanim, për një, dy, apo tre minuta lëshonin klithma lemerisëse pjesa më madhe. Por ndonje i mjerë nuk pati kohë as mundësi për të kërkuar as ndihmë. Titi dhe Roberti dhe nja dy të tjerë, që nuk ua mësoj kush emrin kurrë, kanë provuar me trup thellësinë e detit, por e panë se ishin akoma ne ujra të thella. Kanë manovruar, duke kërkuar ndonje cektinë. Gjetën nje zonë, në largësi 300- 400 metër, dhe menjherë kanë orientuar njerëzit të levizin në atë drejtim. Notoi dhe levizi kush mundi, se dikush, fatkeqësisht nuk ia arriti të vinte as në zonën më të cekët. Titi dhe Roberti kanë marrë disa fëmijë, që i kishin afër, dhe i dërguan afër bregut. Pastaj kanë gjetur vajzën e pa emër, e cila ishte fundosur dhe po dilte herën e dytë në sipërfaqe. Ka bërtitë, e panë dhe me njëherë e kanë tërhequr. Roberti ka arritur të dilte i pari në breg me këtë vajzë, që kishte pirë shumë uje, e ka lenë dhe është kthyr duke ndihmuar të tjerët. Gomonja nuk është dukur më, por drita që u duk në horizont filloi të largohej, me siguri po ndiqte gomonen nga pas nëpër valët e detit.

- Situata e jonë ishte tepër e rëndë- ka rrëfyer Berti.- Disa nuk arritën kurrë bregun. Më kanë shpetuar lotët dhe zëmra më është tronditur për ta. Jo vetëm mua, por dy shokëve të mi dhe mjaft të tjerëve. Edhe në vuajtjen e trishtimin më të madh, kemi mësuar të duam njeriun, të respektojmë kodin e vdekjes. Një pjese e fatlumëve ndodheshin të shtrirë mbi gurë në gjëndje të rëndë. Tashmë pamë mirë se kush ishte në gomone, kishte fëmijë, gra, vajza, burra. Ndodheshim edhe shumë larg zonave të banimit, nuk dukej as dritë, as jetë. Me siguri ata kishin nuhatur rrezikun dhe shkarkimin tonë donin ta bënin pikërisht në një zonë të vdekur, ku nuk kishte mundësi te ndiqeshin nga anijet e rojes bregdetare italiane. Mbi rërën e lagur, e të ftohtë nga nata ngjanin njerzit si peshq, që i ka nxjerrë dallga mbi rërë, dhe po leviznin tash pa uje. Filluan e të qarat e britmat, sepe u muer vesh për ata, që nuk janë në breg, për ata që humbën. Edhe tre fëmijë ishin midis të humburve...Vajet tronditëse në atë bregdet shtinin edhe tokën në gjynah. Bërtisnin të afërmit, prindërit, por gjama u përhap në gjithë grupin. U kthye në një mallkim të madh për skafistët, trafikantët, njërzit i drejtoheshin qiellit, lotët e dhimbja e tyre donin që të shkonte deri në vesh të Zotit. Berti me shokun e tij, Titin dualën në nje vënd më të ngritur, pas tyre erdhën tri vajzat e barit “LUNA”. Akoma nuk kishte zbardhur mirë, bregun e rrihte një erë e ftohtë, që u shtonte dridhjet dhe vuajtjet trupave e lagur të njerzëve, që ishin shtrirë aty këtu, në tokë, gurë e rërë, sa për të marrë vehten nga tmerri i natës së kaluar dhe për të pritur ditën e re që të orientohen. Dikush nisi te ikte ne drejtime të ndryshme, përrballë ishin te tri vajzat e bar “Luna”, ndërsa në majen e kodrës u duk një makinë, dhe u dëgjua një zë:

- Ecni, ecni shpejt! - Me siguri kishin ardhë për t‘i marrë ato.

Një grua, diku pak me larg, e ulur mbi një gurë shtinte edhe tokën në gjynah me vajet e sajë. Me flokë të shpupurishur e fytyrën e gjakosur nga thonjët duke bërtitur me të madhe, e duke shikuar në drejtim te detit.

U afruan Titi dhe Berti.

- Ku e kam djalin? Ku je, o shpirti i nanes. Të myti nana ne det, o biri im! Djali ishte 8 vjeç. Ndërsa vajza e pa emër ishte akoma pa koshiencë.

Në mes britmave të gruas, hyri një zhurmë mbi ne. Po fluturonte një eliambulancë, e cila nisi te ulej në drejtimin tonë. Me siguri rojet detare, që iu vunë pas gomones kanë njoftuar.

Në një vënd të rrafshët afër nesh është ulur eliambulaca, por nga rrugët tokësore mbërritën edhe katër ambulanca të tjera, disa makina policie dhe në det kanë mbërritë ekipet shpetuese. Mbi kokat tona edhe nje helikopter, për pak minuta është ulur dhe nga dyert e tij dolën me shpejtësi karabinierët.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora