Kulturë
Ferid Murati: Në genet e mia rrjedh gjak shqiptar dhe për këtë unë jam krenar
E enjte, 16.06.2011, 07:57 PM
Jepet për herë të parë nga Akademia e Shkencave “Nderi i Akademisë Shqiptare” z. Ferid Murati
Në genet e mia rrjedh gjak shqiptar dhe për këtë unë jam krenar
Medajla e Akademisë do jetë e veçantë në raftin e medaljeve
Nga Albert Zholi
Në datën 15 qershor 2011, në orën
Z Beqiraj cila ishte shtysa e Akademisë për dhënien e titullit “Nderi i Akademisë Shqiptare” z. Murati?
-Të qënit me origjinë shqiptare, çmimi Nobel që ai ka fituar, vizita e tij në Shqipëri, emri i tij në Amerikë dhe emri që i ka dhënë ai Shqipërisë në botë ishin shtysat Kryesore që bënë Akademinë të japë këtë medalje të veçantë.
Pse e thoni të veçantë?
Pasi është hera e parë që Akademia Shqiptare e Shkenave jep një medalje të tillë “Nderi i Akademisë Shqiptare”. Pra ai është i pari personalitet me origjinë shqiptare që merr nga Akademia një medalje që ndoshta do të hapë rrugë dhe medaljeve të tjera të këtij lloji për ata personalitete që do ta meritojnë.
Sot për mua ishte një kënaqësi e madhe që ishte prezent në ambientet e Akademisë shqiptaro-amerikani Ferit Murati. Kjo ishte një ngjarje e madhe për Akadmeinë Shqiptare por edhe njëfarë mbarësie e Akademisë pasi perezenca e një persoanliteti që ka një kontribout të madh në fushën e mjekësisë na nxit dhe ne për një punë më profesionale. Profesori tashmë si një personalitet i shquar i shkencës të mjekësisë botërore njëkohësisht përbën për ne nder si për çdo shqiptar. Prezenca e tij jep një mesazh që Akadmeia të përkkrah studimet në fusha të ndryshme sidomos të rinjtë, pasi shkenca ka hapësira të mëdha për të aritur në rezultate po kaq të larta si Prof. Murati.
Nobelisti Ferit Murati
Si ndjeheni në këtë ceremoni?
Mjaft i emcoionuar, mjaft i gëzuar, mjaft i respektuar. Për mua është nëj ditë e veçantë për shumë arsye. Së pari se kthehem pas disa viteve në Shqipëri ku kam takuar shumë miq, së dyti pasi shoh ndryshime, së treti se me këtë vend më lidh gjaku, por edhe suprizat si kjo në Akademi.
Origjina juaj ju bën të ndiheni krenar?
Në 50 përqind të geneve të mija unë jam shqiptar. Sigurisht ndihem krenar për këtë. Në këtë moment dhe në këtë ceremoni ndihem i egzaltuar por edhe i kënaqur së bashku me vëllezërit e mi.
Medalja e veçantë që ju dha çfarë vlere ka për ju?
Unë kam marrë shumë medalje nga shumë vende të botës. Janë aq shumë sa kam hapur një raft special (kënd) të veçantë në shtëpi me këto medalje por ju them me sinqeritet që çdo vizitor që do të vijë në shtëpi pas kësaj vizite në Tiranë ajo që do tu bier në sy do të jetë kjo medajle pasi është më e madhja dhe më e spikatura. Sigurisht që edhe unë do ta vë në vendin që i takon.
Çfarë ju ka bërë përshtypje në vizitat që keni bërë në Shqipëri?
Së pari ndryshimet e vazhdueshme dhe së dyti mikpritja. Ky virtyt është një virtyt i mrekullueshëm dhe kjo më bën të ndjehem mirë kur vij në tokën e bukur shqiptare.